Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 113
  1. #31
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Muslimanet i kane respektuar gjithmone faltoret kristiane jo vetem ate te Egjiptit.Nuk di te kete thene dicka profeti Muhamed a.s per kete.Ne kohen e perandorise Osmane dhe me pare shume kisha jane ndertuar dhe shteti musliman nuk i ka penguar.Krishteret ortodokse nuk ndertuan ndonje kishe tek vendi ku ndodhej tempulli sepse e ndertuan kishen tek Varri i Jezusit, nderkohe Jezusi s'kishte varr sepse u ngrit ne qiell.Fakti qe e ndertuan muslimanet permbush nje profeci biblike per nderrimin e popullit te dashur te Zotit dhe triumfin e tyre mbi hebrejte dhe politeistet bizantine dhe romake.
    "Shoku Mjekesise"

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Thuhet po ne Varrin e Krishtit ndodh mrekullia e flakes cdo dite te shtune para Pashkes Ortodokse. Cfare informacioni keni dhe si e shpjegoni ate?

  3. #33
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Te them te drejten Zoti i dha mendjen njeriut per te llogjikuar dhe i solli me ane te profeteve dituri hyjnore dhe libra te shenjte.Nese do fokusoheshim tek flakat apo tek "mrekullite" qe mund te bej cdo kush atehere veshtire do ishte te arrinim tek e verteta.Para shume vitesh nje grua i vdiq femija ne rruge, naten i del tek vendi i femijes se vrare nje flake ngjyre blu ne forme ylberi.Gruaja mendoj se kjo ishte nje shenje e mire dhe filloi ta ktheje vendin si nje vend te shenjte duke hudh sheqer e duke ndezur qirinj.Nderkohe qe keto shenja nuk sherbejne per te krijuar besim.Njeriu duhet te besoje tek Zoti.Bibla thote se Satanai kthehet ne nje engjell drite.Nese dikujt prej nesh do ti dale Satanai si nje engjell drite dhe do ta keshilloi per dicka nga do ta njohi ky?Nje muslimani qe falej naten kur te tjeret flinin gjume i felt djalli dhe i thote: Une jam Zoti, mjaft u fale se ti e ke fitu parajsen.Njeriu e kuptoje se ky ishte mashtrim i djallit ne mynyre qe njeriu te linte faljen drejtuar Zotit.Pra Djalli nese nuk te ndalon te punosh nje veper te mire te shtyn qe te qellimin e vepres se mire ta kesh qellim te keq, ose te shtyn qe ti lutesh nje krijese ne vend te Zotit.

    Prandaj erdhen profetet a.s qe te na mesojne per hilet e djallit.Jezusi profetizoi ne bibel se nese dikush thote ja Jezusi eshte ne Shkretetire, ja Jezusi eshte ne dhome .Mos i besoni atij njeriu.Sa krishtere kemi sot qe thojne pashe Jezusin?Jezusi nuk profetizoi me kot por per ti treguar njerzve qe nese dikush del si ai ne qiell, me flake apo me shenja sic ishte rasti i nje teme dhe ne forumin tone qe i doli Jezusi tek buka atehere thote mos i besoni.Pra nese do i referohemi fjales se Jezusit i cili thote do dalin shume krishter te rreme qe do mashtrojne me mrekulli shume njerez biles dhe te zgjedhurit.Pra Nese dicka bie ndesh me adhurimin e nje Zoti te vetem atehere ajo per mua nuk eshte argument.Ne shume varre njerzish del flake.Shkencetaret thojne qe kjo eshte djegia e fosforit te kockave, disa thojne eshte zjarri i denimit, e rendesishme eshte qe ne duhet te besojme dhe te veprojme veprat e profeteve, ndersa keto shenja qe nuk i bejne profetet nuk jane argumente te domosdoshme qe na shpien ne besim, perkundrazi shume prej tyre jane mashtrime satanike per te e bere te keqen te mire.

    Une mendoj se ne duhet te ndjekim mesimet hyjnore te Zotit dhe jo shenjat qe sot i bejne dhe magjistare, dhe djalli dhe jane shenja te verteta te cilat nuk duhen te vihen mbi diturine hyjnore.Njeriu eshte qenie me inteleket dhe zgjuarsi dhe gjykon me dituri.
    "Shoku Mjekesise"

  4. #34
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar mė parė nga Mjekesia Lexo Postimin





    Kjo eshte Xhamia El Sakra (Shkembit),Brenda Saj ndodhet Shkembi afer te cilit Profeti Muhamed a.s lidhi Burakun kur i ngjit ne qiellin e Israse.Hebrejte dyshojne se mund te jete arka e Beselidhjes poshte Shkembit.Profeti Muhamed a.s u fal ketu si imam bashke me gjithe profetet e Zotit me pas ai u ngjit ne qiellin e shtate per te marre shpalljen hyjnore per Namazet.Ne secilin qiell perhsendeti profetet nderto dhe Isain Birin e Merjemes qe ishte ne qiellin e dyte.
    Kupola e shkembit

    Kupola e shkembit, kryevepra e pare e muslimaneve, u ndertua ne vitin 687 e.r. prej kalifitit Abd al-Malik, nje gjysem shekulli pas vdekjes se profetit Muhamed. Shkembi shenon vendin prej ku profeti Muhamed beri mirazhin e tij ose Udhetimin e Nates per ne qiell dhe pastaj u kthye perseri ne Meke (Kur’an 17:1). Kupola e Shkembit prezanton shembullin e pare te pikepamjeve islame dhe eshte nje simbol i njesise dhe vazhdimesise se besimit te Ibrahimit.





    Udhetare dhe pelegrine e kane krahasuar kupolen me nje mal te bere prej drite mbinatyrore, ose me nje diell dhe ndricimet e tij te arta ne driten verbuese te mengjeseve te Palestines, mbasditet, dhe perendimet. Atmosfera e bukurise qe mbizoteron Kupolen e Shkembit eshte si nje lajmerim qe vjen nga larg dhe lajmeron per fatin e parajses.


    Hyrje

    Nen udheheqjen e kalifave arabe, Palestina qendroi ne paqe dhe zhvillim per 4 shekuj me radhe. Jeruzalemi (Al-Kudus) ishte qyteti i shenjte i muslimaneve, cifuteve, dhe kristianeve. Pas vdekjes se kalifit Ali, burrit te Fatimes, dhe dhenderit te profetit Muhamed, ishtepikerisht ne Jeruzalem ku udheheqesit arabe u mblodhen ne vitin 660 per te zgjedhur mbretin e tyre Muavija, krijuesi i dinastise se Umajateve. Kronistet arabe deshmojne qe menjehere pasi u be mbret ai shkoi dhe u fal ne Golgotha dhe pastaj ne Gethsemane. Pas vdekjes se djalit te Muavijes, Jazidit (680-693), Kalifi Abd al-Malik ndertoi ne Jeruzalem xhamine qe u njoh me emrin Kupola e Shkembit dhe qe ishte nje simbol i bashkimit te tre feve abrahimite: Cifute, Kristiane dhe Islamin.





    Kryevepra e pare e Muslimaneve

    Kupola e Shkembit, kryevepra e pare e muslimaneve, u ndertua ne vitin 687 e.r, nje gjysem shekulli pas vdekjes se profetit Muhamed. Nje “lexim” i kujdesshem i monumentit na tregon qe ky monument permban embrionin e temave me te rendesishme te artit islam, qellimi kryesor i te cilave eshte te shprehin besimin e shfaqur ne Kuran. Ky art eshte i deshifrueshem vetem neqoftese sjellim ne mendje parimet e besimit Islam.

    Kupola e Shkembit prezanton shembullin e pare te pikepamjeve te Islamit. Vete vendi ne te cilin eshte ndertuar, forma e nderteses, permasat dhe proporcioni i saj, format qe ndodhen brenda saj, ngjyrat qe e ndricojne ate, ana e saj e jashtme, dhe simfonia e pjeses se brendshme, jane te gjithe perfaqesues te besimit qe frymezoi ndertimin e saj.

    Do te ishte e pafrytshme, megjithese e lehte, te fillonim duke kerkuar ne artin bizantin, sirian, helen, apo romak per elemente te ngjashme te teknikave arkitekturore, per nje motiv te vecante ose per kete apo ate harmoni matematikore ne rregullsine e saj. Keto influencime ekzistojne, sigurisht, dhe historianet, arkeologet, kritiket e artit dhe arkitektet shpesh kane analizuar kete veper arti. Ata kane bere nje pune te mire dhe te rendesishme duke treguar se si ndertuesit, artizanet, dhe artistet e mozaikeve te cilet moren pjese ne ndertimin e kesaj ndertese ishin te gjithe nga zonat e nje “perandorie te re arabe” dhe sollen me vete per kete qellim te gjithe teknikat e tyre dhe stilet e tyre te punes.




    Pamja

    Ne fillim le te konsiderojme zgjedhjen e vendit dhe rendesine e burimeve qe iu besuan kesaj vepre. Kalifi kishte vendosur t’i kushtonte kesaj ndertese te gjithe tributin e mohuar ne Egjipt per nje periudhe kohe prej shtate vjetesh. Do te ishte e kote te besonim shpjegimin qesharak apo edhe historine e supozuar te ketij vendimi, bazuar ne sugjerimet qe kalifi deshironte te “therriste ne duel gjithe boten” duke ndertuar nje monument islam me te mire se sa ato te ndertuara prej feve te tjera, ose qe ai po perpiqej te ndryshonte drejtimin e haxhinjve prej Mekes, ku nje rebel, Abdullah ibn Al-Zubajr, kishte marre pushtetin. Padyshim, mendime dhe llogaritje te tilla nuk mungonin prej Abd al-Malikut. Por ndertimi i nje forme te re bukurie e cila do te sherbente si nje model per arkitekturen dhe krijimet artistike per te gjithe muslimanet e tre kontinenteve per 1000 vjet, nuk mund te shpjegohej prej ambicjeve apo dredhite ushtarake te nje sovrani jeteshkurter.



    Historia

    Profeti Muhamed asnjehere nuk ka pretenduar se po krijonte nje fe te re, por me teper qe po therriste gjithe njerezit ne fene e te pareve te tyre, fe te cilen sakrifica e Abrahamit duke i’u pergjigjur thirrjes se Zotit ofronte modelin dhe shembullin me te mire. Keshtu qe nuk eshte prej ndonje gabimi historik apo nepermjet tekave te nje despoti qe pika e fillimit te artit islam koncidon me piken e fillimit te jetes shpirterore te tradites Abrahamike, duke perfshire edhe jeten e cifuteve, kristianeve, dhe muslimaneve, te quajtur Jeruzalem. Ky eshte vendi ku kishte jetuar dhe ishte ngritur Jezusi dhe sipas Kuranit (Sure 17:1 “Femijet e Izraelit”) vendi i shkembit prej te cilit rofeti Muhamed u ngjit prej tokes ne qiell per te menduar per urdherin e Zotit gjashte shekuj perpara “Komedise Hyjnore” te Dantes.

    Ketu ishte qe Solomoni ndertoi Tempullin te shkaterruar prej Nebushadnezarit, tempull te cilin Herodi ndertoi dhe qe romaket e shkaterruan. Kur ai u fut ne Jeruzalem 637 e.r kalifi Umar Ibn al-Khatab dha urdher per ndertimin e nje xhamie prej druresh ne nje fushe te shkrete. Umajati, Abd al-Malik, ndertoi Kupolen ne kete vend, afer me Kupolen e Kishes se Varrit te Shenjte qe u perkiste kristianeve. Kupola e Shkembit ishte keshtu simboli e njesimit dhe vazhdueshmerise se besimit Abrahamik: Cifut, Krisitian, dhe atij Musliman.





    Arkitektura

    Kupola me nje diameter dhe nje peshe qe jane pothuajse te njejta, qendron me e dallueshme se sa kupolat e kishave bizantine sepse eshte bere prej druri dhe pesha e saj nuk e ben te nevojshme, si ne rastin e kubeve te bera prej guri, kupolat anesore qe ulin peshen e kontureve te jashtme te Haga Sofias dhe monumenteve te frymezuara prej saj.

    Kjo kupole eshte mbuluar me ar qe ne kohen kur eshte ndertuar, si pasoje e ndjenjes se thelle te nderimit te mjeshtrave qe e ndertuan, Rixha Ibn Haxha dhe Xhazid Ibn Salim, te cilet shpenzuan per kete mbulese te ndricueshme ate cfare mbeti nga pasuria qe u ishte besuar atyre per ndertimin e ketij monumenti. Udhetare dhe pelegrine e kane krahasuar kupolen me nje mal te bere prej drite mbinatyrore, ose me nje diell qe shkelqen nen rrezet verbuese te nje mengjesi, dreke apo perendimi Palestinez.

    Ne fillim, perpara se te beheshin restaurimet, kthesa e kupoles ishte pakez ne formen e nje patkoi, dicka qe duhet te kete pasur si qellim kujtimin e “udhetimit te nates” ose Miraxhin e Profetit ne qiell.

    Kjo kupole eshte vendosur mbi nje daulle e cila qendron mbi nje oktagon qe perfaqeson token. Origjinali perbehej nja mozaik prej xhami, duke madheshtuar bukurine e tokes krijuar prej Zotit, por porcelani i kupoles se diteve te sotme, me nje ngjyre blu dominuese, duke u bere me i shpeshte dhe me i erret ndersa zbret nga daullja ne nivelin e tokes, pa dyshim qe kujton ndryshimin nga kurora ne qiell e cila formohet nga daullja deri tek oktagoni.

    Permbi kornizen e mermerit te praruar ku rrezet e diellit dhe hijet bien papushim, arkadet, me kthesa identike por me vizatime qe ndryshojne nga njera tek tjetra, vallezojne vallen e tyre te rrumbullaket rreth oktagonit, duke u penguar prej pragjeve te dyerve ne kater pika qe shenojne kete vend si qendren e botes. Permbi harqet qe rrethojne mauzolen, shkrimet nakshi shenojne kengen e gjate te tokes per madheshtine e Zotit, perpara se sa te arrijme kuroren ne Qytetin e Zotit ose me mire ne nje bote ku bukuria na jep metaforen e saj tokesore.

    Eshte nje bote tjeter formash, ne te cilen gjithcka zbret nga lart, ashtu si dhe Shpallja vete. Thuhet ne Mirhajnamah te Mir Hajdarit qe kur profeti Muhamed arriti ne qiellin e shtate, ai pa nje kube hyjnore ne ngjyrat e drites. Kjo eshte ajo cfare catia e Kupoles se Shkembit mundohet te rikujtoje.

    Poshte ndodhen 16 xhama me vija nepermjet te cilave hyn drita e Zotit. Kjo drite zbret poshte drejt njeriut, hijet e se ciles filtrohen nepermjet harqeve, shtyllave, dhe kolonave te cilat nyjezojne atmosferen, duke vene ne dukje arabesket qe nderthurin njeriun dhe universin e tij, duke i terhequr ato drejt gjurmeve te Zotit, i cili gjithmone jeton dhe krijon.

    Fjala e tij e shkruar shfaq veten e tij ne vende ku veshtrimet e para hidhen, vecanerisht ne kufijte e kupoles dhe ne kufijte e dyerve. Kudo, nje forme i jep mundesi syrit te shohe nje trampoline pafundesie, duke e perkujtuar ate per mrekullite e Zotit.

    Ne Kuran thuhet qe njeriu qe beson do te njohe parasjen si banesen e tij te perhershme. Atmosfera e bukurise qe mbizoteron ne nje vend si Kupola e Shkembit eshte si nje lajmerim i larget i ketij fati. I kapur ne rrjetin misterioz te arabeskeve, te gjithe atyre formave dhe ngjyrave qe i japin shpirt asaj qe eshte materiale pa perdorur forcen e ndertimit, njeriu gjen veten ne kete gjendje te pafundme ne zemren e bukurise dhe jetes se Zotit, tregim i te cilave eshte ky mauzoleum. Cdo gje ketu, duke filluar qe nga forma e drites, integron njeriun ne nje jete qe eshte me e larte se sa jeta e perditshme. Ky shkemb na tregon neve qe nje bote tjeter, nje bote ndryshe nga kjo e jona, ekziston. E cliron ate nga presioni i gjerave dhe e fton ate te degjoje nje thirrje tjeter, nje premtim tjeter se sa nje deshire.

    I meson atij njesine dhe pafundesine e Zotit. Kur ai sheh token edhe njehere ai mund te mendoje per shkembin ku sipas cifuteve dhe kristianeve, Abrahami vendosi te kryente sakrificen e tij, dhe ku sipas muslimaneve, Profeti u ngrit per ne qiell. Ai mund te ndieje veten sikur kthehet perseri ne balte prej se ciles edhe eshte krijuar, sikur te mos ishte asgje tjeter ne duart e Zotit vecse nje pjese jetesore e shkembit ne ngjyre mjalti, qe pershkruan driten e Zotit qe e krijoi ate, ashtu sic krijoi malet, yjet, kristalin e botes, kete tempull, i ndertuar prej duarve te njeriut me deshiren e Zotit.

    Bashkimi i shprehur ne Kupolen e Shkembit nuk eshte vecse nje simbol. Historiani Rapoport, thekson faktin qe situata e cifuteve shume e permiresuar pas pushtimit te Palestines prej muslimaneve dhe aktivitet e tyre intelektuale filluan te zgjohen. Nje akademi cifute u formua ne Tiberias prej rabiut besimtar dhe te ditur, Jokanan ben Zaki, menjehere pas pushtimit romak. Ai ishte aq i mencur te parashikonte qe pas humbjes se ekzistences se shtetit, bashkimi dhe pastertia e besimit ishin rruga e re qe komuniteti cifut duhej te adoptonte. Puna e bere prej rabinjve ne Tiberias mbi shkrimet perben trupin e nje fenomeni te ri historik: Judaizmit. (Impressions of Michael the Elder, Jacobite Patriarch of Antioch, twelfth century C.E., after 5 years pf muslim rule).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 12-03-2010 mė 03:29
    "Shoku Mjekesise"

  5. #35
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Problem me menyren e te lexuarit

    Me vjen vertet keq per ata qe do te lexojne keto shkrime sepse nuk jane interpretimi i sakte i bibles.

    Nese duam interpretim te sakte te bibles nuk duhet te sjellim vargje sa andej ketej te marra kot vetem per te mbeshtetur idene e dikujt qe as nuk e ka idene e intepretimit te rregullt.

    Mjekesia ti e vetmja gje qe ke bere eshte se je lodhur kot me kot sepse keto gjera qe ke sjelle nuk bejne asjge me shume vecse te mbushin mendjen ty se ti ke te drejte.
    Por eshte mire te pyesesh veten tende se a e ke bere intepretimin e sakte te pasazheve te marra nga bibla apo jo?

    Edhe duhet ta pyesesh veten me sinqeritet jo thjesht te krenohesh dhe te thuash qe e kam mire , por mendohu njehere vertet me sinqeritet a jane vertet keshtu kuptimet e vargjeve qe ke sjelle apo i ke sjelle ti keshtu te mbuluara dhe te shkeputura nga konteksti dhe qe nuk jane as ne rradhen e duhur.

    Aty une kam pare me shume mendimin tend se sa interpretim te nje libri.

    Beje interpretimin e bibles ashtu sic ben intepretimin e ndonje libri tjeter dhe keshtu sic e sjel ti.

    Jam duke ti thene keto sepse nuk ja vlen te sjellim pa dobi te askujt vargje kot pa i sjelle ne kontekstin e duhur.
    Gjithsesi ky eshte interpretimi i nje myslimani per biblen dhe mua aq me ben dhe as qe e kam fare problem se cmendojne ti per biblen sidomos kur nuk e njeh

    A e di ti se cfare ke bere ne kete menyre vetem se ke vepruar si Serbet me Kosoven. Jo kosova eshte metohi jo kosovaret na kane vraree , por ne fakt e verteta qendron ndryshe jane serbet ata qe kane ngacmuar kosoven dhe kane vrare dhe prere. Edhe ti je duke shtremberuar fjalen e Zotit biblen dhe ungjilin dhe e di cfare thote ne ungjil per ata qe e shtremberojne ate? Thote se pjesa e tyre do te jete ne liqenin e zjarrte.
    Keshtu pra qe ki kujdes dhe pendohu per shtremberimn e fakteve dhe te fjales se Zotit duke sjelle informacion te gabuar tek te tjeret.

    fryma e gabimit thote apostulli pjeter dhe ai gjpon dallohet aty se mohon se jezusi eshte Zot.

    Gjithsesi nuk eshte problem se te krishteret kane vete pergjegjsi per te sjelle interpretimin e duhur te bibles.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #36
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Hahha keto shkrime si kam bere une por gjithsesi nese ti gjen dicka qe bie ne kundershtim me biblen mund ta sjellesh per dialog.Ti thua se do hyj ne zjarr meqe une shtremberoj biblen nderkohe te gjithe kristianet sipas teje do hyken ne zjarr pasi besojne mesimet e Palit dhe shtremberimet e tij te bibles qe fjalet e veta i quajti dhiata e re dhe e mbushi me mesimet e tij nderkohe qe ai veten e tij e quan dinak dhe i ka zene me dredhi te gjithe kristianet.

    Ashtu qoftė! Unė nuk u bėra barrė pėr ju; megjithatė, duke qenė dinak, JU ZURA ME DREDHI.” 2 Korintasve 12:16
    "Shoku Mjekesise"

  7. #37
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Mbasi te lexoni shkrimet rreth Jezusit sipas bibles ketu keni shkrimet rreth jezusit sipas Kuranit

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=122756
    "Shoku Mjekesise"

  8. #38
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    "Shoku Mjekesise"

  9. #39
    [ MUSLIM SUNNIT' ]
    Anėtarėsuar
    14-12-2007
    Vendndodhja
    Mitrovicė/Tavnik City
    Postime
    184
    Shefqet Krasniqi - Ardhja e Isait a.s.
    Jezusi (Isai a.s) ėshtė sikurse edhe gjithė profetėt tjerė rob i zgjedhur dhe i dėrguar i Allahut.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e abdullah92
    Anėtarėsuar
    15-07-2010
    Postime
    3
    Citim Postuar mė parė nga _Mersin_ Lexo Postimin
    Xhamia ku do te zbrese Isai a.s (Jezusi)ne krahet e dy engjejve [para dites se Kijametit.NE xhami do te jene besimtaret te bere gati per lufte kunder Dexhallit(Antikrishti) i cili ne ate kohe do te jete i ndjekur nga hebrejte.
    Sa per ta dit Isai alejhi selam nuk zbret ne damask por ne medine .

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Kryqėzimi Dhe Ringjallja E Jezusit Sipas Katėr Ungjijve
    Nga ester nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-07-2007, 09:04
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •