Para se te fillojme!
Keto jane leksione nga libri "Tilbeh Et-Talebeh fi El-Istilahat El-Fik'hijeh" i Nesefijut.
Falenderimi i takon Allahut, Zotit te boterave. Paqa dhe bekimi i Allahut qofte mbi zoterine tone Muhamedin s.a.v.s., familjen e tij te paster dhe sahabet e tij te nderuar dhe me pas:
Imami i nderuar Ebu Hafs Umer ibn Muhamed ibn Ahmed En-Nesefij r.a. ka thene:
"Nje grup prej idhtareve te diturise me kane kerkuar te shpjegoj gjerat mbi te cilat me se paku kane rene ne mosmarrveshje rreth vleresimit te diturise dhe nuk kane qene te karakterizuar ne njohjen e te "folmes arabe" prej shprehjeve arabe te permendura neper librat e imameve tane te zgjedhur.......
1- Libri i Pastertise (الطهارة - Et-Tahareh)
(ط ه ر) Ta-Ha-Re. (Pastertia): Po e filloj me fjalen e Profetit s.a.v.s. "مِفْتَاحُ الصَّلَاةِ الطُّهُورُ " - Ēelesi i namazit eshte pastertia, ne gjuhen e juristeve shkronja Ta. eshte me vokalizen E dhe ne menyre te degjueshme prej hoxhallareve tane ajo merr vokalizen U, per faktin se me vokalizen E fjala merr kuptimin e "objektit qe pastron" si uji apo dheu i paster (Sa'ijd). Allahu thote ne Kur'an: "وَأَنزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً طَهُوراً " - Dhe prej qiellit kemi zbritur ujin pastrues [furkan:48]. Profeti s.a.v.s. thote ne nje hadith: "Dheu eshte pastruesi i muslimanit edhe nese eshte ne dhjete perpjekje", ekuivalenti i tij ne gjuhe eshte "Sehur" dhe "se'ut". Gjithashtu, Profeti s.a.v.s. ka thene: "Allahu nuk e pranon namazin e ndonjerit pa Tuhur - pasterti", vjen me vokalizen U, ndersa hadithi: "Allahu nuk e pranon namazin e ndonjerit derisa ta vendose Tahur-in (pastruesin) ne vendin e tij (ta kryej veprimin saktesisht)", me vokalizen E, sepse eshte deshiruar Uji ne kete rast, me te cilin pastrohesh dhe Dheu me te cilin ben tejemum.
(ش ط ر) Sha-Ta-Re. (Gjysma). Fjana e Profetit: "Abdesi eshte gjysma e Imanit", pra gjysma e pranimit te namzit, sepse Shatr ne origjine do te thote gjysem, ndersa Iman ketu eshte deshiruar Namazi - Salah, ashtu siē eshte ne fjalen e Allahut: "وَمَا كَانَ اللّهُ لِيُضِيعَ إِيمَانَكُمْ" - Allahu nuk eshte Ai qe do ta humb Imanin tuaj [bekareh:143], pra Namazin tuaj ne Bejt El-Makdis (kuds-Jerusalem). Eshte quajtur Namazi me emrin Iman sepse Imani pranohet dhe konfirmohet me namaz. Ndersa abdesin e ka bere gjysmen e namazit ne kuptimin qe ato jane dy akte, njeri eshte abdesi dhe gjysma e dyte eshte namazi.
vazhdon.................................. me (ن ج و per استنجاء) qe eshte pastirimi i pjeses se parme (قبلKubl) dhe te pasme (دبر Dubr) prej nga dalin jashteqitjet.
Krijoni Kontakt