Gishtat rreshkasin mbi tastiere
per aq sa butonat mos japin shpirt
per aq sa nervat te mos leshojne.
Ndalojne, rifillojne
dhe nuk ka me shkarravina neper fleta.
Nje shigjete i shuan gabimet, i shuan mendimet, i shuan...
Njerezit ne metropole vrapojne, shtyhen, shahen,
por nuk shikohen, nuk degjohen.
Metropolet ushqejne forume, dhe chat, dhe rrjete shoqerore,
per shoqeri qe shuhen po aq lehte.
Nje perzgjedhje ne nje menu dhe marredheniet mbaruan.
Ne zyren e nje kolegu ka nje vizatim,
nje dore e vogel me kufij te pasakte,
dy njerez me pese viza dhe nje rreth pa qender,
dhe nje diell qe qesh.
Ngjan me shume me nje shkarravine se sa nje vizatim.
Po ndryshe nga tonat, shkarravina e asaj dores se vogel nuk do te vdese
Krijoni Kontakt