Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Bibla , Hadithet dhe menyra e studimit te tyre!

    Hap kete teme jo me qellim sherri ose fesati midis besimtareve musliman , por per te vetmen arsyje qe me ndihme tuaj te sqaroj disa paqartesi kur vjen ne pyetje menyra e studimit te haditheve dhe Bibles!

    Eshte teper normale qe kur pyet nje musliman pse nuk beson ne Bibel ?!! Pergjigjen e pare qe do te marish nga 99.9 % e muslimaneve eshte se Bibla nuk eshte e besueshme per shkak se ka kontradita ne te !
    Qe eshte shum normale qe dicka te rezufohet si e vertete nqs ka kontradita!

    Por ajo qe mua me intereson , ka te bej me te njejten natyre , pra me kontraditat, por jo ato kontradita qe vijne nga Bibla , por per ato kontradita qe vijne nga hadithet.
    Besoj qe secili qe i ka lexuar hadithet ka hasur ne hadithe te cilan ne kuptim dhe permbajtje jane ne menyre totale kontradiktore dhe cuditerisht, te dy ose tre ose kater variantet e ndryshme ose me shum te haditheve quhen si te besueshme ?!!
    Shembull , nese lexon hadithet , asnjehere nuk mund ta kuptojsh se ne cfar moshe ishte Aishja kur u martua me profetin ?!!
    Ishte 6 vjecare, ishte 9 , 11 ose 18 vjecare ?!!
    Duke pasur parasysh se hadithet ne shoqerine islame kane fuqine te shendrohen ne ligje mendoj qe keto kontradita duhet te pastrohen ngase psh nsq se mosha e vertete e Aishes ka qene 18 vjecare , atehere me cfar te drejte disa imam , sheik kerkojne qe mosha legjitime per tu martuar femrat te jete 6 vjecare ( duke u bazuar ne hadithet qe thuhet se Aishja ka qene 6 vjecare )!
    Sikur per nje moment te mendojme se profeti eshte martuar me Aishen kur ajo ka qene psh 19 vjecare , a nuk eshte krim dhe kunder mesimeve islamike qe mosha legjitime pr martese te vajzave te behet kur ato jane 6 vjece ?!!
    Dhe nuk jane vetem keto kontradita qe permenda, ka edhe kontradita tjera psh ne cfar menyre profeti ka pi uje etj etj!

    Pra ajo qe me intereson eshte pse dijetaret musliman nuk marin te njejten qasje qe marin per Biblen kur studjojne hadithet?!!
    A ekziston nje hipokrizi me thene keshtu psh kur gjendet nje kontradite ne Bibel ajo menjehere nuk besohet, por nga ana tjeter kur gjendet ndonje kontradite ne hadith , ne vend qe te pranojne qe ka kontradite mundohen qe ti justifikojne variantet e ndryshme te haditheve !

    Pres mendimet e juaja dhe poashtu do me interesonte sipas jush a duhet qe dijetaret islamik qe ndjekin te njejtat principe kur studjojne hadithet qe i perdorin gjate studimit te Bibles?!!

    Me Respekt GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #2
    Nė udhė tė mbarė Maska e Mbarėsori
    Anėtarėsuar
    19-05-2008
    Vendndodhja
    Shqipėri/Kosovė
    Postime
    61

    Martesa e hershme e Muhamedit me Ajshen - sqarim i akuzave

    Nė shkrimin qė po ju sjellim, keni shumė fakte pėr moshėn e Aishes kur ajo u martua me tė Dėrguarin e Allahut, alejhi selam. Aty mund tė shihni se ajo ishte mbi 9 vjeēe kur u martua... Lexoni argumentet, dhe analizat shkencore ndaj haditheve qė thonė se Aishe qe 9 vjeēe kur u martua. Mendimi mė i fortė ėshtė se ajo qe shumė mė shumė se 9 vjeēe.

    Mbarėsori!




    Hyrje

    Fatkeqėsisht nė vazhdimėsi shohim pėrpjekjet e misionarėve tė krishterė, tė fokusuara primarisht nė satanizimin e Islamit mė shumė se kurrė mė parė. Bashkėsitė Evangjeliste kanė botuar literaturė urrejtėse ndaj Islamit dhe Profetit tė Fundit nė modelin e shkrimeve tė Jochen Katz, John Gilchrist, Robert Moorie etj, duke e paraqitur Muhamedin si gėnjeshtar, mashtrues, terrorist, pedofil etj. Kėshtu jemi dėshmitarė tė parodive tė ndryshme qė vijnė nga ta nė pėrpjekjet e tyre pėr tė shtrembėruar, manipuluar dhe abuzuar totalisht faktet historike dhe etimologjike. Njė polemikė e tillė jo e ndershme e misionarėve tė Krishterė ėshtė akuza pėr pedofili ndaj Profetit Muhamed lidhur me martesėn e tij me Ajshen derisa ajo ishte e re. Misionarėt pėrpiqen qė ta shpallin Profetin pėr abuzues fėmijėsh, pėr shkak tė pohimit se Ajshja u fejua (zauagj) mė moshėn 6 vjeēare dhe martesa ėshtė pėrmbushur (nikahu) disa vite mė pas, nė moshėn 9 vjeēare kur ajo ishte nė pubertetin e plotė (sipas burimeve tė pėrdorura nga ta). Kohėzgjatja midis zauagj-it dhe nikah-ut tė Ajshes qartė tergon se prindėrit e saj pritnin qė ajo tė mbėrrinte pubertetin e plotė para se martesa tė plotėsohej, nėse kėtė moshė e marim pėr tė besueshme. Po tė mos ishte fakti se disa misionarė tė verbėr kristianė pėrsėrisin si papagaj kėto akuza pa dashur ti kuptojnė arsyet prapa ngjarjes, kurrė nuk do tė kishte nevojė pėr tė adresuar kėtė ēėshtje. Pohimi i tyre ėshtė i bazuar nė hamendje dhe nė relativizėm etik e jo nė fakte. Ky shkrim, me fakte i mohon akuzat e tilla.

    Pikė sė pari traditat qė thonė se Muhamedi e martoi Ajshen kur ajo ishte nė moshėn nėntė vjeēare nuk janė traditat e vetme nė historinė e hadithit apo narracioneve. Tradita tė tjera lėnė tė kuptojnė se kjo martesė ndodhi kur Ajshja i kishte 14, 17, 18 apo mė shumė vite. Sido qė tė jetė, nga cilido kėndvėshtrim i burimeve qė tė shikohet nuk ka asnjė bazė tė vetme qė Muhamedi tė akuzohet pėr diēka.

    Puberteti dhe martesa nė moshėn e re nė kulturėn semitike

    Naiviteti i tėrė sagės sė misionarėve kristianė kur e akuzojnė Profetin pėr ‘keqpėrdorim-abuzim fėmijėsh’, ėshtė se kjo i kundėrvihet faktit themelor se vajza bėhet grua kur ajo fillon ciklin e saj tė menstruacioneve. Rėndėsia e menstruacioneve ėshtė e tillė sa qė gjithkush me njohjen mė tė vogėl rreth psikologjisė do ta dijė se kjo ėshtė shenjė se vajza po pėrgatitet pėr tė qenė nėnė. Femrat e mbėrrijnė pubertetin nė moshė tė ndryshme prej 8 deri 12 vite, varėsisht nga aspektet gjenetike, raca dhe mjedisi. Femrat nė mjediset mė tė nxehta e arrijnė pubertetin nė moshė shumė mė tė re se ato nė mjedise tė ftofta. Kėto janė fakte tė njohura mirė nė shkencė.

    Martesa nė vitet e hershme tė pubertetit ishte e pranueshme nė Arabinė e shekullit VII sikur qė kjo ishte normė sociale nė kulturat semitike duke filluar nga Izraelitėt deri te Arabėt dhe tė gjitha kombet tjera midis tyre. Sipas Talmudit i cili nga Hebrenjtė konsiderohet si ‘Tora gojore’, Sanhedrin 76 b thotė se ėshtė e preferueshme pėr femrat qė tė martohen kur tė kenė menstruacionet e para.

    Seksologėt e njohur R.E.L. Masters dhe Allan Edwards gjithashtu tregojnė se ėshtė normale edhe sod pėr shumė kultura tė Afrikės dhe Azisė qė vajzat tė martohen mė moshė mė tė vogėl se 10 duke qenė se ato e mbėrrijnė pjekurinė seksuale shumė mė herėt se nė vende tė tjera si rezultat i mjedisit dhe arsyerave tė tjera.

    Akuzave tė misionarėve tė krishterė kundrejt Muhamedit dhe martesės sė tij me Ajshen ju mungojnė dėshmitė themelore. Po tė ishte martesa e tij me Ajshen diēka e pazakontė dhe e dyshimtė do tė kishte mospajtime si nga ithtarėt e tij e aq mė tepėr nga kundėrshtarėt e tij. Relacioni i Muhamedit me tė besuarit e tij ishte i tillė qė nuk linte asnjė fije hamendjeje qė ata tė kenė guxim ta kritikojnė kur ai do tė bėnte diēka jashtė rregullave morale, fetare etj. Pa pėrmendur kėtu natyrėn e devotshme tė Profetit Muhamed. Nuk ka asnjė reagim tė kujdoqoftė,e as tė kundėrshtarėve tė tij, ndaj martesės sė Muhamedit me Ajshen nė traditat qė janė nė dispozicion. Po tė ishte kjo martesė diēka e jashtėligjshme dhe abuzive siē duan ta paraqesin disa tė krishterė atėherė kundėrshtarėt e tij do ta pėrdornin kėtė me gjithė qejf nė luftėn e tyre propaganduese kundėr tij. Por diēka e tillė nuk ėshtė regjistruar asnjėherė. Kulturat fetare qartė e lejojnė martesėn nėse personat kanė mbėrrirė pjekurinė seksuale. Ėshtė irelevante mosha e caktuar legalisht nė vende tė ndryshme kur tė rinjėve u lejohet ligjėrisht tė kenė lidhje seksuale. Edhe kėtu ka dallime tė shumta. Nė Japoni psh mosha prej kur njerėzit ligjėrisht mund tė kenė lidhje seksuale ėshtė mosha 13 kurse nė Spanjė mosha 12 vjeēare. Kjo gjithmonė varet nga pjekuria seksuale dhe relacioni i dyanshėm.

    Tradita tjera pėrmendin moshė tjetėr tė martesės sė Ajshes

    Tradita tjera i kundėrvihen transmetimeve se Ajshja u martua nė moshėn 9 vjeēare

    Tė krishterėt kur i bėjnė akuzat e sipėrpėrmendura gjiithmonė i shmangen transmetimeve tė tjera sipas tė cilave martesa e Muhamedit me Ajshen u bė nė moshė shumė mė tė shtyrė se mosha 9 vjeēare pėr Ajshen.

    Pikė sė pari kėtu duhet sqaruar njė gjė. Jo gjithmonė dhe jo ēdo hadith ėshtė pėr tu marrė si fakt i padiskutueshėm. Ėshtė e njohur se nė traditėn islamike tė hadithit (hadith quhen fjalėt e transmetuara tė Muhamedit tė cilat mė vonė u shkruan) u kyēėn me kohė edhe shumė hadithe tė fabrikuara dhe tė rreme. Historia e hadithit nė njė farė mėnyre mund tė krahasohet me historinė e Biblės, edhe pse pėr nga autenticiteti krahasimi ėshtė larg nga tė qenurit i njėjtė. Fjalėt e Jezusit tė gjendura nė Ungjij u transmetuan gojarisht dhe u shkruan shumė kohė pasi qė Jezusi nuk rronte mė midis Hebrenjėve, kėshtu qė ato na erdhėn me gabime tė shumta. Njėsoj hadithet u kompiluan shumė kohė pasi qė Muhamedi e kishte lėnė kėtė botė. Edhe pse nė rastin e hadithit zingjiri i transmetuesve ėshtė nė shumė raste evident dhe pėr tu besuar (gjė qė nuk mund tė thuhet pėr traditėn biblike) prapėseprapė hadithit kurrė nuk iu kushtua rendėsia e njėjtė si Kur’anit kėshtu qė normalisht qė ishin dhe janė tė mundshme gabimet nė transmetim dhe bile bile edhe hadithet e rreme. Redaktimet e Buhariut e tė tjerėve nxorrėn me mijėra hadithe qė u konsideruan tė dobėta (edhe tė fabrikuara) pėr shkak tė zingjirit tė dyshimtė tė transmetimit.

    Shumica e transmetimeve tė cilat thonė se martesa e Muhamedit u bė kur Ajshja i kishte 9 vite vijnė nga Hisham ibn `urwah i cili raporton nė autoritetin e tė atit tė tij. Zingjiri tjetėr i transmetuesve pas Hishamit vie nėprėmjet njerėzve tė Irakut ku Hisham ibn urwah shkoi tė jetonte pasi qė mė parė kishte jetuar nė Medinė. Askush nga transmetuesit e tjerė medinas nuk e pėrmendė transmetimin e Hishamit dhe kjo ngjarje si gjėrėsisht e njohur qė ėshtė, do tė duhej tė pėrmendej si e tillė. Tehzibu'l-tehzib, njė ndėr librat mė tė besueshėm lidhur me jetėn e profetit dhe besueshmėrinė e transmetimeve tė fjalėve tė tij, thotė se sipas Yaqub ibn Shaibah “hadithet e raportuara nga Hishami janė tė besueshme pėrveē atyre qė transmetohen nėpėrmjet zingjirit tė transmetuesve nga Iraku”. Vetė nxėnėsi i Hishamit Malik ibn Anas i cili jetonte nė Medinė, kishte gjithashtu dyshim rreth transmetimeve tė Hishamit tė bėra nėpėrmes Irakut.

    Sipas traditės Ajshja kishte lindur tetė vite para Hixhretit, mirėpo Buhariu nė njė vend raporton pėr Ajshen tė ketė thėnė se ajo ishte njė ēupė e vogėl kur u shpall surja 54 e Kur’anit, ndėrsa dihet se kjo sure u shpall nėntė vite para Hixhretit. Pra sipas kėtij transmetimi Ajshja jo vetėm qė kishte lindur para shpalljes sė sures por kur kjo kaptinė u shpall ajo ishte vajzė e re (jariah) e jo fėmijė (sibyah).

    Sipas gati tė gjitha transmetimeve dhe historianėve Esma motra e Ajshes ishte dhjetė vite mė e vjetėr se Ajshja. Ėshtė raportuar nė Taqri'bu'l-tehzi'b sikur edhe nė Al-bidayah wa'l-nihayah se Esma vdiq nė vitin 73 tė hixhrit nė moshėn 100 vjeēare. Tash ėshtė e qartė se nėse Esma nė vitin 73 tė hixhrit i kishte 100 vjetė, ajo do ti ketė pasur 27 apo 28 vite nė kohėn e hixhrit (rreth sė cilės datė sillet martesa e Muhamedit me Ajshen). E nėse Esma ishte atėbotė 27 apo 28 vjetė e vjetėr, Ajshja e cila i kishte 10 vite mė pak duhej tė ishte 17 apo 18 vjeēare. Kėsthu qė nėse Ajsha u martua me Muhamedin nė vitin 1 ose 2 pas hixhrit siē thonė tė gjitha traditat ajo do tė ketė qenė tė paktėn 18 –19 vjeq nė atė kohė.

    Tabariu nė trajtimin e tij tė historisė Islamike pėrmendė se Ebu Bekri i ati i Ajshes i kishte katėr fėmijė dhe qė tė gjithė i kishin lindur nė kohėn e Xhahilijetit (para shpalljes sė Muhamedit pėr profet) dhe nėse Ajshja kishte lindur nė periudhėn e Xhahilijetit-Injorancės ajo kurrsesi nuk mund tė ketė pasur mė pak se 14 vite nė vitin 1 tė hixhrit kur sipas tė gjitha gjasave ajo u martua me Profetin.

    Sipas ibn Hishamit Ajshja e pranoi islamin shumė kohė para se kėtė ta bėnte Omer ibn Hatabi. Duke pasur parasysh kohėn kur ai e pranoi Islamin del se Ajsha e kishte bėrė pranimin nė vitin e parė tė Islamit. Kėshtu qė nėse transmetimet pėr martesėn e Ajshes nė moshėn shtatė apo nėntė vjeqare janė tė sakta Ajshja nė vitin e pare tė Islamit as qė do tė ishte e lindur apo do tė ishte bebe e vockėl.

    Dhe pėr fund edhe vetėm njė argment tjetėr. Sipas Ibn Haxharit Fatimeja ishte pesė vite mė e vjetėr se Ajshja. Dihet se Fatimeja lindi nė vitin e 35 tė jetės sė Profetit. Dhe tash kur i bėjmė llogaritjet e thjeshta del sėrish se Ajshja nė asnjė mėnyrė nuk ka mundur tė ketė mė pak se 14 vite nė kohėn e hixhretit dhe mė pak se 15 a 16 nė kohėn e Martesės sė saj

    Pėrfundim

    Kėshtu qė kemi parė se abuzimet me profetin Muhamed nga disa njerėz dhe njollosja e tij me epitete tė turpshme janė hiē mė shumė se rrena tė krijuara mbi tradita jo tė besueshme dhe jo definitive. Ėshtė shumė lehtė qė tė ngriten akuza dhe storie tė tėra mbi vetėm njė raport dhe tė tjerat tė lihen anash. Aq mė tepėr kemi parė nė pjesėn e parė se edhe sikur tė ėshtė e vėrtetė ajo nė qka bazohen akuzat e misionarėve tė krishterė, prapė nuk ka kurrfarė mėkati apo abuzimi nė martesėn e Muhamedit me Ajshen.

    Njėsoj si kjo edhe krejt akuzat tjera pėr Muhamedin si terrorist, vrasės, jotolerat, mashtrues etj bien si kullė prej letrash kur trajtohen nėn dritėn e fakteve historike dhe karakterit tė tij.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pėrgatitur nga H. IBRAHIMI

    Bibliografia:

    1. "The Young Marriage of `Āishah" nga Mohd E. N. Juferi

    2. "What was Ayesha's (ra) Age at the Time of Her Marriage to the Prophet (pbuh)" bazuar nė "Tehqiq e umar e Siddiqah e Ka'inat" nga Habib ur Rahman Kandhalwi, Anjuman Uswa e hasanah, Karachi, Pakistan

  3. #3
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Keto qe thua ti jane te verteta, e kam fjalen kur flet per njollosjen e profetit nga ana e jo muslimaneve !
    Ajo qe mua me intereson ka te bej me vete studjuesit musliman! Martesen e Aishesh me profetin e mora vetem si shembull asgje me shum , me ane te cilave doje te tregoj se ne hadithe ka kontradita , te cilat fatkeqesisht refuzohen nga ana e dijetareve , te njejtat kontradita , psh kur folim per Biblen jane jane shkak i refuzimit nga ana e muslimaneve qe Bibla te pranohet si e vertete!
    Per shkak se ekzistojne kontradita ne Bibel, muslimanet refuzojne ne besojne ne te!
    Tani ajo qe mua me intereson eshte pse muslimanet , dijetaret islamik nuk bejne te njejten puna edhe me hadithet , pra te refuzohen , te mos besohen si te verteta.
    Nuk me intereson se per cfar folin hadithet, per martese , per kamate , per rend shoqeror etj etj, perderisa disa hadithe jane kontradiktore , pse besohen nga muslimanet si te verteta, pse nuk refuzohen e kam fjalen !!!
    Pse asnje dijetar , nuk del e te shprehet , e di si eshte puna , keto hadithe qe jane kontradiktore , nuk mund te besohen , nga shkaku se nuk perputhen e mesazh , ate qe thot nje hadith nuk e thot tjetri !!!
    Shembull me mare , ekziston nje hadith qe thot se profeti ka thene " Parajsa fillon tek kembet e nenes" , per mendimin tim eshte shum i besueshem , por sikur te ekzistonte nje hadith tjeter e te thoshte se " Parajsa nuk fillon tek kembet e nenes" atehere do te ishin dy hadithe qe folin per te njejten tematike dhe qe jane kontradiktore midis veti , pra te dy hadithet nuk mund te jene te verteta!
    Ose te dy jane gabim , ose vetem njeri nga ato eshte tamam! Nqs se e dime se midis haditheve kontradiktore vetem njeri eshte tamam , ose llogjika na thote se hmmmm jane kater ose 5 hadithe nuk perputhen njeri me tjetrin , lirisht mund te vijme ne perfundin , se vetem njeri nga ato mund te jete i vertete e jo te gjithe !
    Ate qe verej une dhe qe dua te them , kur vjen puna e kontraditave ne hadithe , te pakten mua me duket keshtu dijetaret muslinam i mbyllin syte , nuk bejne asgje per te sqaruar keto kontradita , nuk bejne asgje per ti pastruar shkrimet nga kontraditat , po thjeshte heshtin.
    Dhe kjo nuk ka te bej fare me akuzat qe i bejne kirstijanet dhe misionaret e tyre , sepse nese shikon ne internet , jane vete kleriket tone, pra dijetaret islamik te cilet edhe pse e dijne se ekzistojne kontradita ne hadithe , sidomos psh kur folim per martesen e vajzave dh perseri bejne thirje me ate te videove te ndryshme qe mosha legjitime te jete 6 vjece , pra kete e marr vetem si shembull. Nga e dine keto dijetar islamik se mosha gjeshte vjecare eshte legjitime ?!!!
    Une psh kisha thene , mosha 6 vjecare nuk eshte legjitime , sepse ka hadithe tjera qe pershkruajne martesen ne nje moshe tjeter , dikush tjeter lexon nje hadith tjeter po ashtu qe flet per ta marim si shembull per martesen dhe thot , okay ne baze te haditheve mosha legjitime per martese duhet te jete 70 vjecare ( eshte ekzagjerim) etj etj !
    Ndoshta jam gabim , por mendoj se keto hadithe qe jane kontradiktore me shum krijojne konfuzion tek besimtaret se sa besim!
    Dhe perfundimisht ate qe dua te them a duhet besimtaret musliman te ndjekin te njejten strategji qe ndjekin me Biblen , qe eshte se nese ka kontradite , nuk mund te besohet, mos harojme qe shkaku, arsyeja kryesore qe neve refuzojme te besojme ne Bibel jane kontraditat e saj , ndersa nga ana tjeter kontraditat nuk na pengojne aspak me besuar hadithet si te verteta !
    Me keq ardhje e them , po a nuk duket kjo nje standard i dyfishte ?!!! Pra do ti refuzojme Biblen per shkak te kontraditave por do ti mbyllim syte tek kontraditat ne hadithe !

    GV_USA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gostivari_usa : 24-05-2008 mė 02:00
    WE WILL NOT GO DOWN!

  4. #4
    Nė udhė tė mbarė Maska e Mbarėsori
    Anėtarėsuar
    19-05-2008
    Vendndodhja
    Shqipėri/Kosovė
    Postime
    61
    Tema qė keni shtruar ėshtė shumė e arsyeshme, mirėpo kėrkon edhe njė pėrgjigje tė kapshme.

    Fillimisht, dua tė potencoj, me qenė se qenke nė USA, mundohu tė vijosh ndonjė kurs pėr gjuhė arabe (edhe unė nuk jam hoxhė, porse arabishten e kam parė imperativ pėr ta mėsuar). Pėr ta kuptuar fenė shumė mirė, tė duhet arabishtja, nė tė cilėn janė shkruar miliona vepra pėr fenė e Allahut, kurse nė anglisht apo shqip, fare pak.

    Duke u lidhur me kėtė qė thash mė sipėr tė marr njė shembull. Ibn Haxher el Askalani, rahimehullah, Buhariun e ka komentuar nė 20 (njėzet) vėllime tė mėdha, qė na duhen neve tė paktėn nja 5 muaj pėr t'i lexuar (nėse i pėrkushtohemi). Ai ēdo hadith, njė nga njė e ka komentuar, madje edhe ato qė ti i quan kontradiktore.

    A ėshtė e mundur tė ketė hadithe kontradiktore? Kjo pyetje ėshtė e parashtruar qė moti nga besimtarėt. Duhet pasė parasysh se kurr mirret njė hadith, duhet shikuar: a) kohėn kur ėshtė thėnė, b) vendi ku ėshtė thėnė, c) kujt i ėshtė thėnė, ē) nė ēfarė situatet ėshtė thėnė, etj., dhe pėr kėto duhet mėsuar edhe arabishtja, shkaku i referimit nė literaturėn e bujshme islame.

    Shembull, njė hadith qė ėshtė thėnė nė kohė paqeje, ndoshta nuk na shėrben aq kur jemi nė kohė lufte, dhe anasjelltas. Apo shembull, vinte tek i Dėrguari i Allahut, alejhi selam, njė njeri dhe e pyste cila ėshtė vepra mė e mirė, e ai, alejhi selam, i pėrgjigjej: ''Rrespektimi i prindėrve''; vinte njė tjetėr dhe pyeste me tė njėjtėn pyetje, e ai, alejhi selam, i pėrgjigjej: ''Xhihadi nė rrugė tė Allahut'', mė pas dikujt tjetėr i thonte: ''Urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga tė kėqijat''. Nė kėto hadithe nuk ka asnjė kontradiktė, sepse Profeti, alejhi selam, i pėrgjigjej njeriut nė bazė tė moshės, rrethanės, mentalitetit dhe gjendjes sė tij. Shembull, nėse tek ti tė vjen njė plak dhe tė pyet pėr dėnimin e varrit, duhet t'ia ndrrosh temėn duke i folur pėr shpresėn nė mėshirėn e Allahut, sepse plaku ndoshta nuk e ka edhe shumė tė gjatė jetėn dhe ai tani nuk ėshtė nė gjendje tė bėj shum namaz nate, mirėpo mund tė bėj (pas namazeve obligative pėr ēdo moshė), adhurime tė tjera, qė ia forcojnė imanin, qė ėshtė shpresa nė mėshirėn e Allahut tė Mėshirshėm. Pra ēdo situat ka tretman tė veēantė. Plakun sigurisht se nuk ke arsye ta nxitėsh pėr t'i rrespektuar prindėrit, pėrderisa atij i kanė vdekur qė moti prindėrit.

    Kėshtu ka ndodhur edhe nė jetėn e Profetit, alejhi selam, sa qė madje, kemi raste kur edhe janė abroguar/shfuqizuar disa prej haditheve dhe janė zėvėndėsuar me tė tjera, dhe besoj se keni dėgjuar pėr kėtė. Shembull ka njė gjė qė Profeti, alejhi selam, e ka thėnė, mirėpo mė pas ėshtė ndrruar. Abrogimi ėshtė bėrė nė forma tė ndryshme... Shembull ke ēėshtjen e kibles, dikur besimtarėt drejtoheshin nga Mesxhidul Aksa, derisa erdhi ajeti pėr t'u kthyer nga Qabeja e Shenjtė, dhe me kėtė rast hadithet pėr t'u kthyer nga Aksaja qenė abroguar. Ka shumė shembuj tė kėtillė.

    Vėlla, e gjithė kjo qė parashtroni ju ėshtė fare e lehtė, vetėm sikur tė mėsonit arabishten. Unė, elhamdulilah, jam duke mėsuar akoma dhe besoj se pėr disa muaj (ndoshta mė shumė se vit) mendoj ta perfeksionoj dhe pėr ēdo dilemė, i drejtohem librave dhe shkrimeve nė internet. Vetėm njė shembull po tė marr, njė sajt qė unė e vizitoj rregullisht, ka mbi 25.000 tituj libra (merre me mend sa libri ėshtė me shumė vėllime). Aty shumė ke pėr hadith dhe akide-besim...

    Sidoqoftė, e vazhdojmė bisedėn edhe mė, nė postime tjera se tani nuk kam edhe aq kohė.

    Allahu ju ruajtė. Selamun alejkum!
    Mbarėsori!

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. A ben dikush te me sqaroj metodat e punes...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 16:47
  4. C++ - Katėr mėnyra pėr tė shoqėruar njė objekt me njė dritare
    Nga Neritan Hyso nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39
  5. Dy mėnyra pėr ta njohur Krijuesin
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •