Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 84
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anëtarësuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    Nese dikur ekzistonte inkuizicioni nga te krishteret, ai (inkuizicioni) sot eshte aktual nga muslimanet. Ne fakt ka filluar qe para 1500 viteve.
    Gregu
    __________________________________________________ _______________________
    Hemmm!Faleminderit per vlersimin!Xhihad nuk do te thote vetvrasje!Xhihad eshte lufte mu ashtu sic kan bere kryqezatat. Madje Muhammedi ka thene ur te shkoni ne lufte mos vrisni:femi,gra,te moshuar, kafshe, mos digjni peme. Vall ketij i thua Xhihad? Ore leri kto qe dalin e vrasin veten po te kishin qene ne frymen e islamit kta teroriste qe paguhen nga shoqata anti islame do kishin mbrojtur 1200 te vrare musliman ne Palestin apo ne Kosove e Bosjne. Vetvrasjet per here te pare jane perdore nga japonezet ne luften e dyte Boterore.
    Momentalisht islami eshte duke u mbrojtur nga sulmet anti islame sic beri papa!
    __________________________________________________ ________________________
    red_dragon

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anëtarësuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    Edhe dicka harrova te shtoj ,nese keto profeci te Muhamedit jane te verteta pse ato nuk jane shkruar ne Kuran
    MIRIAM
    __________________________________________________ ________________________
    Ik o djal se ti as qe e ke pa noj here me sy Kur'anin . Ne Kur'an jane te shkruajtura edhe mrekullit e Muhammedit po qe po por edhe te Isase (Krishtit) edhe te gjithe proveteve te tjere
    __________________________________________________ ________________________
    red_dragon

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anëtarësuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    Si ka mundesi qe Kurani ka kapitull te vecante per Marien Nene e Jezusit dhe Babain e saj nderkohe nuk ka per asnje nga grate e Muhamedit a.s per Nenen e Tij
    Mjeksia
    Ka kapitull dhe rrjeshta te mjaftueshem vetem per Profetin Muhamed. Nje nder keto eshte kapitili el-Miraxh.
    __________________________________________________ ________________________
    Rrespekte red_dragon

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anëtarësuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    Nuk ka asnje profet pas Jisu Krishtit
    ilia spiro
    __________________________________________________ ______________________
    O daku, ti ske goje te flasesh. Ju ndryshut biblen edhe lejut prifterinjet qe te martohen.E bete kete se ai bere gerdine.Pastaj ju qe jeni Ortodoks po pranoni nje ne krye te fese Ortodokse qe punon Kunder Shqiperise. Ne fene islame ne Shqiperi te gjithe drejtuesit jane Shqiptare. Pra Musliman Shqiptare
    __________________________________________________ _______________________
    red_dragon

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga sleep Lexo Postimin
    MIRIAM
    __________________________________________________ ________________________
    Ik o djal se ti as qe e ke pa noj here me sy Kur'anin . Ne Kur'an jane te shkruajtura edhe mrekullit e Muhammedit po qe po por edhe te Isase (Krishtit) edhe te gjithe proveteve te tjere
    __________________________________________________ ________________________
    red_dragon
    Une kuranin e kam lexuar dhe nuk pata pretendimin te ju fyej sepse cdo kush ka te drejte te beson ne cka ti don shpirti.Nejse por mi trego te lutem ato mrekulli te Muhamedit ne kuran ,qe une si pasna pa.Une jam konfuze me ju besimtar islamist ,ne njeren ane thoni qe e verteta eshte vetem ne kuran dhe Muhamedi ishte vetem profet dhe ka transmetuar vetem ato qe i ka then engjelli(gjibrili me duket),ne anen tjeter sjellni hadithe te Muhamedit qe nuk jane askund ne kuran dhe pretendoni qe jane te verteta.
    Cila eshte e verteta?

  6. #56
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Shembulli i xhenetit eshte si shembulli i malit me brezare ndersa shembulli i xhehenemit ehte si shembuli i gropes.Njerzit e mire do rrin ne pjesen me te larte te xhenetit kurse njerzit me te keqinj do rrine ne pjesen me te ulet te xhehenemit.Gjeresia eXhenetit eshte sa gjeresia e tokes dhe qiellit.Bsimtari me pasuri me te vogel ne xhenet do te kete 10 here sa kjo bote nersa denimi me i vogel ne xhehenem do ti vihet flaka tek thembrat dhe do ti vlojne trute.Absurde i duet disave por ja qe ne enderr ju ndodh ndonjhere te shioni raste te tilla.Aatje n boten tjeter realiteti eshte me qarte.

    Jezusi thote ne bibel

    16 Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,(gjoni 14)

    7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.(gjoni 16)

    Zoti thte ne Kuran

    5:19.
    O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as të na tërheqë vërejtjen ". Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcenuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.


    61:6.
    Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".


    http://www.youtube.com/watch?v=deRY4...eature=related

    A parathuhet ne Bibel ardhja e Muhamedit?


    Një analizë objektive

    A është Jezusi personi kryesor në lidhje me marrëdhënien tonë me Zotin apo është Muhamedi “vula e profetëve”, siç pretendon Kur’ani? Nëse kjo është e vërtetë, duhet të gjejmë patjetër mjaft profeci për ardhjen e Muhamedit në Bibël, madje duhet të gjejmë më shumë sesa për Jezusin, meqë Kur’ani pretendon që Muhamedi është më i madh sesa Jezusi. Myslimanët përpiqen të vërtetojnë se ardhja e Muhamedit parathuhet në Bibël. Kur’ani vetë thotë se Bibla është Fjala e Zotit1 dhe se ardhja e Muhamedit parathuhet në Dhiatën e Vjetër dhe në Dhiatën e Re.2

    Studiues të shumtë të islamit kanë kërkuar me zell për të gjetur profecitë që mbështesin besimin e tyre se ardhja e Muhamedit parathuhet vërtet. Megjithatë, ata shpesh janë çuditur kur kanë zbuluar se subjekti i shumë profecive del se është Jezu Krishti dhe jo Muhamedi. Megjithëse ka interpretime të ndryshme në lidhje me profecitë e Biblës që flasin për Muhamedin, shumica dërrmuese e myslimanëve mbajnë dy pasazhe nga Bibla, të cilat mendojnë se i referohen Muhamedit. Le ta analizojmë në mënyrë objektive:

    Referenca të Dhiatës së Re

    Vargjet e Dhiatës së Re që citohen nga studiuesit myslimanë për të mbështetur pretendimin e tyre se ardhja e Muhamedit parathuhet në Bibël, janë vargjet që flasin për “Ngushëlluesin”, d.m.th. për Frymën e Shenjtë. Le të shikojmë dy prej këtyre pasazheve:

    Jezusi tha: “Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e nhihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.” (Bibla, Gjoni 14:16-17)

    Fjala në greqishten e asaj kohe, në greqishten koine, për Ngushëllues është parakletos. Studiuesit myslimanë pretendojnë që këtu flitet për Muhamedin, sepse emri i Muhamedit do të thotë “i lavdëruari” dhe kjo fjalë në greqisht është periklutos.

    Fakt është që fjala në greqisht është parakletos. Nuk ka fakte që mbështesin argumentin se fjala origjinale ka qenë periklutos. Kemi mijëra dorëshkrime të Dhiatës së Re që datojnë para lindjes së fesë islame ku asnjë prej të cilave nuk e përmban fjalën periklutos. Gjithashtu, një lexim, qoftë edhe sipërfaqësor i teksteve ku gjendet fjala parakletos, do të tregonte se ajo është e vetmja fjalë që i përshtatet kontekstit.

    Prandaj ka shumë studiues myslimanë që pranojnë se përkthimi i saktë është Ngushëllues, por pretendojnë se Muhamedi ishte Ngushëlluesi. Mirëpo në dritën e referimeve të qarta që tregojnë se Ngushëlluesi është Shpirti i Shenjtë (Gjoni 14:17+26; 15:26; 16:13 etj.), është e vështirë të nxirret ndonjë përfundim tjetër i mundshëm apo që mund të jetë i vërtetë. Le të shohim disa fakte:

    “Ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër”: Jezusi u premtoi dishepujve të Tij se Perëndia do t’ua dërgonte Ngushëlluesin. Do t’ia dërgonte Shpirtin e së Vërtetës Pjetrit, Gjonit dhe dishepujve të tjerë dhe jo banorëve të Mekës, Medinës apo arabëve.[B][I[COLOR="Red"]]

    “Që do të qëndrojë përgjithmonë me ju”: Kur erdhi Muhamedi, nuk qëndroi me popullin e tij përgjithmonë, por vdiq në vitin 632 pas Krishtit dhe varri i tij është në Medinë ku trupi prehet për mëse 1300 vjet. Megjithatë, Jezusi tha se Ngushëlluesi, me të ardhur, nuk do t’i linte më dishepujt e Tij, por do të ishte me ta përgjithmonë.

    “Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë”: Kur’ani thotë se Muhamedi u dërgua për të gjithë njerëzit, si lajmës universal (Sure 34:28). Po të qe kështu, Jezusi nuk i referohej Muhamedit, sepse Ai tha se bota si e tërë nuk mund ta marrë Ngushëlluesin, Shpirtin e së Vërtetës.

    “Ju e njihni”: Përderisa Muhamedi lindi 500 vjet më vonë, sigurisht që nuk mund të ishte ai.

    “Ai do të jetë në ju”: Fjala në greqisht këtu është "en" dhe kjo do të thotë “pikërisht brenda”. Ashtu siç ishte në Jezusin, ashtu Shpirti do të ishte edhe pikërisht brenda dishepujve.

    Vetëm brenda dhjetë ditësh pas ngritjes së Jezusit në qiell, dishepujt morën shpejt Ngushëlluesin, ashtu siç u premtua nga Jezusi. Dhe Ngushëlluesi, d.m.th. Shpirti i Shenjtë, erdhi tek dishepujt në të njëjtën mënyrë siç erdhi tek Jezusi vetë.7

    Ka shumë fakte të tjera që tregojnë shumë qartë se ardhja e Muhamedit nuk parathuhej në Bibël.8

    Përfundimi

    Çfarëdolloj interpretimi që të ketë për parashikimin e ardhjes së Muhamedit në Bibël, ky është bazuar në vargje që janë shkëputur nga konteksti i tyre. Po ta shikojmë me vëmendje kontekstin, del që flitet për Jezusin jo për Muhamedin. Nga ana tjetër, mund të gjejmë qindra profeci që e parashikojnë ardhjen e Jezusit: që do lindte prej një virgjëreshe (Isaia 7:14); që do të lindte në Betlehem (Mikea 5:2); që do të lindte nga fisi i Jakobit (Numrat 24:17), Judës (Zanafilla 49:10) dhe Davidit (Jeremia 23:5); që do të kryente mrekulli specifike (Isaia 32:3-4; 35:5-6); që do të kryqëzohej (Zakaria 12:10; Isaia 53:12); që do të ringjallej (Psalmeve 16:10; 30:3; 118:18; Osea 6:2) dhe shume të tjera.

    Po të analizojmë vetëm këto të dhëna, mund të arrijmë në një përfundim të vetëm: Muhamedi nuk e plotëson kushtin që të jetë profet sipas Biblës, kurse Jezusi provon që është më shumë se profet: Ai është Shpëtimtari i dërguar nga Zoti, Ai quhet “Bir i Perëndisë”.9

    Shënimet:

    (1) Kur’ani: Sura 3:84; 5:43-47 etj.

    (2) Kur’ani: Sura 7:157 (Tevrati = Thora = pjesa e Dhiatës së Vjetër; Inxhili = Ungjilli = pjesa e Dhiatës së Re)

    (3) Bibla: shih gjithashtu Gjyqtarët 20:13; 21:22; 2 Samuelit 2:26; 2 Mbretërve 23:9; 1 Kronikave 12:32; 2 Kronikave 28:15; Nehemia 5:1 etj.

    (4) Bibla: Për Moisiun lexojmë: “Me anë të besimit e la Egjiptin...” (Hebrenjve 11:27). Për Jezusin lexojmë: “E thirra birin tim nga Egjipti” (Mateu 2:15).

    (5) Bibla: Për Moisiun lexojmë tek Hebrenjve 11:25-26; për Jezusin lexojmë tek 2 Korintasve 8:9.

    (6) Bibla: Gjoni 5:45-46; Veprat 3:22; 7:37; 7:52.

    (7) Bibla: Krahaso Luka 3:22 dhe Veprat 2:3-4.

    (8) Shih: Libri “Debati” nga Xhosh Mek-Dauell

    (9) Bibla nuk e ka fjalën për një bir fizik, por “Biri i Perëndisë” do të thotë që Jezusi është nga Zoti, me gjithë personalitetin, karakterin dhe fuqinë e Zotit. Me një fjalë, Jezusi është hyjnor.

    nga Faqja "Jam Dakord"
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Postuar më parë nga Mjekesia

    Mjekesia i(e)nderuar, ti je nje myslyman(e). Besimi yt te ndihmon e ndoshta mund te arrish te kuptosh Kuranin e ta ve ne praktike. Me gjithe zemer te uroj kete!
    Por hiqe doren nga Bibla: vetem te krishteret, te ndihmuar dhe frymezuar nga Shpirti i Krishtit qe i ngushellon ata, mund ta kuptojne Biblen, kur me shpirt te lire, kerkojne nje fjale per veten dhe jo argumente per te kundershtuar te tjeret.
    E çfare ndodh kur nje myslyman kerkon ne Biblen argumenta per te shkuar kundet te krishtere?
    Mjekesia, ji serioz(e)!

    Torrkerry

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Postime
    285
    O Torrkerry,
    mos u merakos o njeri per ata qe shprehen. Mos bej merak nga askush qe flet. sepse ai flet ate qe din dhe kopjon ate qe mundet. keshtu qe, nuk eshte i prekyer as ne ate qe flet dhe as ne ate kopjon.
    prandaj o torrkerry,
    mos shto merak vetit.
    Njeriu aq sa din aq edhe flet, me teper nuk mundet.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Postime
    285
    Torrkerry
    Kurani nuk te dergon te besimi, por tek djalli.
    Kush do me shku tek djalli e ndjek islamin!

  10. #60
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    nuk ka shum dallime por njerzimi po i rrit jan vetem 3
    alkoholi
    mishi i derrit edhe
    synetia

    nese dini tjera dallime cekni
    Lexo titullin e temes para se te shkruash (ti dhe te tjeret).

    Po flitet per Muhamedin. "Vulen" e profeteve, i cili aq qe rrjedhi nga rendi i profeteve, as qe beri ndonje mrekulli, as qe foli ne emer te Perendise YHVH-UNE JAM-i, as qe beri ndonje profeci..., ishte profeti qe nuk e dinte se ku do perfundonte pas kesaj jete ne toke! Ky eshte "Vula" e profeteve!
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  3. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •