Me poshte eshte nje ankese me email dhe pergjigja e shefit te shoqerise shqiptare te sigurimit, Sigal. Gjykoni dhe jepni mendimet tuaja.....
----------------------
Te nderuar zonja dhe zoterinj,
sot mbeta teper i zhgenjyer nga sherbimi i juaj persa i perket sigurimit shendetsor.
Para dy muajve kam bere nje sigurim shendetsor per udhetim jashte shtetit prane zyrave tuaja.
Fatkeqesisht me duhet qe te rri edhe disa dite ne Gjermani dhe sigurimi qe kam bere prane jush, mbaroi mbreme ne mesnate.
Mora ne telefon prane zyrave tuaja dhe fola me Zj. Ornela.
U zhgenjeva teper nga kushtet qe ka shoqeria juaj persa i perket zgjatjes se nje siguracioni... juve nuk beni fare zgjatje siguracioni.
Per te bere nje siguracion prane shoqerise suaj, une duhet te jem ne Shqiperi vete. Ketu ne Gjermani siguracioni behet edhe nepermjet internetit, rendesi ka data e udhetimit.
Nese jam vete ne Shqiperi, atehere mund te bej siguracion ne cdo shoqeri tjeter siguracioni. Nese ndodhem ne Shqiperi nuk kam nevoje te bej zgjatje te nje siguracioni, por bej siguracion te ri nga fillimi.
Ornela pati dyshime per shendetin tim, kur une i thashe se sigurimin e dua tamam si sigurim, pasi do te kthehem me makine dhe dua te jem i siguruar ne rast ndodhje te nje aksidenti. Ajo kujtonte se une doja sigurim vetem sa "per sy e faqe" dhe u zmbraps menjehere duke thene se eshte e pamundur sigurmimi nese une dua nje sigurim tamam per raste aksidentesh. Mos valle sigurimet tuaja jane gjithnje "sa per sy e faqe", sa per nje dokument per te marre vizen? Nese une do te isha i semure apo do te me kishte ndodhur dicka, do te kisha njoftuar sigurimin sepse une kam qene i siguruar deri dje ne mesnate... sigurimin e ri qe po e kerkoj do te ishte vazhdim i sigurimit te vjeter te bere po nga ju.
Me beri pershtypje fjalia e saj : "Nese eshte vetem per 2-3 dite dhe e do per vete, nuk ke nevoje te besh fare sigurim". Me duket katastrofale te degjosh nje fjali te tille nga nje shoqeri sigurimesh.
Me kete email doja te shprehja zhgenjimin tim persa i perket kushteve tuaja. Ky ishte sigurimi i pare dhe i fundit qe kam bere prane jush me keto kushte.
Faleminderit per mirekuptimin
Me respekt
Edmond Zagonjari
Tirane, Albania
------------
From: Avni Ponari (avniponari@sigal.com.al)
Medium riskYou may not know this sender.Mark as safe|Mark as unsafe
Sent: Tuesday, May 13, 2008 4:22:53 PM
Nuk e di kush je dhe cfar shkruan ose per cfar arsye shkruan.
Gjithkush sherben me kudo dhe kujtdo me rregullat e veta kuptohet mbi kritere qe I vendos vete. Ne nuk e kemi te lejuar qe te leshojme polica shendeti ne formen qe ju kerkoni,dhe nuk e leshojme police e Sigurimit per individe qe nuk ndodhen prezenete ne kohen qe e kerkojne. Une nuk mund te pyes per punen tende se si e ke bere por produktet qe ne leshojme kane disa rregulla te caktuara. Ju ne se do blini nje siguracion shendetsor per nje vit ne mund ta leshojme nepermjet internetit por jo per shendet ne udhetim arsyet jane tonat. Ne se do merni apo jo siguracion ne SIGAL kjo eshte e drejta juaj dhe nuk keni asnje detyrim. Por me takon tju them qe jemi kompania me madhe me serioze net regun e sigurimeve per gjerat e tjera qe jane te kompanise une do ti shikoj me vemendje.
Udhetim te mbare
Avni PONARI
GENERAL DIRECTOR
SIGAL LIFE AND NON LIFE
HEAD OFFICE
Blv. Zog I, Nr. 1 , Tirana-Albania
Tel&Fax:+355 4 253 407/8
email:avniponari@sigal.com.al
SIGAL KOSOVA
Rruga UCK, Nr.60 Pristina-Kosova
Tel&Fax:++ 381 38 240 241
SIGAL MACEDONIA
Vasil Glavinov, Nr.10/3, Skopje-Macedonia
Tel:++ 389 231 25 920/1
----------------------
Krijoni Kontakt