-
Pėr: Danel Cana
- O KĖNGA ME DERTE
O shok, shpirti tė mė dalė,
me kėngėn labe nė gojė!
Shtruar edhe me ngadalė,
dhe tek varri t’ma kėndojnė!
Kur mblidhen lebėrit bashkė,
edhe bilbilat pushojnė!
Kėnga labe shum e lashtė,
brez pas brezi t’a kėndojmė!
Burimi qė del nga mali,
ashtu ėshtė dhe kėnga labe!
Tė freskon e shuan mallin,
zemra s’do tjetėr ilaēe!
O shokė me kėngė vdeksha
dhe me kėngė tė mė qani!
Njė kėngė burrash do desha,
ashtu siē e do tabani!
O kėngė e shpirtit qė mbete,
kėngė me iso qė gjėmon!
Tė mbaj nė shpirtin me derte,
sa t’i mbyll sytė pėrgjithmon!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- UNAZA FLORI
Tek njė arė lart nė mal,
kishin mbirė pran e pran,
njė lajthi edhe njė arrė...
Plotė me kokrra ngarkuar!
Mora, ēava njė lajthi,
gjeta njė unazė flori!
E mbajta, qė t'a jap ty,
si kujtim pėr dashuri!
Mora, ēava dhe njė arrė,
gjeta njė fustan tė bardhė!
E provoj, i rri tamam,
Thėllėza qė kisha pranė!
Thėllėz me pupla tė kuqe,
tė erdhi koha pėr nuse...
gushėn dhe buzėt burbuqe,
ruaji si ujėt nė puse!
Pusi, i fshehti burim,
qė mban freskėt dashurin!
Nė mes tė korrikut ngrin,
nė acar mban ngrohtėsin!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- MATURA E PARĖ
Koha mė e bukur,
ėshtė kohė e maturės!
Pavarsishtė se ishte,
kohė e diktaturės!
Kohė e diktaturės,
ishte kohė e unit!
Nga disa u quajt,
“koha e merhumit”!
Po pėr brezin tonė,
kjo s’ėshtė e vėrtetė!
Nga matura e parė,
sot bėn pesėdhjet vjet!
Ishte kohė e keqe,
vuajtje dhe mjerim!
E harruat shokė,
gjithė varfėrinė!
S’flejtėm kurrė mirė,
me ushqim s’u ngopėm!
Po ta ngrije zėrin,
t’a kishin bėrė gropėn!
Bukė misri kishje,
shpesh herė dhe thatė!
Me dy fleta qepe,
ne na dukej mjaltė!
Dhe pėr tė mėsuar,
donim tė mėsonim!
Po dhe ca mėsues,
vėngėr na shikonin!
Vėngėr na shikonin,
kush ishte “i hedhur”!
Tė kalonte s’donin,
vetėm pėr t’a ngelur!
Eh, ē’tė them i shkreti,
isha prototipi!
Nė klasė mė mbeti,
Reshat komunisti!
Shumė ėndėrra pata,
m’i preu nė mes!
Mė ndau nga klasa,
nė vitin e tretė!
Eh, ēfarė t’ju tregoj,
juve s’kini faj!
Rrugėn pėr nė fshat,
e lava nė vaj!
Reshat komunisti,
katil, shpirtėzi!
Donte t’i kalonte,
kapriēo e tij!
Mė quante rrugaē,
tė pa edukuar!
Sa qė dhe nė fshat,
letėr kish dėrguar!
Dhe po atė vit,
unė shkova ushtar!
Edhe biografia,
mbrapa kishte ardhė!
Me vuajtjet e mia,
mos t’ju mundoj kotė!
Gjithkush ka tė tijat,
qė s’i harron dotė!
Mbas pesėdhjet vjetėsh,
mblidhemi pėrsėri!
Ēmallemi sė bashku,
kujtojmė rininė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- PĖR NJĖ KUSI KOS
Ē’kanė qėnė ca komunist,
budallenj dhe kokėbosh!
Dėnuan njė djalė tė ri,
vodhi njė kusi me kos!
Kryeēobani komunist,
karierist edhe servil!
Nuk e tradhėtonte partin,
lajmėroi policinė!
Vjen polici me njė frymė:
- Pėr ca kos, ēfarė po thua?
- Sot me kos, theu urinė,
nesėr vjen e mė vret mua!
- Unė do lajmėroj partinė;
- Thotė ēobani, prandaj merre!
E qeras dhe policinė,
pėr drek u theri njė dele!
E pranoj djali gabimin;
- E mora dhe bėra faj!
Ēova kusinė nė shtėpi,
se dhe barku do tė haj!
- Unė them falja kėtė herė;
- thotė polici me tė urtė!
- Tetėmbėdhjet djali s’i ka bėrė,
ėshtė gjyna tė shkoj nė burg!
- Tė bėj burg qė ē’ke me tė,
kėshtu na mėson partia!
Unė ēoban krrabėn s’e lė,
tė shkruhet dhe biografia!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt