-
Pėr: Danel Cana
- RRI DHE PAK
Ku je o yll i mėngjes,
natė e verės gdhirė jashtė!
Duart lidhura pėr mesi,
vesa qė na lagu bashkė!
Fjalė tė ngrohta pėshpėrisje,
pranė veshit, me tė puthur!
Gulēonte zemra kur flisje,
- “rri”, mė thoshje, me tė lutur!
Zemra ime, zemra jote,
lundrojnė nė njė liman!
Mrekullit e kėsaj bote,
dy zemra qė duhen, janė!
Sa tė rrojmė nė kėtė jetė,
urrejtjen largė ta mbajmė!
Tė duhen me tė vėrtetė
dhe lotėt fare ti thajnė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- MOTRA ME VĖLLANĖ
- Motra pėr vėllanė, e ka njė merak,
na e njėjta zemėr, na i njėjti gjak!
- Ah moj motėr e dashur, edhe pse jam lark,
mendimet mė ēojnė, tek i njėjti prak!
- O vėlla i dashur, dritė e syrit mbete,
edhe pse ne bėmė, familje mė vete!
- Dritė syri je, gjaku qė unė kam,
njė zemėr qė rreh, motra me vėllanė!
- Ne do ti mėsojmė dhe fėmijėt tanė,
ē’ėshtė vėllai pėr motėr, motra pėr vėllanė!
- Na e njėjta zemėr, na i njėjti gjak,
motra pėr vėllanė, e ka njė merak!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- LUM KUSH KA NIPĖR E MBESA
Trėndafil lagur nga vesa,
lum kush i do, lum kush i ka!
Lum kush ka nipėr e mbesa!
lum kush i ka, i ka pėr sevda!
Si zogjtė shtegėtar kur vijnė,
lum kush i do, lum kush i ka!
Mbushet vendi cicėrimė!
lum kush i ka, i ka pėr sevda!
Nipėr, mbesa, kudo janė,
lum kush i do, lum kush i ka!
Vijnė si zogjtė shtegėtar!
lum kush i ka, i ka pėr sevda!
Gėzojnė gjyshėrit pėr t’a,
lum kush i do, lum kush i ka!
Mė tė lumtur nė botė s’ka!
lum kush i ka, i ka pėr sevda!
Pėr ti zgjedhur s’ka nevoj,
lum kush i do, lum kush i ka!
I dua tė gjithė njėlloj!
lum kush i ka, i ka pėr sevda!
Pa folur me t’a s’rri dot,
lum kush i do, lum kush i ka!
Mė mbushet shtėpia plotė!
lum kush i ka, i ka pėr sevda!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- DUAJE FISIN
(kėngė)
O dega nė lis,
kush ka fare-fis!
Kush ka, e ndjen mall,
xhaxha, teze, hallė!
Dajo e tė tjerė,
kurrė s’je i mjerė!
Si gishtrinjt nė dorė,
lidhur si kurorė!
Fisi babės, nėnės,
si drita e hėnės!
Tė gjithė me shėndet,
ti kemi me jetė!
Tė na rrojė fisi,
duaje dhe nderoje!
I fortė si lisi,
si bleta nė hoje!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- PRES TA PUTH NĖ BALLĖ
Ē'ėshtė kjo ėmbėlsi nė gojė?
Mjalt i pa tretur nė hojė!
Tė mė rroj nipi, tė rrojė,
do bėrtas, botėn ta zgjoj!
Ē’gėzim qė u mbush shtėpia,
me zėrin, thirrjet e tija!
Me ēika na labėria,
Noari nga Iliria!
U shtua fisi me djalė,
zemėra mė bėhet mal!
Mezi pres nė dorė ta marrė,
dajo, xhaxha edhe hallė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- HAPE DERĖN EVROPĖ
E vranė mor, e vranė,
drejtėsin e shkretė
dhe pėr njė copė varr,
vendi nuk ju gjet!
E vranė mor, e vranė,
se u prishte punė!
Njė ditė me diell,
e zunė nė gjumė!
E vranė mor, e vranė
dhe e hoqėn zvarrė!
Nuk e di ku prehet,
ka mbetur pa varr!
O botė e sėmurė,
ke mbetur me “curle”!
Nė varrin e hapur,
pret tė hedhin lule!
O botė e ē’thurur,
mbete pa vetėdije!
Hap tė tjera gropa,
brėnda vetė bije!
Hapi sytė Evropė,
nga gropa e hapur!
Djallin pyet mė kotė,
qė rob tė ka kapur!
Merr frymė thellė,
pastroi mushkritė!
Po del e pa vlerė,
nga dita nė ditė!
Kėshillat e djallit,
tė bėjnė pa vlerė!
Po troket shqiptari,
hapja atė derė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- KALI NĖ TROJĖ
Hektorin nuk e vrau Akili,
nė atė tė lashtėn Trojė!
"Unė" e vrava mė tė mirin,
se ambicja mbizotėroj!
"Unė" e vrava dhe Priamin,
pastaj vrava dhe Akilin!
Dhe Trojės i vura zjarrin,
tė mos ngrihej mė nga hiri!
Dhe pas tridhjet e tre shekuj,
marrė guximin deklaroj!
Se dinakėria s'ka vdekur,
sa tė jet kali nė Trojė!
Unė, unė ja vura zjarrė
dhe bėra tė madhen gjėmė!
Qė bota s’e kishte parė,
tė mos mbetej gjė mė kėmbė!
Unė me kėtė mėndjen e vogėl
dhe kalin atje e lashė!
Qė bota ti vinte rrotull,
me sytė e mija e pashė!
Unė, unė, tradhėtia,
qė s’dija fjalė dhe besė!
Nėpėr shekuj historia,
e mallkuar k’shu tė mbesė!
Brez pas brezi e mallkuar,
tradhėtia do tė rrojė!
Trimėrinė e pėrgjėruar,
do ta mund kali nė Trojė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- PLEQ E PLAKA VETĖM
Nė njė rrėzė mali,
ndodhet fshati im!
Aty ku Thėllėza,
piqet me Bilbilė!
Nė pyllin me lisa,
fshati pėr krashi!
Thėllėza, Bilbili,
kanė ngritur shtėpi!
Thėllaza, Bilbili,
bėjnė shoqėri!
Se fshati ka mbetur,
vetėm pesė shtėpi!
Thėllėza, Bilbili,
shtohen pėr ēdo vit!
Po rini e fshatit,
largohet ēdo ditė!
Kanė mbetur nė fshat,
ca pleq tė shkretė!
Njė Lopė e njė Dhi,
e njė Dele shterpė!
Ca plaka tė urta,
me njė fustan basėm!
Ka mbi tridhjet vjet,
nuk bėhet njė dasėm!
Iku gjysma e jetės,
kėndon Bilbili!
Mendo se njė ditė,
tė fiket kandili!
Ah mor fshat i dashur,
ti nuk na ke faj!
Janė ca mėndjetrashur,
sundo e pėrēaj!
Gjithė fshatrat e vendit,
tė tillė gjėndje kanė!
Pleqtė mezi rrojnė,
zjejnė nė njė kazan!
Nė njė kazan zjejnė,
pakė apo shumė!
Njė pension s’u del,
sa njė kile qumėsht!
Djemtė na kurbeti,
ēoku u dėrgojnė!
Po ēmimet u rritėn,
ato s’u mjaftojnė!
Vendi shumė i pasur,
njerzit fukarenj!
Pa rrugė e pa ujė,
gjithė jetėn mbenė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ETHET E DASHURIS
(kėngė e vjetėr labėria)
Njė mėngjes o nė tė gdhirė,
takoj njė njeri tė mirė!
S’ish i keq, e i pėshtirė,
po ish, nė kup pėr tė pirė!
Mustaqet sapo dėrsirė...
Se kishte humbur fiqirė,
me njė vajzė kalli tė ngrirė!
Vėshtrimin mbi tė kish shtirė!
Gjithė natėn gjumi s’e mirrė...
Se ethet i kishte shtirė!
Nashtin-aj, nuk ndihej mirė!
Zemra punon me pahirė!
Zjarri mė pėrvėloi gjinė,
Ja atė, ja vdes mė mirė!
Ref:
Gjithė natėn gjumi s’mė mirrė,
o atė, o vdes mė mirė!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt