-
Pėr: Danel Cana
- SKLLAV I DASHURIS
(kėngė)
- Jepi fund beqaris,
djalė o more djalė,
Nuk e sheh se bukuritė,
po tė vijnė vėrdall!
Hidhe dorėn edhe zgjidh,
njė mollė tė artė!
Koha ta sjell dashurinė,
pėr jetėn dhuratė!
- S’kam besim tek dashuria,
vajzė lule vajzė!
- Do tė bindin syt e mija,
djalė o more djalė!
- Dashuria do tė thotė,
vajzė lule vajzė!
- Tė bėn skllav nė kėtė botė,
djalė more djalė!
Kur bėhen ndjenjat ujem,
djalė more djalė!
- Skllav i saj dua tė jem,
vajzė o moj vajzė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- PSE KA DHIMBJE DASHURIA
Kur tė thash se unė tė dua,
nuk e thash tė provokoj!
Se do kurrė kjo zemra ime,
zemrėn tėnde t’a mashtroj!
Dashuria lind pa pritur,
askush nuk e di se kur!
Por nė shpirtin e drobitur,
ajo mbetet e sėmurė!
Pse tė vuaj dashuria,
nė njė shpirt qė lulėzon!
A, pa dashur njerėzia,
bėn se s’di, e s’e kupton!
Tek njeriu qė ke pranė,
shpesh, si duhet nuk e ēmon!
Ngrohtėsin e saj, me fjalė,
as nuk munden qė t’a thonė!
Atėherė kur unė tė pyeta,
merr mundimin e mė thuaj!
Kur dashuria ėshtė jeta,
ajo pse duhet tė vuaj!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ME DETIN KĖNDOJ
Do tė marrė njė kėngė labe,
iso shokė mė mbani!
Do ja hedh deti me valė,
si palė e fustanit!
Treqind palė tė fustanellės,
kostumi qė dua!
Kėngėn mbani, bashkė me detin,
kėndoni me mua!
Do tja themi kėngės labe,
iso shokė mė mbani!
Kur bashkohen zėrat tanė,
frymė merr vatani!
Nė kohė tė vėshtira shumė,
labēe ėshtė kėnduar!
Gjakun kemi derdhur lumė,
por kemi qėndruar!
Brezin kuq e zi e lidhim,
pėrmbi fustanellė!
Me tė shpatėn dhe dyfekun,
i kemi mbėshtjellė!
Edhe valėt iso mbajnė,
me detin kėndoj!
Kėnga labe na mban gjallė,
gjithmon do gjėmoj!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TĖ KĖNDOJ APO TĖ QAJ
Mė mungojnė syt e tua,
shpirtin ma ke bėr tė vuaj!
Dashuria mė tret mua,
tė kėndoj apo tė qaj!
I piva dy a tre gota,
edhe shishen pran e mbaj!
Fare bosh mė duket bota,
zėri s’del, lotin s’e mbaj!
Si era mė vijnė fjalėt,
gjete tjetėr mė kollaj!
Nga gjoksi do t’mė dalė zemra,
kurrė me ndjenjat s’di tė luaj!
Meraku mė ha pėr brenda,
buzėqesh e tė mos vuaj!
Fjalėt e botės tė rėnda,
si mulliri do ti bluaj!
Rakinė me fund e piva,
edhe shishen pranė e mbaj!
Nuk braktiset dashuria,
ndaj tė kėndoj, edhe qaj!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- O RRUSHI STAFIDHE
Sa isha i ri mė deshe,
se tė vija me peshqeshe,
me livando nėpėr xhepe!
Kur u plaka mė pėrqeshe,
fustane tė reja veshe,
unė i ziu me qeleshe!
Rallė mė flisje dhe qeshje,
krevatin mė vete deshe,
si rrushi i tharė mė jeshe!
Rinia iku dhe shkojė,
kokėn ma ngjyen me bojė,
unė tė dua po njėlloj!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- DUAJE NJĖ ZEMĖR
Kush m'a lexon zemrėn,
do ta mbaj pėr jetėn!
Shembull, flakadan,
dritė pėr tė vėrtetėn!
Kush m'a lexon zemrėn,
siē lexohet karta!
Ėshtė lidhur me jetėn,
me fije tė arta!
Zemrėn kush m’a sheh
dhe mė rrespekton!
Mbetet rrespektuar,
sot e pėrgjithmon!
Kush tė do vėretetė,
koha e tregon!
Do tė gjej njė zemėr,
veē qė dashuron!
Mos kėrko njeri,
pasuri pėrrallore!
Por duaj si di,
njė zemėr njerėzore!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
14- KUSH TĖ KA NĖ GJI
- Lum kush tė shikon,
ty moj nusja jonė!
Kush tė ka nė shpi,
moj nuse flori!
Lum kush tė shikon,
marshalla tė thonė!
- Nėna me babanė,
ditėn ku mė dhanė!
Nė zemėr e mbaj,
bandillin qė kamė!
Tė dy kur na panė,
marshalla na thanė!
- Kush tė mban nė gji,
moj hėna flori!
Ėshtė djal i ri,
rritur veseli!
Dhurat nė kuti,
plot me dashuri!
- Nėna me babanė,
deshėn pa mė dhanė!
Se merak e kanė,
fituan njė djalė!
Me gėzim nė zemėr,
bekimin e dhanė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ĖNDĖRR E KEQE
Njė ditė nė gjumė rashė,
tė ēlodhesha pak nė hije!
Njė ėndėrr tė keqe pashė,
sikur me njė tjetėr flije!
Nuk di, mjeri ēfarė pata,
po fryma nė vend mė mbeti!
Gulēoja djersitur na vapa,
sytė mu veshėn, i shkreti!
Njė ėndėrr e keqe mė shkundi,
i tėri dridhem purtekė!
Veshėt ushtonin nga gjumi,
dukej gjithēka e vėrtetė!
Tė gjitha ato qė kam thėnė,
ti thashė se tė dua shumė!
Zilia dhe fjalėt s’na lėnė,
as ėndėrr e keqe nė gjumė!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt