-
Pėr: Danel Cana
- BOTĖ E LĖTYRĖ
Drini melodioz si emėr,
shkonte nė klasėn e tretė!
Tė gjithė e kishin pėr zemėr,
por e vinin nė sikletė!
Kishte vite nė emigrim,
familja e tij nė Angli!
Me punėn ishin shumė mirė,
dhe ai kish lerė aty!
Kishte njė motėr tė vogėl
dhe ajo nė kopėsht shkonte!
I pėlqenin shumė lodrat,
kurrė nuk i ngatėrronte!
Njė mėsues, e kish pėr zemėr,
jepte lėndė shoqėrore!
Kishte ca huqe si femėr,
dhe shpesh e merrte pėr dore!
Njė ditė prej ditėsh mėsuesi,
mjerė kush do tė n’a mėsoj!
Po ju bėn mėsime seksi,
homoseksualėt kish nė gojė!
“Njerzit lindin me difekte”,
shoqėria t’i pranojė!
Kur nuk di se ē’ėshtė pėr vete,
se ėshtė mashkull e mohoj!
Kėto gjėra tė pa hijshme,
nė familje u bė temė!
Nuk dua tė prish familje,
ndaj dy fjalė do t’ja them!
Nė mėngjes babai tek shkolla,
shkon kap mėsuesin e Drinit!
Pėr kulturė edhe tė holla,
mora rrugėn emigrimit!
Ke dėgjuar pėr Shqipėrinė,
ėshtė njė vėnd me tradita!
Ndaj tė lutem matu mirė,
ē’i thua fėmijės pėrdita!
Njerzit lindin nga natyra,
jo ē’thotė mėndja e sėmurė!
Atė flamurin me ngjyra,
unė nuk e pėrkrah kurrė!
Ndaj tė lutem nuk dua,
budallalleqe tek fėmija!
Ndryshe ke tė bėsh me mua,
qė vij nga Shqipėria!
Mėsuesi shpėrfytyruar;
- ėshtė programi mėsimor!
Qė mė vjen nga ministria,
unė s’kamė gjė nė dorė!
Jemi nė demokraci,
ėshtė liria e mendimit!
Propagandė nė fėmij
dhe sistemin e arsimit!
Bota po bėhet e ndyrė,
gjoja e qytetėruar!
Paēavure e lėtyrė,
njerėzimi ka mbaruar!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TA NJOHĖSH PERĖNDINĖ
Pėr ēdo ditė flas me Diellin,
i them dėshirat e mija!
E vetmja dritė qė kemi,
aty ėshtė dhe Perėndia!
Flasė se, e di historinė,
tė parėt kanė biseduar!
Mos t’a braktis kurrė njerinė
dhe ai s’ka tradhėtuar!
Qė kur bėri pellazgjinė,
nė krahė tė tij i pati!
I ēliroi, u dha lirinė,
rrėnjėt mė tepėr i zgjati!
I zgjati rrėnjėt nė tokė,
nga stuhitė, tė rezistojė!
Brez pas brezi u bekoftė,
gjaku pellazg do tė rrojė!
Gjakun pellazg e bekoi,
edhe nuk mori shpėrblim!
Brez pas brezi i kėndoi,
kjo ėshtė tokė e vėndit tim!
Gjatė gjithė historisė,
koha mirė e ka treguar!
Sa ju vėrsulė Shqipėrisė,
pėr t’a marrė e gllabėruar!
Por s’e dinė se ka njė mbrojtje,
ka njė zot tė dashuruar!
Bishat qė u bėnė pėr mortje,
ende nuk e kanė mėsuar!
Pa dėgjoni o shqiptarė:
- Gjak fisnik nė deje mbani!
Nga natyra lind kjo farė
dhe natyrės mos ju ndani!
Gjithė fetė qė duall mė mbrapa,
janė intriga, tė mashtrojnė!
Feja jonė ėshtė drita, balta,
dhe atė duhet tė mbrojmė!
Drita, qė kur hapim sytė,
nuk ka tjetėr tė vėrtetė!
Si ajo nuk ka tė dytė,
njerzit kanė vetėm njė jetė!
Jetėn qė tė fali fati,
jetoje me menēuri!
Diellin qė shikon, i zjarrti,
atė kemi dhe Perėndi!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- KOCE VĖNDI PIKĖ ERGJĖNDI
Koce vėndi je e rrallė,
o pallė e larė nė ar!
Flori e margaritarė
qė nuk ke tė krahasuarė!
O koce e vėndit tim,
ylli qė ēel nė agim!
Je dhe mbetesh e pa ēmim,
aty njoha dashurin!
Koce vėndi, pikė ergjėndi,
edhe guri, mė i rėndi!
I vjetri kėshtu e mėndi,
peshon zemra pėr sė rėndi!
Fisnike vėndit nė sua,
s’i humbas gjurmėt e tua!
Nga maj’e flokut nė thua,
sa tė frymoj do tė dua!
Koce vėndit plot me nure,
bardhaku me ujė gurre!
Nė tė lėnēa ty sėmure,
u bėfshim pėr nė qivure!
Pėr qivure moj u bėfshim,
njėri-tjetrin nė e lėnēim!
....................................
Bota le tė bėjė dy gojė,
le tė flasi si tė dojė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- FEJA TĖ DO IDIOT
Nuk kamė ēfarė tė themė,
por, koha po na e thotė!
Po re viktimė pėr fenė
gjithė kohės je idiot!
Vendin tė mbajmė, atdhenė,
si komb e kemi njė tokė!
Me kohė armiqt’ rrėmbyenė,
e tani na hiqen si zot!
Tė them mė tepėr nuk di,
por koha na mėson shumė!
Kėrkohet tė bėj drejtėsi,
mjaftė pėrēarje dhe gjumė!
Se koha kėrkon drejtėsi,
i vetėm nuk mundem dot!
Nė paqe bota tė rrijė
dhe vėndit t’i dalim pėr zot!
Ende hienat nė veri,
ēdo ditė gjak po kėrkojnė!
Ēdo ditė njė dėshmor i ri,
pėr luftė, mė keq provokojnė!
Dhe kombit mendjen ja mpinė,
me fetė, me prift dhe hoxhė!
Shqiptarėt mes veti u grinė,
kurani dhe bibla na rroftė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- LAVDI AFRIM BUNJAKU
Aty ku re,
lulėzoj gjaku!
Re pėr atdhe,
Afrim Bunjaku!
Vendi ku re,
nuk ka rėndėsi!
Por ideali,
qė mbrojte ti!
Jug e veri,
njė ė’shqipėria!
Njė kėngė t’a nis,
nga ēamėria!
Kush jetėn jep,
me nder pėr atdhe!
Dėshmor do jetė,
edhe pėr ne!
Guxove hasmit,
i dole pėrballė!
Hakun t’a marrim,
asgjė s’na ndal!
Aty ku re,
lulėzoj gjaku!
Lavdi pėr jetė
Afrim Bunjaku!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TĖ KAM SI FLORI
Bėj ca zhgarravina letre,
s’janė vargje janė derte!
Kur s’kam njė vajzė pėr vete,
larg nga mua ti moj dreqe!
Ti moj dreqe larg na mua,
mė mirė shih hallet e tua!
Gjithė mjalti t’u mbarua,
ylli karvanit ē’u shua!
Jam i mirė, ē’e do qė jam,
atė qė dua s’e kamė!
As pėr pashkė, as pėr bajram,
mė duall, e njėjta flamė!
Ti moj dreqe, ah moj dreqe,
zemrėn e ngrohtė ē’e trete!
Nė do, trėndafilin jepe,
mos qaj vetėm pėr sebepe!
Ah i mjeri, i varfėri,
mbeta pengė, nė dashuri!
Pėr besė, kjo tė mban tė ri,
unė los me gushėn flori!
Gushė e buzė sa i dua,
ethet seē m’i ngjite mua!
Si qiri tė dy kulluar,
mė mbulo e tjetėr s’dua!
Kot qė bėj k’to zhgarravina,
ti qėllon si vetėtima!
Tė ndjek pas, mbarohet fryma,
pėr gjuhe m’u tha pėshtyma!
Bėj si di e si do vetė,
me dorė do t’i largoj retė!
Pėr njė xhevair nė jetė,
floririn dheu s’e tretė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
-ZEMĖRPLASUR PSE RĖNKON
I pėrmbysi djallėzia,
nuk e la dashurin tonė!
Ėshtė e brishtė dashuria,
ē’ke moj zemėr qė rėnkon!
E plagosur dashuria,
plagė e hapur qė kullon!
Pranė saj doja tė rrija,
as fati nuk mė ndihmon!
Tė dhėmb shumė plag e hapur,
zemėr plasur pse rėnkon!
Ke gabuar, qė ke dashur,
ėshtė e verbėr, nuk shikon!
Dhe sa do qė tė pėrpiqet,
dashuria nuk shikon
Gjithė trupi zė e digjet,
zemėrėn t’a pėrvėlon!
I dashuruari nuk ndalet,
si fėmijėt zė lodron!
Po kur tjetra zė e tallet,
nuk ka zemėr, s’tė kupton!
Mos u bėni, tė pa shpirtė,
mos frenoni ndienjėn tuaj!
Jeta do ushqim pėrditė,
ndryshe mbetemi tė huaj!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- GJITHMON FITON DASHURIA
Pėr tė mbrojtur dashurinė,
i ri bėhem, si njė herė!
Pėr tė prishur dashurinė,
i ligu ende s'ka lerė!
Ndienjat nuk kanė munguar,
nuk munguan asnjėherė!
Tė bindesh duhet provuar,
ēfarė tjetėr mundet tė them!
Femrat ngjajnė me burimet,
qė nxjerrin ujė tė kulluar!
Shijen edhe ledhatimet,
s’mund t’i dish pa e provuar!
Binduni se dashuria,
kėrkon pėrkėdhelje shumė!
Shije saj dhe ėmbėlsia,
mposhtin mė tė fortin burrė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TRADHĖTARIT
Mos t'u gjend njė vend,
as edhe pėr varr!
Kalli bosh, pa mend,
dole tradhėtar!
Faqezi qė del,
kundėr kombit tėnd,
Dhe pėr varr s’tė bėhet,
asnjė pėllėmb vėnd!
Tokės i rėndoi,
gjallė dhe i vdekur!
Dora qė mėkoi,
djepen t’a kish djegur!
Askush pėrmbi dhe,
s’e fal tradhėtinė!
Vulėn ballit ke,
nė gjithė historinė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- GJAKU S’KA KUFI
Jam krenar qė jam bir vėndi,
i Epirit historik!
Historia vet e gdhėndi,
pikė e globit strategjik!
Kėtu lindi trimėria,
ėshtė njohur qysh mė parė!
Ku lindi mitologjia,
ishte dhe mbetet shqipėtar!
Sot nė shekullin e shkencės,
Epirit i vunė kufi!
Nuk e fshehim tė vėrtetėn,
ai nuk rron nė robėri!
E di mirė nga historia,
shumė furtuna ka kaluar!
Kėngėt dhe vallet e tija,
s’mundėn kurrė pėr t’ja ndryshuar!
Kėngėt, vallet, tė veēanta,
derdhet shpirti epiriot!
Qė nga kohėt mė tė lashta,
armiku s’i ndryshoj dot!
Pas njė shekulli tė ndarė,
gjuhėn shqipe ja mohoj!
Epirioti prap krenar,
nė fėmij e trashėgoj!
Kur kėndojnė kėngė e valle,
gra edhe burra levendė!
Lidhur sup mė sup si malet,
pėr heronjtė qė ja prenė!
Heronjtė qė gjakun derdhė,
pėr tė mbrojtur kėtė tokė!
Nė kėngė e nė zemėr mbenė,
ėshtė gjaku epiriot!
Ėshtė gjaku epiriot,
qė ėshtė derdhur pėr liri!
Ta mėsosh dhe ti Evropė,
se gjaku nuk njeh kufi!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt