Close
Faqja 64 prej 84 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 838

Tema: Danel Cana

  1. #631
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - ULU MBI MERMER

    Pėrmbi varrin tim e dua njė mermer,
    tė mė ulet mikja, tė mendohet thellė!

    Mikja ime e mirė, mos tė trishtoj ikja,
    bashkė i kaluam, tė mira, tė liga!

    Kur u njohėm bashkė, ishim shumė tė rinj!
    po me gjak e lotė, vaditėm dashurinė!

    Sa herė kėmba jote shkel pėrmbi mermer,
    dashuria shpirtin do ma pėrkėdhel!

    Nė anė tė rrugės varrin tė ma bėsh,
    qė ēdo udhėtar tė pushoj mbi tė!

    Kushdo qė kalon, tė ulet mbi varr,
    dhe me shpirt tė thotė: “Ja dhe njė i ngratė”!

    Ja njė i larguar, nga bota e gjallė,
    banesa e fundit mbetet veē njė varr!

    Kushdo qė lexon, njė emėr mbi varr,
    me tė drejtė do pyes: “Rron apo ėshtė gjallė”?

    S’jemi tė pėrjetshėm, nė botėn e gjallė,
    rron kush lė njė emėr, a trashėgimtarė!

    @cana

  2. #632
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - KĖNGA E TABANIT

    Kėnga labe e tabanit,
    ka njė histori tė madhe!
    Tė dashuris dhe tė mallit,
    shkrirė si bora nė male!

    Kėnga labe kur kėndohet,
    edhe kthesa me gurmas!
    Nuk ka plagė qė nuk shėrohet,
    t’a heq tė shkretin maras!

    Kėnga labe, kėngė malli,
    mbrujtur me halle tė rėnda!
    Nuk ka nota pentagrami,
    e kėndon si t’a do zemra!

    Me kostumet popullore,
    e kėndojmė nėpėr skena!
    Edhe vallet dorė pėr dore,
    i kėrcejmė siē na ka ėnda!

    Refreni:
    Kėnga labe shokė,
    ėshtė kėnga jonė!
    Pa kėnduar s’rri dotė,
    zemra e kėrkonė!
    @cana

  3. #633
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - KO-KO-RI-KO-KO
    (fabula)

    Njė kaposh si tjetėrkush,
    i puthte pulat nė gushė!
    Nė gushė gjithmonė i puthte,
    bėhej qafa flakė e kuqe!
    Edhe pula rrinte, pulė,
    njė kėmbė ngri, e tjetrėn ulė!
    Dhe sa herė qė miza gjente,
    gjithė pulat i gėnjente!
    Me njė ko-ko-ri-ko-ko,
    pulat i afronte!
    Dhe me marifete,
    nė gushė i pickonte!
    Nuk pyeste pėr ngjyrat,
    tė bardhė a tė zezė!
    E mbushnin kotecin ,
    plot pėrplotė me vezė!
    @cana

  4. #634
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - A KUJTOHESH VALLĖ

    A tė kujtohet moj lule, ēfarė mė thoshje mua?
    ngrije kokėn, buzėqeshje, “vetėm ty tė dua”!

    A e mban mend ti moj lule, sa ndiheshim mirė,
    tė varfėr dhe s’kishim shumė, por ishim tė lirė!

    Kur shikonim njėri tjetrin, na shtohej fuqia,
    ndryshe erdhi koha lule, pėr mua, pėr tyja!

    Veē kujtimet mbetėn lule, qė kollaj nuk shkulen,
    gjithmon nė mėndje dhe zemėr, kėmbėkryq mė ulen!
    @cana

  5. #635
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - TĖ LOZ ME DASHURINĖ

    Cila femėr do vėrtetė,
    edhe respekton mua!
    Ajo qė ndjenjat nuk i vret,
    mė lė, tė bėj ē’tė dua!

    Ajo qė di t’a mbaj nė shpirt,
    tė pastėr dashurinė!
    Nė burg tė jetės mbyll ēdo ditė,
    ambicjen, xhelozinė!

    Ēdo ditė ajo merret me punė,
    familjen dhe ēdo gjė!
    Natėn mė vjen, mė lė pa gjumė,
    dhe loz e qesh me tė!

    Unė e puth me afsh ngadalė,
    buzė, gushė dhe gji!
    Ajo si trėndafili palė,
    tulatur si mace rri!

    Mace, qė me gjumė nuk ngopet,
    nė gjumė prap tė bjerė!
    Pėr dashuri e ledhatime,
    gati ėshtė, tė ējerrė!

    Me thonj tė mprehtė, mbyllur sytė,
    mė falet e gjithė!
    Duart mbledhur, buzėn ndukė,
    shtėrnguar mbi sisė!

    Kjo ėshtė ajo qė dua,
    kurrė nuk e ndėrroj!
    Kėshtu mė bėn gjithmon t’a dua,
    nė jetė t’a nderoj!
    @cana

  6. #636
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - E ZEUSIT EVROPĖ

    Vet Zeusi u pėrkul, tė puthi gushėn dhe gjinė,
    Magjepsur ish’ pas bukurisė, tė fali dashurinė!
    Ti bijė e bukur e Telefesės, copė e zemrės tij,
    Mbi ty Evropė e hodhi dritėn dhe gjithė Pellazgjinė!

    Pamjen e njė demi mori, tė hodhi mbi shpinė,
    Nė ishull tė tij tė shpuri, nderoi Pellazgjinė!
    Pėr ty nė gjunj u pėrkul, gjithfarė lulesh tė hodhi,
    S’vonoi puthjen nė buzė, pavdekėsi tė hodhi!

    Nga mė pjelloret tė bėri, tė kishje shumė bij dhe bija,
    Nder dhe lavdi fitove, nderoje emrin e tija!
    Ajo nuk ishte pėrulje, ajo ishte lavdi,
    Qė jetė dhe dritė tė kishin, tė tutė bija dhe bij!

    Dhe mbete njė emėr i nderuar, pėr gjithė mitologjinė,
    Olimpi perėndi-drejtuar, nga ty e kishin synė!
    Ndaj kthehu Evropė dėshirės dhe duaj bija dhe bij,
    Vėndit pellazgjik-bekuar atje ku sisėn ke pirė!
    @cana

  7. #637
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - PĖR RRJETET SOCIALE

    Thonė e ē’a nuk thonė,
    pėr rrjetet sociale!
    Mblidhen njėmij dreqėr,
    dhe na hedhkan valle!

    Ē’do njeri qė di,
    e ka njė profil!
    E ndėrton si do,
    mundohet pėr mirė!

    Dreqėrit tė kėrcejnė,
    atė punė kanė!
    Kush me ‘ta bashkohet,
    bėhet mė shejtan!

    Unė pėr vehten time,
    tė mirėn kėrkoj!
    Kujt i ēoj mesazhe,
    shumė e repektoj!

    Etikėn, moralin,
    i kamė yll nė jetė!
    T’i ketė shoqėria,
    siē i kamė dhe vetė!

    Kur s’shoh edukatė,
    normat fillestare!
    Nė shoqėrin time,
    nuk e pranoj fare!

    Nė do qė nė jetė,
    ndershmėri tė kesh!
    Qėndroj larg tė ligut,
    kurrė mos u pėrzje!

    Siē jamė virtual,
    jamė dhe ditė pėr ditė!
    E dua shoqėrinė,
    rrespekt pėr tė gjithė!

    Jam ky qė jam,
    kurrė nuk maskohem!
    Kur tė respektoj,
    dhe tė respektohem!

    Kujt nuk i pėlqej,
    i qoftė udhė e mbarė!
    Nuk mbahet rrespekti,
    lidhur me litar!
    @cana

  8. #638
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - VASHA ARBĖRORE

    Vasha arbėrore, e fisit ILIR,
    bukurin qė more, nuk ka mė mirė!
    Dielli larė ka, me rreze tė arta,
    hėna tė sodit, numuron me ēapa!

    Era mėrmėrit, diēka nė tė shkuar,
    tė tillė bukuri, kurrė s’kam ledhatuar!
    Tė tillė freski, bukuri mbuluar,
    mua dhe burimit na i ke kaluar!

    Siē lind bukuria nė fis e nė farė,
    dhe fisnikėria, mbruhet nė damarė!
    Kjo rracė e bukur, gjithė bota pyet,
    femra arbėrore mbretėron nė jetė!

    Kush e ka krijuar, kush e ka stolisur,
    nėna qė e lindi, ku piu dhe sisėn!
    Rritur e gjezdisur nėpėr gryka malesh,
    si motra, tė lira, janė me sorkadhet!

    Me faqe tė kuqe, si mollėt nė rrėza,
    si dy pika ujė ngjajnė me thėllėzat!
    Si zanat e malit nė mitologji,
    dinė tė dashurojnė, tė rrisin fėmij!

    Vajzat shqipėtare, janė vajzat tona,
    nga shekujt e shkuar na gjėmon jehona!
    Kush jetėn e prish dhe s’e respekton,
    si ora e malit, shpirti saj mallkon!

    Shpirti saj i bukur, zemra e saj e dlirė,
    mos ja pengo dritėn, s’rri nė errėsirė!
    Mashkullin qė do, e nderon nė jetė,
    kush nė krah e ka, dashuron vėrtetė!
    @cana

  9. #639
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - VAJZAT SI TRĖNDAFILA

    O trėndafili nė barēe,
    pėr ty u mundova shumė!
    Dielli tė puthte nė faqe,
    aromėn t’a merrja unė!

    Trėndafil o lule e bukur,
    gonxhet e tua me erė!
    Kur nata ėshtė nė tė ndukur,
    vesa pėr mbi ty do bjerė!

    Trėndafil i butė nė barēe,
    o lule e shpirtit tim!
    Ti me buzė, e unė me faqe,
    t’a shijojmė dashurinė!

    Aromėn shumė tė pėlqyer,
    me atė tė vė nė gjumė!
    Si njė vajzė buzėn ngjyer,
    betohem tė dua shumė!

    Vajzat edhe trėndafilat,
    njė familje do tė jenė!
    Thėllėzat edhe bilbilat,
    prani e tyre na denė!
    @cana

  10. #640
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - RUAJE DASHURINĖ

    Si njė lojė erdhe, trokite nė zemėr,
    nga mali mė zbrite m’u ktheve nė ėndėrr!
    Nga mali mė zbrite, siē zbresin thėllėzat,
    dite si ato, t’i ndezėsh dhe zemrat!

    Erdhe dhe m’u ule, mė qėndron pėrballė,
    tė shkėlqente floku, qė bje palė-palė!
    Buza jote e kuqe, ngrirė si brazyma,
    si bora e malit qė shkrihet nga fryma!

    Trupi yt i bukur, sorkadhe motake,
    qė nga fėminia tė mbaj mėnd ca naze!
    Naze edhe hire, qė kurrė s’u harruan,
    vetėm me vėshtrime ishim dashuruar!

    Ishim dashuruar, se dinim as vetė,
    por koha na ndau, si shpėrndahen retė!
    Tani qė u pamė, nuk ka as mėdyshje,
    si tė mos tė dua, nuk bėhet ndryshe!

    Zjarri i dashurisė, nuk duhet zbuluar,
    edhe pse vetė koha, tani ka ndryshuar!
    Dashurinė e pastėr, shumė e sulmojnė,
    ajo verbon sytė, ndaj e xhelozojnė!

    Mos trego moj zemėr, atė qė mban brėnda,
    dhe sikur tė thonė, fjalėt mė tė rėnda!
    Floririn e pastėr, gurin xhevair,
    pėr vehte e ruajmė, zemrės i bėn mirė!
    @cana

Faqja 64 prej 84 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •