-
Pėr: Danel Cana
- SYRI TĖ KĖRKON
S'ka betime dashuria,
nuk ka as formulė!
Kur syri tė kėrkon tyja,
ndizen shkarp e gurė!
Prej merakut tretem, shkrihem,
tė puth s'ngopem kurrė!
Ngrohtė pranė tė mė ndihesh,
tė ulem nė gjunjė!
Dashuria s'ka stacion,
po ka trenin kohė!
Celular a telefonė,
ngjyra s'do tė njohė!
Moshė nuk njeh dashuria,
ka veē numurin dy!
Zemrat ngrohtė mban tė dyja,
pėr mua pėr ty!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- UJKU DHĖNDĖR
(fabula)
Dhėndėr ujku, ujku dhėndėr,
ē'do ditė shihte nga njė ėndėrr!
Sikur bashkė me dhėnė kulloste,
kė tė merrte s'po vendoste!
Do t'i shkonte teoria,
"t'a prishte fisin e tija"!
T'a prishte, t'a rregullonte,
pasi mirė t'i gllabėronte!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ZGJOHU SHQIPĖRI
Atdheu im Shqipėri,
Ti qė kurrė shpresėn s'ma trete!
Shekuj fle mbi pasuri,
Pėrsėri e varfėr mbete!
Atdheu im Shqipėri,
Gjithmonė fisnike mė mbete!
Sado tregon trimėri,
S'gjete dot rrugėn pėr vehte!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TJETĖR HAKĖRRIM
Ca koka nė politikė,
Peng e mbajnė vendin tim!
Ėshtė koha, them pa frikė,
Pėr njė tjetėr "Hakėrrim"!
Hakėrrim qė tė tund vendin,
Tė dridhet foshnja nė bark!
Poshtėrsitė ndaj vendit tim,
Pėr gryke mė bėhen lak!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- MBROJTJA
(fabula)
Dhelpra nė tė dalė tė yllit,
Nėpėr shkurre zė e rend!
Ujku nė gjykatė tė pyllit,
E kemi dhe President!
Ngrihuni kafshėt e pyllit,
Nė protesta dilni sot!
Betohem pėr dritė tė syrit,
Nuk ka drejtėsi mbi tokė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- HALLI
Ē'ėshtė halli kush s'e di,
halli njerėzor!
Rri nė derė, jashtė s'del,
dhe tė ka nė dorė!
Hall ka baba, hall ka nėna,
hallet s'janė njėlloj!
Hall ka burri, hall ka femra,
jeta do vazhdoj!
Hall ėshtė puna dhe shtėpia,
qė nga lindja jonė!
Hall ėshtė biri, hall bija,
as ai s'tė do!
Hall mbi hall dhe pasuria,
pėrpara s'tė ēon!
Kur s'e ke tė bje zija,
ditėt ngatėrron!
Hall i varfėri, hall dhe mbreti,
njeri s'tė kujton!
Hall sėmundja, hall shėndeti,
zjarr qė pėrvėlon!
Hall i njerėzis ku mbeti,
lum e lum o hall!
S'e than era, s'e tret deti!
mė mirė tė marrė!
Bota qėndron pėr mbi halle,
si varka lundron!
Dallgėt ngrihen, bėhen male,
vala dhimbje shton!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- MENDUESHĖM
E kaptoi dielli Malin,
me shumė lehtėsi!
Rrezet qė dritė pėrhapin,
syri i zjarrtė ndrin!
Shkel mbi dete, oqeane,
me shumė lehtėsi!
I kaloj tė gjithė malet,
krenar mbi 'to rri!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- SHIJE GJUHĖS
Kamė njė sharje shqiptarēe,
si e mban i ziu dhėmb!
Njė "Ok", qė s'di nga erdhi,
na u bė ferrė nėpėr kėmbė!
Gjuhėn e bukur amtare,
e kanė bėrė si tas me lėng!
"Lloj-lloj lugėsh hyjnė brenda",
shije kombit s'po gjen vėnd!
Ēfarė bėni more tė mjerė,
gjuha ėshtė kombi i tėrė!
Ē'kanė mė shumė kombet e tjerė,
historia s'do tė flėrė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- MBRETI VENDOS
(fabula)
Nė njė shpellė, ku hyrja nxin,
Mbreti Luan hungėrin!
Delegatė nga largė vijnė,
Do formojnė qeverinė!
Ujku i zi edhe Pantera,
Roje rrinin mu tek dera!
Skilja qė nga larg i sheh,
Nuk thotė gjė dhe pse i njeh!
Thotė Ariu me zė pallė:
- Nuk shikoj asnjė tė dalė!
- Po ikėn u del sekreti,
Kėshtu ka vendosur mbreti!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- KORBA MOJ SAFETE
(lirikė ēame)
I ēave ferrat si dete,
korba, qyqja moj Safete!
Tė thosh bota, ē'bėn, ku vete,
korba, qyqja moj Safete!
Mirė, ē'u dive pėr vehte,
korba, qyqja moj Safete!
Vetė flit e vetė pėrgjegje,
korba, qyqja moj Safete!
I le dhėntė, nė to nuk vete,
korba, qyqja moj Safete!
Mbenė tumanet nė Shelgje,
korba, qyqja moj Safete!
U e zeza s'di ku vete,
korba, qyqja moj Safete!
E lashė djalėn nė djepe,
korba, qyqja moj Safete!
Do t'a marrė me kopanece,
korba, qyqja moj Safete!
E t'a rris me qumėsht dele,
korba, qyqja moj Safete!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt