-
Pėr: Danel Cana
– BUKURIA NĖNĖ
Bukuri qė shkel mbi lule,
Lule nėna tė ka bėrė!
Ai djep qė tė pėrkundi,
Mbajti njė botė tė tėrė!
Bukuris i jan pėrkulur,
Mbretėr edhe diktator!
Qė tė gjith i ka verbuar,
I ka kthyer nė shėrbėtor!
E ē’tė them i mjeri unė,
Qė s’kam fare pasuri!
Veē njė penėz kam nė dorė,
Me tė gėrvisht poezi!
Penėz moj ti e bekuar,
Nė njė diell do tė kthej!
Ēdo zemėr qė ke takuar,
Rrezet e mia tė ndiej!
Njeri, krijes e verbuar,
Qė dorė ngre mbi bukurinė!
Emrin Nėnė, mė i bekuar,
Atė qė krijon njerinė!
Atė qė i mposht tė tėra,
Shiun, borėn, ftohtėsinė...
Atė qė na mbajti ngrohtė,
Atė qė mėkojė gjinė...!
Atė...qė fjala nuk matet,
T’a krahasosh me gjith botėn!
E nderoj edhe i falem,
Nė tė do ta mbėshtes kokėn!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
DO TA BĖJ NĖ ZEMĖR VĖNDĖ
(pėrpunuar pėr kėngė)
Gjerdani qė ke nė grykė,
Tė shtėrngoftė, e mos tė mbytė,
Jelekun lule ergjėnda,
Obobo se ē'mbėshtjell brėnda!
Mbėshtjellka dy mollė tė ėmbla,
Hėngra njė e dot su shėmba!
Ref.
Mos mė rri o mike rėndė,
Nė zemėr ta kam bėrė vėndė!
Ēnurė tė merrte fytyra,
Kur mi ulje sytė!
Mė nge tė stolisi nėna,
Si ty ska tė dytė!
Ngashėreheshe nga brėnda,
Hidhej gjoksi ytė!
Ref.
Mos mė rri o mike rėndė,
Nė zemėr ta kam bėrė vėndė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- SBĖHET MĖ ORIGJINALE
Bobo ēmė ka zėnė njė mall,
Do ti ngjall tė gjitha!
Kujtimet e vogėlisė,
Vajzat porsi drita!
Me bisht tė syrit i prisnin,
Levendėt nė prita!
Kush tha se vdesin kujtimet,
Mendja i ka vdekur!
Ato mbetėn frymėzimet,
E shpirtit tė etur!
Aventurėn mė tė bukur,
Ende se ka gjetur!
Ēmė zė njė mall, herė-herė,
Mė mbėrthen pėr vėndi!
Ku vanė ēupat e asaj kohe?
Si pikė ergjėndi!
Fjalė tė prishte dashurinė,
Nuk dilte nga dhėmbi!
Veshur thjeshtė, me fustan basėm,
Trupi u kish hije!
Vajzė fshati, nė sup spatėn,
Shkonim nė korije!
Prisnim dushk pėr bagėtinė,
Edhe ti djersie!
Ngarkonim mushkėn a kalė,
Niseshim pėr udhė!
Kėnga vėnēe, popullore,
Na vinte nė buzė!
Dorėn njėri-tjetrit zinim,
Digjeshim si shpuzė!
Eh rinia ime e bukur,
Skishe pretendime!
Skish si sotė, FB, kompiuter,
Mbushur me klikime!
Je gjithmonė origjinale,
Nė zemėrėn time!
Ajo kohė qė skthehet mbrapsht,
Ska tė krahasuar!
Sot mė shumė janė virtualė,
Tė modernizuar!
Shpirti dhe mendja mė mbeten,
Nė kohėn e shkuar!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- S’TĖ THEM DOT LAMTUMIRĖ
Lamtumirė nuk tė them dot,
Atdheu im i mirė!
Shpresoj njė ditė tė mė presėsh,
Si pret Ati tė bir!
Largė sot jam dhe s’tė shikoj,
Dhe sytė i mbaj nga hėna!
E di se, bijtė i do njėlloj,
Si do fėmijėt nėna!
Dhe mosha bėn punėn e saj,
Kujtimet nuk mė ndahen!
Lotėt mė bjenė, po jo nuk qaj,
Se dua tė pėrmbahem!
Nga syri loti rrėshket vetė,
E ngecet pėrmi gji!
Unė kam nevoj pėr emrin tėnd,
Dhe ti pėr dashuri!
Nė kohė rrėmuje, ikėm tė lamė,
S’na mbajte me pahir!
Kėtu ku erdhėm, vėshtirė e pamė,
Mundohemi pėr mirė!
Ata qė mbetėn, pėr ty s’punuanė,
Ti prenė tė gjithė damarėt,
Shumica u shpall politikanė,
Dhe sot tundin litarėt!
S’menduan pėr ty, as dje, as sot,
Nė botė, nė treg tė nxorėn!
Ata qė ikėn, s’po bėhen tok,
Votėn me ligj ua vodhėn!
Unė besoj njė ditė do vijė,
Qė sytė nga ty ti kthejmė!
Dhe drejtėsia duarkryq s’do rrijė,
Ē’kanė vjedhur, tua rrėmbejė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TRĖNDAFILI THARĖ
Dikur nė biblotekėn time,
njė sy duke i hedhur!
Gjysėm fletore me shėnime gjej,
nga koha fletėt sverdhur!
Nė dorė e mora, ngadalė e hap,
shikoj si pėr ēudi!
Me shkrim dore, shkruar bukur,
dy strofa poezi!
Shfletoj ngadalė fletėt e zverdhura,
kujdes e me ngadalė!
Diku njė trėndafil unė gjeta,
tė shtypur, e tė tharė!
Njė ēastė mbeta i hutuar,
ashtu menduar rri!
Dikur njė dorė ma ka dhuruar,
si shenjė pėr dashuri!
Eh, sa do doja ta kisha pranė,
ta shihja drejt nė sy!
Tė ish’ kėtu, si atėherė,
e tė flisnim tė dy!
Ta shihja, po se di ku ėshtė,
jeta na ka ndarė!
Ta pyesja nėse e mbanė mend,
k’tė trėndafil tė tharė!
Nė buzė e vura trėndafilin,
akoma mbanė erė!
Jo mė kotė, pėr dashurinė,
ėshtė lulja mė e ndjerė!
Mendimet sot, kjo lule e bukur,
pa dashur mi ngacmoi!
E shumė largė, nė kohė tė shkuar,
zemra mė fluturoi!
Atėherė kur kishim dy tė shtrenjta,
moshėn dhe shoqėrinė!
Shtėrnguar fort e kishim “frėrin”,
se prishnim miqėsinė!
Mė mirė ashtu, them sot, mė mirė,
pėrmbajtur, ruanim nderin!
E jo si sot, tė shthurur fare,
se njohin fare “frerin”!
Dhe nėpėr ekrane dalin,
lakurq e zhveshur!
Nder, e cipė, nuk njohin fare,
duhet tė rrish heshtur!
Sikur kanė pirė koēimare,
janė tė tėrė njėlloj!
Kėndojnė ca kėngė bajate,
qė s’mundem ti dėgjoj!
Pa kthyer kokėn, tė shohėsh mbrapa,
tė shikosh nga vjen!
Nuk di ku je, e shkon pėrpara,
rrugėn dot se gjen!
Ky trėndafili i tharė, sot,
mė futi nė mendime!
Pėr brezat sot, e pas kush vjenė,
i lėmė kėto kujtime!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- MA VODHĖN RININĖ
(humoristike)
U ngrita i llahtarisur,
Nga njė gjumė i rėndė!
..“Sikur lart nė mal unė isha,
I vetėm nė tėndė!
Hajdutėt mė kishin ardhur,
Kur isha duke fjetur!
Edhe dhėntė kishin marrė,
Asnjė nuk kish mbetur!”
Ngrihem nga krevati shpejtė,
Nė banjė shkoj me bujė!
Kokėn shpejt nė ēezėm futa,
Hedh ca grushta ujė!
Hodha sytė nė pasqyrė,
Veten tė shikoja,
Isha bėrė tjetėr njeri,
Sytė nuk i basoja!
Unė isha, pak mė i ri,
Mbrėmė kur rash pėr gjumė!
Sot shoh veten nė pasqyrė,
Qenkam plakur shumė!
Ngrihu, i them gruas time,
Pėr ēfarė rrimė shtrirė!
I pe hajdutėt moj trime,
Na vodhėn rininė!
Mbrėmė isha mė i ri,
Sot kamė ndryshuar!
Se do plakesha kėshtu,
Se kisha menduar!
Ngrihu grua, e uruar,
Shtrirė mos tė rrimė!
Shikoj veten i tmerruar,
Ma vodhėn rininė!
Ngrihet plaka lehtė-lehtė,
Ē’thua mor i uruar!
Rininė e pėrzumė vetė,
E kemi jetuar!
Ēfarė shaka pa kripė bėnė,
Pėr tė mė zgjuar mua!
Ai qė rudha s’ka vėnė,
Pakė ka jetuar!
Rudhat janė zbukurime,
Pėr gjithė pleqėrinė!
Qase faqen plaka ime,
Ta kujtojmė rininė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- DASHURINĖ PRANOJE
(romancė)
Nė avlli mė dole moj,
Faqet bėrė shpuzė!
Lulet tė vadisje moj,
Me kėngė nė buzė!
Flokėt e pa krehur moj,
Dredhur e pėrdredhur!
Flokė kaēurela moj,
Pėrmbi supe derdhur!
Ngjyrėn e floririt moj,
Kush ua paska dhėnė!
Tė kanė dritė tė syrit moj,
Babai me gjithė nėnė!
Lulet mė vadisje moj,
Pak edhe nga pakė!
Si ato ti ishe moj,
Lule pėr merakė!
Sytė dot s’ti ndaja moj,
Fustani zbėrthyer!
Gjysėm sise brėnda moj,
Dhe gjysma nė diell!
Fustanin tė shkurtėr moj,
Gjysėm kofshe zinte!
Pjesėn mė tė bukur moj,
Pėrjashta e linte!
Zemrėn ma gozhdove moj,
Herėt nė mėngjes!
Dashurinė pranoje moj,
Mos mė ler tė vdes!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ZĖRI PESHON FLORI
(kėngė)
Tė pashė nė barēen tėnde, moj,
Shetisje gjithė dėshirė!
Kishin ēelur lulet, moj,
Lule e trėndafilė!
Babait i kėrkoje, moj,
Njė fustan tė ri!
Ta vishje, ta mbaje, moj,
Plotė me dashuri!
Kush nuk do tė donte, moj,
Njė vajzė si ti!
Jo vetėm e bukur, moj,
Por dhe pėr shtėpi!
Nė shkollė e nė jetė, moj,
Mbaje shoqėri!
Miqėsin e zgjidhje, moj,
Ashtu si di ti!
Shikoj e s’kam tė ngopur, moj,
Tė dua me pashė!
Me lule tė mbuloj, moj,
Lulet e dynjasė!
Bukurija jote, moj,
Pa lee, kur kėndon!
Zėri yt i bukur, moj,
Me flori peshon!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- GJUMIN MOS MA PRISH
- Kush ma prishi gjumin mua,
Dola jashtė tė shoh!
Njė vajzė me dy kanerina,
Po loste me to!
Imitonte kanerinat,
S’ish e vogėl-o
Loste, qeshte e gėzuar,
Shumė e lumtur-o!
O Zanė e zbritur nga mali;
Prit pak, mė dėgjo!
Dėgjoje njė zemėr djali,
Si troket, e do!
- Lermė o djalė pėr kokėn tėnde,
Ashtu mos shiko!
Se, do zemėr dashuria,
Ndryshe, mos kėrko!
- Shiko buzėt si janė tharė,
Moj e bukur-o!
Hajde nė kasollen time,
Ti njomė buzėt-o!
Nuk duhet veē bukuria,
Duhet edhe kokė!
I bukur ėshtė dhe ylberi,
Po se prekim dotė!
- Lėre djalė, pėr kokėn tėnde,
Mos u lodh mė kotė!
Trėndafilin e kėputur,
E hedhin pėrtokė!
Nė beson tek dashuria,
Nė sy mė shiko!
Kėto fjalė janė ndienja,
Zemėra ime do!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- MUSHKONJA ARTISTE
(fabula)
Qeni dhe macja njė natė,
Bisedonin gjerė e gjatė!
Thotė macja:- E pe mbrėmė?
Njė orė nė televizor kam qėnė!
Ja kthen qėni: - Ē’po na thua?
Ēdo ditė, nuk mė ke parė mua?
Njė mushkonjė, qė shkoi pranė,
I dėgjoj e veshė mban!
Kur mbi kokėn tuaj ulem,
Unė dalė, e nuk mburrem!
Ja kthen macja menjėherė:
- Nuk tė kemi parė, kur del?
E dėgjoj mushkonja, qeshi:
- Kush tė pickoi ty te veshi?
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt