-
Pėr: Danel Cana
TA PUTH NISHANKĖN.
Mall pėr ty mė mori,
Malli pėr tė puthur!
Tė shikoj nishankėn,
Nishankėn e bukur.
Tė kujtohet dita,
Kur ėmbėl mė the:
- Nishankėn e bukur,
E pe, a se pe?
Nishankėn, mė pyete,
E pe, a se pe?
Sytė e mi nuk ishin,
Lundronin mbi re.
Tė takoja prapė,
Shpirti im, do donte,
Ti puthja nishankat,
Asnjė nuk shpėtonte.
Nė buzė e nė gjoks,
Tė puth tė betohem.
Pėr ato nishanka,
Do tė pėrgjėrohem.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
PĖR XHAXHIN POET
Xhaxhi poet, xhaxhi poet!
Do mė bėsh njė poezi?
Pėr mua, ta mėsoj shpejtė,
Bashkė me shokėt e mij.
Gjithė poetėt, shkruajnė vjersha,
Por pėr tė rritur, jo pėr fėmij!
Dhe botėn tonė, aspak nė rreshta,
Nuk e pėrmendin, kėtė se di!
Kėtė se di, qė pėr fėmijėt,
Tė shruash qėnka shumė vėshtirė!
Pėrdore na marrin, tė mėdhenjtė,
Shpesh na ēojnė, ku s’kemi dėshirė!
Ne botėn se njohim edhe aq mirė,
Kuptojmė ato qė syri na kap!
Shumė fėmij luftrat po vrasin,
S’dimė ku tė vemi, tė ikim me vrap!
Lufta nuk ėshtė pėr ne fėmijtė!
Ne duam lojra, tė lozim bashkė!
Lufta s’ėshtė lojė, as pėr tė rritur,
Ndaj nuk kuptojmė qytetin nė flakė!
Ca gėrma mėsova nė shkollė ABC-nė.
Dhe tė lexoja nuk dija kaq mirė!
Mami mė dha njė libėr tė trashė,
Qė ta lexoja me pahirė!
Ē’e dua kėtė? - Mamit i thashė.
Unė dot se ngre, jo ta lexoj!
Ėshtė “Kurani”, mos fol kėshtu e trashė,
Lexoje kėtė, zoti do tė ndihmoj!
Unė dua lodra, bukė dhe rroba,
Kėtu s’shikoj asnjė nga kėto?
Pusho moj shtrigė dhe mė qėlloi,
Po fole kėshtu, Zoti s’tė do!
Shumė prind nuk i kuptojnė fėmijtė!
Ndaj tė lutem, shkruaj ti, Xhaxhi poet!
Pėr ėndėrrat tona nuk duan t’ja dinė,
Na burgosin zemrėn, pa tė drejtė.
Kėshtu e njoha njė vajzė tė vogėl,
Nga sotė e tutje do udhėtojmė bashkė.
Ajo mė dha fjalėn se do mėsojė,
Dhe unė disa libra do ti fal.
2019
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
TI MBROJMĖ FĖMIJĖT
Xhaxhi poet, xhaxhi poet,
Tė lutem shkruaj, shkruaj pa frikė!
Ta mėsoj bota, njerzit e shkret!
Ta duan jetėn dhe ne fėmijtė!
Kėngėt dhe vjershat i duan fėmijtė,
Dhe pemėt ēelin nga zėrat e tyre !
Me kėngė dhe prralla ti rrisim bijtė,
Ti duam fėmijėt, ēdo rrace dhe ngjyre.
O njerėz, prindėr dėgjoni fjalėt tona.
Qė edhe jeta tė bėhet beharė!
Krijoni lodra, jo armė dhe bomba,
Tė gjitha ato janė pėr tė vrarė.
Ju vetė e thoni, fėmija s’ka faj,
Edhe ne, nga ju kemi mėsuar!
Fėmija nuk duhet kurrė tė qaj!
Fėmija ėshtė pėr tu dashuruar.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
POLITIKA - PERĖNDI
Efigjeni, je si drita, nė njė moshė gati tė rritur!
Orakulli tė zgjodhi pėr fli, pėr Helenėn e grabitur.
Vetė babai, Agamemnoni, ta preu kokėn e bukur,
Oh, ē’dhimbje ndjeu Delfi, pėr atė filiz tė kėputur!
Ushtarėt godasin me ushta mburojat, thėrrisnin perėnditė!
Qė gjaku yt, tu shuante etjen dhe shpirtin nė Olimp!
Drejt Ilionit, mbreti tiran, ushtarėt i drejtoj,
Ta shkatėronin atė qytet, o vdisnin gjithė nė Troj!
Nga ai ēast u hipėn anijeve, nuk humbėn asnjė ditė,
Deti gjėmonte, i mbushur me vela, u prinin Perėnditė!
Njėqind mijė shpirtra pėrmbi anije, drejt Trojės u nisėn,
Mbi dallgėt e detit, me shpatėn tė zhveshur, nuk e njohin frikėn!
Agamemnon i udhėhiqte, i veshur me petkun si mbret,
Tė mposhtė krenarinė trojane, nuk donte as jetėn e vet!
Qė Trojėn nė flakė ta shihte, t’ja zhdukte krenarinė,
Ushtarėt mbi mure ti linte, s’kurseu Efigjeninė!
Njerėzimi ē’pėrfytyruar nga ndienjat, njers pa njerėzi!
Cili zot do donte, pėr nektarin gjak, qė pjellėn ta bėsh fli?
Kohė e egėr, njerėz tė egėr, lakmonin pasuritė!
Bota, njerzit, kanė bėrė ndryshime, ashtu si perėnditė!
Sot jetojmė nė tjetėr epokė, ska Trojė dhe Helenė,
Por vėlla-vrasja pėr pasuri, ka mbetur ashtu siē qenė!
Se qėnkėrka shumė e vėshtirė, i gjalli tė jetė Njeri!
Ndaj shohim akoma politikanė, qė mbahen si Perėndi.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
MOLLA E KRIMBUR
Pa pritur, njė mollė tek kėmbėt mė ra!
Kėputet nga pema, sapo e puthi era!
Nė dorė e mora dhe kokėn ngrita,
Nė pemė kishte edhe kokrra tė tjera.
E ngrita nga toka, pranė hundės e ēova,
E ndjeva aromėn dhe freskinė e saj!
Njė pikė tė zezė pranė bishtin i pashė,
Ku larva e krimbit kishte hyrė kollaj!
Ky krimb i vogėl, qė ēau lėkurėn,
Nga pakė e brente dhe pa kuptuar!
Pema nuk e donte tė dobėt, tė sėmurė,
Tė tijėn ta kishte, nė tokė rrėzuar.
Kėshtu ėshtė kombi, njė pemė e madhe!
Ne njerzit jemi si kokrrat e mollės.
Nuk duhet tė lemė krimbin e pėrēarjes,
Qė gjuhėn, traditat, t'ja humbim kohės!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
LOTI NA PIKON NĖ PORTĖ
Hyj nė portė e s'tė shikoj,
Zėrin tėnd nuk e dėgjoj!
Loti nė portė pikoj,
Arben, o e ėmbla gojė.
Loti mė pikon nė portė,
Kush ta fshin ballin e ftohtė!
Ballin qė tė fshinte motra,
Mbuluar me djersė tė ftohta!
Nėnė e gjorė fshinė sytė,
Si ty nuk kishte tė dytė!
Qanė gurėt, qau vėndi,
Arben, o ballė ergjėndi!
Arben tė kėrkon shtėpia,
Vėllezėrit, gjithė shoqėria,
Tė kėrkon edhe fėmija,
Gojėmjalti qė ska si tyja!
Arben qė s'tė harrojmė dotė,
Sa herė hyj tek ajo portė,
Zemra dridhet, se mbaj dotė,
Folna Beni, goja plotė!
Malli na ka djegur xhanė,
O Arben, o djalė!
Shumė na ka marrė!
Ngrehu nga gjumi i gjatė!
Dhe folna njė fjalė!
A tė dhėmbin ato plagė?
Sytė tė kanė rėnduarė!
Djersa mbi qepallė!
@cana
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 03-04-2020 mė 15:01
-
-
Pėr: Danel Cana
LOTI NA PIKON NĖ PORTĖ
Hyj nė portė e s'tė shikoj,
Zėrin tėnd nuk e dėgjoj!
Loti nė portė pikoj,
Arben, o e ėmbla gojė.
Loti mė pikon nė portė,
Kush ta fshin ballin e ftohtė!
Ballin qė tė fshinte motra,
Mbuluar me djersė tė ftohta!
Nėnė e gjorė fshinė sytė,
Si ty nuk kishte tė dytė!
Qanė gurėt, qau vėndi,
Arben, o ballė ergjėndi!
Arben tė kėrkon shtėpia,
Vėllezėrit, gjithė shoqėria,
Tė kėrkon edhe fėmija,
Gojėmjalti qė ska si tyja!
Arben qė s'tė harrojmė dotė,
Sa herė hyj tek ajo portė,
Zemra dridhet, se mbaj dotė,
Folna Beni, goja plotė!
Malli na ka djegur xhanė,
O Arben, o djalė!
Shumė na ka marrė!
Ngrehu nga gjumi i gjatė!
Dhe folna njė fjalė!
A tė dhėmbin ato plagė?
Sytė tė kanė rėnduarė!
Djersa mbi qepallė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
SYRIN SE PENGON
Si tė ndal unė lotin,
Lotėt si ti ndal?
Ata rrjedhin vetė,
Kur zemra ka hall .
Kur zemra gufon,
Ndienjat bėhen det!
Syrin se pengon,
Lotėt rrjedhin vetė !
Loti rrjedh njėlloj,
Pėr mirė a pėr keq!
Zemra komandon
Dhe s'ke si e ndreq!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
Fabul
Zonja dhelpėr mėshirplotė,
Vė dy kushte sot pėr sot!
O njė pulė, o njė zok. ..!
Kėto ligje ka kjo botė!
@cana
GOMARI NJERI
Fabula
Njė gomar kishte dėshirė,
Tė ndahej nga rracė e tija.
Donte tė dukej mė mirė,
Tė ngjante si njerėzija.
Veshi njė kostum tė zi,
Qė tė ngjante si njeri!
Dhe tė mos dukej gomar,
Kishte vėnė dhe njė kollar!
Kur e panė lopa dhe kali,
U ēuditėn edhe qeshėn.
- Qėnka bėrė njeri gomari,
Po ta prishin punėn veshėt!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
E BUKUR KJO RRACA JONĖ
Vana, si ftujėz manare,
Pse na dole gėnjeshtare!
Na the, nuk martohem fare,
Do ti rri babait beqare!
Vito, rritur si billonjė,
Sy e vetull shigjeton!
Gjithė bota na mban nė gojė,
E bukur kjo rraca jonė.
Vana, Vitori me halle,
Koha s’ka vetėm behare,
Se zemrat djemve jua vrave,
Kur del si bora nė male.
E bukur me shoqe shumė,
Buzėqeshjet rrjedhin lumė!
Dil ti, tė dal dhe unė,
Xhelozit ti vėm nė gjumė!
*********************
Sa lotė derdh njerėzimi,
As Zotat nuk kanė kaq lotė!
Ata kanė fuqi nga njerzit,
Prandaj s'na kuptuan dotė.
************************
PUTHJE ZANĖS
Delikate, e pafajshme, Zanė e ėndėrrave je ti!
Shėtit nė pyje tė errėt dhe pi " ujė " nė poezi!
Etur pret puthjen e ngrohtė, tė vij pėrmi buzė tė rri...
Vėndin bosh nė zemrėn tėnde ta mbush plot me dashuri. ..!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt