-
Pėr: Danel Cana
Ē’MĖ JE TRETUR MIKE
Ē’tė shikoj fytyrėn moj, atė tė malluar...
O ē’mė paske hequr moj, o ē’mė ēaske vuar!
Syt e tua ndesha moj, vetullat harkuar...
O ē’mė paske hequr moj, sa mė paske vuar!
Buzė kuqėrremta moj, faqja jote shkruar...
Ē’halle tė kan tretur, kush tė ka munduar!
Pėrmbi gjoks ca djersė, si pika pikuar...
Vallė ē’tė ka prekur, ēfar tė ka munduar!
Ngrirė buzėqeshja me kohėn e shkuar...
Ka faj Dashuria, a botė e tėrbuar!
01-10-2015
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
LAVDIA NĖ KĖNGĖ MBETET
(kushtuar Zaho Balilit)
Mblidhemi nė Tepelenė tė kujtojmė pėrvjetore,
Gjėmon kėnga pas traditės, kėnga labe qė ti mbolle.
Ref...
Lule o Zaho Balilė,
Je pishtar pėr djalėrinė.
Pėr vėndin pishtarė mbete,
Kėnga dhe lavdia s’treten.
Kėnga labe qė ti deshe, lulėzoi e mbushi vėndė,
Kėngėtar i penės jeshe, ndaj dhe mbete nėpėr kėngė.
I kėndove bukurisė, se nuk desh tė ulte ballin,
Me lulet e dashurisė, njė kuror tė na nxjerr mallin.
Nėpėr kroje dhe burime, shetite malet e rėnda,
Lule Zaho kėngėtari, qėndron zgjuar nėpėr ėndrra.
Tepelenėn qė e deshe dhe pėr tė pena kėndoi,
Nė furtun e nė rrebeshe qumėshtė gjiri tė mėkoi.
Tepelena mėm e gjirit, lavdi pėr jetė uron,
Kėngėt e Zaho Balilit ajo kurrė s’i harron.
2-10-2015....@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
NATYRĖN TĖ DUAM
Sot njerėzimit,vėshtirė t’i vėsh emėr,
Shesin erėn, diellin shesin me kubik!
Nuk kan gjak, nuk janė njerėz, nuk kan zemėr,
S’jan tė vdekshėm dhe nga vdekja s’paskan frikė!
Kasollet dhe shpellat kan mbetur si ėndėrr,
Nga nata e errėt sot nuk ka frikė.
Harqet e shigjetat qė kishin pėr zemėr
Sot flasin me mburrje “Shekulli atomik”.
Ka shpikur shum armė tė vrasė nė masė,
Tmerr i jetės tėnde janė o Njeri!
Akoma s’ka gjetur formulėn e Zemrės,
Tė marr dhe tė japė mė shum Dashuri.
Kur harron nga vjenė, nuk di se ku vete,
Ka nevoj ta mbajmė botėn, siē na mban.
Se natyra vetė ėshtė Zot mė vete,
Dhe kur nuk e duam, nuk tė lė nishan.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
NDRYSHE ERDHI JETA
Dola moj tė prita, dola por mė kotė,
Pas ikjes sė madhe na ndanin dy botė.
Njėra botė e vdekur, tjetra mbushur lotė.
Pa shkruar njė vjershėz pėr ty, s’rrikam dotė.
Largėsija mike qėnka porsi era,
Shuan zjarret e vegjėl dhe ndez ca tė tjera.
Por prushin nė zemėr nuk e shuan dotė,
Se e mban kongjillin si hiri, me lotė.
Tė kisha thėnė mike, mos mė shiko shtrėmbėr,
Ja se si e bėre tė keqen nė zemėr!
Palė-palė fustanet mbaje nė musėndėr,
Stuhinė e zemrės e ktheve nė ėndėrr.
Ē’e ktheve nė ėndėrr moj gjith atė stuhi,
Dhe pse u betuam pėr pak lumturi!
Dhe s’do tė braktisja, as dhe mua ti!
Ndryshe erdhi jeta, mė tepėr nuk di!
Ndryshe erdhi jeta, ndryshe ishe ti,
Fati jonė qėnka mbyllur nė kuti!
Ku ta dijė ē’ka brėnda i ziu njeri!
Tė uroj nė jetė, gjithmon lumturi.
9/12/2015 @cana
-
-
Pėr: Danel Cana
LAPSI I KUQ
Lapsi kuq u bė shkaktari,
Qė tė prekja ato buzė.
Gabimisht nė buzė e mbaje,
Zhgarravisje njė pikturė.
Nxėnės tė njė banke ishim,
Bashkė i bėnim dhe detyrat.
Por se, orė e vizatimit,
Ishte pėr Ty mė e mira.
Gjith gėzim nxirrje pėrpara,
Detyrat nė vizatime.
Bojra lapsa edhe ngjyra,
E mbuloje bankėn time.
Kur bėje detyrė jashtklase,
Gjuhė, fizik e vizatime,
Merrje lejen e mamasė,
Tė vije nga lagjia ime.
Smund ta harroj atė ditė,
Pėr mua ish herė e parė.
Shikonim fotografitė,
Pasi mėndjen kishim vrarė.
Lapsi kuq ishte shkaktar,
Qė la shėnjė pėrmbi buzė.
Nėse ishte puthja e parė,
Mos trego se ta dhash unė.
Mbaje sekret thellė nė shpirt
Njė puthje tė fėmijėrisė.
Sekretet vdesin me njerzit,
Janė diamant i Dashurisė.
5-12-2015
-
-
Pėr: Danel Cana
E BUKURA NĖ ĒARDHAK
Njė ditė pashė pėr merak,
Njė tė bukur nė Ēardhak.
Mė foli dhe qeshi pakė,
Buzė e saj e kuqe gjakė.
Kur i thash do ngjitem lartė,
U bė e kuqe si flakė.
Mos mor’ djalė pritėm dhe pakė!
Jam e vogėl pėr sevadtė!
Njėzet vjeēe rrumbullak.
O tė puth o s’gjej rehatė!
Moj u bėfsha pėr mandatė!
Hidhu tė tė pres nė krahtė!
Unė u hodha dhe mė prite!
Si moll e gjirit mė rrite!
Mė deshe mė veselite!
Puthje, lotė mė vadite.
@cana
21-12-2015
-
-
Pėr: Danel Cana
MALL E GJĖ T’I BĖJ KURBAN
Nėn njė lis e kisha stanė, fshatin kisha pėrkrashi.
Tek njė rrap mėrxen kopeja, dielli saē mbi koka rri.
Hodha sytė nga tufa, lėnė, ishte bėrė batėrdi.
Shqerra qė mė kėmbė s’i gjeta, tė kėrcenin, lesh e li!
Njė tufė ujqėr kishin rėnė, ujku murrėm, ujku zi.
Kacafytur ish me qėnė, njė i vetėm ish ai.
Beleci me dhėmb kish ngrėnė, gjak kullonte, ai di.
Unė ngriva kur i pashė, si hu gardhi mė kėmbė rri.
Mė dolli zemra nga vėndi dhe po qaja si fėmi.
Sa pėr pak u ktheva krahėt! Oh i mjeri ē’mė gjeti!
Ndėnja me miken nė tėndė, u harrova s’di se si.
Ma mpiu mėndjen e shkretė, m’u fut si sheqerk nė gji.
Ē’mė bėre moj, gjeē belanė, humba mall e katandi!
Mė lanė mėntė mė lanė, pėr njė vetull pėr njė sy.
Flaka qė mė dogji xhanė, si tė bėj i varfėri!
Mallin e bėra kurbanė, gjith jetėn me ty tė rri.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
SHKO PASHA ME LOPĖ
- satirike -
Bėrtet Arben Duka:
- Ja hajdutėria.
Po kush ti dėnojė,
O Arben mavrija?
Zėvėndės i tė gjatit.
Ėshtė Niko Peleshi.
Ai qė dhe nėnėn,
Koloni e deshi.
E ka shitur vėndin,
Tė gjith nė Greqi,
Ndaj i ngjiti shkallėt,
Gjer nė qeveri.
Prite more prite,
Prite gjer nė vjeshtė.
Po e zuri vera,
Do ti rruajnė leshtė.
Iku duke lėnė,
Shqipėrin nė gropė.
Ėshtė mė mirė ti themi:
"Shko Pasha me lopė"
Shko Pasha me lopė,
Se ti je i pari,
Ndaj dhe ti dha votat,
Popull Ysmeqari
Ujku qė su bije,
Lopėve o popull.
Qė nga Amerika,
Ti bje botės rrotull.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
HĖNĖ E ZHVESHUR
Mbrėmė tė kam par tė zhveshur,
Hėn e bukur, Hėna ime.
Udhės qiellit ishe tretur,
Vijėzuar me lėngime.
Zhveshur, tretur qiellit pus,
Haruar nė vijėzime.
Dritėn vjedhur kishin yjet,
Saqė zhveshėn Hėnėn time.
Hėnėz qė mė heq lėngatė,
Gjysėm dritė dhe gjysėm hije.
Udhės sė qiellit pamatė,
Fanatike rrotull vije.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
KOHA E SĖMURĖ
Japin provim arsimtarėt,
Nėntėdhet e gjasht pėrqin nuk dinė,
Ata do ishin tė parėt,
Dhe pėr veten faqen nxinė.
Ata qė e shesin dijen,
Me euro edhe dollarė,
Kishte kohė qė fliste populli:
“ Shikoni se jan gomarė!”
Nga kjo ditė kur qeveria,
Nė sitė i shkoj tė tėrė.
Ēfar fitimi ka rinia?
Ata gjėmėn e kanė bėrė!
E keqja ikėn si lumi,
Nuk kthehet pas mė kurrė.
Koha qė shansin e humbi,
Do quhet “Kohė e sėmurė”
2016-01-22
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt