Close
Faqja 11 prej 86 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 857

Tema: Danel Cana

  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,979

    Pėr: Danel Cana

    Poezi nga Danel Cana
    - KRENARI SI EVROPIAN

    Pa dėgjo Evropa plakė, mos na lėr mė tė pėrēarė,
    Tė flasin bijtė Pellazgė, historia s’do mohuarė.

    Evropian nė shekuj jemi, mbajtėm emrin shqipėtarė
    Gjuhėn mė tė lashtė kemi, historia ka treguarė.

    Meriton kultura jonė, tė ngrihet nė piedestale
    Edhe pse shum na luftuan, nuk harrojmė kėngėn labe.

    Ėsht’ pasuri kombėtare, me tirqe e fustanella,
    Dhe qeleshen Zeusiane trashėgojmė nėpėr breza.

    Sa tė lumtur sotė ne jemi, kur po hiqen dhe kufijtė,
    Njė pashaportė tė kemi nė atdheun e Pellazgjisė.

    Ju qė dėgjoni k’tė kėngė, mos harroni porosinė,
    Lind kėtu nė vėndin tėnė dielli qė do bjer lirinė.

    Dėgjo moj Evropa ime, lumenj gjaku shum ke parė,
    Nė ēdo vėnd ta shtrydhėsh tokėn, kullon gjak shqipėtar.

    Se mbretėr e perandorė, nėpėr shekuj qė kaluan,
    Ishin bij tė kėtij fisi edhe kurrė nuk mohuan.

    Pėr ty moj Evrop e bukur, luftoi dhe Skėnderbeu,
    Gjenerali kalorsiak qė me shpatė tė mbrojti dheun.

    Prandaj hapi dyert e tua, mos na lėr me kokė mėnjanė,
    Ėshtė njė nder qė na takon pėr gjith kombin shqipėtar.
    04-05-13

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,979

    Pėr: Danel Cana

    poezi Danel Cana
    -- DOT, NUK NDĖRROJ

    Sikur dashurinė, ligj i natyrės,
    E gjith' njerėzia t’a quanin mėkat,
    Si rrezet e diellit kur bien pasqyrės,
    Botėn braktisja...pėr tjetėr fat!

    Si murg nė jetė, s’do preferoja,
    “I virgjėr” tė jem, inat e kam,
    Natyrėn zot tė respektoja,
    “Mėkat” i bukur kėshtu si jam!

    Tė kesh nė zemėr shum dashuri,
    Qė gurgullon, e ē’pret tė dalė,
    Ėshtė si burimi rrėzė njė mali,
    Pėr ujin qė nxerr, s’di ku e fal!

    Natyra, miq, na fali burimin,
    Me ujė tė freskėt, tė bollshėm shumė,
    Pėrpiqu nė ara t’i japėsh drejtimin,
    E tė mos shkojė sė koti nė lumė!

    Se, pret e etur njė arė e thatė,
    Lėngun e jetės mbi tė, tė bjerė,
    Bimėt e njoma tė nxierrin lastarė,
    Dhe lulet tė nxierrin aromėn e ndierė!

    Me dashuri gjallėrohet bota,
    Gjithēka e gjallė nė tokė e det.
    Zogjtė e bletėt, gjithēka mban toka,
    Rrojnė, duhen, ėshtė vetėm njė jetė.
    2013-05-09
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 14-05-2013 mė 13:39

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ali Baba Tepele pėr postimin:

    Xhenet.M.S. (06-10-2013)

  4. #103
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,979

    Pėr: Danel Cana

    poezi danel Cana
    - RINI JETIME, RINIA IME

    - Qan me zė njė bejk, jetime,
    T’a dėgjosh shpirtin t’a ngrė!
    Qasem e me mėngėn time,
    Tė dy sytė e zes ja zė!

    Ē’tu kujtua? Tregomė mua,
    Tė kanė sharė e s’thua gjė?
    Tė qasem te buzėt e tua,
    Frikė kam, se shėnjė lė!

    - Ah mor djal, gėzofsh rininė,
    Shum tė ėmbla kėto fjalė,
    Ti, mė trete si qirinė,
    Buzėn e shpirtin t’a fal!

    Tė kujtohet ē’mė ke thėnė?
    Do largohesh pėr ca kohė..
    Unė e gjora s’di ē’tė bėjė...
    Tė kem pranė dua...tė sho’!

    Unė jetime herėt mbeta,
    Rritur pa gjirin e mėmės...
    Sa katile... qėnka jeta...
    Tė mė marr dhe syt e zemrės!

    - Pėr kėtė moj shpirtja ime,
    Je mėrzitur edhe qan?
    - Nė kurbet e shkuam rininė,
    Toka jonė s’po na mban!

  5. #104
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,979

    Pėr: Danel Cana

    LISKĖ ME HALLE

    Liskė moj, Liskė me derte,
    Do tė marr gjithnjė me vete,
    Si trėndelina nė xhepe....
    Tė tė kem pėr kohė tė keqe.

    Pėr kohė tė keqe tė mbaj,
    Shpirtin mos ma lėr tė vuaj,
    Si gjethi nė Prill e Maj,
    Do dridhem nė gjirin tuaj.

    Merre moj, bėje jatakė,
    Shpirtin tim tė ndezur flakė,
    Tė tė ngroh dimirit t’acartė,
    Jetėn tė t’a shpjerė gjatė.

    Merrmė moj, Liskė me halle,
    Mos mė ler tė mardhem fare,
    Nėpėr, tė tuat livadhe....
    Lėshom’ tė kullos manare.

    Siē e tham’ e pruftė dita,
    Sa u bėre kaq, tė prita,
    Si pėndė nė krah tė ngrita,
    Vetėm, puthur tė gostita.
    @cana

  6. #105
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,979

    Pėr: Danel Cana

    Pėrpunuar pėr kėngė popullore;

    LISKĖ ME HALLE

    Liskė moj, Liskė me derte,
    Do tė marr gjithnjė me vete,
    Si trėndelina nė xhepe....
    Tė tė kem pėr kohė tė keqe.

    Pėr kohė tė keqe tė mbaj,
    Shpirtin mos ma lėr tė vuaj,
    Si gjethi nė Prill e Maj,
    Do dridhem nė gjirin tuaj.

    Merre moj, bėje jatakė,
    Shpirtin tim. tė ndezur flakė,
    Tė tė ngroh dimirit t’acartė,
    Jetėn tė t’a shpjerė gjatė.

    Merrmė moj, Liskė me halle,
    Mos mė ler tė mardhem fare,
    Nėpėr, tė tuat livadhe....
    Lėshom’ tė kullos manare.

    Siē e tham’ e pruftė dita,
    Sa u bėre kaq, tė prita,
    Si pėndė nė krah tė ngrita,
    Vetėm, puthur tė gostita.

    Refreni:

    Merrmė Liskė, merrėm – o,
    Diku largė shpjerėm – o,
    Pran burimit’ shpirtit – o,
    Etjen pėr tė shuar – o.
    *************************

  7. #106
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Pėr: Danel Cana

    Citim Postuar mė parė nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin
    Pėrpunuar pėr kėngė popullore;

    LISKĖ ME HALLE

    Liskė moj, Liskė me derte,
    Do tė marr gjithnjė me vete,
    Si trėndelina nė xhepe....
    Tė tė kem pėr kohė tė keqe.

    Pėr kohė tė keqe tė mbaj,
    Shpirtin mos ma lėr tė vuaj,
    Si gjethi nė Prill e Maj,
    Do dridhem nė gjirin tuaj.

    Merre moj, bėje jatakė,
    Shpirtin tim. tė ndezur flakė,
    Tė tė ngroh dimirit t’acartė,
    Jetėn tė t’a shpjerė gjatė.

    Merrmė moj, Liskė me halle,
    Mos mė ler tė mardhem fare,
    Nėpėr, tė tuat livadhe....
    Lėshom’ tė kullos manare.

    Siē e tham’ e pruftė dita,
    Sa u bėre kaq, tė prita,
    Si pėndė nė krah tė ngrita,
    Vetėm, puthur tė gostita.

    Refreni:

    Merrmė Liskė, merrėm – o,
    Diku largė shpjerėm – o,
    Pran burimit’ shpirtit – o,
    Etjen pėr tė shuar – o.
    *************************
    Sa origjinale!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #107
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,979

    Pėr: Danel Cana

    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    sa origjinale!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
    lavdi dashurise

  9. #108
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Danel Cana

    Citim Postuar mė parė nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin
    lavdi dashurise
    Po,po,qashtu te gjithe po thojne,e embele eshte dashuria,por tradhetija eshte e hidhure!!!!
    VENI,VIDI,VICI

  10. #109
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,979

    Pėr: Danel Cana

    TĖ VĖRTETĖN S’E TRET DHEU
    (Pėrrallė nė vargje’
    - I -
    E vėrteta ka veshė,
    E vėrteta ka dhe sy,
    As dheu nuk e tretė,
    Ta groposėsh si do ti.
    * * *

    Kohė pėrpara ish njė mbret,
    Kish ēdo gjė qė dėshironte,
    Vetėm kishte njė siklet,
    Veshėt s’kish si ti mbulonte.

    S’kishte vesh si gjith tė tjerėt,
    Tė mėdhenj i kishte mjaft,
    Nėn kapele i mbulonte,
    Kėshtu ndihej mė rehat.

    Por veē ēastit si t’ja bėnte,
    Kur Berberi do t’i shkonte?
    Kur ta qethte, kur ta rruante,
    Veshėt e tij do shikonte!

    Sa herė qė fillonte punėn,
    Berberi si i habitur...!
    Kur mbaronte, Mbreti pyeste:
    - Ēfar kishte pėr t’u ēuditur?

    - Veshėt Madhėri, dallojnė...
    Shum tė hijshėm s’tė tregojnė...!
    Jashtė Bota nuk e dinė,
    K’tė tė metė pėr Madhėrinė!
    * * *

    At’herė mori njė vendim,
    Qė bota mos ta mėsonte.
    Sa herė rruhej edhe qethej,
    Berberin do ta ndėrronte.

    Ky ndėrrim nuk ėshtė kotė,
    Bota s’duhej ta mėsonte,
    Ndaj berberin nga kjo botė,
    Vetėm vdekja e largonte.

    Pas ēdo qethje edhe rruajtje,
    Berberin egzekutonte...
    Kėshtu punėn e mbaronte
    Dhe Bota nuk e mėsonte!

    Ditėt, muajt, vitet shkojnė,
    Ēdo ditė lajmi merrte dhenė;
    - Njė Berber i mirė kėrkohet,
    Qė tė qeth e rruaj Mbrenė.


    Berber gjeje, s’ish vėshtirė,
    Por pėr Mbretin ish siklet,
    Tė dinte tė qethte mirė
    Dhe tė ruante njė sekret!

    - II -
    Njė Berber jo shum i vjetėr,
    Tek dėgjonte nė mėhallė,
    Tellallin duke bėrtitur,
    Tha me vete “do tė dal”.


    Vendosi dhe ēantėn mori,
    Tė gjitha veglat e tija,
    Shkoj tek i dėrguar i Mbretit:
    - Mė ēoni tek Madhėria!

    Nė Pallat u paraqit,
    Pėrpara Mbretit e shpjen,
    Me guxim, syt plot dritė,
    I tha: - Erdha t’ju shėrbej.

    - Mirse vjen Berberi im,
    Ty guximi s’tė mungon,
    Por do ishe dhe mė trim,
    Nėse, mbas pune jeton...!

    - Tradhėtin tek unė harroje,
    Betohem, s’e kam si ves.
    Dhe gjuha tė mė shkurtohet,
    Pranoj mė mirė tė vdes!

    * * *

    Hoqi pra kapelen Mbreti,
    Dhe Berberi punėn nis...
    Tak e tuk punon gėrshėrėt
    Dhe me krėhėr e ujdis.

    I shkumon faqe dhe mjekėrr,
    Me ngadalė si me magji,
    Me brisk ja pastron fytyrėn,
    E bėri dhėndėrr tė ri....

    Mė nė fund e pafumosi,
    Me parfumin mė tė mirė...
    - Ēfar vėmėndjen tė tėrhoqi?
    Mbreti pyet pėr provokim!

    - Gėrshėrėt dhe briskun kam,
    Kėto jan zanati im....
    Tė tjera...sytė s’mė panė,
    Po jua them me pėrgjėrim!

    - Mirė, tha Mbreti, paske mėnd,
    Ti do jesh Berberi im,
    Do jap urdhėr nga ky ēast,
    Tė tė japin njė shpėrblim.

    Me familjen je i lirė,
    Tė jetosh nė k’tė Pallat.
    Tė jap grada nė ushtri,
    Tė emėroj komandant.

    - Faleminderit Madhėri...!
    Tha Berberi me fines....
    - Sado tė jem komandant,
    Pėrsėri Berber do vdes!

    - III -
    Kalojn muaj, kalojn vite,
    Mirė Berberi u rehatua.
    Por nė shpirt... ai e dinte!
    Asnjėherė s’u qetėsua.

    Natėn... nuk bėnte gjumė!
    Ditėn... rrinte i menduar!
    Kish nevoj tė gjej diku,
    Njeri pėr t’u kėshilluar!

    Gjen dikur njė plakė tė moēme,
    Edhe njė kėshillė kėrkon.
    Mban nė shpirt diēka sekrete,
    Dhe qė s’ka ku e tregon!

    - Pėr kėtė tė mėson Nėna,-
    I tha plaka me tė qetė.
    - Edhe ti e nxierr nga brėnda
    Edhe prap mbetet sekret!

    Do tė shkosh biri im,
    Herėt para se agohet,
    Nė njė vėnd, prapa malit,
    Ku Kėndezi nuk dėgjohet.

    Me duar do hapėsh dheun,
    Tre herė sekretin tregon...
    E mbulon pėrsėri gropėn
    Edhe shpirtin qetėson.

    Ashtu bėri dhe Berberi,
    Shkoj dhe larg e tha sekretin.
    L’er ta mbaj, ta tresi dheri,
    Pėr Veshėt e Gjat tė Mbretit!

    * * *
    Shkojnė muaj, dimėr verė,
    Edhe fjala si njė farė,
    Filloi lastare tė nxierrė,
    Doli njė pemė, e pa parė!

    Pėrmbi pemė njė zog i bukur,
    Tre herė dita cicėronte...
    I thoshte fjalėt me radhė,
    Gjith sekretin e tregonte.

    Nė njė ditė tė bukur Maji,
    Pėr gjah atje Mbreti vajti,
    U ēudit zogun kur pa,
    Edhe frymėn shpejt e mbajti.

    Ē’ėshtė kjo ēudi e madhe,
    Nuk ka ndodhur asnjėherė!
    Tė flas zogu nėpėr male,
    Njė sekret tė madh ta nxierrė!

    - IV -
    Mblodhi Mbreti nė pallat,
    Shum fallxhor e kėshilltarė.
    I pyeti nė patėn rastė ,
    Zogun t’a kishin dėgjuar?

    Ata kurrė se besonin,
    Qė kjo tė ishte vėrtetė.
    Vendosėn mė par tė shkonin
    Atje, ta dėgjonin vetė.

    Rruga pėr nė mal kalonte,
    Nga fshati ku rrinte Plaka,
    Fukaresha atė ditė...
    Kishte dalė e mblidhte shkarpa.

    Njerzit e dėrguar tė Mbretit,
    U takuan me kėtė grua,
    Duke kthyer mė tė poshtė,
    E pyetėn, ku kishte krua?

    U tregoi kjo plak e urtė,
    Kruan e fshatit me nam.
    I pyeti nė janė uritur,
    A gjėkafsh duan tė hanė!

    Kuvendojnė tė ēuditur,
    Nė Krua duke freskuar,
    Burra me mėndje tė ndritur,
    Nga zogu ē’kishin dėgjuar!

    Afrohet dhe plakė e urtė,
    Tė marr veshė ē’far ka ngjarė.
    Njė kupė mbante nė dorė
    Edhe njė Bardhak me dhallė.

    I qerasi gjith me radhė,
    Pastaj pyeti me lezet:
    - Ē’ėshtė njė zog qė nxierrka fjalė,
    Pėr tė madhin tonė Mbret?

    Nuk e dimė, nuk ka ndodhur,
    Edhe dėgjuar se kemi,
    Qė tani duhet menduar.
    Mbretit nė Pallat ē’ti themi?

    Pėr kėtė ju mėson nėna;
    E vėrteta ėshtė dritė,
    Nuk e mban askush pėrbrėnda,
    Do shpėrthej ta shoh’n tė gjithė!

    E vėrteta nuk varroset,
    Se, as dheu nuk e tretė!
    As njė zemėr nuk prangoset,
    Sepse thot njė tė vėrtetė!

  11. #110
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,979

    Pėr: Danel Cana

    poezi nga Danel Cana

    LIRIA DASHURIA IME

    Kishja kohė malit pa dalė,
    Dola njė ditė behari,
    U ngjita tek Bliri i bardhė,
    N’hije ndėnja tė nxierr mallin.

    I shikoja nė pėllėmbė,
    Fshatra tė tėra dhe lumė
    Pyje, kroje, stane, tėndė,
    Kujtimet mė vun nė gjumė.

    Njė ėndėrr tė keqe pashė
    Dhe u zgjova me vėrdik.
    Atė qė doja m’a muarė...
    Unė thėrrisja, thoshja: “ Prit...

    Prit u thoshja, ku e shpini?
    E dua dhe mė do shumė...
    Dhe lotėt vetė mė binin...”
    Lanet qofsh i shkreti gjumė!

    U ngrita si i tėrbuar,
    Sytė fshija me pėllėmbė,
    Lotėt mė kishin verbuar,
    Zemra s’qėndronte nė vėnd.

    Do tė thoni: - Si vazhdoi?
    Nėpėrtė njėēik e pashė,
    Hasmi donte t’a dhunoi,
    Me rrufe nga lart i rashė.

    Rrufeja t’i pėrvėloi...,
    Gjith ata qė nuk na duan!
    Vėndin dhe gjuhėn cėnojnė,
    Dhe lirin, qė shum e duam.
    @cana

Faqja 11 prej 86 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •