Close
Faqja 2 prej 86 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 855

Tema: Danel Cana

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    DERDHE NEKTARIN

    Pėr shum shekuj do tė jeshė,
    Dritė e brezave qė vinė.
    Si pianisti mbi tastierė,
    Ti po luan me poezinė.

    Atė dorė tė butė,mėndafsh..
    Qė shkruan fjalėt njė nga njė,
    Atė dorė,tė bardhė,tė butė,
    Qė balsam mbi plagė vė.

    Do ta puth moj, atė dorė..,
    Me gjith zjarrin qė mė ndez.
    Kur kėndon pėr dashurinė,
    Dashurin qė..kurrė s’vdes.

    Do marr pendėn edhe unė,
    Pėr tė shkruar poezi.
    Do tė shkruaj me shpirt tė pastėr,
    Pavarsisht se s’shkruaj si ti!

    Kur e ndienė..,e ke nė zemėr,
    Zemra shprehet dhe pa fjalė,
    Fjalėt ikin..,i merr era..,
    Dashuria tė mban gjallė.

    Kėndoj zemėr dashurisė,
    Shprehu, zemrėn e kalitė.
    Ėshtė farė e bukurisė,
    Dashuria nuk ėshtė frikė.

    Kush e ndieu si poeti,
    Dashurin e pėrmalluar?
    Zemėr e Dianės qė i derdhi,
    Ėmbėlsin e dėshėruar.

    Ajo dorė prej ergjėndi,
    Qė nė shekuj do kujtohet.
    Ajo zemėr e plagosur,
    Qė nė vite do bekohet.

    Ti moj Dianė,tė lutem shumė..
    Merre pendėn,siē di vetė.
    Derdhe gjith nektar e zemrės,
    Na mban gjallė..na jep jetė.


    Danel Cana Zakinthos 24-07-08

    LAVDI DASHURISĖ

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    UDHĖS SĖ POEZISĖ
    (Kushtuar Suzana Zisit)

    Nėpėr rrug tė poezisė,
    Tė agimit,qė s’mbaron,
    Ikėn me hapin e lehtė,
    Njė poete, plotė pasion.

    Ecėn,ecėn kurreshtare,
    Nėpėr udhė tė poezisė.
    Herė bie e herė ngrihet,
    Nė honet e dashurisė.

    Del si ujėt e burimit.
    Vargu saj’ gjith freski,
    Hedhur lirshėm, si tė mbjella
    Nga njė dorė,plot dashuri.

    Vazhdon me hap tė vendosur,
    Nėpėr udhė tė poezisė,
    Herė si erė e herė si flutur,
    Herė me forcėn e stuhisė.

    Herė herė e shkujdesur,
    Pret agimin e praruar,
    E me rrezet pėrkėdhelet,
    Si njė Zanė qė fle zbuluar.

    Danel Cana 25-07-08 Zakinthos

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    JETĖ E ZHVESHUR
    (Fragment nga njė poemė e pa mbaruar)

    Mbi atė qė jam ushqyer,
    S’mund tė kthehem tė pėshtyj!
    S’mund t’a falė, edhe t’a dua,
    Kėtė botė tė Pafytyrė!

    Ktheni kokėn rreth e qark,
    Shihni njerėz ! Ku jetoni?
    Shkojmė pa dashje.., a e zgjodhėm
    Kėtė jetė? A s’mė thoni?

    Lind fėmija duke qarė,
    Nuk e di ē’e pret nė jetė!
    Qoftė vajzė apo djalė,
    Shumė vėshtirė do ta ketė!

    O njeri qė i jep jetė,
    Kėsaj bote tė trazuar!
    Bėj durim, tė lexoshė...,
    Njė libėr tė pa lexuar!

    Shumė njerėz shoh nė jetė,
    Shum tė tjer qė i dėgjoj...
    Zoti,Zoti...thonė tė tėrė,
    Me sytė lartė po i shikoj!

    Bėj ēudi,se s’ėshtė ashtu...!
    Vetė natyra na mėson...!
    Dhe kalliri kur ėshtė plotė.
    Koka poshtė i rėndon...!

    Ai qė pėrpjet e mbanė,
    Kokėn edhe syt nga qielli,
    Harron se ē’ka nė Tokė,
    Thua kapėrcen Ylberin!

    Fallėxhor e Astrologė...
    Qė ēdo orė flasin me yjet,
    Nuk shikojnė se nė k’tė Tokė,
    E bardha tenton tė nxihet!


    O njeri,kockė e lėkurė,
    Qė kalimtar je nė jetė...
    Dashuro...mos urre kurrė,
    Tjetėr jetė s’do tė ketė!

    Mos e mba’ kokėn pėrpjetė,
    Tė flasėsh me perėndinė!
    Shiko se i ke nė tokė,
    Tė mirėn..e ligėsinė!

    Nė ke tė mirėn nė zemėr,
    Ajo ėshtė dhe perėndija,
    Na mėson Naimi i Madh.
    S’tė ndih as kish,as xhamija!

    Shiko njerzit qė ke rrotull,
    Edhe fisin edhe farė...
    Beso familjen e gjakun,
    Edhe ē’janė mė tė gjallė.

    Gjuh e njerėzve eshtra s’ka,
    Por tė lidh edhe tė bluan,
    Me mashtrime,me gėnjeshtra,
    Pėr ata qė s’e kuptuan!
    ..................................
    Danel Cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 24-05-2009 mė 08:03

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    ĖNDĖRR E MALLKUAR

    Seē kam par njė ėndėrr,
    Dua ta tregoj,
    Aman,aman zemėr,
    Lėrm tė ligjėroj!

    Njė Xhinde e egėr,
    Erdhi,mė verboj,
    Aman,aman zemėr,
    Lėrm tė ligjėroj!

    Dua qė ta kapė,
    Ajo mė shpėtoj,
    Aman,aman zemėr,
    S'di nga ta filloj!

    I flas qė tė kthehet,
    Ajo s'mė dėgjon,
    Aman nė ke zemėr,
    Zemra mė vajton!

    Ėndrra e mallkuar,
    E ku nuk mė ēoj?
    Tej pėr tej shpirtin,
    Si shigjet ma shpoi!

    D.Cana

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    ZANA
    (Emėr)
    Vjenė papandehur dhe ikėn me dhimbje,
    Ndienjė e dashurisė, e bukur katile !

    Ėndėrra tė ergjėnda dhe nė qofshė Ti, Xhinde !
    Rrofsh e qofsh sa kėnga, po s’mė the, ku linde?

    Qofsh Ti e bekuar, ashtu si ke emrin,
    Mos e lėsho zemrėn, nė jetė njė herė jemi !

    Zėmra jote e butė, e vrarė sa mė s’ka,
    Di tė pėrballojė dallgė tė mėdha !

    Zėmra tė vajtonė, Ti dėgjon lėngatėn,
    Dashuri e re do t’a mundė shtėrngatėn.

    DORĖ-PĖRDORE

    Leonard, tė fala shumė...
    E mėsova historinė.
    Nuk e di se Lulo Shehu,
    Ka ngrėnė bukė me Alinė!

    Stėrnip Ti e stėrnip Unė,
    Njė pėr pushk e njė pėr penė.
    Nuk t'a thashė tė tė prish punė,
    Por..dhe jo tė marrin dhenė !

    Ti mė fletė pėr Ali Luanin
    Se paske qėnė krahu djathtė !
    Unė tė flas pėr Frashėllinjtė
    Qė u nxirrte pena mjaltė.

    Tek ka rrjedhur do pikojė...
    Thotė njė fjalė popullore.
    Ndaj t'i lėmė huqet e tharta,
    E tė kapemi pėr dore.

    KĖSHTU TĖ ĖNDĖRROJ

    Sa shumė dua tė jem pranė,
    Tė dėgjojė zėrin tėnd.
    Buzėt e tua mė lanė
    Nė njė puthje krejt pa mėnd.

    Pranė teje tė pushoj,
    Tė thur ėndėrrat e kėsaj bote.
    Zemrėn tėnde tė dėgjojė,
    Tė mė zgjuaj puthja jote.

    Tė ngrihem nga gjum i rėndė,
    Tė shikojė sytė e tua..
    Tė ledhatoj flokun si tėndė,
    Tė tė them sa shum tė dua.

    Tė rrėmbej nė krahėt e mia
    Dhe me puthje tė mbuloj,
    Tė them:"Kėshtu dashuria,
    Nė zemėra do lulėzoi."
    21/11/09

    - NĖNĖ EMIGRANTE

    Dhimbja pret, e dhimbja vret,
    dhimbjet lumė, e lumi detė.
    Loti gjak syrit troketė,
    deti s'lan, dheu s'e tretė.
    Faqe ējerrė lesh-lėshuar
    shpirt e zemėr sakatuar.
    .................................................. .............
    - FLOKĖ ARTA
    (Pėr Benėn)

    Si njė gonxhe trėndafili,
    Qė me vesėn etjen shuan.
    Dy petale pėrmbi buzė,
    Natyra ka pikturuar.

    Sytė e Tu plot gjallėri,
    Thellėsin e jetės ndajnė.
    Balli ytė shpreh mirėsinė.
    Bukurin e zemrės mbanė.

    Floku artė si kurorė,
    Tė shkėlqen porsi mėndafsh.
    Tė pastė nėna tė gėzuar,
    Ėshtė urimi qė tė japė.
    D.CANA

    -PASKE QĖNĖ KATILE

    Shpirtin m'a plagose,
    Zemrėn seē m'a vrave.
    Paske qėnė katile...
    As qeshe as qave...!

    Ti moj gėnjeshtare
    Do tė vuash shumė...
    Njė ditė t'a kuptoshė
    Sa tė doja unė...
    D.Cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 20-03-2010 mė 14:20

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin

    ZANA
    (Emėr)
    Vjenė papandehur dhe ikėn me dhimbje,
    Ndienjė e dashurisė, e bukur katile !

    Ėndėrra tė ergjėnda dhe nė qofshė Ti, Xhinde !
    Rrofsh e qofsh sa kėnga, po s’mė the, ku linde?

    Qofsh Ti e bekuar, ashtu si ke emrin,
    Mos e lėsho zemrėn, nė jetė njė herė jemi !

    Zėmra jote e butė, e vrarė sa mė s’ka,
    Di tė pėrballojė dallgė tė mėdha !

    Zėmra tė vajtonė, Ti dėgjon lėngatėn,
    Dashuri e re do t’a mundė shtėrngatėn.

    .........

    D.Cana
    Bukur D.Cana!
    Pergezimet e mia...per vargjet Tuja!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi Lexo Postimin
    Bukur D.Cana!
    Pergezimet e mia...per vargjet Tuja!
    Faleminderit i nderuar.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    SINQERITET

    Je kaq e sinqertė,
    Apo mė duket mua?

    Me vargjet qė shkruan,
    S'ka si mos tė dua !

    Sinqeriteti... si deti me dallgė.
    Zien pėrbrėnda, jashtė s'mund tė dalė.

    Kush ja di vlerėn,
    Vjenė e zhytet vetė,

    I mungon dashurisė
    Pak sinqeritetė.

    - PĖR TY

    Flokėt kaēurela nė flori praruar,
    Sytė si deti nė tė aguar...,
    Gjoksi i mbushur, gusha e bardhė,
    Mesi i hollė trupi ytė lastarė.

    Shumė t'i pėlqej, tė gjitha i dua.
    Dashuria jote ėshtė ėndėrr pėr mua.
    Mė bėre pėr vete, mė hyre nė zemėr
    Pėr mua ke lindur, s'ka tjetėr emėr.

    S'trėmbem nga asgjė, veē na syt'e tua,
    Aty tretem unė, zemra m'u ligėshtua.
    Nuk mė djegin mua rrufet e k'saj bote,
    Sa mė djeg njė puthje, veē na buza jote.

    30/9/09

    -SHQIPĖRIA NATYRALE

    Shqipėria natyrale,
    lumenj, dete, fusha,male,
    Ėshtė qė nga Pellazgjia,
    ....Iliria, ....Arbėria.

    Do rilindė me gjak e gjuhė,
    Zemėrmadhe
    Hynė i mbarė shekull'i ri,
    rroftė e qoftė Shqipėria.

    Shqipėtar..kjo rracė Arjane,
    zemėrgjer edhe bujare,
    I vendosur i pamposhtur nė beteja,
    e ka njohur historia.

    Lashtėsia..Pellazgjia,
    ....qė ka lindur Perėndinė
    I dha botės gjithė ē'i duhet...
    mbi tė gjitha dashurinė.

    Mblidhni mblidhni mėnd e kokės,
    Mos u sillni si tė marrė...
    Nukė kemi tjetėr Fe,
    Pėrveē kombit shqipėtarė.


    - FJALA NA MBAN NGROHTĖ

    Pse s'u bėre Erė moj, Erė moj amanė...?
    Po u bėre ēupė moj, tė trazosh dynjanė!

    Si s'u bėre dotė moj, Detė a Oqean?
    Kaltėrsin e tyre moj, zemra jote mbanė.

    Rrufe si s'u bėre moj, tė digjie dynjanė?
    Mua mė shkrubove moj, zemra ime vuanė.

    Borė si s'u bėre moj, tė mbulosh dynjanė?
    Bardhėsin e saja moj, zemra jote mbanė.

    Bukuritė e botės moj, vlerė mė shum nuk kanė,
    Sesa fjala jote moj, zemrėn ngrohtė mbanė.

    NĖ GREQI SI NĖ KULVI

    Qė kur erdha nė Greqi e gjer mė sotė,
    Rroj me stres e rroj me ankthė,s'duroj dotė.

    Mundohemi pėr mė mirė..ah moj botė ...
    Nė kurbet s'je kurrė i lirė... ėshtė e kotė...!

    Na luftojnė na urrejnė pa mėshirė,
    Nukė duan kurrėsesi tė jesh mirė.

    Nėpėr zyrat e bashkisė hall mbi hall,
    Pėr njė vulė e pėr njė kartė bjenė vėrdallė.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 29-03-2010 mė 14:21

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    GJUHA PRET SI SHPATA

    Ē'na dėgjojnė veshėt kėshtu,
    Neēo Muka kėngėtari!
    Tė gjeti si Gjergji i madh,
    Eshtrat ti nxuarėn na varri!

    E ēvarrosėn Skėnderbeun,
    Se tregoi trimėrinė.
    Edhe sotė nė muze,
    Shpat e tija vetėtinė.

    Gjergjin e ēvarrosi Turku,
    Se mbi ta bėri kėrdinė.
    Kur kujtonin atė shpatė,
    Harronin dhe perėndinė.

    Gjuha jote Neēo Muka,
    Pret si shpata e Skėnderit,
    Se kėndove pėr Himarėn,
    E ēove nė vėnd tė nderit.

    Ty nuk tė ēvarrosi Turku,
    As greku qė mbronė Greqinė,
    Tė ēfarosėn Himariotėt,
    Qė u bėn mė tė kėqinjė.

    Ato kėngė qė kėndove,
    Neēo Muka kėngėtari,
    Janė shkruar pėr jetė e motė,
    Nė zemrėn e ēdo shqiptari.

    Zemra jote kėndoi shqip,
    Kur dilje pėrmbi Himarė,
    I lėvdove bukuritė,
    Edhe mbete Shqipėtarė.

    Danel Cana ..21/7/10

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    NDĖRRIM MONUMENTESH

    Shqipėri moj hallemadhe,
    S'mendove njė herė pėr vete!
    E mbushe vėndin me varre,
    Ulė e ngri veē monumente!

    Shqipėri o vėndi im,
    Me asgjė nuk tė ndėrroj,
    Me ty jam dhe nė mėrgim,
    Pėr ty qaj, pėr ty kėndoj.

    Si furtunė shkon politika,
    Me ca njerėz tė pa shpirt,
    Pėrmbi ty me tradhėtira,
    Tė coptojnė ēik-nga-njėēikė.

    Shkojnė e vijnė si perandorė,
    I riu tjetrin e shanė,
    Ndėrrojnė bustet,e maskat,
    Ulė e ngri ca sharlatanė.
    DANEL CANA

Faqja 2 prej 86 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •