-
Pėr: Danel Cana
- PYET LEXUESI PĖRSĖRI
Mė pyetėn nė Tepelenė,
mė pyetėn me kėrshėri!
Mė tė bukurėn cilėn ke,
mė tė mirėn poezi?
Atė kėrkoj edhe unė,
mė tė mirėn poezi!
Mos mė pyet kė do mė shumė,
nga fėmijėt, si t’a di?
Mė pyetėn nė Tepelenė,
tek merrnin librat e mi!
Na shėron, na gjen midenė,
kur kėndon pėr dashuri!
I lexojmė, i rilexojmė
dhe tė ngopemi nuk di!
Brenda nesh hyn s’e kuptojmė,
ajo quhet bukuri!
Dashuria ėshtė e thjeshtė,
edhe brenda shpirtit rri!
Bėj kujdes dhe mos urrej,
sa je gjallė o njeri!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- VAJZAT DJEMTĖ TANĖ
Nėse do njė femėr,
pėr nder dhe pėr emėr,
tė rriten fėmija!
Ka plotė Shqipėria!
Nėse do njė femėr,
tė bukur, me zemėr,
tė ngjallet dashnia!
Ka plotė Dardania!
Nėse do njė femėr,
ta shkund atė zemėr,
besnike pėr tyja!
Ka plotė Labėrija!
Ngadale me hapa,
mos kthe kokėn mbrapa,
shumė merak e pata!
Nė malet e larta!
Malet kryet ngrenė,
pėrqafojnė renė,
aty edhe ngrenė!
Shqiponjat folenė!
Vajzat, djemtė tanė,
Shqiponja i mbanė,
stėrgjyshe e kanė!
Shqiptarėt ku janė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- SI FRERĖT TĖRHEQ SEVDAJA
Ē’ėshtė ajo qė vjen kaluar,
kėmbėt nė yzengji!
Vajzė e re, e pa martuar,
mė duket si perri!
Frerėt e kalit nė duar,
ai ecėn vetė!
Flokėt e saja lėshuar,
si dielli mbi retė!
Njė fanellė ngjitur pėr trupi,
mesi ngjyrė kashta!
Gjoksi saj, sytė nga turpi,
mė dolėn pėrjashta!
Moj e bukur, kush t’a fali,
atė kalė tė bardhė!
Apo t’a bleu babai,
dhuratė nė pajė!
- Po, dhuratė e kam mor djalė,
dhe e mbajė mirė!
Tė mos lodhem, dal me kalė,
tė shetis e lirė!
Gjithė vendin t’a shetisė,
nė pyll e nė mal!
Tė mė shtohen bukuritė,
pėr tė mirin djalė!
- Bukurinė e ke pa masė,
si lule me vesė!
Shko edhe lutju mamasė,
tė jap nder dhe besė!
Dhe babait, me pėrgjėrime,
tė japė atė dorė!
Merre dhe k’tė zemrėn time,
qė t’a kesh si provė!
Lum babai dhe mamaja,
ē’trėndafil ka rritur!
Si frerėt tėrheq sevdaja,
o syri i ndritur!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- BESOMĖ O MIKE
T’a dije mike t’a dije,
kur jam i vetėm tė vije!
Si era nė dhomė tė hyje,
ēarēafin me dorė t’a ngrije!
Besomė mike, besomė,
zemra, zemrėn e kėrkonė!
Dashuria, tė gjithė thonė,
ėshtė flakė, qė tė shėronė!
T’a dije mike t’a dije,
bashkė me mua tė flije!
Pa gjumė natėn tė mė lije,
tė shtrydhja djersė dashurie!
Besomė mike, besomė,
zemrėn dot s’e komandonė!
Dashuria, tė gjithė thonė,
ėshtė flakė, e tė shėronė!
Pėrballė mua tė rrije,
si malet kur bėjnė hije!
Retė, e rrufetė, t’i lije,
dielli m’i qerpik kur bije!
Besomė mike besomė,
ėshtė e shkurtėr jeta jonė!
Nė do qė, gjatė tė jetojmė,
tė duam, e tė dashurojmė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TA DISH EDHE TI
Je vėrtet e bukur,
a mė duket mua?
Apo s'di ēfarė them,
nga qė shumė tė dua?
Di tė dashurosh,
apo mė bėn lojė?
A zemrėn, nga vuajtja,
do qė t’a shpėtoj?
Nė trup dhe fytyrė,
shumė e bukur je!
Mė thuaj dhe shpirtin,
tė bukur e ke?
Them se shpirti im,
njė vendim ka marrė!
Ca tė fshehta, zemra,
do t’i ēoj nė varrė!
Sa tė jem i gjallė,
nuk tė pres nė besė!
E tillė bukuri,
kurrė tė mos vdesė!
Nė u pafshim rrallė,
nuk ka rėndėsi!
Edhe ti ke mallė,
unė kėtė e di!
Pyes nė je e bukur,
a mė duket mua?
Kėshtu m’ėshtė dukur,
nga qė shumė tė dua!
E bukur mė je,
e kėshtu qėndron!
Kush i pyet tė tjerėt,
pėr ty se ēfarė thonė!
Dy shpirtra fisnik,
njė ēast pėrqafuar!
Furtuna, stuhitė,
s’i kanė turbulluar!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- NUK DO ZEMRA MOSPĖRFILLJE
Ē’kėrkon moj zemėr, ē’kėrkon!
Plagė e hapur po kullon!
Ilaēin qė tė shėron!
Ėshtė e bukur, s’tė pranon!
Nuk e njeh bukurin time!
Shpirtin e falja pa ēmime!
Edhe njė herė tė vije...
Tė loznim siē lozėm dije!
Dėgjoje dhe tusje kokėn!
Sikur do pushtoja botėn!
Eja, hapur e ke portėn!
Nė dorė t’a japė aortėn!
Mos mendo se bėn hatanė!
Eja pushtoje kalanė!
Njerėzia, kudo janė!
Dashuria, gjallė i mbanė!
Eja moj zemėr katile!
Nė dashuri nuk ka hile!
Ta peshosh zemrėn me kile!
Mbaje, jo me mospėrfillje!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TURP I TURPĖRUAR
Turpi nuk njeh rracė dhe komb,
ėshtė hije qė tė mbulon!
Kur njeriu vehten turpėron,
ėshtė e rėndė, vėshtir qė rron!
Ndienja mė poshtėruese,
turpi, vlerėn e humbet!
Ndaj kushdo, me fjalė fyese,
tė turpėron, nderin godet!
Njerzit luftojnė pėr nderin,
se turpin askush s’e do!
Kush e humb, thonė: “i mjeri”,
“ i mbuluar me turp po rron”!
I mėnēuri s’turpėron vehten!
Budallai s’e ka pėr gjė!
Edhe pse veprimet ngecen,
ai prapė, ashtu i lė!
Janė disa tipa tė ndyrė,
qė natė edhe ditė mendojnė!
Maskohen dhe pa fytyrė,
popullin si tė turpėrojnė!
Populli i sheh me pėrbuzje,
si qyqarė dhe tė mjerė!
Dalin dhe flasin me mburrje,
edhe pse janė tė dhjerė!
Tė mjerė, pėrbuzur, qyqarė,
popullin si fjalė e mbajnė!
Populli s’ka vdekur, i gjallė,
nga drejtėsia dot s’e ndajnė!
Populli nuk turpėrohet,
ju turpin t’a mbani me turp!
Litari i jetės shtėrngohet,
e nderi ju bėhet zullum!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- KUR JEP ME ZEMĖR
Borė e parė mbajti dy ditė
dhe po shkrinte dalė-ngadalė!
Mbyllur ishin dhėntė e dhitė,
blegėrinin pėr tė dalė!
Mora shkopin me kėrrabė,
njė torbė lecke, me pak bukė!
E lėshova gjėnė e gjallė,
tė kullosin pakė tek-tuk!
Ashtu bėri dhe gjitonia,
moshatarė ishim tė dy!
Rritur ishte, si billonja,
gjoksi i saj binte nė sy!
Poshtė nga pėrroi shkuam,
mė pak borė kishte rėnė!
Me buzė vėndin e kėrkuan,
dhėntė e dhitė, pėr tė ngrėnė!
Ajri i ftohtė rrihte fytyrėn,
mbushte mushkritė oksigjen!
Mrekulli tė ndjesh natyrėn,
koha ikėn, prapė s’i gjen!
Pyes vajzėn a ka ftohtė,
kėmbė e duar a mbėrdhinė?
I mbledh duart, tė dyja tok,
duket se i ngroh me frymė!
Shpejt, mblodha njė krah me shkarpa,
cėrmėdele dhe dunicė!
Njė krah lofata tė thata,
mbi ‘to, i vura kapicė!
Njė dorė me bar tė thatė,
i vura shkrepsen me flakė!
Vajza u afrua pranė,
u ndez zjarri bubulak!
E nxora bukėn nga trasta,
e ēova mbi prush tė ngrohej!
E dija qė s’kishte vajza,
nuk e pyeta, zėmėrohej!
Nė dy pjesė e ndava bukėn
dhe ja zgjata buzėqeshur!
Mė shikonte dhe e skuqur,
zgjati dorėn, duke dredhur!
Si prushi, sytė ju ndezėn,
s’e pyeta nė kishte ngrėnė!
Sado pakė, kur jep me zemėr,
gjithė botėn ti, i ke dhėnė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- JU THEM MREKULLINĖ
Po ju tregoj i entuziazmuar,
se unė kamė parė mrekullinė!
Kam parė njė grua tė dashuruar,
e dua, gruaja qė bėn njerinė!
Ishte e vėrtetė, e dashuruar,
foli pėr kėtė, mė bindi dhe mua!
Tė tilla mrekulli, s’kanė tė treguar,
me bindje ju them, mė bėn t’a dua!
O njerėz, nė s’pėrqėndrohem dot mė thoni,
mos u tallni me ndjenjat e mija!
Kur ndeshni njė tė tillė, t’a respektoni,
atėherė do ndodhė mrekullia!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- NĖ SY TĖ MBIN
Nga sytė vjen,
nė buzė vaditet!
Nė zemėr zbret,
dhe atje rritet!
Ndienj e pa dukur,
tek njerėzia!
Ē’gjė e bukur,
ėshtė dashuria!
Nga sytė vjen,
nė zemėr rritet!
Buzėt i deh,
atje vaditet!
Kur djali, femrėn,
e prek me buzė!
S’ka tjetėr emėr,
digjet si shpuzė!
Kur trupat bashkojnė,
zemra mbi zemėr!
Njė zė kėndojnė,
s’ka tjetėr emėr!
Me zogj e lule,
tė gjitha dihen!
Kur zemrat duhen,
sė bashku shkrihen!
Dhe jetėn mbrapa,
qė nga fillimi!
S’e djeg as vapa,
s’e ngrin as dimri!
Dy zemra qė rrahin,
si vetėm njė gji!
S’mundet t’i ndajnė,
asnjė njeri!
Nga goja e keqe,
veē vrer t’kulloj!
Kur duhen dy zemra,
nuk mund t’i ndaloj!
Dy zemra kur duhen,
s’kanė kushte tė dyja!
Se kushti i vetėm,
ėshtė dashuria!
Pra, sytė hapi,
se aty mbin!
Kur shikon mjaltin,
buzėt lėpin!
Nė zemėr tė rritet,
ajo, vetė shkonė!
Kur buzėt ngjiten,
veē kjo mjaftonė!
Gėzim, hare,
mbushet shtėpia!
Mė pas peshqesh,
tė vijnė fėmija!
S’ka veē gėzim,
po jeta shtohet!
Bashkė me fėmijtė,
tė lumturohet!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt