Close
Faqja 6 prej 86 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 855

Tema: Danel Cana

  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    PRANĖ ZOTĖRIS SATE

    Tė luaj me gushėn si para ca mote,
    Vashė, mė sėmuri bukuria jote!

    Tė luaj me faqet, si magja me brumin,
    Pranė zotris sate tė mė marrė gjumi.

    Do tė loz me cicat, si bregu me valėn!
    Nė syt e jeshiltė tė pėrqafoj dallgėn.

    Me to tė merrem, tė gjitha i dua,
    Nuk i lė tė vyshken bukurit e tua.

    Pėr mesin e bukur tė bėhem kollanė,
    Bukurit e vajzės rriten pėr njė djalė.

    Danel cana 19/8/2011

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    ZĖMĖRA COPĖ E THĖRRIME

    Ah moj dashuri e shkretė,
    M’a bėn zemrėn fletė-fletė!
    Kur tė iki nga kjo jetė,
    Do pushoj e rri i qetė.

    Fletė-flet kjo zemra ime,
    M’u bė copė e thėrrime,
    Pėr njė shenjė e ca shikime,
    Pėr njė puthje, ca shtėrngime!

    Ti m’atanė unė mė k’tė anė,
    Tek shihja, djersėt mė ranė,
    M’u bė... se isha pranė,
    Lotėt faqeve t’u thanė!

    Belėhollė flokė prerė,
    Cili djalė s’do bėhej erė?
    Tė tė marr e tė tė shpjerė...
    Shpirtin pėrmi ty ta lerė!

    Danel Cana ---11.9.2011
    ...............................................
    KRISJA E TRĖNDAFILI

    Krisja apo grami, kėshtu i thonė,
    Me njė trėndafil u ndodh gjitonė.
    Rrinte trėndafili prehej nė qetėsi,
    Se koha nuk ishte pėr gonxhet e tij!

    Pėr krisjen fatlume s’kishte qetėsi,
    Shtohej e zgjatej si dinte ai,
    E vėndin mbuloi me fijet e tij!
    S’pyeste trėndafilin nė kishte bezdi!

    Dimėri kaloi me netėt e ftohta,
    Pranvera po vinte me ditėt e ngrohta.
    Njė mėngjez tė bukur nėn diellin me rrezė,
    Gonxhe e trėndafilit filloi tė buzėqesh!

    Gonxhen kur e pa, krisja u lėvdua,
    Nuk po dukesh fare, dielli del pėr mua!
    Shiko sa jam rritur e rritem pėr ditė,
    Ti si trėndafil, ē’i do bukuritė?

    - Ti moj zvarranike, o krisje e gjorė,
    S’mund tė zbukuroshė kopshtin mbretėror!
    Mund ta fshehėsh gonxhen nė ditėn me diel,
    Por jo dhe aromėn qė zemrat i ndiell!

    Kėto tha e heshti trėndafil i mirė,
    Ndėrsa krisja ngjitej trupit si rrėshirė!
    Kalon aty pranė barēevan i urtė,
    Dhe krisjen nga rrėnja fillon e kėputė.

    Rėnkon krisje gjorė: Oh e mjera jetė!
    Kur bezdis tė tjerėt, qėnka e vėrtetė,
    Dhe nė vėndin tėnd nuk tė lėn tė qetė,
    Tė shkulkan me rrėnjė lirin e humbetė!

    Danel Cana ---11.9. 2011

  3. #53
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Pershendetje Z.Cana,me pelqen shprehja juaj ne pozi,ju uroj frymezim te vazhdueshem.
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    VRAJE TI MĖRZINĖ

    Zemėr vrarė,fytyrė vrėnjtur, sikur qielli tė ka rėnė...
    Sikur retė, erės tretur, qiellit natės nėpėr hėnė!

    Njė furtunė e vogėl mbledhur thellė, nė tėndin gji!
    Struket thellė nė zemrėn tėnde njė merak e njė mėrzi!

    E njė lot i mbledhur syrit, pret tė dali me vėrtik...
    Mėrzitjen qė ka pllakosur sa mė parė thuaj: Ikė!

    Mos e lėrė ti zemrėn tėnde si nė xhungėl tė jetoj!
    Pėr tė tjerėt tė bėj hije, kulpėr e huaj t’a pushtoj!

    Merri qė t’i kesh pėr vete ajėr drit e lagėshti,
    Trėndafili plot aromė, e marrin e vėn nė gji!

    Danel Cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 09-10-2011 mė 09:55

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    VRAJE TI MĖRZINĖ

    Zemėr vrarė,fytyrė vrėnjtur, sikur qielli tė ka rėnė...
    Sikur retė, erės tretur, qiellit natės nėpėr hėnė!

    Njė furtunė e vogėl mbledhur thellė, nė tėndin gji!
    Struket thellė nė zemrėn tėnde njė merak e njė mėrzi!

    E njė lot i mbledhur syrit, pret tė dali me vėrtik...
    Mėrzitjen qė ka pllakosur sa mė parė thuaj: Ikė!

    Mos e lėrė ti zemrėn tėnde si nė xhungėl tė jetoj!
    Pėr tė tjerėt tė bėj hije, kulpėr e huaj t’a pushtoj!

    Merri qė t’i kesh pėr vete ajėr drit e lagėshti,
    Trėndafili plot aromė, e marrin e vėn nė gji!

    Danel Cana

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    MEMALIAJ

    Memaliaj..Memaliaj..
    Je qyteti mė i ri!
    Ne tė duam, se na fale,
    Jetė edhe dashuri!

    Memaliaj, Memaliaj..
    Me asnjė se krahason!
    Nėntoka me thesare,
    Ėshtė ajo qė e nderon!

    O qyteti heroik,
    O qyteti punėtor
    O qyteti me tradita,
    Tė kemi nė zemrėn tonė!

    Ti qė mban arin e zi,
    Ke frymėn e industrisė,
    O qytet i minatorėve,
    Krenari e shqipėrisė!

    Vjosa tė ka pėrqafuar,
    Shėndėllija ty tė mbronė,
    Si Zeusi perėnditė,
    Kur i mblidhte nė Dodonė!

    Danel Cana

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    Citim Postuar mė parė nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    Pershendetje Z.Cana,me pelqen shprehja juaj ne pozi,ju uroj frymezim te vazhdueshem.
    Ju falenderoj shumė pėr konsideratėn, je shum e respektuar!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    TĖ PANGOPURIT

    Shumė njerėz ka nė jetė,
    Qė rendin pėr pasuri...!
    Njė oreks i pa parė,
    Etje deri babėzi!

    Kanė pallate me shum kate,
    Me oborr tė madh si mbret!
    Kanė makina shum luksoze,
    Shėrbėtor, sa duan vetė!

    Kanė mbrapa si pėr mburrje,
    Edhe roje personale!
    Telefon edhe kompiuter,
    Si nė zyra dhe nė hale!

    Tre a katėr celularė,
    Tėrė ditėn me ta nė dorė!
    Aty ēirren e bėrtasin,
    Si kaposhi nė oborrė!

    Disa quhen “biznesmena”,
    Disa jan “politikanė..!”
    Si i pari dhe i dyti,
    Shpirt pėr t’jerėt nukė kanė!

    Sa ka parė kjo botė jallane,
    E sa t’jerė mė pas qė vijnė!
    Nuk e deshėn asnjėherė,
    T’a luftojnė varfėrinė!

    Tė varfėrin nuk e duan,
    Gjithsekush atė e shan!
    Ju vjen mirė kur i ushqenė,
    Nga duart e tija hanė!

    Se njė dorė qė tė ushqenė.
    Mos e shaj, mos e pėrbuzė!
    E njė zemėr qė e ndienė,
    Mos e bėj tė dridhet, kurrė!

    Mėsoni o njerėz tė mirė,
    Me dashurin tė jetoni!
    Ėshtė flori pėr njerėzinė,
    Siē e jepni e kėrkoni!

    Danel Cana

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    KUSH DI GJUHĖN E BILBILIT

    Bilbilit kush ja di gjuhėn,
    Tė mė thotė mua dy fjalė!
    T’i kėndoj mikes sė zemrės,
    T’ja them, t’a kėrrejė mallė!

    Mike moj t’u bėfsha kėngė,
    Tė mė kesh gjithmon nė mėndje!
    Kur ta vėsh dorėn mbi zemėr,
    T’mė pėrkėdhelėsh me ėndje!

    Melodi si erė tė bėhem,
    Tė fluturoj ku tė dua!
    Bashkė me vesėn e mėngjesit,
    Tė rri mbi buzėt e tua!

    Ngrohtėsi qė del nga shpirti,
    Trėndafilat do ti ēel,
    Lehtė si njė blet tė vij,
    Me petale tė mbėshtjell,

    Danel Cana

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    DASHURIA...FAL

    Pse tė dashurova, nukė bėra faj!
    Pse mė le tė lutem, tani qė tė vuaj?
    A mos pėr tė gjitha ke bėrė pendesė?
    Po braktise ndienjat, dashuria vdesė!

    A mos ndonjė tjetėr erdh tė pėshpėriti!
    A mos diēka tjetėr zemrėn peshė ta ngriti?
    A diēka e vjetėr erdh e u ringjall !
    Sido qė tė jetė, kush dashuron...fal !

    Tė desha si sytė, si dritėn tė desha!
    Edhe kudo shkoja nė zemėr tė kesha!
    Kisha ēfar mendoja, tė kisha me vete!
    Pėr ty pėrgjėroja kisha halle, derte!

    Halle qė s’tregohen, derte qė s’rrėfehen!
    Si njė lum me valė ike e mė s’kthehe!
    Ike dhe mė le si njė shkretėtirė,
    Njė pik shiu pres, njė fjalė tė mirė!

    Danel Cana

Faqja 6 prej 86 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •