Close
Faqja 63 prej 84 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 838

Tema: Danel Cana

  1. #621
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - SHQIPONJA IME

    Njė ditė shqiponja ime u ngrit fluturim,
    pėr tė vegjėlit e saj tė kėrkoj ushqim!
    Njė ēifte mallkuar gjahtari befas e ka zėnė,
    dhe tė vegjėlit e saj, jetim i ka lėnė!

    O gjahtar, qoftė i mallkuar ai ēast pėr ty,
    ngrite ēiften dhe qėllove lart nė kaltėrsi!
    Ai plumb, shqiponjės time i zuri pusi,
    dhe jetim i le tė vegjlit, nė folen ku rri!

    Andej nga ishte nisur, u ulė sa pėr pak,
    shqiponja ime plagosur, e mbytur nė gjak!
    Lotėt seē i rridhnin ēurkė, e mbytur nė vaj,
    dhe fėmijėt i ushqeu, me gjakun e saj!

    U thaftė dora, qė i preu asaj fluturimin,
    tė vegjlit nuk e kuptonin, do vuanin jetimin!
    S’e dinin se nėnė e gjorė, pėr pakė do vdesė,
    sytė e saj ishin venitur dhe kėrkonin shpresė!

    Kush e vret shqiponjėn time, dritėn mos e paftė,
    dhe nė llavėn mė tė nxehtė shpirt i tija vaftė!
    Unė dhe shqiponja ime dashurojmė lirinė,
    ndaj dhe fluturim i saja kap gjithė kaltėrsinė!
    @cana

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - E RRITUR ME HALLE

    Ky pragu me halle,
    kjo shtėpi e varfėr!
    Tė rriti moj lule,
    tė mbajti me hatėr!

    Tė rriti moj lule,
    me hatėr tė mbajti!
    Tė bėheshe nuse,
    tė erdhi sahati!

    U rrite moj bijė,
    u bėre billonjė!
    Vatrėn e babait,
    e le pėrgjithmonė!

    Pėr nėnė dhe pėr babė,
    mallin nuk e heq!
    Kur tė veshėm nuse,
    lotėt bien vetė!

    Ėndrra e ēdo vajze,
    fustani i bardhė!
    Pėr nėnė dhe pėr babė,
    malli i pa shuar!

    Pėr babė dhe pėr nėnė,
    malli s’shuhet kurrė!
    Dashurin e zemrės,
    t’a rritėsh pėr burrė!

    Sė bashku me burrin,
    tė kesh dashuri!
    T’a shtoni familjen,
    me njė tufė fėmij!

    Tė kini shėndetin,
    ti bijė dhe ai!
    Tė rrisni fėmijėt,
    ėshtė lumturi!

    E rritur me halle,
    dhe me halle shumė!
    Tė qeshur i pafsha,
    gjithmon ato buzė!
    @cana

  3. #623
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - SHPIRTI IM E DI
    (Qan nėna djalin e vetėm qė ja vranė!)

    Bir i nėnės bir,
    qė goja s’thotė mė!
    Dhimbje e shpirtit tim,
    zemra si e nxė!

    Mė erdhi mandata,
    ē’qe bir ajo ditė!
    Shpirt i zi si nata,
    tė kishte zėnė pritė!

    Mandatėn m’a prunė,
    e zeza mandat!
    Trupi yt i bukur,
    mbuluar nė gjak!

    Kur tė pashė bir,
    si durova dot!
    S’kisha zė tė nxirrė,
    vetėm binin lotė!

    Tė putha nė ballė,
    sytė si azgan!
    Ē’tė kanė bėrė vallė,
    qė mbyllur i mban!

    Mė je ftohur bir,
    tė ngroh pak me lot!
    Ē’tė kanė bėrė bir,
    qė nuk mė flet dot!

    Ngrihi edhe folmė,
    o goja kuti!
    Mjaft i mbajte mbyllur,
    ata tė dy sy!

    Ku tė, tė shpjer nėna,
    shpirti im e di!
    Tė vij nė dhe brėnda,
    edhe unė me ty!

    Tė pata si drita,
    tė rrita levendė!
    Mezi qė tė rrita,
    s’mė gėzove jetė!

    Ah e shkreta unė,
    jeta ime e mjerė!
    S’do tė shoh mė kurrė,
    tė mė hysh nė derė!

    Nėna s’tė harron,
    nė zemėr tė mban!
    Sa tė jem mbi tokė,
    sa tė tė vij pranė!
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 14-07-2022 mė 08:45

  4. #624
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - ZEMĖR KRRAK

    Dalė qė tė shetis pak,
    nė barēenė me zambak!
    Shikimet shigjet m'i flak,
    afromu mos mė rri lark!

    Pak e shkurtėr rrumbullak,
    faqekuqe ndezur flak?
    Bluzėn tė shkurtėr mbi bark,
    vetullat tė ngjyer hark!

    Buzėn e kuqe si gjak,
    sikur mė kėrkon njė shkak!
    Bėlbėzonė mė thotė jakė,
    dy minuta edhe pak!

    Tė bjerė brinja nė jatak,
    nxehtėsi kur marr dhe jap!
    Ah kjo zemėr ja bėn krrak,
    si dega kur ėshtė thatė!

    @cana

  5. #625
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - ĒDO TRESĖ AI DHE
    (Qanė motra vėllanė e vetėm)

    O vėlla i vetėm,
    o zemėr o shpirt!
    Sa herė mė largoheshe,
    ti mė thoshje prit!

    Sa herė tė prisja,
    nuk mbyllja sy!
    Gjumi nuk mė zinte,
    pa tė parė ty!

    Ah moj zemra ime,
    si do duroj unė!
    Mė bėre thėrrime,
    se tė doja shumė!

    Ē’tė kujtoj e shkretė,
    kur isha me ty!
    Ndjehesha e qetė,
    tė shihja nė sy!

    O vėlla, o shpirt,
    ku mė le tė mjerė!
    Sot lotėt e mij,
    tė gjithė do t’i derdh!

    Shpirti po mė plas,
    ku e kam vėllanė!
    S’dua jetė mė pas,
    merrėm aty pranė!

    Ah vėlla ē’mė bėre,
    ku tė mbytem unė!
    Unė edhe Mami,
    ty tė deshėm shumė!

    Ku tė shkoj e zeza,
    veshur kallogre!
    Ditėnė nė drekė,
    njė fjalė s’ma the!

    Ditėnė mė drekė,
    tė vranė hasmėritė!
    S’tė lanė nė jetė,
    tė gėzosh tė ritė!

    Njerzit bėjnė trillime,
    bota nuk tė do!
    Por pėr zemrėn time,
    ti ishe hero!

    Ah e mjera unė,
    ē’do tresė ai dhe!
    Do tė duam shumė,
    edhe pse na le!
    @cana

  6. #626
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - ĖNDĖRRA VAZHDON

    Nė ėndėrr mė erdhe,
    s’ėshtė e para herė!
    Putheshim, m’u bėre,
    si dritė dhe si erė!

    Tė puthja gjithēka,
    ndiheshim tė lirė!
    Tė mbaja nė krahė,
    nuk kishte mė mirė!

    Ashtu pėrqafuar,
    ngjitur si venduzė!
    S’kishte tė mbaruar,
    putheshim nė buzė!

    Ėndėrr, ishte bukur,
    po ē’e do pėr dreq!
    Kur u zgjova mike,
    ndihesha fatkeq!

    T’a vazhdoja ėndrrėn,
    dėshiroja shumė!
    Me miken e zemrės,
    rashė prap nė gjumė!
    @cana

  7. #627
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - E BLLOKOJMĖ BULEVARDIN
    (fabula

    Gjithė shpendėt, krah pėr krahė,
    nisėn njė marrshim tė madh!
    Mė tė madh s’kishte gjasa,
    u mbush rruga gjithė gėlasa!
    Pula, gjela, rosa, pata,
    derr polici del pėrpara!
    Ē’ėshtė kėshtu, vė duart nė kokė;
    - U nisėm pėr nė Evropė!
    - Prisni, Evropa ka rregulla,
    duhet tė shkoni tė pjekura!
    Sa herė do t’ju them, se plasa,
    duhen vezė, jo gėlasa!
    Thonė shpendėt, nė njė gojė:
    - Pėr kėto ne protestojmė...

    ...Bulevardin e bllokojmė!

    Me tė thėnė e me tė bėrė,
    Mbi gėlasa ranė tė tėrė!
    @cana

  8. #628
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - RRETHI I JETĖS

    Ti mė ftohesh, unė tėshtij,
    kjo ėshtė dashurija!
    Duart qė lėnduan ty,
    do t'i pres tė dyja!

    Ti djersitur unė i ftohtė,
    u kujdesa tė mos ftohesh!
    Tė mė mbash dhe tė mbaj ngrohtė,
    pėr dashuri pėrgjėrohesh!

    Tė kujdesem, tė kujdesėsh,
    ėshtė detyrė njerėzore!
    Se nuk jemi tė pėrjetshėm,
    mbyllet cikli si rrethore!

    Vjen njė ditė dhe rrethi mbyllet,
    rrethi jetės pėr tė tėrė!
    Dhe pas nesh kudo shihen,
    gjurmėt-o qė kemi lėnė!

    Gjithkush lė gjurmėt e veta,
    kush pėr keq dhe kush pėr mirė!
    Jetoje siē tė vjen jeta,
    pas saj kthehemi nė hi!

    @cana

  9. #629
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - PROBLEMATIK

    Kujtim nga kohė e ushtrisė,
    Ishja ca problematik!
    Disa nga komanda, lartė,
    Nuk mė donin asnjėēik!

    Kishte dalė tek porta jashtė,
    Komandanti, menduar rri!
    Kryqėzon duart e thotė:
    - Mos mė ardhtė ushtar si ty!

    @cana

  10. #630
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,960

    Pėr: Danel Cana

    - ME DJALIN GĖZOFSH RININĖ

    Ē'mė qan Florė e dashur,
    mbytur e me grykė!
    Mbaji lotėt vajzė,
    se tė prishen sytė!

    Ngrije kokėn Florė,
    shih shoqet e tua?
    S'do jesh mė me 'to,
    do bėhesh e huaj!

    Qė nga dita sotė,
    ti do quhesh grua!
    Nuk je mė vajzė,
    si shoqet e tua!

    Dridhet buza jote,
    goja si kuti!
    Me shami t'a fshijnė,
    syrin tėnd tė zi!

    Gjoksi yt i bukur,
    ē'u hedhka pėrpjetė!
    Mos qaj tė luten,
    si varka nė det!

    Fustanin e kuq,
    qė kishje dėshirė!
    Sotė qė e veshe,
    dukesh mė e mirė!

    Mos qaj Florė e dashur,
    mos qaj me dėnesė!
    Prapė tė bukur janė,
    sytė e tu tė zes!

    Pa shiko bandilli,
    tė vjen me muzikė!
    Atij s’i durohet,|
    ti i thua pritė!

    Prit bandill i dashur,
    pritėm dhe njėēikė!
    Vėllait dhe motrės,
    t’u lė porositė!

    T’a kėrkojnė motrėn,
    mos tė druhen hiēė!
    Sytė nga dritarja,
    do t’i mbaj pėrditė!

    Nėna dhe babai,
    mezi mė kan rritė!
    Kujdes tė m’i kini,
    u lė porositė!

    Ike Florė e dashur,
    udha t’u bėftė dritė!
    Me djalin qė zgjodhe,
    gėzofshi tė ritė!
    @cana

Faqja 63 prej 84 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •