-
Pėr: Danel Cana
- LUM KUSH TĖ MBAN NĖ GJI
Ēmė sėmure me vėshtrimin,
Vajzė e bukur o
Lum kush tė mban te gjiri,
Lum kush tė do!
Syri yt kokėrr ulliri,
Dritė tė lėshon!
Ref.
Lum kush tė mban te gjiri,
Lum kush tė do!
* * *
Gjerdan me gurė xhevairi,
Shumė i bukur o!
Lum kush tė mban te gjiri,
Lum kush tė do!
Nėnė e babė qė mė rriti,
Shumė mė deshėn o !
Lumė kush mė mban te gjiri,
Lum kush mė do!
Bandilli mezi mė priti,
Ma shtonė jetėn o!
Lumė kush mė mban te gjiri,
Lum kush mė do!
Ndaji moj ēi do pėr fare,
Tė gjitha kėto!
Lum kush tė mban te gjiri,
Lum kush tė do!
I ndaj me shokun e jetės,
Tė gjitha i do!
Lumė kush mė mban te gjiri,
Lum kush mė do!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ZHABĖ MOĒALI
( fabula)
Kuak-kuak njė zhabė moēali,
Gjithė ditėn, nuk di tė ndali!
- Nuk ka kafshė qė ma hedh dotė,
As nė ujė dhe as nė tokė!
Sot e tutje, unė e di,
Do shkruaj vetėm poezi!
Tė gjithė do mė thonė, “poet”,
Moēalin dua ta bėj det!
Dėgjon breshka kur bėrtet...
- S’mė duket mendim i drejtė!
Ēudi! Si do ti vej halli!
S’do tė thonė mė zhabė moēali!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- E DI SE DO VIJĖ
Natė e kthiellėt, plotė me yje,
I vetmuar pranė detit rri!
Rri e pres dritėn e syve,
E di mirė se do tė vij!
E pres nė takim tė vijė,
Do tė vij, nuk mė gėnjen!
Njė gotė me mua ta pijė,
Se takimi i pėlqen!
Na pėlqen kur jemi bashkė,
Ka diēka qė na bashkon!
Bekimin e botės pastė,
Kush me zemėr dashuron!
O qiell i mbushur me yje,
Kur tė flasim, ti na dėgjon!
Zbrit njė nga yjet e bukur,
Tė bekojė takimin tonė!
Kush i besoi dashurisė,
Edhe vdekjen ka sfiduar!
Ēdo penė, qė letrėn “bėn pis”,
Dashurisė i ka kėnduar!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- VJEN BANDILLI ME VETURRĖ
- Erdhi dita tė martohesh,
Nuse bijė tė vishesh!
Veshur me vello tė bardhė,
Shumė lezet tė kishte!
Gjithė shoqet i ke pranė,
Tė kėndojnė kėngė,
Pėr tė fundit herė te shpia,
Tako babė e nėnė!
Vjenė bandilli me veturrė,
Me krushq e muzikė!
Ngrihu bijė, tė thotė nėna,
Takohu dhe ikė!
- Nuk u ēmalla nėna ime,
Pritėm dhe njėēikė!
Dhėndėrrin ta pres kėtu,
Me krushq e muzikė!
Me llokume ta qeras,
Dhe njė gotė raki!
Ta presėsh si djalin tėnd,
Plotė me bujari!
Lumturija na u shtoftė,
Se e dua shumė!
Edhe juve tu nderojė,
Siē ju dua unė!
- Babai qė mezi tė rriti,
Tė bėri manare!
Erdhi dita dhe tė shiti,
S’tė mbajti pėr fare!
Sot ėshtė dita mė e bukur,
Pėr ty bija ime!
Lotėt janė nga lumturia,
Paē vetėm gėzime!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- MERAK RINIE
Portokalle e shartuar,
Dole shumė e ėmbėl-o!
Lulet tua plot aromė,
Syri na mbeti nė to-o!
Kokrrat e tua tė shijshme,
Ē’i durojnė ngricės-o!
Degėt nė penxheren time,
Era shpesh loste me to!
Plot dashuri tė kėpusin,
Djemtė edhe vajzat-o!
Kur prekin lėkurėn tėnde,
Aromėn shpirti e do!
Nė dollap e nė sepete,
Ti ruajnė lėvozhgat-o!
S’ngopen me aromėn tėnde,
Posht jastėkut, flenė me to!
Rreze diellit sapo bije,
Era ti shkund gjethet-o!
Ē’mė mbete merak rinie,
Vashat dashuruar-o!
Ah moj portokalle dashur,
Ilaēi i zemrės-o
Me limon e manderinė,
Qė ma shtojnė jetėn-o!
@cana
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 28-12-2020 mė 07:20
-
-
Pėr: Danel Cana
- VEND I BUKUR TEPELENĖ
Tepelenė o vend i bukur,
Dy male kurorė tė rrinė,
Pak dinė bukurit e tua,
Shumė ta njohin historinė!
Tek ty zemra mė ka mbetur,
Vjosa ta freskonė gjinė!
Dy krahina i bashkove,
Labėrin e toskėrinė!
Ēdo ditė rritesh zbukurohesh,
Me kalanė dhe Alinė!
Me bregdetin po afrohesh,
Rrugėt me asfaltė ndrijnė!
Erdhi koha ti zhvillojmė,
Turizmin dhe blektorinė!
Ecėn me hapin e kohės,
Njerzit gjejnė lumturinė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- DY MIJ E NJĖZET E NJI
Pasnesėr ėshtė vit i ri,
Dy mij e njėzet e nji.
Dilni ta prisni fėmij,
Mbushur duart me shami,
Me mollė e me zerdeli!
Qoftė i mbarė ky vit i ri,
Tė zhduket virusi i zi.
Ky qė shkoj qe i vėshtirė,
Ngjiti maskat nė fytyrė!
Ē’ėshtė, vėmė duart nė kokė,
Dhjetė njerz nuk bėhen tokė!
Dhimbje qė zemra i ndjen,
Kush vdes, varroset si qen!
Mbulohet me dhe tė zi,
Sikur s’ka jetuar njeri.
Mbeten fėmijėt jetim,
Qani shokė baban tim…
Se jam largė nė mėrgim,
S’vij dot as pėr hidhėrim!
Me maska tė gjithė mbuluar,
Nuk na lėnė pėr tė kaluar!
Do bėsh testin, paska ligje,
Nuk ikėn pa marrė pėrgjigje!
S’ka ēa bėn njeriu shkretė,
Shumė vėshtirė erdhi kjo jetė!
Gjobė me kėmbė, e me makina,
Ende nuk ka dalė vaksina!
Dy mij e njėzet e nji,
Fillon vaksinim i ri!
Tė na bjerė mbarėsi!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- PRES NJĖ NUMĖR
Rri e pres, nė ankth e shpresė,
Saqė, koha mė sėmurė!
Nuk e di dhe sa do presė,
Njė numėr qė s’mori kurrė!
Durim bėj, e pres atė,
Tė mė marrė nė telefon!
Koha nuk mė premton gjė,
As pėrgjigjet, as qėndron!
Pas njė muaj, mbase merr,
Mbase merr kur vjen pranvera!
Ditė e javė i pėrcjell,
Stinėt ikin, vijnė tė tjera!
Se mendoja, shpirti jot,
Se do mbante kaq shumė vrer!
Tė lutem, tė pėrgjėroj,
Bjeri telit...dhe njė herė!
Bjeri telit cėrr cėrr cėrr,
Tė tringėlloj si njėherė!
Sikur s’je, ti mos u bėj,
Flake inatin njėherė!
Se kuptoj inatin tėnd,
Edhe shkakun se kuptoj!
Sa dhe koka zė e dhėmb,
Po pres, tė telefonoj!
U shkėpute, pa mė thėnė,
As dhe fjalėn lamtumirė!
Njė gurė zemrės i kam vėnė,
Mjafton ti tė ndihesh mirė!
Koha, po mė duket shumė,
Qė e bėra zemrėn gurė!
Pres i zgjuar dhe nė gjumė,
Njė numėr, qė s’mori kurrė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- KRAHASIM NUK GJEN
Sikur vetėm gjysėm nate, tė rrija me ty...
Zemra ime do dhuronte aq shumė dashuri!
Sikur natėn ta kaloja, deri nė tė gdhirė,
Pėr gjithė jetėn, zemra ime do ish pėrtėrirė!
Eh, kur rasti tė mė bjerė, tė jemi tė dy,
Zemra ime dot se mbanė, aq shumė dashuri!
Do tė shkrihesha i tėri, trupit si qiri,
Dhe tė prekja ēdo tė fshehtė, me shumė dashuri!
Nuk ka asnjė gjė nė jetė, qė mund tė gėzojė,
Mė shumė se njė shpirt i bukur, di tė dashuroj!
Ska asgjė mė shumė nė botė, tė ėmbėl pėr mua,
Ėshtė buza jote e ngrohtė, e fjala tė dua!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- KUR DHE SA TĖ DOJĖ
- Sytė e zes mė hapėn punė,
As mi fal i dua shumė!
- Ē’do ti bėsh po ti jap unė,
Apo do ti vėsh nė gjumė?
- Shelege bukur, me lara,
Kudo shkoj mė del pėrpara!
- Bėj sikur befas tė ndala,
T’ja fillojmė nga e para!
- Tė ndoqa me sy kur dole,
Befas njė vėshtrim mė hodhe!
- Tė kam si mjalti nė hoje,
Qė kur njė puthje ma vodhe!
Mjaltė e dyllė tė kullova,
Plasa sa tė pėrqafova!
Syrin nga afėr shijova,
Duke puthur ē’u harrova!
O mjaltė i ėmbėl nė hojė,
Dashurija s’ėshtė lojė!
Mė merr, e mė pėrgjėrojė,
Kur tė dojė e sa tė dojė!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt