Close
Faqja 39 prej 40 FillimFillim ... 2937383940 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 780 prej 789

Tema: Danel Cana

  1. #761
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - KUR FJALĖT I TJERR

    Kishim njė nė fshat,
    mos e pastė askush!
    Dhe emrin, si fat,
    e kishte Agush!

    Ēfardo qė dėgjonte
    nga mua, nga ty!
    Shpejt e transmetonte,
    dhe e bėnte dy!

    Tek tė gjithė vije,
    ngarkuar me fjalė!
    Si kallėp ta shihje,
    thoshje, “goxha djalė”!

    Agushi ish bėrė,
    si tel telefoni!
    E thoshin tė tėrė,
    njė shaka s’guxonin!

    Fshehur tė pėrgjonte,
    veshėt ngritur lartė,
    fjalėt shumėfishonte,
    jo vetėm nė fshatė!

    I madh dhe i vogėl,
    Agushin e di!
    Sapo kthente kokėn,
    ruheshin nga ai!

    Hiqej sikur deshte,
    pleq edhe tė rinj!
    Si flinin, pėrqeshte,
    shtrirė apo nė brinjė!

    Tėrė ditėn mendonte,
    tirrte vetėm fjalė!
    Dhe i ngatėrronte,
    tė vdekur, tė gjallė!

    Fjalėt, janė si retė,
    fryhen edhe shtohen!
    Kur fillojnė rrufetė,
    pėrplasen, kullohen!

    Dhe pa pritur derdhen,
    tė gjitha mbi ty!
    Kudo qė tė gjenden,
    rrebesh e stuhi!

    Stuhi dhe rrebesh,
    ku tė futėsh kokėn!
    Sa ta marrėsh vesh,
    ta kanė bėrė gropėn!

    Fjalė dhe vetėm fjalė,
    nė lagje, nė fshat!
    Agush, gjeē belanė,
    nuk na le rehat!

    Ngjish e mbush njė shakull,
    fjalė e vetėm fjalė!
    Dhe gomarin mashkull,
    e bėnte me barrė!

    Kėshtu janė bėrė sot,
    si Agushi ynė!
    Gazetarė plotė,
    tė gjitha i dinė!

    Tė gjitha i mėsuan,
    ku i kanė mėsuar!
    Dhe botėn e duan,
    veē tė ngatėrruar!
    @cana

  2. #762
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana


    -ATY SHUHET FLAKA

    Ta puth buzėn, flakė-ndezur,
    po kam frikė se ē'ndodh mė vonė!
    Njė ilaē prej zemrės fshehur,
    dashuri, ah, dashuria na pėrgjon!

    Aty nė cepat e saja,
    ėshtė mbledhur ėmbėlsia!
    Gjithė jetėn do t'a mbaja,
    ēfarė shije ka dashuria!

    Si bleta qė mbledh polenėn,
    t'i thith buzėt pak, e nga pak!
    Zemrės aty t'ja bėj tendėn,
    i lodhur kur vij nga largė!

    Buzėt, ah buzėt e tua,
    fshehin dhe tė butėn gjuhė!
    Kėto mė kanė dehur mua,
    sy hapur mė vėn nė gjumė!

    Dhe pastaj ashtu si era,
    t'ja lė kohės, tė pushoj!
    S'jan fjalė mike, janė vlera,
    besom se tė dashuroj!

    Mike, aty shuhet flaka,
    vetėm tek buzėt e tua!
    Dridhu, pėrdridhu si ngjala,
    flaka jote vjen tek mua!
    @cana

  3. #763
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - ĒMOJE FEMRĖN

    Gruaja sa tė mund,
    tė duhet me burrė!
    Me dashuri dhe buzė,
    s'u ngop njeri kurrė!

    Gruaja pėr burrė,
    shkrihet-ė si vesė!
    Nuk u ēmua kurrė,
    shtrenjtė do tė shesė!

    Gruan-ė nė jetė,
    asgjė s’e ndalon!
    Bėhet si do vetė,
    e kur dashuronė!

    Gruaja vėrtetė,
    ēfarė do jeta, di!
    Zemrėn ajo tretė,
    ngadalė si qiri!

    Nga natyra femra,
    ėshtė mrekulli!
    Ato mbajnė nė zemra,
    shumė dashuri!

    Kur me burrė martohet
    dhe hap njė shtėpi!
    Ajo pėrkushtohet,
    me shum dashuri!

    Femra bėn njerinė,
    kurr mos i ver faj!
    Mos e lerė tė fiket,
    si kandil pa vaj!
    @cana

  4. #764
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - BUKURIA MERR KALANĖ

    Kapėrceve male,
    shkove nė bregdet!
    Vajzė pėrmetare,
    si hėna mbi det!

    Vėndi kishte pritur,
    pėr hiret e tua!
    Bukuri e rritur,
    qė nuk merret hua!

    Rėrės, e tė nxehtit,
    tė pashė kėtė radhė!
    Do ti futem detit,
    dallga tė mė marrė!

    Erdhe nė bregdet,
    bleve njė shtėpi!
    Bėri me shėndet,
    tė tillė bukuri!

    Bukuri e falur,
    nga babai dhe nėna!
    Kalatė, me tė tallur,
    i merrje nga brėnda!

    Vendi qė tė lindi,
    vendi qė tė mban!
    Vetėm bukuria,
    e pushton kalanė!
    @cana

  5. #765
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - LAPIDAR I GJALLĖ

    Koha letrat i ka hapur,
    nuk po gaboj aspak!
    Pėr shqiptarėt e shum vuajtur,
    vėllezrit nė Sanxhak!

    Po ringjallet kombi ynė,
    koha po na prinė!
    Natė e ditė, nuk e mbyll synė,
    njė vajzė heroinė!

    Amina Nuraj, me nure,
    trimėresh, me guxim!
    Nga presionet s’u pėrkule,
    veē e rrit lavdinė!

    Ashtu si e do atdheun,
    kombi tė nderon!
    Ti, stėrmbes Skėnderbeut,
    kurrė s’e mohon!

    Koha idetė shoviniste,
    i kalb pak nga pak!
    Ringjalljen, koha e priste,
    aty nė Sanxhak!

    Ėshtė tokė shqipėtare,
    gjithė ajo krahinė!
    Shqipėria natyrale,
    e di historinė!

    Koha i do shqipėtarėt,
    me zemėr dhe gjak!
    Amina ėshtė ndėr tė parat,
    aty nė Sanxhak!

    Flamurin e kombit tonė,
    shqipe dykrenare!
    Lart ngre, nuk e mohon,
    trime shqipėtare!

    Krenohem me ty Amina,
    me gjak shqipėtar!
    Pėr ty do flasė historia,
    mbetesh lapidar!
    @cana

  6. #766
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - GJEZDIS LABĖRINĖ

    Vajta dhe nė Progonat,
    s'kisha shkuar kurrė!
    Rrugė e ngushtė, asfaltė,
    vendi shkėmb e gurė!

    Nė Lekdush, e Progonat,
    ligjet do i bėjnė vet!
    Libri me kapak tė trash,
    kėrkon ligjet nėpėr flet!

    Pėr nga feja, s'di ēfarė janė,
    nuk i dinė dhe mirė ligjet!
    Kėshtu dua, mor amanė,
    s'bėnet gjėma, tė pėrgjigjet!

    Nė Nivicė, nuk shkova dot,
    ndaj u ktheva xarrė-xarrė!
    Me raki e mish tė ngrohtė,
    hėngra drekėn nė Gusmar!

    Unė isha vet i tretė,
    na priti njė vajzė e bukur!
    Kam dėgjuar, e vėrtetė,
    Sorkadhet nuk qėnkan zhdukur!

    Mish i qėngjit, nga tė malit,
    i pjekur nė saē me prush!
    Rakia ball i kazanit,
    mbante ende era rrush!

    Jashtė koha ishte nxirė,
    s’kishte dalė Marsi ende!
    Bora jashtė kishte ngrirė,
    pa filloj dhe borė e re!

    Mė tė dalė nė Lekdush,
    bėra sehir njė cop herė!
    Aty dhe mushkritė i mbush,
    u ngopa me oksigjen!
    @cana

  7. #767
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - KĖMBĖT SPO E MBAJNĖ

    Kur lėndoje, grabisje tjerėt,
    nuk kishe shpirt o ditėzi!
    Tani dridhesh, si tė mjerėt,
    kur tė tjerėt t'a bėjnė ty!

    Me qėllim tė pasurohesh,
    grabite, veshur me pushtet!
    Tani dridhesh dhe mendohesh,
    si ta hedhėsh kėtė hendek!

    Mendoje s’kanė ē’tė bėjnė,
    ishe vetė drejtėsia!
    Po tani kėmbėt s’tė bėjnė,
    tė pėrpiu grykėsia!

    Kėshtu e paska kjo jetė,
    dikush ha, dikush e ha!
    Balua me kokėn pėrpjetė,
    sėmundjen brėnda e ka!
    @cana

  8. #768
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - NĖ LUMIN E FTOHTĖ

    Nė njė ėndėrr isha,
    nuk di si do dalė!
    Nė njė pyll me lisa,
    lartė nė njė mal!

    Njė lėndinė e bukur,
    bar e lule shumė!
    Mė tej, rrėzė shkėmbit,
    njė burim, si lumė!

    Pėr’mi majė tė malit,
    Dielli dukej qartė!
    Brenda zemrės vajti,
    njė rreze e artė!

    Nga toka mė ngriti,
    pėrmbi lisa lartė!
    Rreth qafės mė ngjiti,
    njė kurorė tė artė!

    Nė lumin qė rridhte,
    u futa me not!
    Vetėm pak tė pije,
    ishte shum i ftohtė!

    Pa pritur njė vajzė,
    para meje rri!
    Drejt nė sy e pashė,
    plot me dashuri!

    Ashtu pėrqafuar,
    dorėn pėr mbi mes!
    Ėndrra kish mbaruar,
    u mbyta nė djersė!
    @cana

  9. #769
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - PĖR VALLET SHQIPTARE

    Pėr vallet kurrė nuk kam kėnduar,
    edhe pse vallzoj, kur rasti vjen!
    Vallet shqiptare s'janė krahasuar,
    nė asnjė vend tė tillė nuk gjen!

    Valle tė bukura, dorė pėr dore,
    majė e opingės, pak sa prek dhenė!
    Tė lehtė valltarėt si flokė bore,
    tė tilla nė shekuj, e kėshtu mbenė!

    Nė majė tė gishtave frymėn mbajnė,
    e shpirti ndalon, kur ritmin ndjen!
    Zinxhir me ngjyra nga lart mė ngjajnė,
    tė tilla ndjenja s’ke ku i gjen!

    I madh dhe i vogėl, tė gjithė i duan,
    ngrihen nė valle, kėrcejnė me llahtarė!
    Nė paqe e luftė, kurrė s’i ndaluan,
    heronjtė, me valle, pėrcjell duke qarė!

    Dhe nėnat pėr dore, me bijtė e tyre,
    kur hasmit shkonin, t’i bėnin ballė!
    Nėnat e mira, tė buta prej natyre,
    nė valle kėmbėt, i hidhnin ngadalė!

    Pėr vallet shqiptare, tė tjerėt kanė shkruar,
    pėr mua poetin, ėshtė hera e parė!
    Ndoshta m’u desh kjo kohė pėr t’u menduar,
    tė shkruaj pėr vallet, do doja qė djalė!
    @cana

  10. #770
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - TĖ NDRIJ NJĖ ĒAST

    Nė ngrihesh lart, ti ndonjėherė,
    si retė tė rrish, nė qiellin blu!
    Unė do tė ndrij, si njė mermer,
    tė tė kujtoj, se jam kėtu!

    Nė u kujtofsh, ti ndonjėherė,
    se sytė e mi, janė sytė e tu!
    Do t’mė kėrkosh, nė natėn sterrė,
    kot lodhesh zemėr, unė jam kėtu!

    Nė tė mungofsha ndonjėherė,
    mos qoftė e thėnė, si flas kėshtu!
    Tek bibloteka do tė mė gjesh,
    nė raftin plot, s’mė do kėshtu?

    Nė u mendofsh, ti ndonjėherė,
    njė jetė qė patėm, e ngrysėm tok!
    Pa dashur ti, njė lot do bjerė,
    se humbe mė tė mirin shok!

    Edhe atėherė, nė atė ēast,
    unė zemrėn tėnde do t’a ndriēoj!
    Tė kesh nė mendje, pėr ēdo rast,
    qė vetėm ty tė dashuroj!
    @cana

  11. #771
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - NUSE PĖRMETI

    Vajzė e Tepelenės, Martuar nė Pėrmet,
    rrugėn ta treguan, a e gjete vetė!

    Ma treguan o djalė, nuk e dija mirė,
    kėtu ishte fati, ujė pėr tė pirė!

    Vjosės legjendare, freskuar tė dy,
    s’mė gėnjeu fare, mė drejtoj tek ty!

    Njėri trėndafil, tjetra trėndelinė,
    dasmėn do ta bėjmė, me gjithė miqėsinė!

    Dashuri e pastėr, o levendi im,
    si zjarri nė vatėr, ta ndez dashurinė!

    Siē e do adeti, bjer moj klarinetė,
    vajzė e Tepelenės, nuse nė Pėrmet!
    @cana

  12. #772
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - SI GJAKU NĖ VENA

    O ti zėri kanerinės, ē’mė kėndon gjithė ėmbėlsi!
    Pėrmetar me zė bilbili, s’mbetesh mbrapa edhe ti!

    Ref.
    Kur dalin dy zėra zėra, sa lezet ka skena,
    Djali na Pėrmeti, vajza Tepelena!
    .................................................. .........
    Kėngėt edhe vallet tona, janė si gjaku nė vena!
    Bilbil gjuzar i Pėrmetit, iso tė mban Tepelena!

    Thuaja kėngės pėrmetar, nise vallen klarinetė!
    Ēe ujdis moj Tepelenė, fustanella ka lezet!

    Vetė natyra na ka bėrė, tė dy vendet pran e pranė!
    Fusha male sėrė-sėrė, Vjosėn e kemi gjerdan!
    @cana

  13. #773
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - KU TA DIJĖ GOMARI
    (fabula)

    Nė njė luadh gomari,
    kulloste nė gjunjė!
    Sapo la samarin,
    qė e kish vrarė shumė!

    Sheh disa fshatrė,
    po vinin me vrap!
    Bobo – tha me vehte,
    do mė rrahin prapė!

    Ē’faj ka bėrė i ziu,
    ku ta di dhe unė!
    S’mė lenė tė kullos
    dhe tė fle pak gjumė!

    S’ish fare “gomar”,
    merrte dhe ca vesh!
    Tė shkretin samar,
    kishte lėnė dhe leshtė!

    Kėtė herė ndryshonte,
    nuk donte shumė ment!
    E donin tė shkonte,
    drejt, e nė parlament!

    Po, po, mirė dėgjuat,
    s’e beson vėllanė!
    Dhe jo do ku do,
    parlament evropian!

    E morėn tė shkretin,
    s’u ngop dot me bar!
    Nė vėnd tė samarit,
    i vunė njė kollar!

    Nė kėmbė s’e lanė,
    e hipėn nė taksi!
    Njėherėshi i dhanė,
    njėqind porosi!

    Atje ku do vesh,
    do betohesh sot!
    I drejtė do jesh,
    me tė tėndin zot!

    Zoti yt ėshtė,
    kush tė mban mė mirė!
    Ai qė ke njohur,
    ėshtė njė egėrsirė!

    Ne demokracinė,
    e kemi nė dorė!
    Ndaj dhe pėr mė mirė,
    tė varim kėmborė!

    Kur t’a mėsoj mileti,
    urdhėr nga ka marrė!
    Se krejt parlamenti,
    qėnka me gomarė!
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 14-07-2024 mė 08:08

  14. #774
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - LITARĖT E JETĖS

    Raki e ftohtė k'tė herė,
    sytė m'i mbushi me lot!
    Shpuzė dhe flakė nxjerrė,
    po nuk e shohim dot!

    Raki, e bardhė raki,
    me ty jam dashuruar!
    Qė kur tė shpikėn,e di,
    tė gjithė tė kanė uruar!

    Lexojnė k’to vargje tani,
    nipėrit dhe mbesa n’internet!
    Ja gjyshi, thonė me habi,
    na dalka dhe pijanec!

    Tė bėhesh pjanec do kohė,
    kollaj t’a lėsh pijen!
    Gjykoni gabim, e shoh,
    provuar s’ja kini shijen!

    Gjykimin e mora si shembull,
    nga mbesa dhe nipėrit e mi!
    Nė jetė takojmė shumė denduar,
    pa njohur, gjykojnė gabim!

    Gjykojnė kur shohin njė djalė,
    qė gotėn me fund e pi!
    Ēfarė brenge qė ka, pa fjalė,
    kur jeta s’i fal dashuri!

    Nxitojmė ne shpesh tė parėt,
    tė tjerėt nė jetė gjykojmė!
    T’ja presim sė keqes litarėt,
    zhgėnjyer ne shpesh harrojmė!
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 19-07-2024 mė 08:37

  15. #775
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - NUK VDES TRIMĖRIA

    Pa pėrtes pėr mėmėdheun,
    Shqipėria kur e deshi!
    I pėrgjigjej Skėnderbeu,
    Gjergji trim, armėt i ngjeshi!

    Edhe Gjoni, bir i tija,
    erdhi qėndroi nė Himarė!
    Se lėngonte Shqipėria,
    prapė turku e kishte marrė!

    Ishte mbjellė tradhėtia,
    ēelur, e hedhur lastarė!
    S’di ēfarė bėnte njerėzia,
    kė tė luftonte mė parė!

    Shkuan vite edhe shekuj,
    prapė vuan Shqipėria !
    Skėnderbeu sot ka vdekur,
    por nuk vdes kurrė trimėria!

    Nė Himarė, ku zbriti Gjoni,
    sot po luhet tragjedia!
    Po ushqehet grekofoni,
    tė shesė vatanet e tija!

    Duan t’ja ndryshojnė drejtimin,
    politikė e korruptuar!
    Greku tė arrij qėllimin,
    Himarėn pėr t’a zaptuar!

    Himara fis i Kaonit,
    pjesė tė Epirit plak!
    Gjaku Kastriot, i Gjonit,
    tokė e mbrojtur me gjak!

    Mbi Himarė, nė ato maja,
    qė mbajnė emrin vetėtimė!
    Kush i prek bėhet hataja,
    Zeusi kishte shtėpinė!

    Dhe as dje, as sot, as nesėr,
    tjetėr s’qaset n’ato male!
    Nuk do t’a ndėrroj kurrė besėn!
    veē shqiponjės dykrenare!
    @cana

  16. #776
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - E KA FJALĖN DASHURIA
    (kėngė)
    Dielli qė ngrohu dynjanė,
    zalli detit pėrvėluar!
    Si s’ngrohu njė zemėr pranė,
    formė plotė dhe e zbuluar!

    Fol moj, se pa folur mbeta,
    se pėr dashuri u treta!
    * * *
    Vapa qė na pėrvėloi,
    mė nxehtė behari pėr mua!
    Nishanezeza mė shkoi,
    as u dogj, as pėrvėluar!

    Fol moj, se pa folur mbeta,
    se pėr dashuri u treta!
    * * *
    Pėrpara meje kaloi,
    tė shikoj format e tua!
    Lum deti ēfarė do shijoj,
    si vala tė isha, dua!

    Fol moj, pa folur mos rri,
    ē’u treta pėr dashuri!
    * * *
    @cana

  17. #777
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - LUM KUSH TĖ MERR NUSE

    Rrathė rrath gjerdani,
    rruazat sėrė sėrė!
    Atė fat, amani,
    e paēin tė tėrė!

    Fatin tėnd e paēin,
    gjithė ata qė dua!
    E tillė bukuri,
    tė mė binte mua!

    Tė binte pėr mua,
    e thonė tė gjithė!
    Tė fle, e tė ngrihem,
    sa hap, e mbyll sytė!

    Syt e tu tė bukur,
    qepallat rėnduar!
    Me bojra, me xixa,
    i ke zbukuruar!

    Dhe vėnd bosh s’ke lėnė,
    tė t’i puthja pakė!
    Qėllimisht ke zėnė,
    zemėrėn nė lak!

    Ēfarė fat qė tė ra,
    tė ra pjesė mbreti!
    Sa, loti qė u tha,
    mbi faqe tė mbeti!

    Thashė, fatin tėnd,
    t’a mbash mu nė gji!
    Tė veshėsh ergjėnd,
    e tė shkelėsh flori!

    Djali qė tė mori,
    deshi, tė rrėmbeu!
    Gjith pasurin hodhi,
    asgjė nuk kurseu!

    Asgjė nuk kurseu,
    as do tė kursej!
    Si ty, nė gjith dheun,
    kurrė nuk do gjej!

    Nuk do gjej tė tillė,
    vajzė me edukatė!
    Tė kanė rritur mirė,
    jot ėmė dhe yt atė!

    Nė jetė mėsove,
    s’u bėre me huqe!
    Lum kush tė rriti,
    e kush tė merr nuse!
    @cana

  18. #778
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - KĖNDEZI
    (fabula)
    A e dini pse kėndezi kėndon,
    ēdo mėngjes ki-ki-ki?
    Se iku njė natė dhe pulat,
    i pret njė ditė plotė dashuri!
    Ai leje nuk merr, kur punėn e di!

    Ki-ki-ki kėndezi kėndon
    dhe pulat i zgjoi nga gjumi!
    Ngrihuni se dita agon,
    vrapon dhe puplat i shkundi!
    @cana

  19. #779
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - DURON PLEQĖRIA
    (kėngė)
    Iku dhe rini e shkretė,
    mė s’duron!
    Tė pashė nė ėndėrr prėmė,
    vjen mė zgjon!
    Pėr mbi kokė vije dorėn,
    ledhaton!
    Ah moj koha gėnjeshtare,
    qė s’mendon!
    Ē’e bėre fuqin qė pate,
    ku e ēon!
    S’paske mike, zemėr fare,
    qė s’mė don!
    Thellėsi ėshtė pleqėria,
    nuk tregon!
    Gjėmbat qė ka dashuria,
    i duron!
    @cana

  20. #780
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,911

    Pėr: Danel Cana

    - E MIRA HĖNĖ

    Faqja nė tė ngrėnė,
    drita e venitur!
    Gėnjeshtare Hėnė,
    mbete e pa rritur!

    Hėnė e pėrgjysmuar,
    Hėnė gėnjeshtare!
    O fol, e besuar,
    o mos na dil fare!

    Hėnė e mira Hėnė,
    ē’tregon e uruar!
    Njė faqe ke lėnė,
    tjetra e mbuluar!

    Herė na qėndron larg,
    herė e afruar!
    Ē’sekret tė ka mbetur,
    pa n’a e treguar!

    Si njerzit nuk rron,
    fejuar, martuar!
    Tė njohim gjithmonė,
    shumė tė dashuruar!

    Ēiftet kur shikon,
    shpesh i ke ndihmuar!
    Njerėzimi ndryshon,
    po ti s’ke treguar!
    @cana

Faqja 39 prej 40 FillimFillim ... 2937383940 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •