Close
Faqja 39 prej 39 FillimFillim ... 29373839
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 765 prej 765

Tema: Danel Cana

  1. #761
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,887

    Pėr: Danel Cana

    - KUR FJALĖT I TJERR

    Kishim njė nė fshat,
    mos e pastė askush!
    Dhe emrin, si fat,
    e kishte Agush!

    Ēfardo qė dėgjonte
    nga mua, nga ty!
    Shpejt e transmetonte,
    dhe e bėnte dy!

    Tek tė gjithė vije,
    ngarkuar me fjalė!
    Si kallėp ta shihje,
    thoshje, “goxha djalė”!

    Agushi ish bėrė,
    si tel telefoni!
    E thoshin tė tėrė,
    njė shaka s’guxonin!

    Fshehur tė pėrgjonte,
    veshėt ngritur lartė,
    fjalėt shumėfishonte,
    jo vetėm nė fshatė!

    I madh dhe i vogėl,
    Agushin e di!
    Sapo kthente kokėn,
    ruheshin nga ai!

    Hiqej sikur deshte,
    pleq edhe tė rinj!
    Si flinin, pėrqeshte,
    shtrirė apo nė brinjė!

    Tėrė ditėn mendonte,
    tirrte vetėm fjalė!
    Dhe i ngatėrronte,
    tė vdekur, tė gjallė!

    Fjalėt, janė si retė,
    fryhen edhe shtohen!
    Kur fillojnė rrufetė,
    pėrplasen, kullohen!

    Dhe pa pritur derdhen,
    tė gjitha mbi ty!
    Kudo qė tė gjenden,
    rrebesh e stuhi!

    Stuhi dhe rrebesh,
    ku tė futėsh kokėn!
    Sa ta marrėsh vesh,
    ta kanė bėrė gropėn!

    Fjalė dhe vetėm fjalė,
    nė lagje, nė fshat!
    Agush, gjeē belanė,
    nuk na le rehat!

    Ngjish e mbush njė shakull,
    fjalė e vetėm fjalė!
    Dhe gomarin mashkull,
    e bėnte me barrė!

    Kėshtu janė bėrė sot,
    si Agushi ynė!
    Gazetarė plotė,
    tė gjitha i dinė!

    Tė gjitha i mėsuan,
    ku i kanė mėsuar!
    Dhe botėn e duan,
    veē tė ngatėrruar!
    @cana

  2. #762
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,887

    Pėr: Danel Cana


    -ATY SHUHET FLAKA

    Ta puth buzėn, flakė-ndezur,
    po kam frikė se ē'ndodh mė vonė!
    Njė ilaē prej zemrės fshehur,
    dashuri, ah, dashuria na pėrgjon!

    Aty nė cepat e saja,
    ėshtė mbledhur ėmbėlsia!
    Gjithė jetėn do t'a mbaja,
    ēfarė shije ka dashuria!

    Si bleta qė mbledh polenėn,
    t'i thith buzėt pak, e nga pak!
    Zemrės aty t'ja bėj tendėn,
    i lodhur kur vij nga largė!

    Buzėt, ah buzėt e tua,
    fshehin dhe tė butėn gjuhė!
    Kėto mė kanė dehur mua,
    sy hapur mė vėn nė gjumė!

    Dhe pastaj ashtu si era,
    t'ja lė kohės, tė pushoj!
    S'jan fjalė mike, janė vlera,
    besom se tė dashuroj!

    Mike, aty shuhet flaka,
    vetėm tek buzėt e tua!
    Dridhu, pėrdridhu si ngjala,
    flaka jote vjen tek mua!
    @cana

  3. #763
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,887

    Pėr: Danel Cana

    - ĒMOJE FEMRĖN

    Gruaja sa tė mund,
    tė duhet me burrė!
    Me dashuri dhe buzė,
    s'u ngop njeri kurrė!

    Gruaja pėr burrė,
    shkrihet-ė si vesė!
    Nuk u ēmua kurrė,
    shtrenjtė do tė shesė!

    Gruan-ė nė jetė,
    asgjė s’e ndalon!
    Bėhet si do vetė,
    e kur dashuronė!

    Gruaja vėrtetė,
    ēfarė do jeta, di!
    Zemrėn ajo tretė,
    ngadalė si qiri!

    Nga natyra femra,
    ėshtė mrekulli!
    Ato mbajnė nė zemra,
    shumė dashuri!

    Kur me burrė martohet
    dhe hap njė shtėpi!
    Ajo pėrkushtohet,
    me shum dashuri!

    Femra bėn njerinė,
    kurr mos i ver faj!
    Mos e lerė tė fiket,
    si kandil pa vaj!
    @cana

  4. #764
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,887

    Pėr: Danel Cana

    - BUKURIA MERR KALANĖ

    Kapėrceve male,
    shkove nė bregdet!
    Vajzė pėrmetare,
    si hėna mbi det!

    Vėndi kishte pritur,
    pėr hiret e tua!
    Bukuri e rritur,
    qė nuk merret hua!

    Rėrės, e tė nxehtit,
    tė pashė kėtė radhė!
    Do ti futem detit,
    dallga tė mė marrė!

    Erdhe nė bregdet,
    bleve njė shtėpi!
    Bėri me shėndet,
    tė tillė bukuri!

    Bukuri e falur,
    nga babai dhe nėna!
    Kalatė, me tė tallur,
    i merrje nga brėnda!

    Vendi qė tė lindi,
    vendi qė tė mban!
    Vetėm bukuria,
    e pushton kalanė!
    @cana

  5. #765
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,887

    Pėr: Danel Cana

    - LAPIDAR I GJALLĖ

    Koha letrat i ka hapur,
    nuk po gaboj aspak!
    Pėr shqiptarėt e shum vuajtur,
    vėllezrit nė Sanxhak!

    Po ringjallet kombi ynė,
    koha po na prinė!
    Natė e ditė, nuk e mbyll synė,
    njė vajzė heroinė!

    Amina Nuraj, me nure,
    trimėresh, me guxim!
    Nga presionet s’u pėrkule,
    veē e rrit lavdinė!

    Ashtu si e do atdheun,
    kombi tė nderon!
    Ti, stėrmbes Skėnderbeut,
    kurrė s’e mohon!

    Koha idetė shoviniste,
    i kalb pak nga pak!
    Ringjalljen, koha e priste,
    aty nė Sanxhak!

    Ėshtė tokė shqipėtare,
    gjithė ajo krahinė!
    Shqipėria natyrale,
    e di historinė!

    Koha i do shqipėtarėt,
    me zemėr dhe gjak!
    Amina ėshtė ndėr tė parat,
    aty nė Sanxhak!

    Flamurin e kombit tonė,
    shqipe dykrenare!
    Lart ngre, nuk e mohon,
    trime shqipėtare!

    Krenohem me ty Amina,
    me gjak shqipėtar!
    Pėr ty do flasė historia,
    mbetesh lapidar!
    @cana

Faqja 39 prej 39 FillimFillim ... 29373839

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •