Close
Faqja 38 prej 39 FillimFillim ... 2836373839 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 741 deri 760 prej 773

Tema: Danel Cana

  1. #741
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - DALLANDYSHJA DHE BILBILI

    Dallandyshja dhe Bilbili,
    kishin rėnė nė dashuri!
    Folen bėnė, mes njė pylli,
    tė mos i shikojė njeri!

    Ah moj Dallandyshe e mjerė,
    sa tė dua, unė e di!
    Edhe nata kur tė bjerė,
    mė drejton vetėm tek ti!

    O Bilbil, o kėngėtarė,
    thellė nė zemėr po mė rri!
    Botėn shetis nė beharė,
    nuk dua tjetėr si ty!

    Dallandyshe bukuroshe,
    do kėndoj vetėm pėr ty!
    E gjithė bota t’a mėsoj,
    sa duhemi ne tė dy!
    @cana

  2. #742
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - KUR ZGJEDH TI

    Ti mė erdhe lehtė-lehtė,
    si deti kur nuk ka valė!
    Di ēfarė do, edhe zgjedh vetė,
    detin ti nė shpirt e mban!

    Di ēfarė zgjedh, di ēfarė fletė,
    trazove ujrat e mija!
    Ē’mi mbyte ėndrrat nė det,
    zgjodhe ti a dashuria!
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 17-01-2024 mė 16:18

  3. #743
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - PESHA E DHIMBJES

    Ti mendon se unė gaboj, qė dashuris i besoj!
    Po zgjidhje nuk mė jep mike, a ka tjetėr mė fisnike!

    Ti e di qė dashuria, kėrkon kushte qė tė rritet!
    Po njė zgjidhje nuk e do, vetė e lė qė tė venitet!

    Ti mė thua buzėqeshur, i ka fajet largėsia!
    Po s’e fsheh dot, se dhimbjen, e shėron veē dashuria!

    Thuaje mike, pse s’e thua, nuk ka dhimbje qė tė vret...
    Mė tė fortė se xhelozia, shpirtin me ngadal e tret!

    Ti mė thua ėshtė dhimbje, ndarje mikes sė vėrtetė!
    Kur ke shpresėn e takimit, dhimbja bje nga pesha vetė!
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 17-01-2024 mė 16:17

  4. #744
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - KUR U FORMUA GURI

    Kush e di me saktėsi qė, kur guri ėshtė formuar!
    Ajo kohė ka rėndėsi, se na vjen i pa ndryshuar!

    Ka kaluar ajo kohė, kur natyra u formua!
    Male, dete, gurė, pemė edhe lumenj tė kulluar!

    Kur u krijua natyra, u krijua dhe botė e gjallė!
    Edhe nisi dalė-ngadalė, tė ndryshoj, e formė tė marrė!

    Nga e gjithė bota e gjallė, natyra krijoi njerinė!
    Qenia mė inteligjente, qė botės i dha zhvillim!

    Njeriu i lashtė sa guri, edhe gurit i besoj!
    Me tė lindi, u zhvillua dhe nė jetė me tė mėsoj!

    Me gurė ndėrtoj banesat dhe fortesat, po me gurė!
    Qė t’i rezistonin kohės, tė mos shkatėrrohen kurrė!

    Nė gurė e gdhėndi jetėn, nė gurė e gdhėndi njerinė!
    Guri mbajti tė vėrtetėn, edhe ruajti historinė!

    Njerzit janė tė pėrkohshėm, lindin, rriten edhe vdesin!
    Jeta i mėsoj njeriut, guret tė pavdekshėm mbesin!

    Deri tani ka jetuar, mijra dhe miljona vjetė!
    Njerzit, klima, kanė ndryshuar, guri nuk ndryshoj nė jetė!

    Njezit gdhėndėn historinė, nė vendin ku kanė jetuar!
    Popujt u vranė pėr kufinė, vetėm gurit do besuar!

    Siē ėshtė i pa vdekshėm guri, edhe gjaku nuk ndryshon!
    Sado tė kalojnė brezat, gjaku prejardhjen shėnon!

    Kėto janė kushtet e natyrės, njeriu nuk i ndryshon!
    Se njeriu pa natyrėn, as mundet dhe as jeton!
    @cana

  5. #745
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - MĖNIA E AKILIT

    Mėninė hajde thuaje Akil Pleadi...
    Mos e mbaj nė zemėr, qė shpirtin t’a rėndoj!
    Inatin tėnd e dinė edhe perėnditė,
    ndaj edhe Homeri vetėm pėr tė kėndoj!

    Mbreti qė veset kurrė nuk i deshi,
    si mbreti pa besė, Mikenas, Agamemnon!
    I lindur trim dhe koha shumė tė deshi!
    dhe Apolloni nė Olimp pėr ty kėndon!

    Inatin e vrave, nė kufijt e pamundur,
    pėrpara trupit tė Patroklit pa jetė!
    Trojėn hakmarrėse t’a shihje tė mundur,
    armaturėn e trimėrisė, veshe vetė!

    Kryetrimin, Hektorin, thirre nė emėr,
    pėrpara mureve e prite krenar!
    Me shpatė, fortė e godite nė zemėr,
    dhe trupin gjigant, ja tėrhoqe zvarrė!

    Vonė e kuptove sjelljen e gabuar,
    kur sytė e mbretit Priam i pe me lot!
    Pranė trupit Hektorit qave penduar,
    po fatin e vulosur nuk e ktheje dot!

    Zeusi nė Olimpit qetėsi nuk gjeti,
    qė kur inati shpėrtheu me furi!
    Paridi shigjetėn tė dėrgoj, qė mbeti,
    trojani qė hakmarrjen, bėri histori!
    @cana

  6. #746
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - DREJTĖSI A MUNDĖSI

    Tridhjet vjet nė gjykatė,
    ēdo vit gjyqe pa njė fund!
    Dy familje, ditė e natė,
    sherrit nuk i jepnin fund!

    Njė avokat kishin marrė,
    sa herė shkonin nė gjykatė!
    Sherri bėhej pėr njė Arrė,
    historia shkoi gjatė!

    Nė kufi tė dy pronave,
    njė Arrė vetė, kishte mbirė!
    Ėshtė e imja, ėshtė e jotja,
    nuk e zgjidhėn me tė mirė!

    Shkonin vitet, Arra rritej,
    vinte vjeshta, mbushej plotė!
    Niste sherri, edhe grindjet,
    rriheshin pėr gjėra kotė!

    Vinin aty avokatėt,
    shkruanin dhe mbanin shėnim!
    Do tė vini nė gjykatė,
    ligji i jep pėrfundim!

    Vitet ikin pa kuptuar,
    avokati na u plak!
    Djali e ka zėvėndėsuar,
    por nuk ishte mė dinak!

    Djali kur njohu problemin,
    si i ri dhe nė detyrė!
    Shumė e kishin zgjatur sherrin,
    njė ditė i priti nė zyrė!

    Tridhjet vjet grindeni kotė,
    dy familje, pėr njė Arrė!
    T’a prisni, s’e prisni dot,
    kaq shumė sa ini munduar!

    Vendosėn edhe e prenė,
    kėshtu problemi u zgjidh!
    Po me plakun dot se gjen,
    ...“ē’na bėre more debil”!

    - Preve Arrėn, zgjidhe sherrin,
    ē’na bėre more hajvan!
    Tridhjet vjet qė unė i mjel,
    ajo Arrė po na mbanė!

    Pėr tė vėnė drejtėsinė,
    ne dėshira na mungon!
    Kur e mban nė errėsirė,
    atėherė fitimin t’a shton!
    @cana

  7. #747
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - SHPIRT POETI

    Tė hysh nė botėn e poetit,
    asnjė s'kam parė deri mė sot!
    Tė njohėsh natyrėn sė vėrteti,
    janė afruar, s'kan mundur dot!

    Tė hysh nė botėn e poetit,
    mbetet sekreti mė mistik!
    Mund pėrballėsh valėt e detit,
    nuk shuhet vala me fjalė or mik!

    Stuhitė atje kanė burimin,
    shpirti poetit si det i thellė!
    Kush e kapi fillin mendimit,
    drejt shpirtit udhėn hapur pėrherė!

    Atje buzėqesh i pari diell,
    dhe rrezet shpėrndan kudo mbi dhe!
    Kur dita zhduk yjet nė qiell,
    botėn nė sy, pėrpara e ke!

    Kush hyn nė botėn e poetit,
    bėhet i lumtur, sa mė nuk ka!
    Shpirti flladitur dashuri gjeti,
    botėn e ftohtė zbuluar e la!
    @cana

  8. #748
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - KALI GJALLĖ I ODISES

    I bindi Odisea trojanėt,
    qė kalin tė pranonin dhuratė!
    “Tė mundur tani, largohen tanėt,
    ē'tė keqe do sjell njė kal i ngratė”!

    Barkun mbushur me gėnjeshtra,
    ende agimi pa dalė!
    Gjuha nuk ka, po bluan eshtra,
    ē'tė keqe do sjell njė kalė!

    Koha e Trojės ka shekuj,
    qė zjarrin i vuri njė kalė!
    Po odisetė s’kanė vdekur,
    flakėn po presin tė dalė!

    Njė mendje odiseje e njoha,
    qė vendin ma ktheu nė lojė!
    Urryer, shpėrfillur nga koha,
    e la historin t’a dėnojė!

    Historia e Trojės zbuluar,
    me hirin e kalit dinak!
    Dhe ende flakėt pa shuar,
    vendin e mbyti nė gjak!

    Njė popull trim dhe besnik,
    qė emėr Trojės kish dhėnė!
    Nuk mundet kurrė me frikė,
    qė kali tė lehte si qėn!

    Shikoj pėrsėri Odisenė,
    u kthye nga rruga e gjatė!
    Kėtė herė pėr kalė, ka fenė,
    i dogji tė gjitha kalatė!

    Dy gishta lartė i mbenė,
    nga koha kur fjala i shkoi!
    E dogji gjithė atdhenė,
    e ktheu vendin nė Trojė!
    @cana

  9. #749
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - PĖR NJĖ FAQEPITĖ

    Pėr njė faqepitė,
    harxhova tė ritė!
    Pėr buzėt dhe gjitė,
    pėr dy sy si dritė!

    Gushėn pėr gjerdanė,
    erė lule mbanė!
    Flokėt edhe balli,
    gjithēka qė mė fali!

    Tė ritė e harxhova,
    fort e dashurova!
    Por pishmėnt nuk jam,
    ajo sot mė mban!

    Jetėn tė vėshtirė,
    s’e zgjedh me dėshirė!
    Gjithė forcat e mija,
    m’i dha dashuria!

    Gėzoj kur tė shoh,
    gėzohu qė mė sheh!
    Jeta njė herė shkon,
    mė pastaj s’na njeh!
    @cana

  10. #750
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - VERBĖRIA E BESIMIT

    Kohė e re, avaz i vjetėr,
    hoxha dhe prifta me mjekėrr...
    Na trembin me "botėn tjetėr",
    me kukudh e me lugetėr!

    E nxin hoxha kohėn tonė,
    i trembet kush e beson!
    Por shkenca i tradhėton,
    dijen s'ka kush e ndalon!

    Hoxhėn, priftin dhe tė tjerė,
    koha jashtė po i nxjerr !
    Mbrapa mbetėt more tė mjerė,
    nga dita qė kini lerė!

    Mbetėn robėr tė mjerimit,
    bota ėshtė e njerėzimit!
    Ka vdekur kohė e sundimit,
    tė verbėris sė besimit!
    @cana

  11. #751
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - QENI DEPUTET

    Na ka dalė njė stil i ri,
    "kam dhe jam" na dalin tepėr!
    Nuk lexon dot poezi,
    kėta nuk quhen poetė-r!

    Aman-o, pėr kokėn tėnde,
    shumė lart na qenke hedhur!
    U bėfsh derr, e hėngrėsh lėnde,
    tėnj e qenve ku ėshtė fshehur!

    Nuk lexohen dot rilindasit,
    se kanė kėto folje brenda!
    E armikut teoria,
    “shkatėrrojmė ēdo gjė nga rrėnja”

    Gjuhėn qė s’e do armiku,
    t’a shkatėrrojmė nga rrėnja!
    Pa llapur nuk rri i ziu,
    o balo tė hėngėrt tėnja!

    Teori, pas teorie,
    gjoja ėshtė modernizim!
    S’duan kėtė lloj bukurie,
    tė gjuhės sė vendit tim!

    “T’a modernizojmė gjuhėn,
    t’a fshehim gjithė historinė!
    T’ua mohojmė dijen, kulturėn,
    ky quhet modernizim!

    Atė qė fali natyra,
    ne t’a presim me gėrshėrė!
    Do t’ja shtojmė botės ngjyrat,
    nuk ėshtė dielli pėr tė tėrė!

    Armiku i vendit tim,
    flet me diploma nė xhep!
    S’kam ē’e dua njė tė tillė,
    qeni s’bėhet deputet!
    @cana

  12. #752
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - TRADITA SHQIPTARE

    Grurė t'a bėftė o bijė,
    tė uron mamaja!
    Sepete e valixhe,
    paketohet paja!

    Bijė t'a bėftė grurė,
    tė uron babai!
    Tė duheni me burrė,
    ngrihu e mos qaj!

    Grurė grurė nė jetė,
    ėshtė urimi i parė!
    Nga tė vjetrit vjenė,
    urojnė tė mbarė!

    Siē shtohet dhe gruri,
    e mira t’u shtoftė!
    Gruaja dhe burri,
    dashuri buroftė!

    Ndaj nė dasma hedhin,
    grurė dhe oris!
    Ca tradita mbesin,
    nga fisi nė fis!

    Kultura, traditat,
    trashėgim i vyer!
    Shqiptari meritat,
    s’ka pėr t’i kėmbyer!
    @cana

  13. #753
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - KUJDES MIKE DASHURINĖ

    - M'u plake o mik, ē'u plake,
    rrallė ma puth tė shkretėn faqe...
    Faqen dhe gushėn mermer,
    nuk i puth mė, si njėherė!

    - Gushėn do ta puth me ėndje,
    s'e harroj aromėn tėnde!
    Buzėt edhe sytė e tua,
    ende janė ilaē pėr mua!

    Gabimet qė bėn rinia,
    i korigjon pleqėria!
    Zemrėn dhe ndienjėn e mirė,
    si buron, lėre tė lirė!

    Mike, mos bėj zemrėn gurė,
    dashurin mos ndalo kurrė!
    Po braktisėm dashurinė,
    jeta nuk ka mė kuptim!

    Kujdes mike dashurinė,
    ėshtė ajo qė na mban gjallė!
    Ta shijojmė dhe pleqėrinė,
    pa, le tė puthemi dhe rrallė!
    @cana

  14. #754
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - GRUAS PĖR 8 MARS

    Kur fjalėn ta kthej,
    ngrysesh dhe var turinjtė!
    Dyshekut tej pėr tej,
    i vė kufi tė florinjtė!
    Mė lutesh tė mos prek,
    as mesin, as gjinjtė!

    Kėshtu sa herė tė gjej,
    tė marr me tė mirė!
    Kufirin mė se gjej, hė,
    jemi nė errėsir!
    Puthjet s’i kursej,
    symbyllur shtrihesh mė mirė!

    Grua, m’a plase shpirtin,
    pėr ty qėnka vėshtirė!
    S’ke dashur, a ditur,
    qė jeta ka njė pjesė tė mirė!
    Ajo ndienjė e ndritur,
    tė dashurosh me dėshirė!

    Pėr tė sajtėn herė
    dhe kjo natė ėshtė gdhirė!
    Nė krahėt e njėri-tjetrit,
    tė urtė, tė mirė!
    Prapė si grua e burrė,
    tė kemi dashurinė!
    @cana

  15. #755
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - VERGJE TRĖNDELINE

    Kur mė shkon moj trėndelinė,
    asaman moj lule ndjerė!
    Me lule do ta mbush gjinė,
    aman, plot aromė tė bjerė!

    Zemrėn e shpirtin t’i dimė,
    asaman moj lule ndjerė!
    E lindur pėr dashurinė,
    aman, plot aromė tė bjerė!

    Sytė si gjoli tė ndrinė,
    asaman moj lule ndjerė!
    Si reja kur vetėtinė,
    aman, plot aromė tė bjerė!

    Djalė e vjazė si ylli ndrijnė,
    asaman moj lule ndjerė!
    Ta gėzojnė dashurinė,
    aman, plot aromė tė bjerė!
    @cana

  16. #756
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - SY DHE ZEMĖR

    Sytė, natyra i ka bėr,
    tė njėllojtė qė tė dy!
    Njėri drejtohet nė zemėr,
    tjetri tė shikoj nė sy!

    Syri e ndihmon njerinė,
    ndaj natyra bėri dy!
    Njėri tė shpreh lumturinė,
    tjetri tė lotoj pėr ty!

    Si nuk bėri dhe dy zemra,
    por na fali vetėm njė!
    N'daē pėr meshkuj dhe pėr femra,
    tė dinė ta pėrdor atė!

    Sytė na njohin me botėn,
    gjithēka rregjistron nė tru!
    Zemra, thonė komandon kokėn,
    nuk vepron dot kuturu!

    Pa sy njeriu jeton gjatė,
    por pa zemėr s’jeton dot!
    Loti syrit derdhet jashtė,
    zemrėn, mos e mbyt nė lot!
    @cana

  17. #757
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana


    - BIJTĖ TĖ DUAN SHUMĖ

    T’a duani kombin, duani Shqipėrinė,
    ishin porosit qė ti, jepje gjithmonė !
    Tė mbroni atdheun, tė mbroni lirinė,
    kush i cėnon, ėshtė armiku jonė!

    Kėto fjalė shpirti, nuk i thotė kushdo,
    t’i thotė biri yt, me zemėr nė dorė!
    Kur sytė mbylli, nuk e vlerėsove dot,
    armiku i vėndit e quajti diktator!

    Me fjalė e premtime pritėn t’a zuri,
    dhe paratė, lėmoshė, i derdhi plotė!
    Tė qėndrosh mė kėmbė, kushte tė vuri,
    pėr fyti tė mban, sa frymė nuk merr dot!

    Armiku i vendit hakmarrjen shpėrndau,
    dhe mitrėn e nėnės mallkoi ashpėrsisht!
    Urrejtjen e zbrazi, tė shau, tė vrau,
    nė fund shtėrngon dhėmbėt, “jeto miqėsishtė”!

    S’tė falet o popull, nė kurth tė bije,
    vendin, vatanin, t’a lije si mall pa zot!
    Ti, tė gjitha kėto, qė herėt i dije,
    t’i thoshte ytė bir, ai qė shave sot!

    Bijtė dhe bijat nderoi tė gjithė,
    gjaku s’ėshtė ujė qė derdhet nė lumė!
    Gjaku i derdhur, tė, tė bėhet dritė,
    nderoje dikė, qė tė deshi mė shumė!
    @cana

  18. #758
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - DO TA GJEMĖ TEREZINĖ

    “Shitet” gjithė Labėria,
    deri te “Lisi me vėrė”!
    Kėrkon ta blej Greqia,
    tjetėr ėmėr do t’i vėrė!

    Do ta blej greku pėr vete,
    “siē i bleu ca Bejlerė”!
    “I zgjuar, di marifete”,
    s’i ka njohur ca tė tjerė!

    Labėri me palcė guri,
    ku Zeusi kish shtėpinė!
    Vėndi shqipes tek flamuri,
    t’a mėsoj mitologjinė!

    Labėria me suliotė,
    ndezėn zjarre nė Greqi!
    I thanė turkut:– Nuk shkon dot!
    Harroje atė qė di!

    I dolėn vendit pėr zot,
    tundėn njė perandori!
    Boēar e Gjolek kish plotė,
    qė luftuan pėr liri!

    Gjolek dhe Boēar tė tėrė,
    bashkė me plakun e Moresė!
    Kur pėrvishnin ato llėrė,
    kishin trimėri dhe besė!

    Tani koha ka ndryshuar,
    ndezi zjarrin nė Himarė!
    Pangopėsin ka zbuluar,
    edhe detin do tė marrė!

    O kokat e Greqis sė re,
    nuk janė “llogje pėr kuvend”!
    A na kini pyetur ne...
    Sa e ēmojmė kėtė vend?

    Shitet njė copė Labėri,
    deri tek lisi me vėrė!
    Mos u mundo kot Greqi,
    ju ini shitur tė tėrė!

    Nuk e merr dot Labėrinė,
    s’e pushton dot me kandilė!
    Jo njė prift, njėqind tė vijnė,
    do t’jua gjejmė terezinė!

    @cana

  19. #759
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    - NJĖ KARFICĖ PENSION

    Njė ditė tė Mėrkurė,
    pėr nė punė vija!
    S'mė vihej nė punė,
    doja qė tė flija!

    Dy orė e ca rrugė,
    do ecja nė kėmbė!
    Dhe si nėpėr gjumė,
    me shpirtin ndėr dhėmbė!

    Gjith natėn kish rėnė,
    i rrėmbyer njė shi!
    Dy orė mė kėmbė,
    i vetėm, pa njeri!

    Rugės nga kaloja,
    ishte vėshtirė shumė!
    Pyll e baltė kaptoja,
    pėrrua dhe lumė!

    Nisesha me natė,
    pa njė dritė nė dorė!
    Rruga ish e gjatė,
    punoja tetė orė!

    Katėr a pesė vetė,
    nga i njėjti fshatė!
    Tė bėheshim bashkė,
    do ishim me fatė!

    Punėn do t’a mbaje,
    si dimėr dhe verė!
    Nė doje tė haje,
    si gjithė tė tjerė!

    Kur i mendoj sotė,
    heronj tė vėrtetė!
    Nuk e bėjnė dotė,
    brezi i ri, vėrtetė!

    Nė fund na shpėrblyen,
    pėr gjithė sakrificė!
    Nga jeta rrėmbyem,
    vetėm njė karficė!

    Njė karficė rrėmbyem,
    nga gjithė mundi jonė!
    Kėshtu na shpėrblyen,
    dolėm nė pension!

    Jeta ka ndryshuar,
    gjithmon lart po shkonė!
    Rritja s’ka ndaluar,
    jo pensioni jonė!
    @cana

  20. #760
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,895

    Pėr: Danel Cana

    -BESTYTNI

    Diku ėshtė njė histori,
    pėr njė figurė shumė tė lartė!
    Fluturonte njė pėllumb i zi,
    dhe i lėshoj njė gėlasė!

    S’kishte ndodhur tjetėr herė,
    prandaj mbeti nė histori!
    Jo se gėlasa kishte vlerė,
    as se ishte pėllumb i zi!

    Tė gjithė e rrethuan mbrenė,
    ca profetė, e ca fallxhorė!
    Nga qielli sytė u mbenė,
    guxuan tė ndyrin nė oborr!

    S’ishte parė ndonjėherė,
    ku u ndodh pėllumb i zi!
    Njė gėlasė pėrmbi mbrenė,
    mos do binte fatkeqėsi!

    Si do qoftė, sytė t’i hapim,
    nuk ishte dhe mbret i ri!
    Pėllumbit hakėn t’i japim,
    t’a bėjmė meze pėr raki!

    Mbreti qeshi dhe pa lartė,
    zogu nuk e dallon dotė!
    Mė duket se jam me fatė,
    tė gjithė po qeshnin me lotė!

    Nuk na e prish mbretėrinė,
    njė pėllumb, qoftė dhe i huaj!
    Nuk na merr dot ndershmėrinė,
    prapė mbetem, mbret i juaj!

    Mbeti diku kjo histori,
    dikur, nė njė kohė tė lashtė!
    Dhe u kthye nė bestytni,
    pėr njė kohė shumė tė gjatė!
    @cana

Faqja 38 prej 39 FillimFillim ... 2836373839 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •