-
Pėr: Danel Cana
- SYRI AFĖRDITĖS
Afėrdita perėndeshė,
“nga shkuma e detit dalė”!
Perėndeshė e dashurisė,
si i kishte sytė vallė?
Ē’ngjyrė tė syve ajo mbante,
sy tė zi, apo tė bardhė?
Apo kaltėrosh e hapur,
ngjyrė e detit nga kish dalė?
Ngjyrėn perlės ja kish marrė,
perėndeshė e dashurisė!
Kur doli nga shkumė e bardhė,
e bukur e mitologjisė!
Burrė pati Efestin, ēalė,
ishte armėtar i zoti!
Zot i zjarrit, pėrvėluarė,
plot zjarr nė zemėr i hodhi!
Afėrdita perėndeshė,
flokėt kishte kaēurela!
Si valėt nga kishte lerė,
dallgėt qė i ngrinte era!
Dallgė nė flokė vetėtinte,
nga tė gjithė u dashurua!
Zemėr dallgė kudo ngrinte,
edhe kurrė s’u pendua!
Ē’ngjyrė tė syve kishte vallė,
mitologjia nuk e thotė!
Bukuri dhe emri i sajė,
qarkullon kudo nė botė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- BESA JONĖ
O shqipėtarė tė mjerė!
U ka marrė koka erė!
Jepni besėn tek tė tjerė,
s’ja vlejnė as pėr minderė!
Mos e jepė besėn pėr Fe!
Po mė qėndro ashtu si je!
Besimi tek perėndia,
feja, ėshtė shqiptaria!
Feja jonė, qė njohu Zotin,
mėsoni, flisni me Thotin!
Dyzet mijė vjet mė parė,
zoti ishte shqipėtarė!
Zoti edhe perėndia,
ėshtė gjithė mitologjia!
Ėshtė Zeusi me nam,
ėshtė Dielli qė na mban!
E luftuanė mitologjinė,
se fliste pėr shqiptarinė!
Dhe Zeusin e mohuan,
shpikėn dreqėr, na trazuan!
Se tė mos qėnkej i ligu,
ku do dallohej armiku!
Mėsuan shqiptarėt me besė,
hodhėn helmin mes pėr mesė!
Besimin tonė e luftuan,
na sollėn ato qė duan!
E quajtėn fenė tė mirė,
njerėzimit i vunė brirė!
Ata qė shkruan nė gurė,
Zeusin s’e mohuan kurrė!
Nė gjuhėn tonė na treguan,
bėnė sikur u mashtruan!
O shqipėtarė tė mjerė,
gjuha jonė, shumė e ndjerė!
Mos t’u marrė koka erė,
jepni besėn pėr tė tjerė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- PĖR TY THĖLLĖZĖ ME VIJA
Hajde thėllėzė me vija,
hajde nė krahėt e mija!
Njė natė me ty tė rrija,
tė tregoj ē’ėshtė dashuria!
Ti qė dashurin e zgjove,
mal mė mal si top mė hodhe!
As mė merr, as mė lėshove,
nė dritare mė kėndove!
Qėndro nė krahėt e mija,
Thėllėz e bukur me vija!
Kaq tė mirė nuk tė dija,
gjithė natėn me ty t’a gdhija!
Thėllėz e malit tė lartė,
nuk tė ndahem asnjė ēastė!
Dashuria s’do inatė,
tė na shkojė jeta mė gjatė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- QERSHIA MBI TORTĖ
Ēarēafėt shtroi natyra,
me vesė, e rreze dielli!
Pėr hapetė mjegullira,
ngadalė zbret nga qielli!
Dhoma jote ku flije,
dritarja shikon nga unė!
Jashtė dritėn s’e ke fikur,
ende ti je nė gjumė!
Dhe celularin pranė,
e di qė e ke tani!
Nė mesenxher njė puthje,
ta nisė me dashuri!
Njė tring i telefonit,
tė zgjuan dhe sytė i ngre!
Nė dorė e merr i-fonin,
pėrgjigje mua mė kthen!
Njė puthje, pėrqafuar,
ma kthen me dashuri!
Dhe njėmij vjetė gėzuar,
urimet lexoj nga ty!
Sot ėshtė datlidja ime,
dhe ti s’e haron dotė!
Ndaj puthjen pak tė zgjatur,
e kamė “qershi mbi tortė”!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TĖ GJYKOJ PADREJTĖSITĖ
Do bėhet, se duhet bėrė,
kėshtu thotė profecia!
Pėrmes luftės dhe urrejtjes,
do kalojė mirėsia!
Ju tregoj pėr kombin tim,
profecia ėshtė caktuar!
Vijnė ditėt plotė shkėlqim,
nėse deri sotė ka vuar!
Ka lindur veē pėr tė mirėn,
askujt keq nuk i ka bėrė!
Shekuj pėrballet me cmirėn,
sot e di bota e tėrė!
Cmirė dhe inat ėshtė jeta,
si gjarrpėr pėr mesi lidhur!
Ėshtė e bukur e vėrteta,
por na serviret e hidhur!
Pėr kombin rruga e fatit,
bekuar nga perėnditė!
Ėshtė gjithmonė fundi inatit,
ajo qė shikon pėrditė!
Kombi im, ėshtė gjaku im,
deri sot ke hequr shumė!
Rrespekton gjithė perėnditė,
dritė e diellit nuk fle gjumė!
Zoti lindi nga poeti,
dhe, ai ja dha jehonėn!
Besoni, se brez pas brezi,
e mira plotėson tonėn!
Profecia ėshtė e shkruar,
po tė doni mos besoni!
Dritė e diellit ka qėndruar,
koha ėshtė jona, do thoni!
Shkruar e vulosur me ar,
pėrmbi pllaka tė zmeralda!
Qė u zgjuan nga gjumi gjat,
dalė-ngadalė largohet nata!
Do tė zgjuhem, kishte thėnė,
do kthehem nė jetė njė ditė!
Do hakmerret, kush s’ka nxėnė,
tė gjykojė pa drejtėsitė!
T’a pengosh ti tė vėrtetėn,
o njeri, mos e lakmo!
Ēfarė ka thėnė Ai, me gojė,
do bėhet me domozdo!
* * *
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- PYET ZEMRĖN
Ēfarė tė bėj me ty, mė thuaj,
qė s’mė dashuron!
T’a thashė vetė qė, mos mė duaj,
kur zemrėn s’dėgjon!
Ēfarė tė bėj me ty, tė thashė,
s’di tė dashurosh!
Pa dashur, vehten e lashė,
tė mė torturosh!
Nuk ke zemėr, nuk ke ndienja,
a s’do t’a kuptosh!
Kėnaqėsinė, ēfarė do zemra,
botėn do dėgjosh!
Ata qė s’ta duan tė mirėn,
duan tė largojnė!
E fshehin inatin, cmirėn,
kurrė nuk tregojnė!
Beson ti, tė besoj unė,
prishet jeta jonė!
Kur pyet zemrėn nuk prish punė,
vėrtet dashuron!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- PERDET E MĖNDAFSHTA
Kėto perdet e trasha,
me dorė qėndisur!
As dritėn nuk linin,
pėr t’u arratisur!
As dritėn, as zėrin,
i mbanin pėr brėnda!
Nga zėrat e dashur,
lėkundej si rrėma!
Rrėma tė njė varke,
qė ēan oqeanė!
Tė lumturat perde,
ato dinė se ē’panė!
S’kish nevoj pėr dritė,
dhe nė errėsirė!
Edhe sytė mbyllur,
shikonin mė mirė!
Tė gjitha i panė,
tė gjitha dėgjuan!
Po besėn e dhanė,
kurrė nuk treguan!
Eh, perdet e trasha,
tė dhomės, ku janė!
Perde tė mėndafshta,
shumė sekrete kanė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ARMĖ SEKRETE DASHURIA
Sikur tė mundėte poezia,
tė bėnte njė mrekulli!
Tė, t'a binte tek krevati,
atė qė dėshiron ti!
Qoftė vajzė, a qoftė djalė,
do t"i falte dashuri!
Dhe poeti do tė quhej,
barabar me perėndi!
Sikur tė vije, tė trokisje,
ashtu siē vjen poezia!
Shpirtin tim mė shumė do grishje,
siē e grish dhe dashuria!
Sikur, sikur gjithė bota,
dashuris i bje nė gjunjė!
Kėngėt, nuk janė fjalė tė kota,
shpirtin tonė e vėnė nė gjumė!
Shpirti keq, qė kėrkon luftė,
me rrufe prej poezie!
Do ta bindė, si njė Zeus,
me ca fjalė dashurie!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- NĖ GJAK ME ALI PASHANĖ
Kardhiqi, o fshat i vogėl,
i vendosur nė njė gropė!
Ke bėrė llogari dhe kokėn,
pashanė s’e turpėron dotė!
Betuar, pėr nėnėn dhe motrėn,
hakun pa marrė s’e lė dot!
Nuk e qas hasmin nė sofėr,
pa larguar nga kjo botė!
Le tė thonė se bėri krime,
le tė thonė ishte gjakpirės!
Pėr nėnėn dhe motrėn time,
i vė flakėn mė tė mirės!
Eh Kardhiq, o fshat me halle,
qysh e humbe burrėrinė!
Pėr Hankon dhe Shanishanė,
hyre nė gjak me Alinė!
Ali Pasha nė saraja,
mendonte si do hakmerrej!
Mori urdhėr Thanas Vaja,
ndaj priste ditėn tė errej!
Satėrin me majė thike,
kujdes, se tė priste shumė!
Poshtė kalasė historike,
turfulloj kali nė lumė!
Nė kuvend burrat i thirri,
asnjė pėr shpi, tė mos mungojė!
Kush ėshtė trim dhe mė i miri,
erdhi koha t’a provojė!
Koha do t’a provoj trimin,
mua “nuk mė prishet gjiza”!
Pėr nėnėn dhe motrėn time,
ju vė, tė shini dhe driza!
Ali Pasha njė pėllėmbė,
del nga milli jatagani!
Do marr hakun kishte thėnė,
nderin me gjak do t’a lani!
Bushatlliu gjeti shkak,
pėr besė, “na korite votrėn”!
Shkove nė thikė “vėllanė”…
…“Vėllai” nuk e ē’nderon motrėn!
Kush t’a mbron nderin dhe besėn,
ėshtė vėlla, shkuar vėllait!
Pabesia t’a merr jetėn,
ėshtė pjellė e satanait!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ZANA E FUSHĖS
Zana e malit zbret nė fushė,
me sytė e bukur tė shiton!
I freskon faqe dhe gushė,
burime e kroje ku kalon!
“Ty o zemėr tė shitoft Zana”,
mė i mirė urim nuk ka!
Ē’bukuri qė ka bėrė nana,
mė tė bukur Zanė, s’kam pa!
Hej Zanė, kur shkonė n’ato pyje,
n’ato lugje gjithė freski!
Hijeshon vendit tek rrije,
buzė e kuqe si qershi!
A s’ma nep, ta kem me veti,
syrin dritė tė bukurisė!
E si yll natėn tė shkrepi,
tej, i ngopur dashurisė!
Thuaj fjalė tė ėmbėl Zanė,
tė mė ngjis plot dashuri!
Kush t’kreh flokėt e artė,
kush vendos lule mbi gji!
Thuama qė ta shkruaj nė kartė,
tė mbetet nė histori!
Me Zanėn tė flesh njė natė,
nesėr je tjetėr njeri!
Tė fleshė njė natė me Zanė,
nė gji tė rrėshket si ngjalė!
Gjithė qelizat e trupit ē’janė,
ta rinojnė zemrėn si djalė!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt