Close
Faqja 31 prej 86 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 855

Tema: Danel Cana

  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Pėr: Danel Cana

    PSE...?

    Shumė PSE kanė lindur dhe pėrditė lindin.
    Nga dita e parė qė lindi njerėzimi.
    Shumė PSE pėrgjigje kurrė s’kanė marrė,
    Qė nga njerėzimi i ditės sė parė!

    Pse pėr tė rriturin, Pse pėr fėmijnė!
    Pse pėr natyrėn, shėndetin, lirinė!
    Dhe dita ditės shumė shtohen Pse-tė,
    Se njerėzit janė larg rrugės sė drejtė.

    Dhe majmen pėrditė parazitėt e Pse-sė,
    Njerz tė pushtetit, politikės dhe fesė.
    Njerėz qė trazojnė ēdo ditė njerėzimin,
    Paqen se njohin, po vetėm fitimin.

    Pse vuajmė, Pse, Pse mė bėre moj nėnė?
    Pse nė dhe tė huaj, kemi vėndin tėnė?
    Pse ka fėmijė qė barkun s’ngopin dotė?
    Pse ka fatkeq, qė bomba bjenė mbi kokė?

    Pse hapur na gėnjejnė dhe se pranojnė dot!
    Pse krime makabėr dhe thonė se ka njė zot!
    Pėrgjigje pėr kėto PSE, do ketė ndonjėher?
    Njerėz pa tru, pa zemėr, vesh askush se merr.
    @cana

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Pėr: Danel Cana

    FLI O SHPIRT

    Lumė tė vrullshėm, sikur pashė,
    Ujė tė bollshėm, ujė shumė.
    Mos u hidh nė tė, tė thashė,
    Pas ty erdha edhe unė.

    Nė tė ri u deshėm shumė
    Me peshqeshe shpesh tė vija.
    Mė trėmbi i shkreti gjumė,
    Nė ujė tė lumit tek shihja.

    Nėpėr gjumė nė emėr thirra,
    Qaja dhe pas tyja rashė.
    Nga rrobat trėmbur u ngrita.
    Fli o shpirt, the kur tė pashė.
    @cana

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Pėr: Danel Cana

    Syēkat dhe buzėt e tua,
    Pėrmbi hallet qė mė zunė.
    Kur pranė faqes tė afroj,
    I harroj, e bie nė gjumė.
    @cana

  4. #304
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Pėr: Danel Cana

    Ai qė tė tha pėr mua:
    “Ėshtė i keq dhe nuk tė dua”
    Nesėr vjen e thotė pėr tyja:
    “Nuk tė bėn po sytė nxirrja”.
    @cana

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ali Baba Tepele pėr postimin:

    skender76 (02-05-2018)

  6. #305
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Pėr: Danel Cana

    TĖ VARFĖR SE LĖN VATANĖ

    S’kamja ka pllakosur fshanė.
    Edhe ca shtėpi qė janė,
    Brinjėt nė ugar i lanė.
    Nė darkė ngjisin jorganė.
    Shkolla e doktor nuk kanė,
    Me kurbet frymėn e mbanė,
    Ujė e rrugė nuk kanė.
    Tė varfėr, se lėn vatanė.
    Se njė shpresė gjallė i mbanė.
    Tė dalė njė politikanė,
    Nga ata, qė vėndin duanė.
    @cana

  7. #306
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Danel Cana

    Citim Postuar mė parė nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin
    Ai qė tė tha pėr mua:
    “Ėshtė i keq dhe nuk tė dua”
    Nesėr vjen e thotė pėr tyja:
    “Nuk tė bėn po sytė nxirrja”.
    @cana
    Kjo esht perle!!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar skender76 pėr postimin:

    Ali Baba Tepele (03-05-2018)

  9. #307
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Pėr: Danel Cana

    QYQE MOJ QYQE

    Qyqe moj, u bėfsh pėr Dhe’.
    Vetėm ku-ku-n gjithnjė ke!
    Ku-ku jot na zgjuan nga gjumi,
    Era lehtė, perdet pėrkundi.

    Kudo shkon, ku-ku-n me vete,
    Qyqe ishe, qyqe, mbete!
    Qyqe pėr folet qė gjete,
    E lė bosh atje ku vete.

    Zėri me asnjė s’gjason,
    Nė maja pemėsh kėndon!
    Vezė, njė tė vetme bėn,
    Mirė e fsheh, se nuk ta lėn.

    Qyqe moj, qyqe me halle,
    Nėpėr pyje, nėpėr male!
    Lajmėron se erdhi vera,
    Shtegėton vėnde tė tjera.

    Zog i rrallė nė tė dukur,
    Natyra tė veshi bukur!
    Pėndėartė edhe plotė ngjyra,
    Por mistike nga natyra.
    @cana

  10. #308
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Pėr: Danel Cana

    QAN MINUSH AGA
    (sipas njė motivi popullor, ēam)

    Minushi kish pirė Raki dhe shkoj nė shtėpi.
    Mori thikėn dhe e theri o, gruan e tij.
    …………………………………….
    I besoj njė thashethemi, i shkreti Minush.
    Ndershmėrin tek karakteri, kishte si askush.
    Gruan e kishte tė bukur, ishte njė “Perri”,
    E donte edhe tė besės, pėr shpirtin e tij.

    Eh sa keq qė mė trazove, o Resul Aga.
    Tej pėrtej zemrėn ma shpove dhe shėrim nuk ka.
    Prej marazit, humbas mėndjen, do tė pi raki.
    Dhe si det i egėrsuar, do shkoj nė shtėpi.

    U thafshė moj dorė burri, ēe do thikėn ti!
    Kur pėr floku e rrėmbeve, veē pėr njė shami!
    Nga marazi sytė mu veshėn, bėra poshtėrsi.
    Shpirtin ja mora nė dorė, gjak e lebeti.

    Tė nesėrmen i del rakia dhe tek varri shkon,
    Qan me zė si fėmija, zemra ja kėrkon.
    Ngrihu grua, ngrihu xhane, se unė bėra faj,
    Ngrihu vishu e stolisu, mė nuk do tė shaj!

    Ngrihu tė shikoj nė kėmbė dhe vari stolit,
    Hapi ata syt e bukur, merri dhe tė mitė!
    Si e bėra, s’mė besohet, tė vrava vėrtetė?
    Do e vras dhe veten time, mė nuk dua jetė.

    Tė dy nė tokėn e zezė, tė biem nė gjumė.
    Tė mė marrė dhe perėndia, se tė desha shumė.
    Besova Resul Aganė, se e kisha shok.
    Bota do tė flas pėr ne, u deshėm me kokė.
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 24-05-2018 mė 16:02

  11. #309
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Pėr: Danel Cana

    ARRĖZ E MADHE

    O Arrėz e Madhe nė male,
    Do kėndoj njė kėngė pėr ty.
    I kam shkelur ato vėnde,
    Bridhja kur isha fėmi.

    Fshati rrėzė Trebeshinės,
    Pėrballė malit Shėndėlli.
    Erė ēaji e trėndelinės,
    Plotė burime ujė nė gji.

    Nga gryka buron njė lumė,
    Lumi Arrėzės ėshtė ai.
    Ujė i pastėr qelibar,
    Ikėn poshtė me shpejtėsi.

    Dy mullinj mbante mė parė,
    Gjithė fshatrat vinin aty.
    Arat, ledhet, plotė me rrushė,
    Kullota pėr dhėn e dhi.

    Fshatarėt njerz punėtor,
    Dhe fisnik pėr miqėsi.
    Njerėz bujar edhe mikpritės,
    Kėngė, valle dhe dolli.

    Udhėtarit ti binte rruga,
    Pa kafe s’tė lė njeri.
    Njė dhallė, a njė lugė mjaltė,
    Ta nxirrnin me mirėsi.

    Qėngjin a kecin nė hell,
    Pėr mikun s’kursen njeri.
    U kish hije sofra shtruar,
    Tė gjithė kishin blegtori.

    Burra dhe gra faqekuq,
    Shėndet plotė qė nė fėmi.
    Mė merr mall pėr ato vėnde,
    Njerz tė mirė pėr shoqėri.
    @cana

  12. #310
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Pėr: Danel Cana

    KASOLLE ELIRĖ

    Njė kasolle qė mban brėnda,
    Dy zemra tė dashuruar,
    Eshtė mė mirė se njė pallat,
    Qė tė mban tė skllavėruar.

    Nuk e dua, nuk e dua,
    Kurrė Pallatin pasuri.
    Njė kasolle tė lirė dua,
    Edhe pse brėnda hyn shi.

    Dashurin e vėrtetė dua,
    Gruan dhe tė ngrohtin gji.
    Ato ndienja qė s’tregohen,
    Nuk i blen dot me flori.

    Liria me dashurinė,
    Kasollen e ngrenė vetė.
    Kur je skllav i dashurisė,
    Dhe nga shpirti je njė mbret.
    @cana

Faqja 31 prej 86 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •