Close
Faqja 30 prej 84 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 831

Tema: Danel Cana

  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    SORKADHJA MĖ PREKU

    Hodha ēiften supit edhe malit dola,
    Tė gjuaja thėllėza, a lepuj tė egėrr.
    Mbi barin e butė, kėngėt jua dėgjoja,
    Gjahu gjer atėherė ishte veē njė dhelpėr.

    Pėrmbi bar u ula tė pres ēfarė do dalė
    Dhe ēiften mbi gjunjė e mbaja mbėshtetur.
    Njė sorkadhe e re, me gjoksin tė bardhė,
    Vėshtrimin e saja, mbi mua kish tretur.

    Thashė ta shėnoja, ēiften nė dorė mbaj,
    Sorkadhja nuk trėmbej, shikonte pa rreshtur.
    Lot, mėshirė, e dhimbje pash nė sytė e saj.
    Pėrmbi sup ēiften, e mbaja mbėshtetur.

    Nuk kisha mė forcė, s’kisha mė as zė.
    Sorkadhen pėrlotur shikoja pa rreshtur.
    E bukur sorkadhe pa mėndje mė lė,
    Shpirtin edhe zemrėn ma grisi si letėr.
    @cana

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    NJERĖZIMI PO LAJTHIT

    Tė njė kohe ē’njerėzore, neve jemi dėshmitar,
    Njerėzimi i lajthitur, shpallin botėn “tė pa fat”.
    Nga “lėndinat” e sė mirės, zemrat marrin arratinė,
    Si kaprolli trėmbur gjahut, se ndal vrapin vetėtimė.

    Dhe braktisim gjithė livadhet, si drenusha nė kullot,
    Botės tonė i shtohen hallet, luftė, gjak, dhimbje, lot.
    Marrim udhėn e sė keqes, siē thotė populli, “tė qoftlargut”,
    Vetes tonė i bėjmė varrin, shumė shpejt, jo sė largu.

    Toka brėnda ka shum zjarr edhe dielli ėshtė i zjarrtė,
    Njerėzimi ka pėrbrėnda shumė urrejtje dhe inat.
    Vetė natyra e ka falur, njerėzimin pėrmbi tokė...
    Eh sa shumė derdhėn gjakun, e mbrojtėn nderin me kokė.

    Kėshtu fillon rrokullisja, si “Sizifi” bėjmė ēdo ditė,
    Gur i rėndė na rri mbi krye, e dėnuan perėnditė.
    Shpikin armė njerėzimi, qė tė vrasim njeri-tjetrin,
    Humanizmi, dashuria, s’kanė guxim tė dalin sheshit.

    Eh, qė s’kam njė grusht tė madh, ta godisja mu nė kokė,
    Tė keqen e njerėzimit qė po shkatėrron k’tė tokė.
    I bėj thirrje tė pėrmbahen, kush ndjen gjakun nė damar,
    Se njė ditė zemra ju ndalet edhe vdekja do t’ju marr.

    Mos e shkatėrroni botėn, kur di se, kalimtar jemi...
    Bėni tė mira pėr njerzit, qė gjithmon nė mend t’ju kemi.
    I burgosni pėrgjithmonė, urrejtjen edhe zilinė...
    Dashuroni jetėn, tokėn, njeriu gėzon njerinė.
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 20-01-2018 mė 14:03

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    GOMARI DEPUTET
    (fabul)

    Nė muze mbeti samari,
    Deputet u bė gomari.
    Mori njė titull tė ndjerė,
    S’ju ndje zėri asnjėherė.

    Dallohej pėr nga kultura,
    Plotė katėr legjislatura.
    Nė parlament kurrė s’foli,
    Kėrriē hyri, e gomar doli.

    Nė korrupsion gishtin se ngjeu,
    Por partisė i shėrbeu.
    Po njė ditė ju mbarua bari,
    Vdiq, thanė, kėrriē gomari.
    @cana

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    HELENA – ĒAMĖRI

    Kėrkon greku tė bėjė ē’tė dojė,
    Dhe pluhur hedh mbi kombin tim.
    Si dikur Akejt e Athinės mbi Trojė,
    Veēse Akil s’ka, si krye trim.

    As Odise, tė gdhėnd njė kalė,
    As Athinanė tė mbrojė mėrinė.
    Ndėrsyen Zervėn, si tė pėrdalė
    Dhe pėr Helenė, kanė Ēamėrinė.

    Dhe “kalit mit” ja mbushėn barkun.
    Spiunė, betuar, keqbėrės dhe besnik.
    Mbi shqipėtarė tė marrin hakun,
    Se historinė e kanė shum frikė.

    Trojanėt Dardanė ti zėnė nė gjumė,
    Si tridhjet e tre shekuj mė parė, legjend.
    Po shqiptarėt janė zgjuar mė shumė,
    Nuk i trėmb dot “Agamemnon e Minellė”.

    Helena e bukur sot ėshtė mbi Olip,
    Atje ku uleshin gjithė perėnditė.
    E vranė, e dogjėn, pėrzunė Ēamėrin,
    Pluhur e baltė historis ēdo ditė.

    Bota ecėn dhe ka ndryshuar
    Vetėm se grekėt mbetėn nė gjumė.
    Metodat antike kėrkojnė pėr tė pushtuar,
    Paqen urrejnė gjithnjė e mė shumė.

    Tė gjitha mjetet po i pėrdorin,
    Thikėn, helmin dhe tradhėtinė.
    Nuk po mėsojnė dotė realitetin,
    Tė duan gjitonin, tė drejtat, njerinė.
    @cana

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    ZAMBAKU

    Rrėzė njė shkėmbi tė thepisur,
    Nė tė ftohtė e nė acar.
    Pėrkarshi erės dhe diellit,
    Kishte ēelur njė zambak.

    Bisku i tij kish ēarė borėn,
    Kishte ēelur shum krenar.
    Ngrohtėsin merrte nga toka,
    Ujin nga dėbor e bardhė.
    @cana

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    MUSHKA DHE DOSA
    (fabula)
    Disa kafshė shtėpiake,
    U mblodhėn njė herė mbas darke.
    Kishin ēfarė tė diskutonin,
    Disa punė mirė s’po shkonin.

    - Dosa-Mushkės, ti moj mike...
    Mė duket se je lesbike!
    - Faji ėshtė nga i pari...
    Pela merr pėr burr Gomarin.
    @cana

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    MBI ZALLIN E DETIT

    Mbėshtetur hėna tek mali,
    Hapi pėrgjysėm qerpikun.
    Drita qė binte tek zalli,
    Pėrmbi det rrezet u fikėn.

    Pėrmbi rėrė fryma mė ndali,
    Buzėn tėnde duke thithur.
    Dy trupa shtrirė tek zalli,
    Ishte momenti shumėpritur.

    S’kisha kohė mėndjen ta vrisja,
    Sikur mė kishte zėn deti.
    Gjeta bukurin qė prisja,
    Vajzė tek ti zemra mė mbeti.

    Buzė, gjoks, trupin ta puthja.
    Deti duke shushuritur.
    S’ishe mollė nė xhep tė fusja,
    Aqė bukur, s’e kisha ditur.

    Trupi jonė se fsheh dot kollėn,
    Po ashtu dhe dashurinė.
    Flokėt, sytė, mėndjen ma morėn,
    Dashuria tė pėrpinė.
    @cana

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ali Baba Tepele pėr postimin:

    Neteorm (09-03-2018)

  9. #298
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    TOSKE E BUKUR

    E bukur nė gjith Toskėrinė,
    Shoqet kurrė s’tė arrinė.
    Hap jelekun ta mbush gjinė,
    Me ēaj, e me trėndelinė.

    Tė freskėt, si ta ka ėnda,
    Hape gjirin ti fus brėnda.
    Tė bukur tė ka bėrė nėna,
    E plotė, siē del dhe hėna.

    Do jetė ndjerė shum i lumtur,
    Ata sy kush i ka puthur.
    I pa vdekshėm ėshtė ndjerė,
    Kush i ka puthur dy herė.

    Kush e di se sa do rrojė,
    Puthjet kush i numurojė.
    Burojnė siē buron krojė,
    Ujė tė ftohtė tė freskojė.

    Toskėria si krahinė,
    Do ēmohet pėr bukurinė.
    Djem e vajza, yje ndrinė.
    Si Ēaji me Trėndelinė.
    @cana

  10. #299
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    KUR JE SI FLORIRI

    Ferexhenė hiqe, se tė dogji vapa,
    Ngadale mė vije, me kėmbėt si pata.
    Baluket tė ndrinin kur hoqe shaminė,
    Shoqet kur ti panė, mė kėmbė tu ngrinė.

    Shoqet kur tė panė, baluket tė ndrinin,
    Tė gjitha u ngritėn, mė kėmbė tė rrinin.
    Sytė dotė si hiqnin, tek zotrote mbenė.
    Kur je si floriri, ē’e do ferexhenė!

    Ti je xhevair, shkuar xhevairit,
    Sytė e tu tė bukur, si pikė e floririt.
    Dyzet xhevaire, qafės tė ndriēonte,
    Sumbulla e djersės, mbi tė tė pikonte.

    Dyzet xhevaire, qafės tėnde t’bardhė,
    Djemtė tė shikonin, ē’i vije nė radhė.
    Vajzė vėndi ishe, rritur si sorkadhe,
    Lėrja ferexhenė hoxhės nė minare.

    Hoxhėn dhe minaren, lėrja kush i solli,
    Nė malet e larta, s’pi ujė Anadolli.
    Vėndi qė na rriti ka male tė larta,
    Populli qė na lindi, ka ligje tė arta.
    @cana

  11. #300
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Pėr: Danel Cana

    GJUHĖN DO TA PRISJA

    Gjuhėn do ta prisja, po tė mos thosha tė vėrtetėn.
    Do ta prisja, po tė kisha qėllim tė mashtroj tė tjerėt.
    Njė gjuhė gėnjeshtare nuk meriton tė rroj gjith jetėn.
    Nuk do ta lija tė lirė, po do ti shtėrngoja frerėt.

    Njė gjuhė e keqe, kudo qoftė, pėr kėdo, tė prish.
    Nuk ėshtė e re, e panjohur, gjithmonė tmerr i kohės.
    Dhe nuk ja vlenė as ta dėgjosh kurrė, as me tė tė rrish.
    Shkatėrron “foletė” e tjera, tė sajėn se ka njohur.

    Njė gjuhė e keqe, tė gjithė i prish, dhe ty dhe mua.
    Njė mėndje e keqe, dalė nga hiēi, qė gjuhėn ushqen.
    Kur nuk mėson, nė vėnd tė urrejtjes tė thotė tė dua.
    Me dhimbjen tė rroj, pastaj tė thotė ato qė ndjen.
    @cana

Faqja 30 prej 84 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •