Close
Faqja 25 prej 83 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 829

Tema: Danel Cana

  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951

    Pėr: Danel Cana

    - AVENTUR E ĒMUAR

    Kam halle dhe derte
    Sa nuk i them dot!
    Nė zemėr ē’mė preke,
    Mė shkrive nė lot.

    Lotėt bien vetė,
    Mendimet mė mbynė.
    Nė shtrat s’jam i qetė,
    Gjumi s’ma mbyll synė.

    Pėr fjalėt e mira,
    S’ka tjetėr si ti.
    Tė ndjeja, e dija,
    Mall dhe dashuri.

    Kam ēfarė tė kujtoj
    Ēfarė tė them mė parė!
    Dhe kur e mendoj,
    Digjem porsi zjarr.

    Se puthjet e tua,
    Nuk i harroj dot!
    Herė mė ngrinin buzėt,
    Herė mė shkrinin lot!

    Herė, herė mė thoshe:
    Unė tė dua shumė!
    Vetėm pak mė duaj,
    Se tė dua unė!

    Si tė dua shumė,
    Si tė dua pakė,
    Zemrėn se lė dot,
    Tė jetė nė merak!

    Ēmimi, aventurė e re,
    Pėr mua pėr ty!
    Se zoti pėr ne,
    Ėshtė kjo dashuri.

    @cana

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951

    Pėr: Danel Cana

    O MALE
    (pėrpunuar pėr kėngė labe)

    - O ju male si duroni!- o male!
    Borė dhe akull kur ngarkoni,-o male!
    Zjarre dhe stane ndėrroni!-o male!
    Nė verė nga gjumi zgjoni!-o male!
    Lule, trėndelin mbuloni!-o male!
    Historitė na tregoni!-o male!
    Me rrufetė kur bisedoni!-o male!
    Shqipėtarė kudo rroni!-o male!
    Erdhi ora ti bashkoni!-o male.
    @cana

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951

    Pėr: Danel Cana

    NĖ ZEMĖR E SHKRUAR

    Ishe ti, a mė bėnė sytė?
    Mė vije kaluar.
    Hipur pelės sė pėrhimtė,
    Me frerėt nė duar.

    Mė zbrisje nėpėr zallishtė,
    Drejt lumit kulluar.
    Ndrinte lėkur e fildishtė
    Dhe gjoksi zbuluar.

    Shkoje vije porsi era,
    A sytė mė bėnė!
    Flokė lėshuar, ē’ti merr era,
    Kėndon si mėllėnjė.

    Prisja tė, tė shoh me taka,
    Alla qytetare!
    Kur ti shkele pėrmbi zall,
    Kėmba zbathur fare!

    Ajo kėmbė e butė, e vogėl,
    Pa mendje mė lė.
    Tė isha me fat do doja,
    Tė lozja me tė.

    Tė mė vraē me atė dorė,
    Tė butė si sfungjeri.
    Nė mos, prek tė mė shėrosh,
    Tė mos vuaj i mjeri.

    Tė vraē, siē vret dashuria,
    Pa pritur, pa ndjerė.
    Veēuar botės tė rrija,
    Vetėm dhe i mjerė.

    Ishe ti, a sytė mė bėnė?
    A nė ėndėrr rashė?
    Fėrkoj sytė i gėzuar,
    Kur pranė tė pashė.

    Ishe ti dhe s’ishte ėndėrr,
    As nuk mund tė jetė!
    Tė mbaj tė shkruar nė zemėr,
    Se u deshėm vetė.
    @cana

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951

    Pėr: Danel Cana


    DITURIA ĖSHTĖ VLERĖ

    Ka tė ditur tė pa ditur,
    Dituria ėshtė vlerė.
    Siē ka Guzhinier t’uritur!
    Se gatuan pėr tė tjerė.

    Guzhinieri kur gatuan,
    Provon gjellėt qė ka bėrė!
    Por kjo urinė nuk e shuan!
    Ai mbetet i pa ngrėnė.


    Po kėshtu “Njeriu ditur”,
    Qė punon me dituri!
    Kalon kohėn duke “situr”,
    “Miell” pėr mbretin e tij.

    Dhe nė fund, qė tė dy majmen,
    Njė nga “vlera njė nga era”!
    Dhe nuk duan qė t’ja dinė,
    Kanė tė hanė gojėt e tjera!

    Ka tė ditur, shok me djallin,
    Qė e quajnė “ndershmėri”!
    Kur tė drejtin, vetė e kallin,
    Thellė mė thellė nė burg tė zi.

    Gjithė njerėzit tė jenė tė ditur,
    Dituria s’ėshtė e keqe,
    Mos i bėj qejfin tė ligut,
    Duke ndėjtur lepe-peqe.

    Dituria ėshtė dritė,
    Na duhet nė tė vėrtetė.
    Siē ėshtė Dielli Rrezeartė,
    Qė gjith botės i jep jetė.
    @cana

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ali Baba Tepele pėr postimin:

    DiGiT@LiFE (15-10-2016)

  6. #245
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951

    Pėr: Danel Cana

    KECI DHE GJINKALLA
    (fabula)
    Gjinkalla dhe Keci zunė miqėsi.
    Kudo shkonte Keci, gjethe tė kulloste,
    Pėrmbi degė Gjinkalla kėngės ja thoshte.
    Pa pritur ndėnė hije, ku bagėtia rrinė,
    Vjenė ujku uritur dhe rrėmbeu Dhinė.
    Gjinkalla vazhdonte kėngė e melodi...
    I thotė Kec i gjorė: - Duhet mbajtur zi!
    Pėrgjigjet Gjinkalla me njė ci-ci-ci...
    -“Ujku s’do Gjinkalla..kėrkon Kec e Dhi!”
    @cana

  7. #246
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Pėr: Danel Cana

    Citim Postuar mė parė nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin
    O MALE
    (pėrpunuar pėr kėngė labe)

    - O ju male si duroni!- o male!
    Borė dhe akull kur ngarkoni,-o male!
    Zjarre dhe stane ndėrroni!-o male!
    Nė verė nga gjumi zgjoni!-o male!
    Lule, trėndelin mbuloni!-o male!
    Historitė na tregoni!-o male!
    Me rrufetė kur bisedoni!-o male!
    Shqipėtarė kudo rroni!-o male!
    Erdhi ora ti bashkoni!-o male.
    @cana
    U permbyt Vlora...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar skender76 pėr postimin:

    Ali Baba Tepele (13-09-2016)

  9. #247
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951

    Pėr: Danel Cana

    TĖ JEMI TĖ FORTĖ

    Tu shtoftė jeta, qofsh e lumtur,
    Donika Rrethej!
    Nė portret je shum e bukur,
    Sytė kur ti kthej.

    Nė portret edhe nė jetė,
    Qėndron kaq e bukur.
    Ndaj e meriton vėrtetė,
    Tė jesh shum e lumtur.

    Mėsova se sa ke vuajtur,
    Nuk ka qėnė e lehtė.
    Fati me ty paska luajtur,
    Kėshtu ėshtė nė jetė.

    S’je e para, as e fundit,
    Qė del e helmuar.
    Koha pėr tė qėn e lumtur,
    Akoma s’ka shkuar.

    Nė jetė vetėm njė gjė duhet,
    Tė jemi tė fortė.
    Se me jetėn s’mund tė luhet,
    Kėshtu ėshtė kjo botė.

    Mos ta shtojmė mė tej urrejtjen,
    Nė jetė njė herė vijmė.
    Sa je gjallė zemra tė tretet,
    Veē pėr dashurinė.

    @cana

  10. #248
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951

    Pėr: Danel Cana

    KUNADHJA

    Kunadhe kurthin ta ngrita,
    Bishtė bukura si xhufkė!
    Dalngadal veshjen ta grisa,
    Tė prek lėkurėn e butė.

    Tė kapa a erdhe vetė?
    E bukura lozonjare.
    Ē’ma grise rrjetėn e shkretė,
    Ah Kunadhe, moj Kunadhe!

    Falma moj rrjetėn qė ngrita,
    Doja tė tė kisha pranė.
    Atė ēast mezi e prita,
    S’besova ato qė thanė.

    S’besova njė ēast tė shihja,
    Ēapet e tua ngadalė.
    Mbi gushė kokėn tė vija,
    Tė pėshpėritja ngadalė.

    Tė thoshja ē’ėshtė dashuria,
    Qė kurthe na ngre nė jetė.
    Si pa dashur njerėzia,
    Zemra pėrfundon nė rrjetė.
    @cana

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ali Baba Tepele pėr postimin:

    DiGiT@LiFE (15-10-2016)

  12. #249
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951

    Pėr: Danel Cana

    TĖRMET ZEMRE

    Kur mė dilje afėr darke
    Pran shtėpis, rrugicės-o
    S’kam frikė se shtje pallate...
    Bukuri e lindur-o

    Bukuri qė s’ke tė dytė,
    Sa tė shkojnė nazet-o!
    Thahet pėshtyma nė grykė,
    S’ti gjej dotė avazet-o
    @cana

  13. #250
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951

    Pėr: Danel Cana

    MODA
    (fabul)
    Zonja Dhelpėr, jo si na hera,
    Doli me brekė tė shqyera.
    Lepurushja qesh me lotė!
    Thotė Dhelpra: Ėshtė modė!
    Modė e bukur, si pėr dreq,
    E grisur nė vėnd tė keq!
    @cana

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ali Baba Tepele pėr postimin:

    DiGiT@LiFE (15-10-2016)

Faqja 25 prej 83 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •