-
Pėr: Danel Cana
nga danel Cana
– NUK E DIN ĒFAR JANĖ
Ky ujėt e ftohtė, i ftohtė si bora,
tė ka bėrė kaq.
Vajzė e bukur fshati, bijė nga Hormova,
rroje nė pallat.
Ky ujė tė ka rritur me faqet e kuqe,
e me barkun thatė.
E harrove fshatin sot je bėr me huqe.
dhe me barkun jashtė.
Mes luleve bridhje deri mė tė errėt,
kullosje manarė.
Sot ndėrron makina, ndėrron dhe parfumet,
flet me celularė.
Sandalet me taka, xhaketa lėkure,
s’pritesh moj aman!
E harrove shqipen, si do djemt e vėndit,
greqishte na shan.
Harroni se greku ju thotė “alvanidha”!
vetėm dėngla janė.
Edhe nė familje flasin njė greqishte..!!
nuk e din se ē’janė...
... ... ...
Mos ua ki sevdanė!
@cana
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 02-10-2013 mė 14:26
-
-
Pėr: Danel Cana
NUK E DIN ĒFAR JANĖ
Ky ujėt e ftohtė, i ftohtė si bora,
tė ka bėrė kaq.
Vajzė e bukur fshati, bijė nga Hormova,
rroje nė pallat.
Ky ujė tė ka rritur me faqet e kuqe,
e me barkun thatė.
E harrove fshatin sot je bėr me huqe.
dhe me barkun jashtė.
Mes luleve bridhje deri mė tė errėt,
kullosje manarė.
Sot ndėrron makina, ndėrron dhe parfumet,
flet me celularė.
Sandalet me taka, xhaketa lėkure,
spritesh moj aman!
E harrove shqipen, si do djemt e vėndit,
greqishte na shan.
Harroni se greku ju thotė alvanidha!
vetėm dėngla janė.
Edhe nė familje flasin njė greqishte..!!
nuk e din se ējanė...
... ... ...
Mos ua ki sevdanė!
@cana
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ali Baba Tepele pėr postimin:
-
Pėr: Danel Cana
– GJURMĖVE TĖ KALIT
Pėr kalin e shalės malli mė ka marrė,
Zilen ti dėgjoj kur kullot nė luadh,
Ta shpie pėr ujė poshtė nga gurr e madhe,
T’ja hipi nė dacet pėr jele tė mbahem.
Dy hejbet ngarkuar rrugėn pėr nė stane,
Njėra plot me kėngė tjetra plot me halle,
Dhe ja merrja vetė kėngės sė tabanit,
Zilen kisha kthesė, iso zogjt e malit.
Ngjiteshim ngadalė deri te Nomeja,
Dilja mbi shullėrin fortė vėrshėlleja,
Murrua dhe Beleci mbanin veshėt lart,
Sapo mė dėgjonin turreshin me vrap.
Dhe dashi pėrēorė nis e blegėrinte,
Zile dhe kėmborė avazi tė ngrinte
Shqerrat bredhin lozin mbi barin e njomė
Mbi shkėmb tė thepisur ruante njė shqiponj.
Eehh vite tė shkuara ditė tė djalėris
Pas njė gjysėm shekulli kujtimet m’i gris
Hedh syt i pėrmallur lart majės sė malit
Ėndrrat mbenė kaluar pas gjurmėve tė kalit.
@cana
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ali Baba Tepele pėr postimin:
-
Pėr: Danel Cana
Pėrpunuar pėr kėngė labe;
SI VAJZĖ E VĖNDIT NUK KA
Vajza shqipėtare, krijes e pa faj,
Edhe rrugėt e gjithė botės
i lave nė vaj! ...e mjera, i lave nė vaj.
Zemra s'do tė dijė, ajo dashuron,
Atė djal tė vėndit tėnd
qė larg emigron....e mjera, qė larg emigron.
Kaluan shum kohė, vitet numuron,
Pa njė lajm, e pa njė letėr,
pa njė telefon...e mjera pa njė telefon.
Ėshtė gjallė, apo ka humbur..? a mė s' dashuron....?
Shikon gjith' kėto, e nė vaj shpėrthen;
-Ah moj ti katilja jetė,
rininė prap s'ma kthenė!..e mjera, rinin prap sma kthen.
"...dhe nė ėndėrr shihte, djalin me avion...!
Sikur vinte dhe i binte,
vajzės njė kurorė...e mjera, vajzės njė kurorė.
Tė dy bashkė fluturonin mbi malet me borė!
Asnjė lule s'po shikonte
t'a merrte nė dorė...e mjera, ta merrte nė dorė.
T'a mbante nė gji'n e ngrohtė lulen plot aromė!
t'a puthte, t'a pėrkėdhelte, oh sa kishte mall..!"
Vetmia e kish mbėshtjellė..,
ėndėrr kishte parė..e mjera, ėndėrr kishte parė.
Natė e ditė rri e zgjuar, prapė shpėrthen nė vaj!
Ku i gjente ata lotė shpirti i pa faj!
shpiti i pa faj, e mjera, shpirti i pa faj.
Mos e lini vajzėn..., vetėm e tė shkretė,
Si vajza e vėndit tėnd s'ka tjetėr nė jetė.
ska tjetėr nė jet e mjera, ska tjetėr nė jetė.
* * * @cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- NAZET E TUA
Tė keqen e gushės qė mė mban gjerdan,
Diti zemra diti ku hodhi sevdanė!
Jelek me ruaza tė ergjėnda,
U bubu se ē’mbėshtjell brėnda!
U bubu brėnda ēmbėshtjellė,
Dy moll tė arta nė degė...
Tė rėntė shamija na koka,
T’a gjeēa e mos tregofsha!
Ta gjeēa e mos tregofsha,
Tė vi tė trokas te porta...
Tė hyj brėnda nė mė lėnēė,
Faqen si shpėrblim mė dhėnēė!
Faqen si shpėrblim e dua,
Nė do tė lozėsh me mua...
Buzėn pėrmbi buzė kulluar
Vdeksha pėr nazet e tua!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
– LAVDI POEZISĖ
Kur tė mungon dashuria,
Lexo poezit e mia....
Mjaltin hojeve kam vjedhur,
Shpirtin tim nė to kam hedhur.
Tė tė bėj tė lumturuar,
Tė jap dritė e tė mbaj zgjuar,
Si qiri do pėrvėlohem
Dhe nga era nuk friksohem.
Kur ti kėndosh kėto vjerrsha
Do tė gjesh nektar nė rreshta
Mbas kėndimit tungjatjeta
Thuaj;- LAVDI O POETA.
Ta dish, unė dhe poezia;
Jemi bėr ujem tė dyja.
Kur urimin mė jep Ti,
Unė them: - LAVDI POEZI!
@cana
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ali Baba Tepele pėr postimin:
-
Pėr: Danel Cana
nga Danel Cana
– BEKIMI I PRINDIT
Tė takon Mamaja, tė jep porositė:
Nisu bija ime, rruga t’u bėftė dritė.
Mos mė qaj moj bijė se tė prishen sytė,
Ata sy tė bukur s’do ti shoh pėrditė!
Qėndro bij e dashur qėndro dhe njėēik:
Vjerrin edhe vjerrėn do kesh prind tė dytė.
Do ju bėsh ysmetin fjalėn mos e prish,
Me djalin qė zgjodhe tė ndash dashuritė.
Ti sheqerk e ėmbėl, ai mjalt nė pitė,
Pragu qė do shkelėsh u shtoft nga fėmijtė,
Me bandill qė zgjodhe ma kalofsh tė ritė,
Tė takosh vėllezrit t’ju lėsh porositė.
Krushqit po tė presin, ngrihu bijė dhe ikė,
Tė pėrciell babai me lot e muzikė...
“ N’a ndero moj bijė ” po tė porosit,
Me djalin qė zgjodhe jeta ty tė ndritė.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ĒMĖ DUHET MUA
(fabul)
Njė Pelė e bukur pa hedhur samar
Dėgjoi propozimin nga njė Gomar!
Nė njė lėndinė kullosnin tė dy,
Gomarit ju tek tė bėnte dashuri.
- Unė kam shum frikė dhe nuk e di,
Nga dashuria do lindin fėmij!
- U ankua Pela. I dashur Gomar,
Pastaj kush i ngop ata me bar?
- Po kot jam unė pėr kė mė merr?
Nuk dua fėmijtė, mė muar trut erė?
U mburr gomari me krenari...
Po qasu mė pran tė bėjm dashuri.
Kėrceu veshgjati pa pritur mbi pelė,
Se la tė gjorėn klithėm tė nxjerrė.
Dhe pas kėtij akti trimėrie,
U hoq mėnjanė nėn njė hije.
- Tani tė bėjmė dhe llogaritė,
Si do tė bėjmė ti mbajmė fėmijtė?
- Ēmė duhet mua ! - I tha gomari,
I shtrirė nė hije dhe veshėt i vari.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- NJĖ ĒAST DHĖNDĖRR
Buzėt e tua nė ėndėrr pashė,
E di qė sėshtė realitet...!
Nė njė siklet tė madh rashė
Kjo puthje tė kthehej vėrtet!
Sa mir u ndjeva nė ėndėrr,
Gjer dhe ngrohtėsin shijova!
Jetova njė ēast si dhėndėrr,
Njė ēast tė vogėl jetova.
Nė flokė tė vura njė lule...
Tė tėrė me lule mbulova!
O mbase mbi mua pėrkule,
Dhe buzėn tek buza afrova!
Oh ēėndėrr e bukur qė ishte,
Me duart nė gjoks u zgjova,
Momente tė tilla tė kishte...
Dhe bota e gjitha e jona.
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- ILAĒ ZEMRE
Ah moj zemėr e plagosur,
Bekimin e botės paē.
Pėr dashurin e dreqosur,
Fol e shkruaj ska ilaē.
Njė e bukur kėsaj ane,
Qė i pėlqen poezia...
Mė trazoi shpirtin ngadale,
Shakarat mė tha ti lija.
Njerėz janė edhe poetėt,
Gjak nė deje ata kanė...
Shpirtin e tyre si letėr,
Mos e prek se bėn hatanė !
Mėso tė vėrtetėn mike.
Kush tė bėn njė poezi...
Dashurin si rreze drite,
E ka hedhur veē pėr ty.
Ta marrėsh si njė dhuratė,
Merre dhe mbaje nė gji.
Ilaē pėr zemrėn e artė,
Burim jete Dashuri.
@cana
- NJĖ PERRI
Koha, thashethemet tė lanė tė ve,
Larg nga syt e botės qė nuk tė kuptonte,
Si fshihet dhe Hėna shpesh ndėnė re,
E dėnove zemrėn qė tė dashuronte.
Kaluan shum vite e vetme nė jetė,
Buza jote vishnje njė puthje sprovonte.
Trupi yt i bukur kėrkonte dikurė,
Dorėn e njė burri mbi tė, tė kalonte.
Perrit si besoja, nuk i kisha parė,
Thoshin me ca naze tė bėnin ti doje!
Si lum ai burrė qė u ndodhej pranė,
Ngjiteshin pėr buze si mjalti nė hoje.
Mbrėmjeve tė verės shtrirė mbi ēarēafė,
Dhe perdet e holla era valėzonte,
Formėzat e trupit, hėnėza e artė,
Me cepin e syrit ti fotografonte.
Njė prekje e lehtė mbi cipėn e bardhė
Nga koka tek kėmbėt tė elektrizonte.
Dy gishta mbi buzė, rrėshqitur ngadalė,
Sisėt majėlartė terrin natės shponte.
Njė natė dhjetori hėnėza mbi dritare
E shveshur, e plotė ta bėnte me sy...
Koha pak e ftohtė pa menduar fare,
Pėr inat tė hėnės u shveshe dhe ti.
Koha pak e ftohtė, prushi digjte brėnda,
Trupi yt i bardhė si statuj mermeri.
Sytė tė shkėlqenin nga lot tė ergjėnda,
Nėse ėndėrr ishte, skuptova i mjeri !
Njė natė tė bukur si kjo uroj tė jetė,
Nė detin e ndienjave zhytur pa menduar!
Do tė lutem mike mė fto sa mė shpejtė,
Mua qė me ty jam i dashuruar.
***********************************
@cana
- TRĖNDAFIL NĖ KRUA
Tek kroi i fshatit me dy cyla,
Dy trėndafil ishin tė mbjellė,
Njėri i bardhė si vajzėria,
E pastėr e frekėt si ujė qė rrjedh.
I kuqi si gjaku nė krah tė tij,
Tėrhiqte shum, ēiftet lakmonin,
E merrnin vajzat e fusnin nė gji,
E mbanin pėr djalin qė dashuronin.
Mėngjeseve pa gdhirė njė vajz syzezė,
Me gjymin nė dorė rendėte nė krua.
Me nazet e moshės qė shum ja pėlqejė,
Tek trėndafili mė ftonte dhe mua.
Mė fliste gjoja pėr ta ndihmuar,
Se gjėmbat fustanin i kishin zėnė
Dhe unė i gatshėm i pa pėrtuar,
Me dorė i prekja trupin tė tėrė.
Ajo shkėputej si njė sorkadhe,
Me sytė mbyllur buzėn kafshonte.
Nga fjalėt e botės nuk pyesja fare,
Ska forcė tė ndalė njė zemėr qė donte.
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt