Close
Faqja 10 prej 86 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 858

Tema: Danel Cana

  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,980
    nga Danel Cana

    PĖR NĖNĖN KURR MOS U NDANI

    Qė kur linde tė urryen, foshnje, pa ngritur mė kėmbė,
    T’u vėrsulėn tė tė shqyenin, kush me thonj, e kush me dhėmbė.
    Pėrmes thirrjesh histerike, furtunė ngritur nga urrejtja,
    Nxituan t’a zinin rrugėn, me tė liga, me gėnjeshtra.

    Ti, hape mushkritė e tua edhe thithe rreze drite,
    Dhe fillove tė ēapitesh, nė rrėpirra historike.
    Pėrmes pellgjesh gjaku shkove, pėrmes kockash gjithė dhimbje,
    Tė mbajtėn e u kujdesėn, bijt, me besė burrėrije...

    Dhe vrapove historisė, u rrite u burrėrove...
    Me kurorėn e lavdisė, flamur e komb si ndėrrove!
    T’u qepėn bishat e egėrra, tė plagosėn nga ēdo anė,
    Tė mbrojtėn me sakrifica, ata qė jetėn e dhanė.

    U dhe dritė historie, i mblodhe nė lapidarė,
    U dhe besė trimėrije, u dhe emrin shqipėtarė.
    Emrin tėnd nė kėngė e gdhėndėm, dikush Nėnė e dikush Loke,
    Dhe i mbollėm degė e rrėnjė, vaditur me gjak e lote.

    Sot kalove njėqind vjetė, po prapė mbete si njė foshnje,
    Ke nevojė tė mblidhen djemtė, dy fjalė nėne t’u thoshje!
    E’ni bij, bėhuni bashkė, si kapedanėt nė mote...
    Jeni tė gjith shqipėtarė, jemi bij tė kėsaj toke.!

    Nuk duron zemra e nėnės t’u shoh tė ndar nėpėr botė,
    Pranė flamurit, pran shqiponjės, e’ni tė bėhemi tokė!
    Mbani gjith rrugėn e drejtė, tė shkuarjes e tė bashkimit,
    Hidhni larg ēdo politikė, tė pėrēarjes, tė rrėnimit!

    -cana-

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,980
    nga Danel Cana

    MIKE MOS MĖ THUAJ SUS

    Gjeraqin e malit lartė,
    Me krahėt mė bėj freski,
    Andej nga vjen, moj uratė,
    A ka tė tjera si ti...?

    Kaq dritė hėna kurr s’ka patur,
    Hajde moj njė natė nga unė...!
    Zėmrėn si petale hapur,
    Do t’a shtroj, tė vė nė gjumė!

    Tė vret me sy e me vetull,
    Ē’hire nėna tė ka dhėnė!
    Gjysėm gjoks, deri nė sqetull.
    Zbuluar i paske lėnė...!

    Djalė mos mė hidh rromuze,
    Nga familja jam fisnike...
    Dil e mė prit kėsaj udhe,
    E pastaj mė kėrko mike!

    Nė u lodhėsh duke pritur,
    Eja, fuqi pėr tė marrė...
    Buzėn e kuqe zhuritur,
    Me gjith gushėn, t’a kam falė!

    Nuk ka ēmim fjala e ėmbėl,
    Kur nga zemra vėrtet del!
    Shiko moj, si e ke zėnė,
    Zemrėn time nė ēengel!

    Ndienj e dashuris, nė jetė ,
    Lind natyrshėm, s’ka mėsus!
    Se pėr zemrėn s’ka recetė,
    Kur dashuron, t’i thuash SUS!

    @cana@

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,980
    nga Danel Cana

    GĖZIMI IM I PARĖ

    Tė lumtur nė jetė qofshi,
    Je gėzimi ynė i parė,
    Rrofshi dhe u trashėgofshi,
    Tė urojmė more djalė!

    Jeta juaj qoftė e gjatė,
    Shtėpinė me fėmij t’a kini,
    Mos e quani, tak e fap....
    Se, mbi dafina do flini !

    Po tė kini dashuri...
    Gjithė tė mirat do t’i kini !
    Tė sėmur nė xhelozi,
    Pėr njėri tjetrin, mos jini !

    Babi, mami, ju urojnė,
    Jetėn tė lumtur t’a kini !
    Respekti ėshtė reciprok,
    Nė dyqan nuk mund t’a blini !

    Jeta ka edhe furtunė,
    Ka dhe vuajtje, varfėri !
    Por familjes s’i prish punė,
    Kur tė kini dashuri !

    Njė si Yll e njė si Hėnė,
    Ē’i gėzuat babė e nėnė,
    Tė kini gėzim e kėngė,
    Mos u shpofshi as me gjėmbė !

    Sa i lumtur qė jam sotė,
    Se m’u mbush shtėpia plotė !
    Hareja, kudo nė botė...
    Nė ēdo zemėr mbretėroftė!

    @cana@

  4. #94
    Danel, a ke ber ndonje liber me keto poezi apo te tjera shkrime per shitje ?

    Na kenaqe. Je ajke e forumit dhe e qytetarise

    Te pershendes dhe te uroj gjith te mirat ne jete
    Revolution 1848

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,980
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Danel, a ke ber ndonje liber me keto poezi apo te tjera shkrime per shitje ?

    Na kenaqe. Je ajke e forumit dhe e qytetarise

    Te pershendes dhe te uroj gjith te mirat ne jete


    Po i (e) nderuar kam botuar vėllimin me poezi "Dashuri ėshtė fjal e artė" e ke nė tiranė tek libraria pranė pallatit tė kulturės dhe tek libraria e D.Agollit.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,980
    nga Danel Cana

    PAK DHE VETĖM PAKĖ

    Vetėm pak kohė mė duhet, vetėm pak,
    Qė yjet t’i mbledh nė njė ekran...
    Ėmbėlsin e erės t’a thith, mė pasė,
    Qė ty si pupėl tė tė marrė!

    Besomė e dashur, vetėm pakė,
    Do doja natyrėn tė komandoja !
    Nė lule tė shndėrroja pėr njė natė,
    Nė gji tė merrja, tė mbaja sa tė doja !

    Vetėm pak, e dashur vetėm pakė,
    Tė mundja, tė bėja ēfar tė doja !
    Me trupin tėnd tė luaja nė shtrat,
    I lumtur, me yje tė mbuloja !

    Atė kohė qė tė kėrkojė, vetėm pakė,
    A mundesh tė mė bėsh tė lumtur ?
    Unė me zemėr, fjalėn t’a japė,
    Do flija mbi buzė, duke tė puthur !

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,980
    FIGURĖN TON KUSH E PASTRON

    Shpesh ndodh, tė dėnojnė nga pamja ...
    Mjafton qė gjuhėn se flet mirė ...
    Mjafton qė se ke njė dokument ,
    Dhe kjo mjafton, se s’je i lirė !

    Ndodh...ka ndodhur, e ndodh pėrsėri ,
    Qė fjalė tė ashpėra tė pėrplasin nė fytyrė !
    Tė keqtrajtojnė, pa arritur t’a mėsosh ti ,
    Pa mėsuar si u ndodhe nė kėtė botė tė ndyrė !

    Nė mjegullėn e jetės, ajo qė quhet FAT !
    Qė pas s’e kthen dotė , e s’ka mėshirė ,
    Tek shumė si unė, e pruri tė jemi emigrant !
    Qė si jetėn, as mendimin s’e kemi tė lirė !

    Ka mjaftuar shpesh qė jemi shqipėtar,
    “ Alvanos” thotė greku, k’tu i thon Greqi !
    Na deshėn nė mėngjez, pėr tė punuar,
    Dhe darkėn e gdhije nė polici !

    Alvanos, Alvane...me gisht tregojnė ,
    S’e dinė ata qė unė jam krenar ...
    Me tallje, pėrbuzje tė provokojnė,
    Me faj tė bėjnė , tė heqin zvarė !

    Plot urrejtje me syt e mi kam parė ,
    Politikan deputet , polic , qeveritar ,
    Pa shkak tė sillen fare brutal !
    Ēdo ditė familje shkatėrrojnė , pa shkak !

    E si mund tė jetė njė shoqėri e denjė ,
    Kur brėnda saj mban kaq padrejtėsi ?
    Tė skllavėrosh emigrantėt, qėnka e drejtė !
    Tė pretendosh se ata , kurr nuk janė si ti !

    Figurėn tonė kush e pastron ?
    Dhe kush na jep pak drejtėsi ?
    Cili ėshtė faji , a mund tė mė thonė ,
    Qė emigranti burgoset nė Greqi ?

    @cana

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,980
    MIKE E VJETĖR

    Do zė njė mike tė re,
    Shok e miq ēfar t’ju tregoj!
    Mė ndez flakė, e mė mban pre,
    Por tė vjetrėn s’e harroj!

    Sikur tė mundej njerėzimi,
    Ēdo zemėr t’a kontrolloi!
    Ajo qė s’ka dashuruar,
    Kurrė tė mos qarkulloi!

    Tė mos shoh dritėn e diellit,
    Kush nuk dashuroi nė jetė,
    Tė pėrkrahet, tė shpėrblehet,
    Ajo qė deshi vėrtetė!

    Mike, moj mikja e vjetėr,
    Tek ti zemrėn e kam lėnė,
    Le tė zė shoqėri tjetėr,
    Vėndin tėnd ato s’e zėnė!

    Ti ishe burimi shpirtit,
    Qė bėre ėmbėl tė rrjedh,
    Dashuri e zemrės time,
    Buzėn qė puthje pėrcjell!

    Sikur qiellin edhe tokėn,
    T'i kisha si pasuri...
    S'do e ndėrroja kurrė botėn,
    Me njė dashuri si Ti !

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,980
    KOKA E ALIUT, PRERĖ


    Britmat, kuja s’kish tė sosur,
    Kur i thanė se e shtrinė...
    Flokėt shkulte e marrosur,
    S’mbanin dotė Vasiliqinė!

    Dy e tre shkallėt i zbriti
    Pashait t’i ndodhej pranė,
    Ulur nė gjunjė ulėriti:
    - Tradhėti ! Pashan e vranė!

    E vetme e nisi vajin,
    Kur e pa tė shtrirė pėr tokė,
    Si duroj zemra e s’plasi..
    Kur e pa trupin pa kokė!

    Zgėrdheshej i lumturuar
    Gjenerali Turk pėrballė.
    Kokėn e mbante nė duar,
    Edhe falej: - Pėr Allanė!

    Pėr Allahun ish’ jezit,
    Ishte shpallur me ferman.
    Vet Sulltan i madhėrishėm,
    E ka shpallur tradhėtar.

    Kokė e tija nė Sini,
    Shpėrblehet me lira ari.
    Qaje pra Vasiliqi...
    Kėshtu vdes vetėm Luani!

    Tha kėshtu e togėn mblodhi,
    Gjenarali kapardisur.
    Hipni, kuajt i shaloni,
    Pėr Stamboll duhet nisur.

    - “ Do tė vij dhe unė me ju!”
    Bėrtiti Vasiliqia...
    - “Asaj koke tė florinjtė,
    T’i bėhen nderet e tija!”

    Kėshtu nisi udhėtimin,
    Pashallesha pėrmbi kalė,
    Shpresoi pėr herė tė fundit,
    Kokėn mbrapa pėr t’a marrė.

    Shakull prej lėkure mbushur,
    Borė e ngrirė njė kuti.
    Kokė e Ali Pashės gjorė
    Humbur gjumit nė Sini.

    Njė grusht trima shoqėruan,
    Pashalleshėn drejt Stambollit
    Dhe e kthyen duar boshė,
    Me urdhėr tė perandorit.

    Dhe pse veshur me tė zeza,
    Kur hyri, pallati ndriti,
    Pashallesh Vasiliqinė
    Sulltanesha vetė e priti.

    Shaminė e mėndafshtė ngriti,
    Edhe sytė lagur nė lotė.
    Nė gjunjė i ra duke falur,
    I tregoi njė qese plotė...

    Ngrihu moj zonjėz e bukur,
    Shpėrblime nga ty nuk dua.
    Tė gjitha sa kam dėgjuar...
    Mos e prit ndihmėn nga mua.

    Ai trup i lėnė pa kokė,
    Atje nė Epirin plak,
    Kurrė balta s’do t’a tresė,
    Shpirti s’do tė gjej rehat.

    Do tė endet shpirti tija,
    Stamboll e nė Janinė,
    Gjersa koka edhe trupi,
    Larg e tė ndara tė rrinė!

    Pas kėsaj furtunė e madhe,
    Rrufe, zjarr edhe mallkim,
    Do tė rrėmbej njerėzimin,
    Do pėrfshij Perandorinė.

    Kapedane sypatrėmbur,
    Nuse Epiriote,
    Nė kamare vendos lule
    Rrotull asaj koke!

    Pėrmbi ty, o mjekėrr artė,
    Kapedani im,
    Nuk e zė vėndin nė zemėr
    Mė i miri trim...

    Lehtė pėrmi ball vendosi,
    Njė monedhė prej ari!
    Zakon i tė parėve tanė,
    Tradit shqipėtari.

    @cana

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,980

    Pėr: Danel Cana

    Poezi nga Danel Cana
    SI STRALLI ME ESHKĖN

    U ngrite nė valle rrėmbyer si era.
    E lehtė si pupėl, nė majė tė kėmbės.
    Mbi vetull tė binin balluket e prera,
    E dridhej kėmisha si telat e zemrės.

    Pas ritmit tė valles kėmbėt i kėmbeje,
    E vithet, plot hire lehtė i rrotulloje!
    Me syrin e bukur si vjedhur rrėmbeje,
    Gjoksi jot i mbushur, si dy kulla roje!

    Bėnte ca lėvizje sikur e tund era,
    Sikur e tund era lėvizte nė valle
    Dy molla tė arta, pėr zemrat e mjera,
    Herė i quaja mollė, herė portokalle!

    Shikoja pa ngopur tė tuat lėvizje,
    E gazi nė buzė sikur u harrua...
    Fustani i hollė pėrmbi kofshė hidhej,
    Pa dashur tregonte gjith format e tua.

    Rrėmbyer nga ritmi tė kapa pėr dore.
    Si “stralli me eshkėn” tė dy duart tona...
    Me shum qejf kėrceja vallen popullore,
    Ėmbėl buzėqeshe kur dorėn shtėrngova.

    03-05-2013

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 14-05-2013 mė 13:30

Faqja 10 prej 86 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •