Sa ndryshe do ishte,sikur Entela te kishte drive makinen e vet ne ate ore te vonet te nates...lol...mend per te tjerat.
Sa ndryshe do ishte,sikur Entela te kishte drive makinen e vet ne ate ore te vonet te nates...lol...mend per te tjerat.
Wild and crazy can't be lazy
sepse e beri te ditur policia!!! nejse pak rendesi ka !!!e kam thene edhe me pare qe entela ka qene dashnorja e bosit edhe nuk i behet homazhe sepse nuk ishte person i rendesishem !!! i kane bere familjaret e saj po media skishte pse ta frynte shume se ishte popull i thjeshte si shume te tjere qe vdesin rrugeve edhe nuk i mbahet mend emri jo me ti behen homazhe !!!
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...
Problemi qendron sipas meje tek informimi ne "kohe reale" dhe qe "lajmi kalon me pare ne Top-Channel".Sinqerisht i zhgenjyer per trasparence qe tregoj Topi ne kete rast persa i per kete informimit.Apo prishja e imazhit te moralit te njeshit ka me rendesi se sa nje jete e humbur njerezore per shkak te tij.Dopjo morali qe ka karakterizuar shoqerine shqiptare gjate 17 vjet tranzicioni.
Pėrse nuk i bėn homazhe Entela Hyskės?Kjo pyetje ndoshta duhet bėrė pak ndryshe se homazhe nuk bėhen pėr kė do,por njė e vėrtet qė as kush s'mbesoj ta hedhi posht ėshtė:Pse heshtėn pėr Entelėn mediat e shkruara dhe vizive;si nuk utha as e dhe njė fjalė pėr kėtė njeri?Ku ėshtė arsyeja pėr kėtė heshtje?E mundet tė bėhen pyetje tė tjera qė duan pėrgjigje,por njė gjė doli nė dritė nga ky fakt;dhe nė nivelet mė tė larta intelektuale ka konservatorizėm tė theksuar,ka kanunizėm tė shfrenuar,po nė shtresat e tjera tė shoqėris si mund tė trajtohet ky problem vet kuptohet pėrgjigja.Duke marr shkas nga kjo ngjarje shum e hidhur un do ti bėja njė apel gjith shoqėris shqiptare qė tė respektoi jetėn private tė tjetrit dhe ti japi njė kuptim jetės sė njeriut nė shqipėri panvarsisht nga pozicioni qė zė ai nė jet.
Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė
Shtėpia e Entela Hyskos, vajzės 28-vjeēare qė humbi jetėn para katėr ditėsh nė aksidentin tragjik bashkė me pronarin e "Top Media", ndodhet nė katin e parė tė njė pallati nė hyrje tė Tiranės, poshtė varrezave "Dėshmorėt e Kombit". Tė afėrmit e saj na thonė se prindėrit e saj kanė ardhur para dy vjetėsh nga Skrapari dhe e kanė blerė kėtė shtėpi pėr tė jetuar bashkė me vajzėn e tyre, Entelėn. Dhimbja dhe pikėllimi ka pėrfshirė tė gjithė familjarėt qė vazhdojnė tė presin njerėz pėr ngushėllime. Lotėt ende nuk janė tharė nė sytė e nėnės sė saj, Nazimesė, qė ende nuk e beson ikjen nė botėn tjetėr tė vajzės sė saj. Ajo pėrkėdhel njė fotografi tė Entelės qė e mban nė prehėr dhe lotėt i rrjedhin papushim. Pranė ka bashkėshortin, Bariun, djalin e vetėm qė ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzėn tjetėr, e cila ndodhet nė Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me tė zeza i qėndrojnė pranė pėr t'i lehtėsuar dhimbjen. "Mė iku vajza, mė iku drita e syve", flet ngadalė nėna e Entelės dhe pėrkėdhel portretin e saj nė njė kornizė tė madhe. Ajo thotė se tani jeton vetėm me kujtimet e Entelės dhe tė gjitha ato gjėra qė ajo ka lėnė nė shtėpi.
Mė pas, nėnė Nazimeja nis e tregon pėr ēastet e fundit kur ishte ndarė me Entelėn. "Njė natė para se tė mė ikte pėrgjithmonė, kam fjetur nė njė shtrat me tė. Burri kishte ikur nė Skrapar dhe ne fjetėm bashkė nėnė e bijė. Gjithė natėn nuk e zinte gjumi dhe mė puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diēka. Nė mėngjes iku nė punė, si gjithmonė. Mė tha se, do tė vij vonė nė shtėpi, sepse do tė shkoj pėr urim nė njė dasmė, por t'i mos u mėrzit se do tė vij nė shtėpi nė darkė. Nė drekė, Entela mė mori nė telefon dhe mė pyet se ēfarė po bėja. Unė e pyeta, a hėngre drekė, e ajo mė tha se, "tani po ha atė qė mė pėrgatite ti". Mė mori nė telefon edhe njė herė pasdite dhe mė tha mos u mėrzit se do tė vij nė darkė. Nė fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelės dhe ishte hera e fundit qė dėgjova zėrin", thotė e ėma e Entelės, Nazimeja, duke shpėrthyer nė tė qara.
"Pastaj nuk mė mori mė nė telefon. Nė mbrėmje unė u bėra merak, dhe mezi po prisja qė tė vinte nė shtėpi. Tė premten nė mėngjes rreth orės 6:00 vjen vėllai i njė shoqes sė saj dhe mė thotė se, Entela ka pėsuar njė aksident dhe ėshtė plagosur, e kanė ēuar nė Spitalin numėr njė. Dy kushėrinj mė morėn me makinė dhe mė ēuan nė spitalin numėr njė, por atje na thanė se nuk dinin gjė. Atėherė u nisėm pėr nė Spitalin Ushtarak. Dy kushėrinjtė u futėn para nė spital, dhe unė atėherė e ndjeva se vazjės i kishte ndodhur diēka e rėndė. Nuk mbaj mend asgjė mė shumė, sepse mė kishte rėnė tė fikėt", tregon nėna e Entelės, Nazimeja.
Tragjedia e madhe kishte tronditur tė gjithė banorėt e lagjes ku banonte familja Hysko. Tė gjithė njerėzit e pallatit u janė gjendur pranė, duke ndihmuar pėr ta pėrballuar dhimbjen e thellė. Ata kanė njoftuar menjėherė babain e saj qė ndodhej nė Skrapar, djalin qė ndodhej emigrant nė Angli dhe vajzėn nė Greqi. Tė shtunėn nė orėn 11:00, Entela ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nė varrezat e Shish Tufinės nga njerėzit e saj tė afėrt dhe qindra e qindra qytetarė.
Pasioni
Entela Hysko ka lindur mė 5 korrik 1980 nė Ēorovodė tė Skraparit. Shkollėn fillore dhe 8-vjeēare i mbaroi nė vendlindje. Shkollėn e Mesme tė Pėrgjithshme e mbaroi nė gjimnazin "Arben Broci" nė Tiranė. Ka pėrfunduar Fakultetin e Akademisė sė Arteve pėr aktrim dhe mė pas Specializimin pėr regjizurė.
Nė dhjetor tė vitit 2007, Entela Hysko ka qenė e ftuar nga fotografi me famė botėrore Fadil Berisha nė SHBA pėr njė album fotografik. Atje ėshtė takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkėshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenė e ftuar edhe nė Itali ku ka pozuar nė njė nga studiot mė tė njohura italiane.
"Entela ka qenė e dhėnė pas artit qė kur ishte e vogėl, 5-vjeēe. Kishte pasion kėrcimin dhe tė bėhej aktore. Ajo merrte fėmijėt e tjerė dhe i organizonte pėr koncerte imagjinare. Unė i kam qėndruar pranė gjithmonė dhe pėr t'ia realizuar dėshirėn e dėrgova nė Tiranė pėr tė mbaruar edhe shkollėn e mesme.
Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Arben Broci" nė vitin 2000. Gjatė asaj kohe ėshtė marrė edhe me aktivitete kulturore. Mė pas, vazhdoi shkollėn e lartė pėr aktore dhe pasi e pėrfundoi atė, filloi specializimin pėr regjizore. Tė dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate tė shkėlqyera", tregon nėna e saj. Ajo thotė se kur vinte nė shtėpi Entela vetėm lexonte libra. "Fli, ti mami, se unė kėtė punė kam", mė thoshte.
Puna
Nėna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar mė shumė se dhjetė vjet nė "Top Albania Radio" dhe "Top-Channel". Ajo thotė se, ka punuar me pėrkushtim dhe pasion nė kėto media, por njėkohėsisht shpreh keqardhje se nuk i kanė shkuar pėr ngushėllim drejtuesit e kėtyre mediave dhe shoqėria e punės. "Vajza ime ka punuar nė "Top-Channel", qė kur ishte nė shkollėn e mesme, "Arben Broci" nė Tiranė e deri nė ditėn e fundit tė jetės, por ata nuk erdhėn pėr ngushėllim", thotė nėna e Entelės. Ajo thotė se ka pritur me shpresė se do tė vinin pėr ngushėllim njerėzit e punės ku ajo punoi pėr mė shumė se dhjetė vjet, por nuk ndodhi kėshtu. "Mė ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar pėr dhjetė vjet me korrektėsi, bile ka qenė nė poste drejtuese, por nuk u vlerėsua prej tyre", thotė nėnė Nazimeja. Mbesa e saj thotė se, ka qenė pėr ngushėllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit "Big-Brother" dhe nuk ka pushuar asnjė ēast sė qari.
Nazimeja tregon se, Entela kishte nė plan pėr tė bėrė njė film vetė, por nuk na tregoi se ēfarė filmi. "Do t'ua bėjė surprizė, mė thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natėn vonė. Shumė dorėshkrime tė saj janė aty nė sirtar", thotė ajo. Njerėzit e saj tė afėrt tregojnė se, Entela ka qenė anėtare e komisionit tė pėrzgjedhjes sė anėtarėve qė po marrin pjesė nė spektaklin "Big Brother", qė po transmetohet nga "Top-Channel". Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle nė kėtė televizion. "Entela ishte e dashur me tė gjithė njerėzit qė nga tė vegjėlit e deri tek tė moshuarit", thotė nėna e saj.
Ministri i Kulturės ngushėllon familjen e Entelės
Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, ishte dje pėr ngushėllim nė familjen e Entela Hyskos. Ministri Pango u shprehu prindėrve ngushėllimet mė tė sinqerta pėr humbjen e vajzės sė tyre tė dashur. Ai tha se, "vdekja aksidentale e Entelės ėshtė njė humbje e madhe pėr prindėrit e saj, por edhe pėr artin, pasi u prenė nė mes ėndrrat e saj pėr artin". Prindėrit e Entelės falenderuan ministrin Pango pėr ngushėllimin.
Marjeta Zaēe: Vdekja e Entelės, humbje e madhe pėr familjen
Tė dielėn nė familjen e Entela Hyskos ishte pėr ngushėllim edhe zėvendėsministrja e Punės, Ēėshtjeve Publike dhe Shanseve tė Barabarta, Marjeta Zaēe. "Erdha pėr tė ngushėlluar familjen e vajzės, qė humbi jetėn nė aksidentin tragjik", u shpreh zėvendėsministrja Zaēe. Ajo tha se, vdekja e vajzės Entela Hysko ishte njė humbje e madhe pėr familjen e saj dhe pėr tė afėrmit. Zonja Zaēe shoqėruar edhe nga njė pėrfaqėsi nga Lidhja Demokratike e Gruas i shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė Entelės.
Rexhep POLISI
RD
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
(27.05.2008)
Partia Demokratike ka reaguar dje ndaj censurės sė ushtruar prej disa organeve mediatike, tė cilat fshehėn lajmin e vdekjes sė Entela Hyskos, nė aksidentin ku humbi jetėn edhe presidenti i Top Medias, duke e konsideruar atė njė akt ēnjerėzor e tė pashembullt, i cili tė kujton censurėn komuniste dhe kodet mafioze tė Al Kapones
Partia Demokratike ka reaguar dje ndaj aktit tė pashembutll tė censurės sė plotė mediatike nga Top Channel dhe disa kanale partnere me tė, mbi 28-vjeēaren, Entela Hysko, e cila humbi tragjikisht jetėn nė orėt e para tė sė premtes qė shkoi sė bashku
me presidetin e Top Medias, Dritan Hoxha. Zėdhėnėsi i PD-sė, Gerti Bogdani, duke pėrcjellė edhe njėherė ngushėllimet e kreu tė demokratėve, Sali Berisha, ndaj dy familjeve tė viktimave, tha se sipas John Dane, vdekja e ēdo njeriu, tė pakėson, sepse i pėrket njerėzimit. Dhe nė kėtė kuadėr, Partia Demokratike, si parti e fjalės sė lirė, qė nxori vendin nga censura dhe terri informativ mė i egėr komunist, e konsideron heshtjen, fshehjen apo censurėn totale nga Top Media dhe disa simotra tė saj, tė lajmit tė vdekjes tragjike tė bashkėpunėtores sė tyre, Entela Hysko, si njė akt primitive, ēnjerėzor dhe tė pashembullt. Partia Demokratike, iu kujton kėtyre censorėve tė rinj se vdekja e njė njeriu nė njė shoqėri tė lirė, nuk mund tė jetė kurrė sekret. Vdekjen e njė njeriu mund ta mbajnė sekret vetėm diktaturat mė mizore dhe shpellat e Al Kapones. Mirėpo, punonjėsja e Top Channel-it, 28-vjeēarja Enetela Hysko, nuk vdiq nė Korenė e Veriut, as dhe nė skutat Sakra Korona Unita, por ajo vdiq nė mes tė bulevardit tė Tiranės, sėbashku me idhullin tuaj, pėr tė cilin u veshėt me tė zeza, derdhėt lot, hodhėt me qindra karafila dhe asnjė pėr Entelėn, qė e gjallė do tė derdhte ndoshta lotė mė shumė se ju pėr padronin tuaj. Kishte dhe ajo njė nėnė, qė ndofta ju kishte pritur shumė herė, njė baba qė nuk ishte biznesmen, por ishte emigrant. Ajo ishte njė vajzė shqiptare, bashkėpunėtore e juaja, qė kishte ndarė me ju festime, hidhėrime dhe gėzime, ndėrsa ju nuk guxuat as pėr sė vdekuri tė shqipėronit emrin e saj. Ju qofshit! Entela bėri vetėm njė gabim, qė vuri kėmbėn nė makinėn e pronarit tuaj, por kėtė ajo e pagoi me jetėn e saj tė re, kurse ju menduat se do tė mund, me terrin informativ, me censurė, tė mbulonit, tė fshihnit vdekjen e saj. Ju, nė kėtė mėnyrė censuruat aktin mė madhor, mė sublime tė njeriut, censuruat lajmin mė tragjik tė tė gjitha lajmeve, atė tė vdekjes sė njė njeriu, censuruat lajmin e vdekjes sė shoqes suaj. Jo qofshit, Zoti ju ndjeftė. Keni kryer njė akt profanie tė tmerrshėm, keni pėrdhosur kodin e vdekjes. Jo vetėm varrin, por edhe kufomėn e shoqes suaj - tha Bogdani. Sipas tij me kėtė akt, Top Channel nga skifter i fjalės sė lire qė duhet tė ishte,
u shndėrrua nė njė kukuvajkė tė zezė tė mjerimit tė vet. Al Kapone do tju kishte dekoruar me urdhrin mė tė lartė tė sojit tė tij, kurse pėr tė gjithė ata qė i thonė lirisė liri, nėnės nėnė, vajzės vajzė, ju qė censuruat kėtė lajm, keni dėshmuar me aktin tuaj barbar, ēnjerėzor se jeni kulmi i censurės, top turpi apo turp media. Nė rast se nė ndėrgjegjen tuaj ka mbetur qoftė edhe njė grimcė njerėzore, bėhuni njerėz e kėrkoni ndjese publike ish-shoqes suaj, kėrkojini ndjesė familjes sė saj, kėrkojini ndjesė Entela Hyskos sado qė mos e keni dashur, ajo nuk ėshtė mė, kėrkoni ndjesė tė gjithė shqiptarėve qė kanė tė shenjtė lirinė e fjalės, qė kanė tė paprekshėm kodin e vdekjes. Zoti ju ndihmoftė- pėrfundoi deklaratėn e tij Bogdani.
Gazeta55
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
eshte vertet per te ardhur keq qe top- i ishte gati te zhduket kufomen e saj ose ne nje fare menyre e beri te padukshme ate vajze me te cilen kishin punuar me shume se 10vjet.
une se kuptoj arsyen e vertete te ketij skenari qe topi realizoj po ckishte te keqe te thuhej qe bashke me presidnetin e tyre humbi jeten dhe nje nga koleget e tyre??
cfare humbisnin? nderin e presidentit?? per nderin spo pyeste ai vete... cfare halli kishin?
lendonin te shoqen e tij? as per ate spo pyeste ai vete.
po nejse nuk dua te paragjykoj askend per me teper qe ata jane tashme te vdekur.
ne fund te fundit ishin 2 njerez qe duheshin pavaresisht kushteve qe ishin........ishin te dy njerez.
apo nuk e varrosnin dot si hero???
jo atij ju be homazh sepse ishte presidenti i top medias e jo sepse ishte nje burre i ndershem...
topi gaboi rende kete here .........mbase qe ne hapin e pare pas vdekjes te presidentit bene gabimin e tyre te pare.
sidoqofte te prehen ne paqe sido qe te ishin punet, tani i gjykon dikush tjeter ata, Ai qe ka te drejte ta beje ate dhe jo ne, e aq me pak Top Channel.
te mesojme nga gabimet e te tjereve.
I dhjeva se qeshuri me new 24, e di si e kishin shkruar ne anglisht lajmin se gazetaret kishin firmosur nje peticion kunder Berishes: "The journalists firmed..." ahahahhahaa
Eh perkthyesat tane, as dy fjale ne anglisht nuk dinte t'i perkthejne, ahahaha
Kjo mi mbushi syte me lot edhe mua sinqerisht. Cfar tmerri te ikesh ne nje moshe kaq te re, kaq e bukur. BahhDisa gra veshur me tė zeza i qėndrojnė pranė pėr t'i lehtėsuar dhimbjen. "Mė iku vajza, mė iku drita e syve", flet ngadalė nėna e Entelės dhe pėrkėdhel portretin e saj nė njė kornizė tė madhe. Ajo thotė se tani jeton vetėm me kujtimet e Entelės dhe tė gjitha ato gjėra qė ajo ka lėnė nė shtėpi.
Mjer ajo nene per te, se vetem ajo e ndjen dhimbjen me shum se te gjith. E tmerrshme.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Apollyon : 27-05-2008 mė 13:04
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Reagim shume me vend i partise Demokratike. Une jam majtist, mirepo kesaj here me duhet te them: BRAVO PARTIA DEMOKRATIKE per reagim te drejte dhe dinjitoz.
Eshte absolutikisht turp i papare se si top-ch dhe disa media tjera mundohen te fshehin te verteten dhe realitetin. Eshte turp i turpeve qe top-ch ne nje ane mundohet se e thote te verteten kurse tani u pa se cfar mediumi i territ jane.
Kesaj here top-channel doli haptas topless-channel.
Dritan Hoxha para se te vdiste vete, e beri nje krim. Ai ishte ne kontrol te makines dhe ai ishte shkaktari i vrasjes se Entela Hyskos. A thua ky vrases e meritoi ti behej lamtumira ne nje menyre te tille? Por ja, keshtu e bejne servilet dhe te pamoralshmit.
Dikush do te mund te na sugjeroje qe te mos luajme me nje te vdekur, por zonja e zoterinje, ata qe po luajne me te vdekurin eshte media top-ch dhe disa media tjera qe nuk e permenden fare vdekjen e Entela Hyskos. Valle a nuk ishte edhe ajo nje krijese njerezore? A nuk ishte edhe ajo nje punonjese e top-ch????
Krijoni Kontakt