Nga Albana Qehajaj
Pelegrinazhi për në vendin e shpresës mbledh çdo 13 qershor më shumë se 1 milion shqiptarë në Kishën e “Shna Ndout” në Laç. Dita e shenjtit ka sjellë këtëte enjte qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, por ajo që dëshmojnë banorët e zonës është ky 13 qershor ka patur një lum të paparë njerëzish.
LAÇ- E marta e 13-të e pelegrinazhit në Kishën e "Shna Ndout" në Laç mbledh qindra-mijëra njerëz nga të katër anët e vendit, madje dhe tej kufijve, pikërisht për të "prekur" nga afër gjurmët e shenjtit. Nuk është thjeshtë një neurozë kolektive, siç dhe mund të mendohet tek sheh varg të pashkëputur, ngjitur njëri-tjetrit, sa në shkuarje dhe në ardhje tek Kodra e Kishës së Shenjtë mbi qytetin e Laçit.. E marta e 13 është dhe "piku" , ku mund të takosh njerëz të të gjithë anëve. Furgonat, autobusët, gjithfarë targash e markash, që sjellin një lumë njerëzish nga viset Verilindore, por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia, ndjekin ritet në vendin e shpresës. Duke iu avitur qershorit, numri i pelegrinëve vjen gjithnjë e në rritje, për të arritur në shifrën e 1 milionë njerëzve më 13 qershor. Tregtarët pohojne se këtë të enjte shitja e qirinjve I ka kaluar të 500 mijët në mëngjes herët, për të arritur në orët e vona në shifrën rekord të 4-5 milionëve!
Si fillim, një vend pushues në formën e shpinës, ku mendohet të ketë pushuar shenjti. Diku më lart, vënë këmbën në një shkëmb të bardhë, të vogëlz, ku duket forma e një gjurme, më tutje vrima në formën e syrit dhe një gjurmë kali, të gjitha të menduara të Shenjtit. Kryejnë ritet dhe vendosin qirinj, më tutje rrugës mbledhin guralecë, ndërsa në çdo kaçube do të shohësh rroba të hedhura për mbaresi. Shkrimet jetëshkruese thonë se Shna Ndou ka qenë një predikues i madh Uratësh.
Pas meshës së shenjte tek Kisha ne maje te kodres, riti vazhdon tek Shpella e Shna Vlashit. Në përbërje të këtij kompleksi gjigant, diku në "këmbë" të Shenjtores, përballë Kalasë së Sebastesë, është dhe një shpellë e veçantë. Pas mbarimit të lutjeve sipër, njerëz të shumtë preferojnë të ulen ca shkalle më poshtë, për tek shpella e quajtur me emrin "Shna Vlashit". Më 13 qershor, mijëra njerëz flenë atje.
Aty ku falen myslimanë e katolikë, pa dallim feje. Kësisoj fenomeni i Shna Ndout, deri-diku, mund të kuptohet, por kurrë nuk mund të shpjegohet. Nderimi i tij është fenomen fetaro-popullor. Miliona njerëz janë "miqësuar" aq sa nuk mund të jetojnë pa të. Këtë e dëshmojnë edhe vetë banorët e zonës të cilët pohojnë se në vitet e fundit numri i pelegrinëve është shtuar shumë, e vetëm këtë 13 qershor janë parë njerëz si kurrë ndonjëherë.banorët thonë se jeta e vështirë e problemet e shumta i drejtojnë çdo ditë e më shumë mijra njerëz drejt këtij vendi ku i luten shenjtit : ’Na ndihmo” . e numri i tyre vetem në natën e 12-13 qershorit thonë se i kaloi 1 milion.
Pamje filmike
http://www.balkanweb.com/sitev4/news...1.php?id=22288
PS
Kur lexova kete tekst dhe mendova si ka mundesi qe njerezit besojne se nje kishe ka ate "fuqi"?! Njerezit besojne se edhe sherohen! Sa nga ju besoni ne kete?
Krijoni Kontakt