Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Dashuri dhe urrejtje

    Ehh, me falni, por i kam shume per zemer keto dy poezite per detin, e di qe jane shume te kunderta, po....

    Detit

    Pertej gjithe arsyeve vdekatare
    Dhe te pamundures mizore gjithashtu
    Pertej cdo teke a trilli kapricioz
    Dhe fantazish qe erdhen gjer ketu,

    Pertej endrrave qe kurre s’i kemi pare
    Dhe neteve te paqena me ty
    Pertej jetes tre-dimensionale
    Je ti – dashuria ime blu…

    Pertej absurdit qe koherat vulosen
    Me zell rrenqethes dhe hipokrizi
    Pertej deshirave qe kemi varrosur
    Dashuria ime blu – je vetem ti…


    ***********************

    E ke pare detin kur dalldiset?...

    E ke pare detin kur dalldiset
    Dhe brigjet shqelmon si I krisur
    Eshte kaq I frikshem dhe antipatik
    Me myshkun dhe ujerat e pisur.

    Si nje grua kokeulur, pa fjale dhe e mire
    Bregu rrihet nga dallget
    E urrej detin ne nje dite te tille
    Sa me duken te varfra fjalet

    Ne zi-blu-grine e shemtise se tij
    Ne kokekrisjen prej mashkulli potent
    Dalloj shkendijat e nje tirani te ri
    Qe dhunshem fiton terren

    Dhe jam e sigurt…sikur te mundeshin
    Brigjet do merrnin dhene
    Te perzhitura nga kripa , shekullisht
    Ne shterpesine e tyre te mjere…

  2. #2
    Qe te dyja poezit jane nje kenaqsi ti lexosh Dikea

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    per detin dhe dike-an

    e kam vjedhur detin.
    brenda nje guacke kam mundur ta mbyll
    sa here me ze malli per te e ve guacken
    ne buze te degjimit tim...
    dhe kridhem ne dallge si ai
    dhe kridhem ne trishtim si ti.
    Po guacka uleret zemerimet e vjetra.
    perlotet ne mallin per bregun e thare.
    ishe i blute ti det kur te desha
    ne qetesine e rreme te kam vrare.
    Me ty i kam lidhur te gjithe lumenjt
    litar te llojllojshem i kam bere., e di?
    Guacken dike-as dua t'ia fal...
    te kendoje ne nje tjeter poezi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    vlersim

    Mace_blue!
    Je tepėr e fuqishme nė poezi! Urime! Urime!
    Kjo qė i kushton detit dhe Diekeas, mban brenda njė filozofi tė tėrė! Bravo!
    Agim Doēi

  5. #5
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Mace Blu je fantastike.

Tema tė Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Urrejtje dhe dashuri
    Nga syembla nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2003, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •