-
I HUAJ I PANJOHUR...
I Mallkuari Per Nenen...
SOT I VETEM NE NJE CEP TE DHOMES ME MIKESHEN TIME TE MIRE SHISHEN E VERES QE KURRE S'ME BRAKTIS DHE BUSHTREN E RRADHES QE E LODHUR NGA PERPELITJET E NATES PREHET NE SHTRAT MENDOJ PER NENEN TIME.E SHOH QE PO VJEN FUNDI DHE NDIEJ FRIKE E KAM NEVOJE PER NJE DORE TE ZGJATUR,ATE TE NENES TIME.POR NUK MUND TA KEM ME PRANE VETES ATE DORE TE SHTRIRE PLOT JETE PER TE DHENE,SEPSE DIKUR ME URREJTJEN TIME PER BOTEN,ME CMENDURIME TIME E VRAVA NENEN TIME DHE NJE DORE PA JETE ESHTE VEC NJE DORE E AQ!E PRA TANI NE FUND DHE PER TE MALLKUARIT VJEN ORA E PENDESES,E FALJES.
E PRA TE KERKOJ FALJE NENE QE KUR ERDHA NE JETE TE SOLLA AQ DHIMBJE,QE NE RINI TI MBYLLA DITET NE PERKUJDESJET PER MUA.TI E DI,ZEMRA IME KA NGRIRE POR JO AQ SA PER TA PENGUAR LOTIN TE RRESHQASE LEHTE E PA VUAJTJE PERMES SHPIRTIT TIM.ME FAL NENE QE TE GENJEVA AQ SHUME HERE,QE TE BIRIN E SHOQES TENDE ME TE MIRE DESH E VRAVA.ME FAL QE TET SHOQI JA SHKATERROVA MAKINEN QE ME AQ MUNDIME PER NE KISH BLERE.ME FAL QE PERBALLE VUAJTJES SE NJEREZVE QE NE TE NJEJTEN TOKE ME NE JETEN SHTYNIN,U TREGOVA CINIK E I PASHPIRT.
POR NE DJALL TE SHKOJNE TE GJITHA.E VETMJA GJE PER TE CILEN DUHET ME TE VERTETE TE TE KERKOJ FALJE ESHTE FAKTI QE PERBALLE LOTIT TEND NUK DITA TE PERULESHA.TE VRAVA NENE! ME DASHJE APO JO AKOMA NUK E DI.ISH PAAFTESIA IME PER TE QENE NJEREZOR E GDHENDUR NE MUA NGA JETA QE AQ MIZORE ME ISH TREGUAR APO ISH THJESHT LIGESIA E NE NJERIU AQ TE PASHPIRT SA DHE NE FERR DO HEZITONIN TA PRANONIN QE TE VRAU,NUK E DI!NUK E DI KUSH TE VRAU,DJALLI APO INJORANTI. POR DI QE JAM PENDUAR SI PER ASGJE TJETER ME PARE.
ME DUHET TE THEM DHE FALEMINDERIT NENE.SEPSE KUR TE TERE ME KISHIN MOHUAR ARRITE TA MPOSHTESH URREJTJEN QE DALENGADALE NDAJ MEJE NE TY KOKE PO NGRINTE.KUR ISHA KEQ,I BRAKTISUR NGA NJEREZ QE VETE ME PARE KISHA BRAKTISUR TI MU GJENDE PRANE E ME SFORCO TE PERBINDSHME
U PERPOQE TE HYSH NE BOTEN TIME NDONESE SHUME LARG NGA E JOTJA KISH NDALUR.
ME KE BINDUR NENE.NUK KA ZOT QE DO NA SHPETOJE.NUK KA TJETER MREKULLI.NUK KA TJETER PAQE.E VETMJA GJE QE MBETET ESHTE NENA.E FUNDIT STREHE PER JETEN.
TI NENE FALENDEROJE TE GJITHE NENAT QE BIJ TE MBARE NE JETE SILLNIN,BIJ QE LIGESINE E TENDIT ME MIRESI DO MBYSNIN.
E UNE I FALENDEROJ SOT BASHKE ME TY SEPSE BOTA PA TA ESHTE THJESHT NJE VARREZE KOMERCIALE.
BERA MEKAT NENE E TANI DO TA SHLYEJ.POR VUAJTJE S'DO KETE ME.RIGJETA PREHJEN NENE.
TE RIGJETA TY.
LARGOHUNI MENDIME PREJ MEJE!BUSHTRA U ZGJUA.
ETANIT!
-
-
I HUAJ I PANJOHUR...
PO JU PER NENEN TUAJ?
PO NENAT TUAJA VALLE NE C'ENDERR JU PRESIN?
APO NE ENDRRA I PRISNI JU?
...?
-
-
nena ...
nene...
perpara varrit tend
nuk me vjen thjesht te qaj
po me vjen te besoj e te cudis!
"prej ketu kam dale "
(prej teje e prej varrit tend)
"e per ketu do te vij"
Mua me ka marri malli per varrin e saj....
me ka marre shume.
Ndoshta do ta gjej fluturimin te shkoj....
.....nena...edhe ne varr eshte vetem nene.
(edhe moshataria ime e vdekur sot ishte nene)
Sot jam e vrare.... jashte enderrave..
-
-
Bad 003555!
O zot sa e bukur dhe sa e madhėrishme kjo qė ke shkruar! Unė tė pėrqafoj fort se ti mė dhurove sot Hymnin e Birit pėr Nėnėn. Urimet dhe pėrgėzimet e mija! Tani dua tė tė shkruaj diēka qė unė ia kam kushtuar tė gjithave Nėnave dhe me muzikė tė Shpėtim Saraēit, kėnduar nga virtuozja Mira Konēi - transmetohet EKLSKLUZIVISHTE vetėm nga Radio KONTAKTI nė Tiranė! Radio KONTAKTI ėshtė e shqyptarėve atdhetarė - demokratė qė nuk i pajton asgjė me krimin komunist!
Nėse nuk e kam harrur, kėtė tekst timin e kam mė tė dashurin sepse ia kam kushtuar Nėnės sime qė e ka emrin Shqiponja!
NĖNĖS
Puthi foshnjėn dhe e rriti!
Puthi qiellin dhe e ndriti!
Puthi plagėn e shėroj!
Vetėm Nėna!
E puth ballin, ēelin lule!
E puth gushėn, me pekule!
Puth Ajo - inati ulet
Veē nga Nėna!
Themi NĖNĖ!
kur na ther zemra!
Dhe kur s'ėshtė buzqesh ndėr ėndrra!
Se ėshtė Nėnė e Dashurive
mal nga Dhėmbja
Nina nana na pėrkundi
dorė e saj e bardh si pėllumbi!
Veē nga Zoti dhe nga Nėna
ēelet Jeta!!!!!!
Hap i saj i lehtė si flutur
kur ke dhėmbje vjen i pari....
Zėri i saj aq shumė i bukur
zgjon tė vdekurin nga varri!
Agim Doēi
-
-
Amin !
per te tera keto qe keni shkruar.
macia_blu:
Sot jam e vrare.... jashte enderrave...
i madherishem ky varg.
-
-
Per: Amin !
Postuar mė parė nga Eni
per te tera keto qe keni shkruar.
macia_blu:
Sot jam e vrare.... jashte enderrave...
i madherishem ky varg.
MOS UA VRISNI ENDRRAT!
JANĖ TĖ VEGJĖL SHUMĖ!
MOS LĖNDONI NĖNAT!
SYRIN E PAGJUMĖ!
Agim Doēi - kur fitova me P. Simakun e 14 fėmijė, me muzikė tė pirro ēakos - ēmimin e parė nė njė nga festivalet toan tė kėngės
-
-
BAD00355
Urime! Eshte nje pjese shume e bukur dhe e frymezuar per NENEN .Mirese erdhe ne forum BAD00355
-
-
Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur, zemra do te me behej mal.
Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me behej se e kisha shpetuar.
Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin
Do te ndieja veten me mire,
Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.
Te kam ne zemer o zemer qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
Nenes sime te mire!
Nga vajza e trishtuar ne mergim
Falemnderit qe e ke sjelle ne forum BAD00355 - ishte shume e bukur ajo qe kishe shkruar, loti pas saj nuk do te ishte i tepruar, te pakten brenda ne shpirt.
Zoti Agim
Ajo poezi e juaj ne gojen e Parashqevise me muzike te Pirro Cakos ka qene kenga qe ndoshta per nje vit te tere e kam pasur ne goje dhe ne me te shumten e rasteve e nxirrja me ze te perdredhur.
Mos ia u prekni dashurine,
Mos ia u prishni lumturine,
as kerrkush mos te provoje
se nenat s'ja u lejojne.....
Shume e prekshme ajo cka eshte shkruar ne kete teme.
Dita!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 04-06-2002 mė 13:28
-
-
skelet (i paperfunduar)
Te ngrene viteve te jetes ashtu si i kane ardhur, e gjej te perkulur ne kuzhine me duart gjithe dhe mes nje dengu gazetash te vjetra. Nje thes i vogel plehu te blere aty prane, ja edhe disa gota plastike njeperdorimshe pak me tutje, ca bosh e ca te tjera plot. Te gjitha keto, renditur shkujdesur, ashtu si mban edhe parate nder xhepa a cante, te mbledhura grusht.
-Cben mama?
Ajo me tregoi nje qeske transparente plasmasi mbushur plot me qeskeza te tjera me te vogla, dhe ato transparente. Dicka ngjyre kafe shquaja ne to.
-Po mbjell lule,-ndriu aq femijrisht sa nuk kam ndrire as une ne klase te pare fillore.
-Ku i gjete? Po keto cjane?
-Farerat e luleve qe kishim ne Shqiperi. I kam marre me vete e po i mbjell, ketu.
As qe me kish shkuar kurre ndermend nje veprim i tille. Nuk dija si te ndihesha, e jo me te reagoja. Shihja farerat e vogla te strukura prane e prane. Te pergjumura dukeshin. Nuk te mbushej syri se Jete flinte ende ne to.
-Po mbijne, mbijne?
-Mbijne, si smbijne. Ja, shiko kete! U te marrsha te ligat une ty...,- i lemonte gjethet nje fidani te vogel ngulur nje gote plastike. I gezonte si te ish nje femije i embel gugates e jo nje barishte nga ato qe shkelin meshkujt sa here shurrosin cepave.
Vertet mbikan farat e luleve tona ketu? Cudi! Po ne celshin, cere do te vijne valle? Ne ardhshin ere Inglizce do jete me pak cudi se po te thahen, vyshken, a te haen prej gomereve...kalimtare te rastit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 04-06-2002 mė 18:53
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
-
-
i/e regjistruar
Po qendroj para skeletit te paperfunduar me lot ne sy bashk me te. Edhe ajo, qe i jep jete me gjithe brishtesine e saj rreshtave, ka lot nder sy. Eshtė e lumtur dhe e prekur.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt