• Një autobot i shpërndarjes së gazit së firmës “Kalaja” është përfshirë nga flakët e zjarrit duke lënë të plagosur dy punëtorët e kësaj firme. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në fshatin Nartë të Vlorës, ndërsa mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë nën kontroll zjarrin brenda 60 minutash, ndërkohë që shpërthimi i autobotit me gaz për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në fshatin Nartë pasi fare pranë ndodheshin depozita të tjera me gaz. Version multimedial i ketij lajmi

http://www.balkanweb.com/sitev4/uplo...1211639433.wmv

VLORË – Dy persona kanë shpëtuar për pak nga një shpërthim i fuqishëm i autobotit me gaz në fshatin Nartë në hyrje Vlorës. Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë autobotin e firmës së shpërndarjes së gazit “Kalaja” duke lënë të plagosur dy punonjësit e kësaj firme. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilët thanë se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhen në spital.
Burime të policisë shtojnë se shpërthimi i autobotit me gaz për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në fshatin Nartë pasi fare pranë ndodheshin depozita të tjera me gaz. Aktualisht ende nuk janë të sakta shkaqet e zjarrit ndërsa mësohet se grupi hetimor është në vendin e ngjarjes për të zbardhur incidentin.
Gjithashtu mësohet se situata tashmë është vënë nën kontroll pasi zjarrfikëset kanë arritur të shuajnë flakët duke shmangur kështu një shpërthim të mundshëm. Sipas bluve zjarri i fuqishëm është eliminuar vetëm pas një ore punë intensive të zjarrfikësve.

(A.S/Balkanweb)