Versioni homoseksual i "Darkes se Fundit" provokon debate te ashpra
E Marte, 08 Prill 2008
Pergjegjesit e muzeut te Katedrales se Vjenes, edhe pse e dinin se do t'u duhej te perballeshin me kritika shume te renda per shkak te ekspozimit te versionit homoseksual te piktures "Darka e fundit", nuk ishin te pergatitur per nje reagim kaq trondites. Tema e diskutimit, qe mediat austriake e krahasuan me rastin e karikaturave te Muhametit, qe eshte nje retrospektive kushtuar nje prej artisteve me te medhenj te vendit, Alfred Herdlicka, i cili kete vit mbushi 80 vjec. Drejtori i muzeut te katedrales dhe kardinali, Kristof Shenborn, arqipeshkvi i Vjenes, u bene qender e kritikave te ashpra nga shume vizitore dhe ne disa faqe interneti katolike. Kisha ka hequr menjehere nga ekspozita vepren qe paraqiste nje "orgji homoseksualesh" mes apostujve, sic e ka pershkruar dhe vete Herdlicka. Por, ky veprim nuk mjaftoi qe te mbylleshin polemikat.
Drejtori i muzeut mbrojti si vepren e Herdlickes, ashtu edhe vendimin e tij per ta ekspozuar ate ne sallat e nje muzeu qe mban lidhje te forta me Kishen katolike. "Besojme se Herdlicka i ka te gjitha te drejtat per t'i paraqitur njerezit ne kete menyre kaq misherore dhe kaq te forte", theksoi Bernhard Bohler.
Bohler shtoi se muzeu nuk kishte per qellim te fyente askend dhe se arti sherbente edhe per t'i dhene shkas nje debati ose diskutimi. Vepra, e llojit retrospektive, qe pa dyshim ka ngjallur debatin me te madh eshte "Darka e Fundit", veper e Leonardo da Vincit, qe u restaurua nga Pier Paolo Pasolini, ku apostujt gjenden te shtrire mbi tavoline duke kryer, sipas vete Herdlickes, ''orgji homoseksualesh''. Herdlicka eshte shprehur se meshkujt jane paraqitur ne ate menyre, pasi ne afresk nuk ka femra nga te cilat Leonardo te merrte frymezimin.
http://www.kohajone.com/html/artikull_22720.html
Krijoni Kontakt