Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Shqipėria e plehrave.

    Djali qė fotografon vdekjen. Bevis Fusha, pėr herė tė parė njė shqiptar nė botimet e World Press Photo-s me vendet e ndotura ku vdesin njerėz. SOS pėr Shqipėrinė joturistike dhe pėr patriotėt e rremė

    Elsa Demo
    Die, 18 Maj 2008 12:07:00






    Ėshtė e para herė pėr njė fotograf shqiptar tė hyjė nė historinė e botimeve tė World Press Photo. Ky ėshtė Bevis Fusha, pėr ata qė e njohin atė dhe punėn e tij qė nga fillimet, mbetet “l’enfant prodige”. Rrėfimi i tij vizual qė ka pėr temė ndotjen e mjedisit nė Shqipėri, ėshtė paraqitur nė botimin e quajtur World Press Photo: New Stories, i prezanuar mė 25 prill nė Amsterdam nė ditėn e ēmimeve World Press Photo. Ėshtė njė botim dinjitoz dhe kopertina ėshtė ilustruar me njė foto tė Bevisit realizuar nė Porto Romano, njė nga pikat e vendeve ku ai ka fotografuar vdekjen.

    “Vdekja e ngadaltė dhe e palėvizshme” quhej cikli qė pat bėrė nė Porto Romano. Aty ku 15.000 banorė, tė ardhur nga veriut i vendit pas rėnies sė komunizmit, jetojnė nė mes tė fėlliqjes katrastofale tė mjedisit. Programi pėr Zhvillimin i Kombeve tė Bashkuara e ka shpallur Porto Romanon “zonė e kuqe”, nga mė tė helmatisurat nė Ballkan.

    Nė serinė e vendeve tė fotografuara nga 30-vjeēari sipas kėrkesės sė programit tė ĖPP pėr tė trajtuar vizualisht njė nga tetė pikat e zhvillimit tė mileniumit - zbutja e varfėrisė ekstreme dhe urisė deri tek lufta kundėr AIDS – janė zona burimore e naftės nė Marinėz, ish fabrika e PVC nė Vlorė, Sharra dhe mbledhėsit e saj tė vegjėl tė plehrave, Babrruja me vezullimin e pisllėkut. Janė kryesisht vende, ku njeriu i ėshtė shmangur. Qendrat e mėdha tė banuara po ashtu. Tirana ėshtė dhėnė vetėm njė herė, me kaosin tek Medreseja, ku ndotja jepet jo vetėm si dehje plehrash e rrugės, po edhe nė ndėrtesat e rrjepura, nė rrugėt e shqyera ndėrsa drita e diellit e ngroh si pėr ēdo ditė ajrin veshtullor tė pistė. Kėtu jetojmė. Edhe tė tjerat nuk janė ambiente larg nesh. Ėshtė njė tragjizėm provincial tė cilin Bevisi thotė se e ka dhėnė ashtu siē ėshtė, pra e “ka pasqyruar”.

    Projektin pėr ndotjen e Tiranės ka pėr ta vazhduar, edhe pse do donte tė besonte qė nėse Tirana fillon dhe e stopon ndotjen tani, nė 5 vitet e ardhshme do tė niste pėrtėritja e kėtij qyteti.

    Fotografia e tij ka karakteristikė interpretimin e “ngjarjes”, tė vendeve. Pėr shembull rrugėt e lagjeve nė Porto Romano janė kapur tė ndriēuara nga njė dritė e zbehtė poēash qė tė lėbyrin sytė. Ėshtė njė abstragim i tė dhėnave tragjike tė Porto Romanos. “Ky ėshtė njė refleks vezullues. Ne mbulojmė dhe zbukurojmė njė mjedis qė ėshtė vrasės. E bėjmė tėrheqės njė vend ku s’duhet tė jetojmė. Ėshtė ftesė e ēuditshme kjo. Ėshtė fotoja e vdekjes. Edhe vdekja kur vjen, vjen me njė vezullim. Me njė dritė.”

    Shqipėria e Bevisit ėshtė aq e ndotur sa dhe kot ta shkrepėsh aparatin del diēka.

    Nė Porto Romano ka fotografuar pas njė rrjete hijen e njė burri me kancer. Ėshtė imazh qė ngjall ndjesi makabre, sikur ajo rrjetė tė jetė mushkėria kanceroze e njeriut e bėrė pelte qė e ka mbuluar kokė e kėmbė burrin.

    Ai ėshtė fotograf qė s’bėn pjesė nė asnjė shoqatė, as nė ato lloje qė hidhen nė mbrojtje tė mjedisit dhe luftojnė njė sistem. Bevis Fusha fotografon njėlloj siē mendon pėr fenomenet: tregon njė tė vėrtetė tronditėse dhe nuk iu bėn apel njerėzve qė “edhe sikur tė flenė me kėto imazhe s’kanė ē’bėjnė”. E ka parė mjedisin “nė kontekstin e njė gjėje qė ėshtė e jona dhe qė shoqėria jonė s’do tė bėjė marrėveshje me gjėrat e kėqija”. Kjo ėshtė filozofia e fotografit: tė bėsh marrėveshje me tė kėqijat qė ka bota jo ‘pėr t’iu shitur atyre po pėr t’i kuptuar. Shumė vetėve do t’iu dukej tronditės pohimi i Bevisit: “dua tė hap njė portė qė tė asociohem me negativen”. Nė raport me bindjen qė i riu ka pėr fotografinė, ky pohim nuk merr kuptim tjetėr veē pranimit tė botės si njė entitet i praptė qė mund tė ndreqet nga tė pakėnaqurit. Ai ėshtė nė njė krizė tė pėrhershme mes pakėnaqėsisė dhe kėnaqėsisė sė realizimit tė fotos.

    Tek e fundit, Bevisi qė “fotografon” probleme tė dhjamura qė na kanė zėnė sytė, probleme me tė cilat jemi familjarizuar, ėshtė njė njeri i thjeshtė qė ecėn me biēikletė nė rrugė dhe do tė thithė ajėr tė pastėr.“Jemi ne vetė ata qė shkatėrrojmė, jemi viktima tė varfėrisė dhe tė injorancės sonė pėr tė hedhur plehrat rreth vetes. Shqipėria ėshtė e mbushur me plehra. Me kėto foto unė nuk doja tė sensibilizoja por tė jepja njė pasqyrė tė asaj qė shohim dhe qė s’bėjmė asgjė. Nuk dua ta pastroj kėtė vend, kam humbur shpresėn se kjo gjendje mund tė ndryshojė njė ditė.” Nuk ėshtė ēudi qė me kėtė refuzim tė pastėrtisė dhe ekologjisė, ta rendisin Bevisin tek ata qė e shesin Shqipėrinė me turpet e saj. Cila ėshtė pėrgjigjja e tij? “Fotografia ime ėshtė antituristike. Sigurisht unė i ftoj me fjalė tė huajt qė takoj. U them hajdeni se kemi plazhe tė bukura. Por unė nuk di ta bėj atė lloj fotografie turistike. Ajo ėshtė njė hi syve. Jam i mendimit qė nėse bota vuan, duhet tė ulėsh kokėn, tė pėrunjesh dhe tė vuash bashkė me tė. Shpresoj qė brezi i ri, edhe ata tė cilėve prindėrit mendojnė si e si t’ua pėrmirėsojnė jetėn, si t’i veshin mė mirė, e t’i ēojnė nė shkolla tė mira, ta kuptojnė se njė ditė do tė gjenden pėrballė kėtij shuku pisllėqesh qė krijojmė ne. Po e pata ndonjėherė njė shtėpi luksoze do t’i vė nė mure kėto foto alarme pėr atė qė do tė ndodhė.”

    Arsyen e mungesės sė ndjeshmėrisė sė shqiptarėve ndaj problemeve qė kanė nga njėra anė dhe frika mos po prishim imazhin duke thėnė tė vėrtetėn, ky “fėmijė i talentuar dhe i mbrapshtė” igjen tek mungesa e personalitetit, e identitetit. Ėshtė luks i madh sipas tij, tė mendosh nė kėto kushte pėr plehrat nė rrugė kur “kėtu ndotja ėshtė shpirtėrore”. Prandaj pėr pisllėkun flitet me fjalė, prandaj gazetat dhe revistat nuk do t’i botoninveēse aksidentalisht naftėn shpirtėrore dhe neverinė qė shkaktojnė fotot e Bevisit nga toka e helmuar me naftė e Marinzės. Nė kėtė kuptim ai nuk hyn tek fotografėt patriotė tė kadifenjtė qė e shohin Shqipėrinė nga ajri dhe ftojnė nė fundjavė politikanėt e rinj ta shohin nga parashuta vendin qė e shkatėrrojnė pėrditė.

    Histori “tė reja” nga World Press Photo

    Botimi World Press Photo: New Stories ėshtė njė vitrinė pėr tė treguar forcėn e rrėfimit vizual dhe njė kremtim i fotografisė botėrore. Ky ėshtė njė libėr qė e lėkund kėndvėshtrimin e ofruar nga fotografė perėndimorė qė punojnė pėr media tė rėndėsishme, ėshtė dėshmi e njė niveli profesional dhe mjeshtėrisė sė rrėfimit vizual nga njė grup i veēantė fotografėsh. Kėshtu e cilėsojnė me pak fjalė kuratorėt e botimit tė WPP.

    Janė pėrfshirė 187 foto nė librin me parathėnie tė Adrian Evansit, drejtor i Panos Pictures, i cili thekson se shpesh, pėr fat tė keq, “Afrika, Azia dhe Amerika Latine janė parė me syzet e tė huajit. Bota jonė e globalizuar nuk ėshtė dhe aq e rrumbullt, sa ē’thuhet... Historia gjithnjė ėshtė shkruar nga ata qė kanė mundėsitė mė tė mira pėr tė treguar historitė e tyre. Nė kėtė pikė as fotogazetaria nuk ka ndryshim. Fotografėt e kėtij libri kanė punuar nė vendet qė jetojnė. Sfida e tyre ka qenė paraqitja e perspektivave tė reja pėr tema tė zakonshme”,- shkruan Evans.

    Pėr shembull Abir Abdullah-u ėshtė marrė me efektet e ndryshimit tė klimės tek popullata e Bangladeshit bregdetar. Atul Loke-u nga India, rrėfen nėpėrmjet portretit historinė e njė vejushe indiane e prekur nga HIV qė lufton pėr tė mbajtur familjen.

    Bevis Fusha rrėfen nga Shqipėria mjediset e ndotura, etj.

    Kėto cikle punėsh kanė qenė pjesė e programeve tė edukimit qė WPP ka bėrė nė Ballkan. Aty ka marrė pjesė Bevisi. Pėrzgjedhja e fotografėve tė rinj ėshtė bėrė me konkurs dhe u ėshtė kėrkuar qė tė marrin pėrsipėr njė sprovė fotografike mbi disa nga temat e zhvillimit tė mileniumit.

    Fotografi shqiptar e ka realizuar ciklin e tij pėr 4-5 ditė dhe ėshtė shpėrblyer mirė financiarisht pėr punėn e bėrė. “Ky ėshtė njė trajtim dinjitoz qė WPP u bėn fotografėve. Kjo ėshtė gjėja mė e mirė qė kemi marrė nga ky libėr, mė shumė se sa libri vetė”,- thotė Bevisi.

    Fotografėt qė morėn pjesė nė kėtė projekt janė Tolga Sezgin (Turqi), Kemal Jufri (Indonezi), Mariana Bazo (Peru), Abir Abdullah (Bangladesh), Mehran Afshar Naderi (Iran), Sudharak Olėe (Indi), Karen Mirzoyan (Armeni), Atul Loke (Indi), Mėanzo Millinga (Tanzani) dhe shqiptari Fusha.

    Libri kushton 50 euro. Botimi ėshtė bėrė me mbėshtetjen e Oxfam Novib dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Hollandės. Puna e kėtyre fotografėve do tė prezantohet edhe nė festivalin e fotografisė nė Arl.

    Fotografėt e dasmave

    Bevisi ėshtė njė fotograf aq inteligjent sa tė dijė tė vjelė nga shoqėria atė qė do. ėshtė edhe fotograf qė nuk ka turp tė thotė atė qė mendon dhe bėn. Njė nga turpet qė refuzon ai ėshtė qė tė mohojė fotografinė e dasmės. Tė gjithė e dimė se mjeshtėrit e fotografisė nė Shqipėri, asaj artistike flasim, nuk do ta shtynin dot pa dasmat. “Ne mbijetojmė me dasma qė janė burimi mė i madh i fitimit. Personalisht mė duhet ai akses me njerėzit edhe pse s’ėshtė njė imazh i destinuar pėr galeri. Fotot e dasmės humbin qė humbin nė injorancėn e vetė faktit. Pėr fotografėt ėshtė kthyer nė biznes specifik dasma. Nuk ėshtė turp ta themi. Shqiptarėt kanė turp t’i thonė gjėrat. Ėshtė e kuptueshme pėrderisa ne s’kemi as fare terren pėr fotografinė, as fare ekspozita dhe ato qė bėhen, bėhen nė tentativa eksperimentale”,- thotė fotografi.

    Dje ai ėshtė nisur pėr nė Vjenė ku nga 19-23 maj merr pjesė nė ekpozitėn “EAST” tė fotografėve nga Evropa Lindore. Me rastin e 20- vjetorit tė agjencisė Anzenberger me seli nė Vjenė, e cila drejtohet nga Regina Maria Anzenberger, botohet dhe njė libėr me 300 faqe ku artisti shqiptar paraqitet me njė cikėl social documentary nga Shqipėria.

    Nga 100 u zgjodhėn 12 tė rinj nga Shqipėria, Bjellorusia, Ēekia, Letonia, Maqedonia, Polania, Rumania, Rusia, Sllovakia.

    Ka afro dy vjet qė Fusha dhe fotoja e tij promovohet nga kjo agjenci.


    Burimi lajmit
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    SOS pėr Shqipėrinė joturistike dhe pėr patriotėt e rremė
    Me fjale ne te marrim ne qafe, ama ne Porto Romano edhe ne te gjith Shqiperine po vdesin njerez nga ndotja e mjedisit, qe eshte 10 her me e larte se normalja e lejueshme. Na rrofte patriotizmi edhe fjalet boshe lart e poshte.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    Na rrofshin edhe reklamat qė bėjmė. Ftojmė turistat qė tė na i vizitojnė kėto "mrekulli" qė kemi.

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Frymezimi nuk duhet te merret nga nje/disa fotografi...qofshin te mira apo te keqija. Cdo parajse ka halete e veta, dhe nese ty si fotograf te terheqin objekte/peizazhe te tilla, jam i sigurte se do i gjesh ne cdo cep te botes.

    Ne jemi vete Shqiptare, kemi jetuar dhe jetojme ne Shqiperi dhe e dime se Shqiperia nuk eshte e tille gjithandej....siq eshte paraqitur ne kete foton e mesiperme. Plehrat rrugeve, papastertia etj..jane nje dicka periodike (e perkohshme) qe ka te bjeje me shume mangesi ne sistemin e tanishem.

    Ne Shqiperi njerezit po vdesin nga mungesa e nje sherbimi mjeksor. Te gjithe e dime gjendjen e spitaleve tona, funksionimin e urgjences, dhe menyren si trajtohen pacientet.

    Ndotja eshte e dukshme ne zonat urbane qe permbajne nje popullsi te madhe, zonat industriale etj. Po sa % te Shqiperise perbejne keto zona?
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Tek e fundit, Bevisi qė “fotografon” probleme tė dhjamura qė na kanė zėnė sytė, probleme me tė cilat jemi familjarizuar, ėshtė njė njeri i thjeshtė qė ecėn me biēikletė nė rrugė dhe do tė thithė ajėr tė pastėr.“Jemi ne vetė ata qė shkatėrrojmė, jemi viktima tė varfėrisė dhe tė injorancės sonė pėr tė hedhur plehrat rreth vetes. Shqipėria ėshtė e mbushur me plehra. Me kėto foto unė nuk doja tė sensibilizoja por tė jepja njė pasqyrė tė asaj qė shohim dhe qė s’bėjmė asgjė. Nuk dua ta pastroj kėtė vend, kam humbur shpresėn se kjo gjendje mund tė ndryshojė njė ditė.” Nuk ėshtė ēudi qė me kėtė refuzim tė pastėrtisė dhe ekologjisė, ta rendisin Bevisin tek ata qė e shesin Shqipėrinė me turpet e saj. Cila ėshtė pėrgjigjja e tij? “Fotografia ime ėshtė antituristike. Sigurisht unė i ftoj me fjalė tė huajt qė takoj. U them hajdeni se kemi plazhe tė bukura. Por unė nuk di ta bėj atė lloj fotografie turistike. Ajo ėshtė njė hi syve. Jam i mendimit qė nėse bota vuan, duhet tė ulėsh kokėn, tė pėrunjesh dhe tė vuash bashkė me tė. Shpresoj qė brezi i ri, edhe ata tė cilėve prindėrit mendojnė si e si t’ua pėrmirėsojnė jetėn, si t’i veshin mė mirė, e t’i ēojnė nė shkolla tė mira, ta kuptojnė se njė ditė do tė gjenden pėrballė kėtij shuku pisllėqesh qė krijojmė ne. Po e pata ndonjėherė njė shtėpi luksoze do t’i vė nė mure kėto foto alarme pėr atė qė do tė ndodhė.”

    Fotografėt qė morėn pjesė nė kėtė projekt janė Tolga Sezgin (Turqi), Kemal Jufri (Indonezi), Mariana Bazo (Peru), Abir Abdullah (Bangladesh), Mehran Afshar Naderi (Iran), Sudharak Olėe (Indi), Karen Mirzoyan (Armeni), Atul Loke (Indi), Mėanzo Millinga (Tanzani) dhe shqiptari Fusha.
    S'e kuptova tamam kete mesazhin e Bevis Fushes qe nuk kerkon ta sensibilizoj opinionin dhe nderkohe do te prezantoj nje realitet! Atehere cili eshte mesazhi i Fushes me artin e tij te fotografise kur nuk eshte sensibilizimi?!
    Foto si keto nuk kerkojne shume pune per kompozim. Te gjithe e dime situaten ne Shqiperi. Kush nuk i ka pare plehrat, ndertesat e kohes se komunizmit, zgjerimin e qyteteve pa kriter…e plot gjera te tjera. A thua valle duhet talent i vecant per ta bere nje gje te tille? Ne fakt duhet t’i japim ca kredi duke qene qe ka konkuruar me vende te tilla si Bangladeshi, India, Irani… I lumte Fushes!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •