nga trepca.net
---------
Intervistė me Flamurin-alias Mustafė Mustafėn, ish ushtar i UĒK-sė
Pata fatin e madh tė jem ushtar i Brigadės 138 Agim Ramadani"
-----------------------------------------------
Flamuri nė bisedėn ekskluzive pėr Trepca.net, flet pėr luftėn e Koshares, pėr fatin e vėllaut tė tij kėshilltarit tė ndjerė tė presidentit, si dhe pėr keqpėrdorimet dhe pėrfitimet e pasluftės nė Kosovė, qė ndodhėn nė emėr tė UĒK-sė dhe luftės sė vėshtirė.
---------------------------------------------------------
Zvicėr, 10 dhjetor 2002 / TREPCA.NET
---------------------------------------------------------
Flamuri - alias Mustafė Mustafa ėshtė nga shqiptarėt e shumtė qė lanė Zvicrėn e qetė dhe tė bukur, pėr tiu bashkangjitur radhėve tė UĒK-sė, nė kohėn kur lufta kishte filluar. Ai nuk mund tė priste mė tepėr radhėt e vullnetarėve tė lajmėruar nė qytetin Lugano, por me vetiniciativė mori rrugėn me tren nėpėr Itali, pėr tė zbritur i vetėm me trajekt nė Durrės...
Trepca.net: ...dhe ēfarė ndodhi mė tutje?
Flamuri: Kur arrita nė Durrės u mora nė pyetje nga doganierėt, tė cilėt u interesuan se cilit krah i pėrkas: Thaqit apo Rugovės. I ika pyetjes duke iu thėnė se po shkoj ta vizitoj nėnėn time e cila gjoja ishte e shtrirė nė spitalin e Tiranės, por ekziston mundėsia qė mė vonė tė kyēem nė UĒK.
Nė Tiranė, nė Zyrėn e Kosovės kontaktova ministrin e mbrojtjes. Aty kam kaluar natėn e parė, pastaj nga kjo qendėr rreth 36 ushtarė kemi shkuar nė vendin e quajtur Kolshė ku ishte i vendosur eprori Nazif Ramabaja, i cili ushtronte ushtarėt pėr tė hyrė nė Koshare.
Trepca.net: Si u pritėt nga Ministria e Mbrojtjes? A kishte personel tė mjaftueshėm dhe njerėz tė kualifikuar pėr tiu drejtuar pėr nė front?
Flamuri: Aty jemi pritur shumė mirė. Tė gjithė ata qė na kanė ushtruar dhe formuar ushtarakisht kanė qenė eprorė ushtarakė, tė cilėt jo vetėm qė na kanė ushtruar, por gjithmonė na kanė pri tė parėt nė luftime kundėr armikut. E them botėrisht se shumė mirė kam kaluar si me ushtrime ushtarake ashtu edhe me eprorėt e mi. Unė pata fat tė madh qė hyra nė luftė nė Koshare nė Brigadėn 138 Agim Ramadani, ku iu bashkangjita eprorėve vėrtetė profesionistė pėr tė cilėt kam fjalėt dhe pėrshtypjet mė tė mira.
Trepca.net: Beteja e Kosharės ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet dhe e karakterizuar me suksesin e UĒK-sė nė terren, e cila arriti tė thyej kufirin shqiptaro-shqiptar. Por, ka zėra qė thonė se lufta e Koshares nuk ka qenė e nevojshme, pas ndėrhyrjes sė NATO-s?
Flamuri: Personalisht medoj se kjo luftė ka qenė mėse e domosdoshme. Sė pari, askush nuk e dinte sa kohė do tė zgjasė ajo. Shpeshherė analistė tė jashtėm thonin se lufta do tė zgjasė ndoshta me vite. Sekretarja e shtetit amerikan z. Ollbrajt, nė fillim pat deklaruar se lufta do tė zgjasė 28 30 ditė. Nė fakt sulmet e NATO-s zgjatėn 78 ditė.
Pastaj mos tė flasim pėr barbaritė serbe nė Kosovė dhe masakrat e tyre ndaj popullatės civile. Ēdo minutė ishte njė shekull, kėshtu qė, edhe po tė hynim ne vetėm njė minutė para NATO-s, kjo do tė kishte efektin e madh. Mijėra shpirtėra do tė qetėsoheshin mė herėt. Popullata ishte e dėrrmuar; njerėz tė moshuar dhe bebe tė lindura nė mal... Megjithatė, unė pa asnjė mėdyshje e arsyetoj si shumė tė arsyeshme Betejėn e Kosharės dhe, nė kėtė rast, i injoroj mendimet e kundėrta.
Trepca.net: Cila qe perspektiva e ushtarėve tė kėsaj Brigade?
Flamuri: Pjesa dėrmuese e ushtarėve tė Brigadės 138 Agim Ramadani janė kthyer nė shtetet pernėndimore, pjesa tjetėr janė nė Kosovė tė papunė. Eshtė fatėkeqėsi tė dėgjosh disa zėra tė sėmurė nė Kosovė, se gjoja lufta e Kosharės nuk ka qenė luftė etj. kur dihet se lufta e Koshares njihet edhe ndėrkombėtarisht pėr sukseset e saja.
Unė kam njė kėrkesė pėr tė gjitha institucionet e Kosovės nė veēanti pėr Presidentin Rugova dhe Kryeministrin Rexhepi, qė me tė vėrtet tė gjithė ata djem qė kanė luftuar me mish e shpirtė pėr Kosovėn dhe kanė mbetur tė dėmtuar nga lufta, sa mė parė tė gjejnė mėnyra pėr ti aktivizuar nė jetėn institucionale tė Kosovės. Sepse, kėta djemė ish-luftėtarė tė Kosovės dhe shumė tė diciplinuar, sot kanė mbetur, siē thotė njė fjalė popullore, as me Bare as me Barilevė.
Trepca.net: Lufta, si e tillė, shkakton vetėm vuajtje. Fundi i saj sjell ndopak gėzim, nė momentin kur dihet se marrin fund masakrimet barbare dhe njerėzit mund tė ulen tė shohin pak qiell, pak shpresė. Njė populli po i hapej dera dhe njė mur i madh po bėhej i tejduskshėm. A pėrshkruhet me fjalė njė pėrjetim i tillė?
Flamuri: Fatkeqėsisht nė luftė mė shumė ka hidhėrime. Zakonisht NATO-ja bombardimet i fillonte diku rreth orės 24.30 deri nė ora 03.00 tė mėngjesit. Nė kėto momente vėrtetė ndjeje kėnaqėsi tė papėrshkrueshme, sepse aty pėr aty krijohej njė siguri mė tė madhe dhe njė vetėbesim i fuqishėm qė na bėnte tė njenim sikur edhe ne kishim dikė qė po na ndihmonte. Gjatė kėsaj kohe 2- 3 orėshe vėrtet ishte njė pushim i kėndshėm pėr ne. Gėzimi tjetėr, mė i madhi, ka qenė hyrja e NATO-s nė Kosovė. Kėto gėzime nuk mund tė pėrshkruhen me fjalė, kėto janė gėzime qė njeriu vetėm mund ti pėrjetojė.
Pa dyshim kanė qenė ndėr momentet mė tė lumtura nė jetėn time rėnja e murit shqiptaro-shqiptar. Dihet mirė se armiku ka qenė shumė mė i fortė ushtarakisht. Ne vėrtetė kemi humbur shumė ushtarė nė atė betejė, por morali jonė ishte forca dominante dhe ia dolėm ta fitojmė luftėn me eprorėt dhe ushtarėt trima.
Pra kjo ishte dhe njihet Beteja e vetme frontale e Kosovės ku dolėm ngadhnjimtar ndaj forcave shumėherė mė tė forta tė armikut, tė cilat nė mesin e vet kishin edhe mercenarė tė shumtė nga Rusia, Rumania etj.
Ishte, Agim Ramadani me shokė qė nxori nga toka gurin kufitar qė ndante dy tokat shqiptare...
Tė gjithė ushtarėt kishim emocione tė papėrshkrueshme me rastin e shkuljes sė atij guri qė ndante tokat tona.
Trepca.net: Dhe erdhi dita tė ktheheshit nė Kosovė. A mund tė thuhej se ēdo gjė kishte mbaruar?
Flamuri: Tri ditė pas hyrjes sė NATO-s nė Kosovė, kemi zbritur nė Junik ku kemi qėndruar 3-4 ditė. Kjo ishte njė kėnaqėsi e papėrshkrueshme, sepse gjithė familjen e kisha nė Kosovė. Nga familja e ngushtė kemi qenė katėr luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Unė nė Koshare, Shemsiu, Arbeni dhe Ragipi nė zonėn e Llapit.
Baba ishte gjithashtu nė malet e Llapit, kurse familja e gjerė ka qenė e shpėrndarė, disa nė Prishtinė e disa nė malet e Llapit.
Vėllau i ndjerė Xhemajli (sqarimi ynė: Xhemajl Mustafa - kėshilltar i Presidentit Rugova), me gruan dhe djalin kanė qenė nė Prishtinė. Unė e dija se Xhemaili ishte nė Prishtinė, por nuk kisha njohuri pėr fatij e tij dhe tė familjes sė tij. Mirėpo, pėr fat tė mirė, ai kishte shpėtuar dhe nė ditėn e parė kur mbėrrita nė Prishtinė e takova dhe e pėrqafova me njė pėrmallim tė papėrshkrueshėm.
Trepca.net: Por ju nuk qėndruat gjatė atje megjithėse shkuat me gėzim. U kthyet sėrish nė Zvicėr. Ėshtė fjala pėr ndonjė zhgėnjim apo qėllim?
Flamuri: Unė qėndrova me uniformė gati njė muaj e gjysmė pas lufte, mirėpo rrethanat dhe sidomos njė pjesė e madhe qė erdhi nė Kosovė pas ndėrhyrjes sė NATO-s, tė veshur me rroba tė reja tė UĒK-sė, filluan vjedhjet dhe uzurpimet e parreshtura tė cilat filluan ta pėrbuzin luftėn e pastėr tė tė gjithė ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė cilėt me nderė e heroizėm e kishin luftuar armikun barbarė.
Ata ushtarė qė erdhėn pas lufte, i blenė rrobat e UĒK-sė, librezat, mirėnjohjet etj, gjoja se kanė qenė pjesėmarrės lufte, pa qenė fare nė luftė. Kjo sjellje e papėrgjegjshme e personave qė lėshonin kėto dokumete ishte pafytyrėsi qė bėhej pėr pėrfitime nė emėr tė UĒK-sė. Kjo vėrtet mė shtyri qė as unė mė tė mos mbaj uniformėn dhe tė kthehem nė Zvicėr. Pra, unė nuk mund ti duroja gjithė ato veprime tė pahijshme qė kishin depėrtuar deri nė kreun e UĒK-sė.
Trepca.net: A prisni momentin tė deklaroni diēka tė veēantė ose, mbase, ti drejtoheni me ndonjė porosi opinionit?
Flamuri: Po, ka kohė qė unė kam njė dėshirė tė madhe tė lėshoj njė kėrkesė pėr opinionin e gjerė. Me kėtė rast dėshiroj tu drejtohem Policisė sė UNMIK-ut, Qeverisė, Kuvendit dhe Presidencės sė Kosovės qė sa mė parė tė bėjnė ndriqimin e vrasjes sė vėllaut tim Xhemail Mustafės, i cili tėrė jetėn ia kushtoi Kosovės dhe tė gjitha vėrasjeve tjera.
Unė nuk e di se pėr ēfarė shteti demokratik flasim kur dihet se u bėnė dy vite nga vrasja e njė kėshilltari tė njė presidenti nė prag tė banesė sė tij dhe deri mė sot nuk ėshtė ndriquar rasti. Kosova kurrnjėherė nuk mund tė jetė demokratike derisa kriminelėt sorollaten shlirshėm dhe vazhdojnė me vrasje tė tjera.
Unė po e pėrfundoj me njė citat tė shkėputur nga shkrimi Rekuiem pėr mjeshtrin e lirisė tė Fazli Hajrizit : Bajlozėt e vranė Xhemėn. Tė paktėn tia kishin falur edhe njė minutė jetė qė tė bėnte edhe nje lutje pėr shqiptarėt, qė ti shpėtojė Zoti nga apokalipsa
Krijoni Kontakt