Close
Faqja 18 prej 39 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 390
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjera interesante ke thene o patrioti.. thx..

    mir e ke o nonam..

    ne fjalimin e edvinos permendej shpesh 300km ne ore.. dmth edvinot e dinin se tani e kish bere menyre jetese kte shpejtesine.. sketerre..
    miku i mire nuk mbill as sy as veshe as goje kur sje ne rregull.
    pra edvinua ashtu e ka dashur tanin.. te ece me 300 se.. nje dite do vec ne tufine..
    turp..
    un te panjihurve i flas kur i shoh te bejne lojra te rrezikshme.. sepse mendoj se do e ket nje nene ai ose ata qe mund ta pesojn prej tij.. ne kete rast pra..nga ngarjet e cmendura te kerrit..
    pra tanin e kan lene te haj koken e vet.. e pastaj ne kazanin e perandorise se tij.. te fusin garuzhdet..

    u pa tek perandoria e deliut jorgj..

    uzinen enver me troje e godina.. edvinua ja kish dhene.. deliut te jorgjies.. pastaj ja plasen gerdecin.. qe te veje ne humnere deliu me perandori e kuptonet te fusin lopata e garuzgde keta monstrat ne hije..

    pashe anil bashen e gsh-se se bollinos.. qe kish shkruar per tanin..
    megjithse femer ajo asnje llaf nuku thoshte per ate vajzen.. e shkrete qe hengri koken ne ferrarin e cmendur..
    ju lutem sillini dhe shkrimin e bollinos e te aniles bash.. ketu e ti komentojme pakez.. se ja vlen..
    shpesh mafiozet pa i gerrmuar tregojne vete fijet e tyre..

    dujsiv mir je mo..
    sa fantazi ke.. mor djale..
    pse e ke inat fariun nuk e kuptoj..
    po fariu mor kaqol ska nevoj te mbaj nick brar se ka gazeta e shtepi botuse e librarira per te llomotitur..
    braret skan asgje vec ketij forumi.. internetor..e aty i thone cduan te thone..

    na thuaj o duj se ku .. ne c'media tjater cfryn ti kunder demokrateve..

    nejse..

    nonam..

    jam me ty kur parashikon se me ardhjen e edvinos dhe ne krye te qeverrise.. krejt vendi do hyj ne nje diktature te tmerrshme..

    por do jem i qete ne ndergjegje se alarmin e kam dhene.. moti..

    tu vije turp tere miqve e mantenutave qe i kish punesuar neper studiot e perandorise se tij.. qe e kan ditur se bosi kish qejf te fluturoje me kerrat e tij.. qe kan ngren e pire me tanin e topit.. e qe nuk e detyruan te ece ne kembe.. ose te paguante nje shofer zuku a mikrobusi e ta conte andej kendej lapraksin e dalldisur..

    nuk paska pasur i ngrati asnje mik a mikesh te vertete e te mire.. gjynaf..shum gjynaf..

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    shum keq me vije kishte kontribuar ne medja shummm ,dhe kishte qen njeri i zgjuar dhe puntor shum .....

    Zoti e shperbleft edhe nat dynja .

  3. #173
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Ngushellime & Urime

    Gjunah qe iku, per ate plake dhe per ato femije te pakten.

    Ngushellime nenes dhe femijeve te tij.
    Ngushellime shoqerise shqiptare, sidomos rinise, per shembujt e pafundme mafiozesh qe po ia modelojne jeten. Shqiperia hengri koken nga piramidat ne 97. Ne piramide e la kujtimin e vete Dulla. Ajo piramide u be simbol i mafies mediatike top-channel.
    Piramida po behet simbol fiziko-konceptual i lavdive fallco dhe renieve vdekjeprurese te shoqerise shqiptare. Shqiperia edhe sot ne 2008 drejtohet me logjike politike e sociale te tipit piramide.



    Une, personalisht, nuk kam se si te mos bie dakord me shkrimin e Eugen Memes. Nuk ka se si te jete ndryshe. Nuk ka as mundesi e as shans. Modeli prape eshte lindor, ai i Moskovit. Ashtu sikurse me pare, diktatori u modelua sipas tipit moskovit-stalinist, keshtu edhe keta pas 90-tes po modelohen sipas tipit moskovit-putinist, model i shtrire ne gjithe lindjen ish-komuniste.



    Urime - nje rrugac me pak! Megjithese keta kane parrullen, kur njeshi bie, mijera ngrihen.

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pse mungoi homazhi për Entela Hyskon?


    (25.05.2008)

    Këtë temë dhe shkrim e mora përsipër, si shkrimtar, gazetar e qytetar. Për sa i përket qëndrimit në fushën e politikës, nuk e kam ndërprerë asnjëherë komunikimin dhe bashkëpunimin me televizionin Top Channel, edhe kur kolegë të tjerë nuk e kanë mbajtur këtë qendrim. Homazhi i gazetës tonë për vdekjen e presidentit të Top Channel-it iu bashkua homazhit të përgjithshëm të medias, sigurisht me ato specifika që gjithnjë e dallojnë gazetën “55”. Nuk i heqim ndonjë fjalë dhe nuk kemi asnjë të drejtë të gjykojmë reagimin e të tjerëve për këtë ngjarje tragjike. Por sigurisht, kemi ndjenjën e qytetarisë që të jemi gjakftohtë dhe të themi ndonjë mendim për ta emancipuar, kulturuar e qytetëruar qëndrimet ndaj kësaj ngjarjeje


    Këtë temë dhe shkrim e mora përsipër, si shkrimtar, gazetar e qytetar. Për sa i përket qëndrimit në fushën e politikës, nuk e kam ndërprerë asnjëherë komunikimin dhe bashkëpunimin me televizionin Top Channel, edhe kur kolegë të tjerë nuk e kanë mbajtur këtë qendrim. Homazhi i gazetës tonë për vdekjen e presidentit të Top Channel-it iu bashkua homazhit të përgjithshëm të medias, sigurisht me ato specifika që gjithnjë e dallojnë gazetën “55”. Nuk i heqim ndonjë fjalë dhe nuk kemi asnjë të drejtë të gjykojmë reagimin e të tjerëve për këtë ngjarje tragjike. Por sigurisht, kemi ndjenjën e qytetarisë që të jemi gjakftohtë dhe të themi ndonjë mendim për ta emancipuar, kulturuar e qytetëruar qëndrimet ndaj kësaj ngjarjeje.
    Përse u hesht për zonjushën Entela Hysko që ndodhej në këtë makinë dhe humbi jetën në mënyrë po kaq tragjike? Entela ishte pjesë e rëndësishme, aktive dhe shpirtërore e frymëzimit, për Top Channelin. Sigurisht, ajo ishte një lidhje konfidenciale e atij niveli që veçanërisht pas një ngjarjeje të tillë, fiton legjitimitet. Dhe në këtë rast, ke një arsye më shumë, që në homazhin për pronarin e Top Medias të ishte edhe homazhi për Entelën. Ajo ishte një vajzë e çmuar, ajo ishte njeri - dhe mbulimi me heshtje është një primitivizëm barbar. Pse heshtën shumë media për Entelën? Janë të shumta arsyet.
    Në një rast tjetër, i ngjashëm për nga fundi tragjik, për një politikan, kryesisht mediat që heshtën, në çdo sekondë nuk merreshin me politikanin, deputetin që vdiq, por me zonjën që kishte humbur jetën me të. Dhe kjo bëhej me cinizëm politik. Absolutisht, mendoj se fshehjet, në këto raste, dhe krijimi i enigmave, është i gabuar. Njeriu ka një jetë dhe kur e humb atë, gjithçka tjetër nuk e ka kurrë më vlerën në tregun e moralit apo interesave që i përcaktojnë batakçinjtë dhe thithlopat e lekut e të gjakut. Në botë kanë ndodhur shumë ngjarje si kjo që ndodhi para 2-3 ditësh: Dajana ishte një princeshë, me një rrezatim politik ofensiv, por nuk u përpoq njeri që të heshtej për Dodi al Fajedin - e pastaj të mos bëhej fare homazh për të. Por jo vetëm ky rast, por shumë politikanëve e vip-ave, të politikës a të fushave të tjera, u kanë ndodhur ngjarje të tilla dhe shoqëria ka mbajtur një qendrim korrekt. Dhe jo një qendrim barbar, si ky ndaj Entelës. Përse e bënë këtë, për të bërë strucin? Ajo nuk ishte një leckë, ajo nuk ishte një asgjë. Të gjithë miqtë, shumë bashkëpunëtorë, shumë shokë të vetë presidentit të Top Medias, ia dinin faktin e lidhjes me Entelën, qysh në ngjallje. Dhe tani, ajo shumëzohet me zero. Dhe të parët hipokritë janë ata politikanë si Edi Rama, i cili, edhe pse nuk ka asnjë sensor që funksionon për raste vdekjesh, dhe që mendon vetëm se në dorë të kujt do të bjerë Top Channel-i, e teatron hidhërimin vetëm për njërën anë të tragjedisë. Po ti more zotëri, je kryetar i socialistëve, të cilët gjithashtu kanë sy e veshë, të ndjeshëm realisht, edhe për një bijë nëne, një vajzë babai, që humbi jetën. Dhe e humbi në dashuri!
    Kjo tregon se shoqëria shqiptare, dhe veçanërisht këta birbot e politikës dhe zarbot e gazetave janë aq të palexuar, aq të pagdhendur, aq kriminalë dhe interesaxhinj, sa mund ta rivrasin të vrarën, dhe të bëjnë burrin e kanunit, që i bie këtë radhë, sipas këtij modeli, të hidhet nga shkëmbi për të ruajtur nderin, që s’e kanë pasur kurrë. Nuk duhet të harrojmë kurrë që kjo vajzë, që vjen nga kultura e artit, ka pasur një guxim të madh me këtë lidhje, dhe ka prerë biletën e një rreziku të përhershëm, që gjithashtu të gjithë në e dimë se pse.
    Ajo mungon në shtëpinë e saj që prej dy netësh. Ajo mungon në sytë e shoqeve dhe miqve të saj që prej dy netësh. Ajo u shndërrua në eter nga heshtja servile, barbare, primitive dhe ndërkaq, të gjithë ata, që e shkaktuan këtë, e duan një Entelë dhe e kanë një të tillë në sediljen e pasme apo të përparme. Paçka se duke gogësitur bëjnë sikur i kanë të zbrazëta sediljet. Në këtë rast, dua ta mbyll këtë shënim me dëshirën e mirë dhe me thënien e famshme të një gruaje, e cila i tha dikur një mikeshe të të shoqit: je e mirëpritur në shtëpinë time, sepse ti e ke dashur tim shoq, se jo rrallë në këtë shtëpi ka qëlluar që kemi pritur edhe njerëz që e kanë urryer.Pra, të mos i futim këto segmente të dhimbshme të jetës, këto kulminacione tragjike të ndjenjave në mokrat blonjëse të interesaxhinjve, hipokritëve, njerëzve pa shpirt, të njerëzve vetëm makina dhe kryesisht të atyre që gjithnjë mashtrojnë pa fund, pa fund, opinionin publik. Dhe shoqëria shqiptare në këto momente është absolutisht nën presionin e një mashtrimi të fortë mediatik.
    Por gjithnjë do të gjendet dikush që e çan terrin, e kupton dhe e thotë të vërtetën, dhe e vërteta nuk është minorancë parlamentare, as tirazh gazetash komuniste, që u drejtohen dokerëve, fshatarëve, por është një levë Arkimedi që do vetëm një pikë mbështetjeje.

    Fotografia e të ndjerës


    Për ta parë fotografine (e zmadhuar) të së ndjerës, kliko:

    http://www.gazeta55.net/doc/faqja%20e%20pare.pdf

    .
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 25-05-2008 më 07:04

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    anti mafi..
    pse nuk ke vene autorin e shkrimit..pra fahri balliun?

    respektoni mundin e tjetrit..

    ant.. sill po munde nga balkan vebi a nga te duash shkrimin e bollinos e te anille bashes per tanin e tyre.. qe e lan te thyej qafen me kerro-shpejtesite e tij shumakore boboshticore..

    shum i sakte e njerzor shkrimi i fahriut balli..

  6. #176
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Pse mungoi homazhi për Entela Hyskon?


    (25.05.2008)

    Këtë temë dhe shkrim e mora përsipër, si shkrimtar, gazetar e qytetar.......

    .
    .
    Hera e pare qe jam dakord me Fahri Balliun
    Pergezimet e mia Fahri qe shkruajte ate qe me shqetesonte tere keto dite.

    Shtypi Shqiptar cdo dite tregon qe eshte hipokrit, ziliqar, frikacak me te fortet dhe arrogant me te dobtit.

  7. #177
    Po ca prisni te gjithe ju, te thote shtypi qe presidenti i Top Medias vdiq ne nje aksident me makine me dashnoren e tij?!!! Duhej permendeshe emri vajzes, per kete s'kam dyshim, por mos priste njeri ndonje homazh se ne fund te fundit me burr te martuar po shkonte e ndjera. Fahri Balliu e ka tepruar pak me shkrimin e tij. Nejse mua me duket tani komplet muhabet koti. Ajo qe ndodhi ndodhi. Per nje njeri kaq te suksesshem ishte nje fund i palavdishem.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Sot doja te hyja tek siti i top channel, por kishte vetem videon dhe lajmin e vdekjes se Dritan Hoxhes. Pashe pak nga video por vura re se mungonte diçka, homazhi per Entelen.
    Shume hipokrizi, pothuajse shenjterimi i figures se dritanit, dhe heshtje e plote mbi Entelen. A thua se ajo nuk ndodhej ne te njejten makine.
    Per mendimin tim eshte turp i madh.

    P.S. brooklyn, le te kete qene ajo dashnorja apo kush te doje. thua ti se me burre te martuar shkonte, po sepse burri i martuar e lejonte kete gje.
    Flasim per nje njeri qe u nda nga jeta bashke me dritanin, pse duhet te behen diskriminime te tilla?
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 25-05-2008 më 10:29

  9. #179
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin

    P.S. brooklyn, le te kete qene ajo dashnorja apo kush te doje. thua ti se me burre te martuar shkonte, po sepse burri i martuar e lejonte kete gje.
    Flasim per nje njeri qe u nda nga jeta bashke me dritanin, pse duhet te behen diskriminime te tilla?
    A thua kishte rene ne dashuri te madhe me Dritanin?! . Rri aman mos na hapni zorret, se u mesuam me keto "dashurite" e bosave shqiptare dhe femrave te bukura aty.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Patrioti Lexo Postimin
    Tani u kthye ne Shqiperi me 12milion lireta dhe hapi nje Bingo te banka. Me vone nje klub ne laprake....
    Patrioti,
    faleminderit per mesazhin; kisha thjesht nje pyetje: perderisa dini dhe detaje te tilla si ato te më lartmet qe permendni (nuk ka asgje te keqe, me kupto!), a kishit degjuar ndonjehere per ate qe evokon shkrimi qe lexuat me lart, pra per faktin qe Sokol Hoxha qenkerka truri i fshehte i top-channel ?

    Nuk marr persiper te nxjerr asnje konkluzion (se nuk eshte detyra ime), por ne shkrimin ne fjale ka nje fraze turbullese (dhe shkrimi ne fjale ka qene vendosur ne internet ne prill te 2007- pra nje vite me pare- ):
    citoj:
    "A e di Tani se viktimë e kujt aferave dhe sa
    jetëshkurtër është?!"

Faqja 18 prej 39 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •