Close
Faqja 14 prej 39 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 390
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry Lexo Postimin
    Cuna po juve qe jini ne shqiperi, lajmet dhane ndonje gje? ndonje filmim apo foto kshu nga afer,apo vetem ajo video e Youtube qarkullon?
    pervec tvsh qe paguhet nga ne qytetaret dhe kemi te drejte te informohemi mbi cdo gje serioze qe ndodh ne shqiperi sic ishte aksidenti i presidentit te top medias, tvsh e hap edicionin e lajmeve te ores 8 me inaugurimet qe bente SALA ne berat dhe per aksidentin asnje fjale turp turp i madh
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    N G U SH E LL I M E ! Nuk e njihja te ndjerin,por Shqiperia humbi nje bisnesmen shume te suksesshem ,qe futi televizionin e brishte shqiptar ne autostraden europiane. Rralle do te qarkullojne ne orbiten shqiptare njerez me vizione dhe arritje te tilla.pesha e humbjes do te konstatohet nga fakti se sa do te jete ne gjendje te vazhdoje te ece perpara TOP CHANEL . Serish ngushellimet e mija familjes se tij.miqve,bashpuntoreve dhe gjithe atyre qe e konsiderojne mungesen e tij si humbje te madhe .

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    gjynahfe,
    ngushellime Familjes.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nuk gjykohet i vdekuri, sepse nuk ke si ta gjykosh. Per me shume se aq, nuk ka vlere njerezore te gjykosh - kjo kthehet ne humor te zi, si shumica juaj ketu qe thoni se edhe e njihnit...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mua me vjesh shume inat qe anashkalohet edhe ajo femra qe ka pasur ne makine.
    Pse duhet te jete kaq e padushkshme ajo kur ka emer e mbiemer , ka nene e babe, dhe eshte shtetase e ketij shteti te pjerdhur qe kemi.
    Qe mos i prishet biografia Tan bosit
    Turp te kene edhe media qe sthone asgje per ate femer te gjore. Ska rendesi nese ka qene e dashur e tij, prostitute , shoqe a cdo lloj tjeter.
    Pse u dashka ngushelluar vetem familja e Tanit. Po ate vajze nuk po e qaka njeri?

  6. #136
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    nuk kuptoj nderimin opozitar dhe qeverita, apo me keq dhe presidencial te te ndjerit, qe ishte nje bisnesmen/kapitalist i mirfillt?????!!!!!!!!
    Vlersimi per bisnesmenin eshte kapitali dhe te tille i ndjeri kishte me thase. Ky eshte vlersimi i nje kapitalisti, paraja dhe pike.
    Nuk di, dhe as ndonjeri nga ju nuk ka sjell shembuj bamirsie publike si shkolla,kopshte,ndima per te varferit, aktivitete sociale e shpenzime bamirsie qe te meritojne respekt te vecante publik.....!!!!
    Dhe ketu shqiperia jone ka standarte diletante.......
    Per mendimin tim, publikisht, i ndjeri eshte nje lajme si te gjithe te ndjeret e tjere te me poshtem......dhe kur them publikisht, kam parasyshe perfaqsim nga President,Ministra, Kryeter Bashkie..... e te tjere perfaqesues te popullit.
    I ndjeri ishte nje bisnesmen i rradhe, por jo nje njeri i rradhe, dhe aq me pak hero
    .


    Rrufeja nxjerr nga rruga makinen, vdesin 4 shoke klase
    Xhemil Beharaj
    E Shtune, 24 Maj 2008


    Rrufeja nxjerr nga rruga makinen dhe con drejt vdekjes kater ish-shoket e nje klase. Aksidenti tragjik ka ndodhur mesditen e djeshme ne kryqezimin e Cermes, pak kilometra larg qytetit te Lushnjes. Deshmitaret kane pare flaket e rrufese qe ka goditur mjetin, i cili pasi ka dale nga rruga eshte perplasur me bordurat, duke u rrokullisur disa here. Aksidenti ka lene te vdekur ne vend drejtuesin e mjetit, por me pas kane vdekur edhe tre shoket e tjere. Edhe nje prej tyre qe mendohej se do te mbijetonte, ka nderruar jete rreth ores 17:00 te dites se djeshme. Viktimat jane Roland Mucaj, Admir Vladi, Eduart Vrapi dhe Endri Shurdhi, banues ne Tirane. Policia tha se kishte nisur hetimet per kete tragjedi dhe se shkak mendohet qe, pervec rrufese te jete bere edhe shpejtesia e madhe ne rrugen nacionale. Trupat jane derguar ne morg per nje ekspertim mjeko-ligjor, kurse policet e qarkullimit po punojne per te zbardhur shkaqet e verteta duke keqyrur edhe mjetin e aksidentit. Mesohet se te rinjte kishin qene shoke ne shkollen e mesme, shoqeri qe e kishin vazhduar edhe me pas.


    Dreka e fundit, vdesin ne aksident nene e bir

    Dreka qe kane ngrene ne zonen e Dhermiut, prane Himares, eshte kthyer ne nje tragjedi te vertete per familjen Gjini, nga fshati Kulles i Vlores. Aksidenti i rende ka ndodhur rreth ores 13:30 ne fshatin Dhermi, ku si pasoje kane humbur jeten nene e bir dhe jane plagosur tre pjesetare te tjere te familjes. Policia deklaroi se shkak i aksidentit eshte bere shpejtesia e madhe dhe mosfunksionimi i frenave te mjetit "Benz 240" me targa VL7487A. Viktimat jane Ardi Gjini, 38 vjec dhe Eleni Gjini, 61 vjece. Ne automjet ne momentin e aksidentit gjendeshin edhe 3 persona te tjere, midis tyre dhe nje vajze 5- vjecare. Tre pasagjeret e tjere jane Sava Gjini, 17 vjece, Gjenovefa Gjini, 34 vjece, e Kristina Gjini, 5 vjece, qe jane tashme jashte rrezikut per jeten dhe po kurohen ne spital. Viktimat nene e bir mesohet se kane pesuar demtime te shumta, si pasoje e perplasjes se forte me masivin e murit. Tre te lenduarit jane familjare te viktimave, ndersa mesohet se pas nje dreke te ngrene ne Llogora, automjeti ishte nisur ne drejtim te fshatit Kudhes, ku dhe banonte familja Gjini. Burime nga spitali i Vlores bene te ditur se 3 pasagjeret e tjere jane jashte rrezikut per jeten, por kane marre disa demtime ne trup, si pasoje e perplasjes. Viktimat jane transportuar per ne morgun e spitalit. Policia tha se pese pjesetaret e familjes Gjini po udhetonin ne drejtim te Vlores me automjetin tip "Benz", kur jane perplasur me nje mur ne zonen e Dhermiut. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur efektive policie, ndersa me vone edhe grupi i eksperteve per te keqyrur situaten dhe percaktuar shkaqet e aksidentit. Fshati Dhermi eshte nje prej pikave me te rrezikshme te kalimit te automjeteve ne zonen e bregdetit, ku shpeshhere jane shenuar aksidente me pasoje vdekje, por edhe te veshtiresi per kalimin e automjeteve te tonazhit te larte. Shkak jane bere kushtet e keqija te nje pjese te rruges dhe terreni i thyer ne aksin Vlore-Himare.

    O.Hila



    Viktimat e aksidentit

    Roland Mucaj, 20 vjec, Tirane

    Admir Vladi, 20 vjec, Tirane

    Eduart Vrapi, 20 vjec, Tirane

    Endri Shurdhi, 20 vjec, Tirane

    Ardi Gjini, 38 vjec, Vlore

    Eleni Gjini, 61 vjece, Vlore

    Dritan Hoxha, 40 vjec, Tirane

    Entela Hysa, 27 vjece, Tirane

  7. #137
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shuhet Presidenti i "Top Media"-s, Dritan Hoxha


    Bota e medias dhe veçanërisht "Top Media", "Top Channel", "Top Albania Radio", "DigitAlb" janë në një gjendje shoku, pas lajmit se Dritan Hoxha, President i "Top Media"-s dhe themelues e krijues i "Top Albania Radio", "Top Channel" dhe "DigitAlb", është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta, në të gdhirë të datës 23 maj 2008. Dritan Hoxha, i cili mbushte 40 vjeç këtë vit, është shuar pak minuta pas një aksidenti të rëndë, me makinën e tij, në një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, shumë pranë studiove të "Top Channel".

    Dritan Hoxha do të mbahet mend gjatë për profilin e tij të veçantë publik, si krijues i një perandorie mediatike, e cila ndryshoi shijet e shqiptarëve dhe dha kontribut të posaçëm në liberalizimin dhe hapjen e shoqërisë shqiptare pas vitit 1990. Ne, si punonjës dhe bashkëpunëtorë të tij, jemi ende në kërkim të fjalëve, për të shprehur dhimbjen e madhe që na ka mbërthyer në këto orë, kur Tani, ashtu si të gjithë e thërrisnim ne, nuk është më.

    Pa dyshim, humbja më e madhe njerëzore është për familjen e tij, për nënën Zyranë, e cila e rriti Dritanin, në mungesë të babait të tij, që për rastësi tragjike, ishte shuar edhe ai në një moshë të re.

    Dritan Hoxha u rrit mes halleve të shumta si të gjithë shqiptarët, në shtëpinë e tij të parë në Laprakë. Në Laprakën që e rriti si djalin e saj, Tanin, një i ri i jashtëzakonshëm, i cili merrej me shpikje teknologjike për të çarë terrin informativ që kishte vendosur regjimi komunist.

    Humbja është e pazëvendësueshme për gruan e tij, Vjollcën, me të cilën ai krijoi familjen e tij të shtrenjtë.

    Dritan Hoxha do t‘u mungojë tri vajzave të tij, Lorit, Sarës, Redias, si dhe djalit të tij të vogël, Itan, i cili lindi vetëm një vit më parë.

    Dritan Hoxha do t‘i mungojë "Top Channel", pasi do t‘i mungojë motori i pashtershëm i ideve, projekteve të guximshme dhe ambicioze që kërkonte t‘i realizonte, dhe t‘i realizonte shpejt, ashtu siç edhe ai vetë jetonte jetën e tij, me një ritëm të jashtëzakonshëm.

    Dritan Hoxha do t‘i mungojë "Top Albania Radios", krijesës së tij të dashur dhe të parë mediatike.

    "DigitAlb" do të ndiejë mungesën dhe peshën e madhe të kujdesit për këtë kompani të madhe mediatike, filialet e së cilës, Dritan Hoxha i rriti me dashurinë që një baba rrit fëmijët e tij.

    Por në një farë mënyre, Dritan Hoxha është kudo, në çdo qelizë të "Top Media"-s, në çdo sekondë që transmetojmë në eter. Në eter, aty ku tani endet edhe shpirti i personit që u njoh si Tani i TOP-it, dhe si i tillë do të mbahet mend përgjithmonë. Zemra e Dritan Hoxhës ndaloi dje në mëngjes, pikërisht pak metra larg vendit, për të cilin ajo rrihte më fort, pranë studiove të "Top Channel".



    Letra e Presidentit Topi

    Pak para se të zhvillonte homazhet në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, Presidenti i Republikës, përmes stafit të tij të ngushtë, i dorëzoi familjes së Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha, një letër ngushëlluese, përmes të cilës ai bashkohet me dhimbjen që ka përfshirë nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Në letrën ngushëlluese, kryetari i shtetit shkruan:

    Të dashur familjarë të Dritanit!

    Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të të dashurit tuaj, Dritan Hoxha, njeriut që me punën e tij ambicioze i dha një dimension të ri bashkëkohor teknologjisë së medias vizive në Shqipëri. Me humbjen e Dritanit, "Top Media" humbi themeluesit dhe promotorin energjik e vizionar të saj, ndërsa nëna, bashkëshortja dhe fëmijët, njeriun e tyre më të shtrenjtë. Ndaj me Ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.


    Ish-presidenti Alfred Moisiu

    Për të ngushëlluar familjen e Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha, ka qenë dje në 14.30 edhe ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai bëri homazh para arkivolit me trupin e pajetë të Dritan Hoxhës dhe ngushëlloi familjen e tij për këtë humbje të madhe, që tronditi atë dhe gjithë të afërmit e tij.


    Kryeministri Sali Berisha

    Kreu i qeverisë i është bashkuar dje dhimbjes së familjarëve të Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha. Kryeministri Berisha në një prononcim për media, gjatë vizitës në qytetin e Beratit, i shprehu ngushëllimet familjes Hoxha. "Shfrytëzoj rastin për t‘i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, simpatinë dhe solidaritetin tim, familjes që humbi njeriun e tyre më të dashur në një aksident tragjik. Uroj që të gjejnë forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe", u shpreh Kryeministri Berisha.


    Forumi Shqiptar për Mediat e Lira

    Forumi Shqiptar për Mediat e Lira e cilësoi një humbje të madhe për median shqiptare ndarjen nga jeta të Dritan Hoxhës. "Për të gjithë ata që njohën jetën e tij, suksesin në biznes dhe aftësinë për të investuar, nuk e përfytyrojnë ndryshe, veçse kështu pronarin e një prej mediave më të fuqishme në rajon", citohen në letrën e shkruar nga Mero Baze, drejtuesi i Forumit Shqiptar të Mediave të Lira. "Brenda dhjetë viteve, ai i dha Shqipërisë një infrastrukturë shtypi nga më të zhvilluarat në Evropë dhe prodhoi një standard profesional që tejkaloi me shpejtësi çdo përfytyrim tonë për zhvillimin e medias në vend. Shpejtësia dhe guximi me të cilën ai investoi në media e bënë atë një rast unik të investimit në media, nga vendet e vogla. Grupi mediatik që ai ngriti i ka shërbyer ngritjes së nivelit profesional të shtypit shqiptar, vendosjes së standardeve të reja për lirinë e shtypit dhe ka prodhuar një krenari kombëtare për shoqërinë tonë", shprehet Baze.

    Në emër të Forumit Shqiptar për Mediat e Lira, analisti dhe botuesi, Mero Baze, i shpreh ngushëllimet familjes së tij, kompanisë "Top Media" dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Dritanit, në sipërmarrjen e shtypit. "Prej sot media shqiptare ka një arsye të fort për t‘u ndier e aksidentuar. Dritan Hoxha ishte një ideator i guximshëm, rrezikues i madh, dhe adhurues i së resë në media. Ai lindi shpejt, eci shpjet dhe u nda shpejt nga jeta", thuhet në letrën e ngushëllimit.




    Lëvizja MJAFT!

    Lëvizja "Mjaft!" shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e Presidentit të "Top Media"-s, zotit Dritan Hoxha. Në këtë ditë dhimbjeje, ngushëllimet tona të sinqerta i shkojnë familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij.

    Kjo humbje shkon përtej rrethit të njerëzve që e njohën dhe punuan me të. Kjo është humbje e të gjithëve. Dritan Hoxha ishte ndër të paktët njerëz që u njehsua me institucionin, me krijesën e tij, duke sjellë në median dhe opinionin publik shqipfolës një vlerë të shtuar të pamohueshme. Falë pasionit dhe këmbënguljes, ai krijoi një biznes të suksesshëm dhe mbi të gjitha, një institucion garant të demokracisë. "Top Media" u bë një pikë referimi për standardet e mendimit dhe fjalës së lirë, një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave kombëtare, që i kalojnë kufijtë formalë të Shqipërisë.

    Nuk është aspak e tepruar të themi që falë kontributit të këtij njeriu, të gjithë ne gëzojmë sot disa liri më shumë, për mbrojtjen e të cilave, shpeshherë gazetarë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kemi qëndruar bashkë në të njëjtën llogore. Liri që nuk na i dhanë, as i mbrojtën institucionet shtetërore, por që i garantuan vetëm institucionet e medias.

    Sot nuk është një ditë zie vetëm për familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, por është një moment i vështirë për komunitetin e medias dhe për qytetarët e këtij vendi kaq të vogël, që nuk do të kenë mes tyre një njeri, që me energjinë e tij pozitive arriti të krijojë një standard dinjitoz mbarëkombëtar, ndoshta i vetmi përmes të cilit u ndjemë të krahasueshëm me qytetarët evropianë.

    E sotmja është një moment humbjeje për të gjithë ata që për të mësuar se ç‘po ndodh në këtë cep të botës, për të kuptuar realitetin pa filtrat e politikës, për ta bërë gëzimin apo dhimbjen personale, pjesë të një komuniteti të gjerë shikuesish, thjesht shtypin numrin "1" në telekomandë.

    Bashkohemi me dhimbjen e familjes për njeriun që edhe ne e njohëm!



    Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë

    Mediat shqiptare dhe i gjithë komuniteti profesional i gazetarëve përjeton dhimbjen e humbjes së investitorit më të fuqishëm në tregun e sotëm mediatik të vendit. Dritan Hoxha mbetet aktualisht kampioni i suksesit dhe i ngritjes së nivelit teknologjik të mediave shqiptare, duke iu afruar gjithnjë e më shumë modelit të avancuar të vendeve evropiane. Ai hyri në këtë fushë investimi, jo vetëm me ambicien, por me një vizion përmbysës dhe kurajues që bashkëshoqërohej me vlerësimin maksimal të aftësive dhe vlerave të profesionistëve të medias në të gjitha sektorët.

    Së pari, ngritja dhe renditja në krye të radiove më të dëshiruara në rajon e "Top Albania Radios" dhe më pas fuqizimi deri në licencimin si kanal kombëtar i televizionit "Top Channel", ishin triumfet e para të këtij investitori të fuqishëm dhe garues që kapërceu kufijtë rajonalë. Emri i Dritan Hoxhës do të mbetet i shënuar në historinë e re të mediave shqiptare si rasti i individit që e klasifikoi vendin e tij në këtë fushë të integruar më shpejt dhe më cilësisht se në çdo sektor tjetër të teknologjisë. Kompania mediatike që ai madhoi gjatë këtyre 10 vjetëve, konsiderohet tashmë njëzëri prej komunitetit të gazetarëve shqiptarë dhe atyre në krejt rajonin tonë, si një ndër resurset kryesore të zhvillimit teknologjik dhe si pjesa më moderne e infrastrukturës mediatike në Ballkan.

    Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjes së tij, gjithë stafeve të kompanisë "Top Media" dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij në sektorin e mediave.

    Largimi aksidentalisht nga jeta i Dritan Hoxhës, shkakton një humbje që do të ndihet gjatë.

    Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh vlerësimet e veçanta për këtë investitor të guximshëm dhe këtë adhurues të garës së pareshtur të zhvillimit teknologjik dhe profesional, i cili ishte edhe një ndër partnerët tanë më seriozë në misionin për standard dhe kualitet profesional. Me largimin e tij të beftë nga jeta, ne kemi humbur një aleat dhe një partner, i cili do të kujtohet si i rrallë, për shkak të manisë që kishte ndaj cilësisë dhe standardit.



    KURUM

    Përmes një mesazhi ngushëllimi, kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë "Kurum International" shprehet: "Në këto momente ndiej dhimbje për ndarjen nga jeta të të njohurit tim të çmuar, Dritan Hoxha, në një aksident tragjik. Në emrin tim dhe gjithë punonjësve tanë, shprehim ngushëllimet dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e miqtë e tij".


    ZMK dhe minatorët

    Edhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit shpreh ngushëllimet për humbjen e një njeriu, i cili i dha më shumë se kushdo medias dhe fjalës së lirë. Një mesazh ngushëllues për familjen Hoxha erdhi edhe nga minatorët e Bulqizës, të cilët kane gjetur në "Top Channel" dritaren më të madhe për të ngritur shqetësimet e tyre.


    Unioni i Gazetarëve të Veriut

    Unioni i Gazetarëve të Pavarur të Veriut shpreh ngushëllimet më të ndjera për vdekjen e parakohshme të z. Dritan Hoxha. Në një mesazh ngushëllues, mbërritur në redaksinë e gazetës "Shqip", Unioni i Gazetarëve të Pavarur të Veriut vlerëson figurën e të ndjerit Hoxha dhe bashkohet me dhimbjen e kuptueshme të familjes, të të afërmeve, por edhe të stafit të "Top Media"-s.



    Shoqata e Gazetarëve të Jugut

    Shoqata e Gazetarëve të Jugut, në deklaratën e saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për kolegët e kompanisë mediatike "Top Media", për familjen, miqtë dhe gjithë kulturëdashësit shqiptarë që shikonin te përkushtimi dhe kontributi i tij në fushën e biznesit mediatik një shembull të përkryer të një media shqiptare me profil dhe standarde perëndimore. "Ndihemi mjaft të pikëlluar nga vdekja aksidentale dhe e parakohshme e Dritan Hoxhës, këtij shqiptari të përkushtuar ndaj elitës së kulturës shqiptare të të gjitha kohërave, ndaj progresit teknologjik në fushën mediatike, ndaj krijimit të hapësirave transparente informative si një "perandor" i kohëve moderne për ndriçimin e skutave më të errëta dhe primitive të shoqërisë së periudhës tranzicionale të Shqipërisë", thuhet në deklaratën e Shoqatës së Gazetarëve të Jugut.


    Universiteti i Gjirokastrës

    "Profili i biznesmenit të suksesshëm në fushën e mediave vizive, Dritan Hoxha, njeriut që humbi jetën krejt aksidentalisht në Tiranë, përbën emblemën e ideatorit dhe frymëzuesit optimist të brezit aktual të rinisë shqiptare, përfaqëson ikonën moderne të kohëve të zymta të tranzicionit tonë, që me siguri do të kujtohet gjatë nga brezi që gjeti vetveten te programet televizive të platformave televizive dixhitale tokësore dhe satelitore".


    Shqiptarët në Greqi

    "Humbja dramatike e jetës së zotit Dritan Hoxha nuk është një humbje e thjeshtë apo e zakonshme, por e thellë për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë nëpër botë. Nuk ka asnjë dyshim se i madhi Dritan Hoxha ishte ndër të paktët personalitete të biznesit, kulturës dhe aktualitetit shqiptar, që reflektonte besim e shpresë te shqiptarët e diasporës, se ka ende shqiptarë që e duan Shqipërinë, se ende ka në Shqipëri njerëz që mund të ngjallin besimin tek emigrantët e ikur nga Shqipëria për t‘u rikthyer dhe për të ringritur jetën e tyre në atdheun e tyre. Ishte një shembull i përkryer, e njehsoi veten e tij me institucionin mediatik që ideoi dhe krijoi në pak vite", thuhet në një mesazh të Argon Mëhillit, botuesit të gazetës "Kronika Golemase", që del për emigrantët shqiptarë në Athinë.



    Shoqata "Labëria", Tepelenë

    "Me përkushtimin, pasionin dhe këmbënguljen e tij në përvetësimin e teknologjisë moderne dhe më bashkëkohore në fushën e transmetimeve televizive, Dritan Hoxha arriti të krijojë dhe administrojë një biznes të suksesshëm, e mbi të gjitha arriti të ndërtojë një institucion të vënë tërësisht në shërbim të ndërtimit të demokracisë shqiptare. Kompanitë mediatike dhe të biznesit të suksesshëm si ‘Top Albania Radio‘, ‘Top Channel‘, ‘Top News‘, ‘DigitAlb, gazeta ‘Shqip‘ etj., janë sot pika të rëndësishme referimi dhe modele të përkryera të standardeve perëndimore të biznesit, mendimit të guximshëm intelektual dhe fjalës së lirë, përbëjnë një zë të fuqishëm në mbrojtje të shtresave të paprivilegjuara dhe të interesave kombëtare me ndikim të fuqishëm përtej kufijve formalë të Shqipërisë", thuhet në deklaratën e shoqatës "Labëria" në Tepelenë.





    Arbër Xhaferri

    Një nga figurat e njohura të hapësirës shqiptare, Arbër Xhaferri, në mesazhin ngushëllues për familjen, miqtë dhe punonjësit e "Top Media"-s, shprehet i pikëlluar jashtë mase nga vdekja aksidentale e Dritan Hoxhës. "Për mua ishte emblemë frymëzuese e optimizmit, e suksesit të rinisë shqiptare të kohëve të zymta të tranzicionit", thuhet në mesazhin e Xhaferrit.


    Hashim Thaçi

    Kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëlloi familjen Hoxha dhe kolegët e tij për vdekjen tragjike të Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha. "Me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të kompanisë ‘Top Media‘, Dritan Hoxha. Familja Hoxha humbi më të dashurin e tyre, ndërsa komuniteti i gazetarisë një emër dhe drejtues të zellshëm në fushën e informacionit modern. Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të qeverisë së Kosovës, dhe në emrin tim", thuhet në mesazhin e Kryeministrit Thaçi.


    Menduh Thaçi

    E nderuara familja Hoxha,

    I nderuar staf i "Top Media"-s!

    Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes tragjike të djalit, bashkëshortit dhe babait tuaj. Më lejoni t‘Ju shpreh Juve dhe stafit të "Top Media"-s ngushëllimet e mia të sinqerta e të partisë që përfaqësoj. Vlerësoj se me vdekjen e parakohshme të Dritanit, familja ka humbur njeriun më të shtrenjtë, ndërsa hapësira mediatike ka humbur kreatorin e informacionit modern. Dritan Hoxha krijoi dhe ndërtoi shtëpinë e madhe moderne informative për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Dritani do të kujtohet gjithmonë nga shqiptarët e Maqedonisë si njeriu që përmes "Top Media"-s solli në këto hapësira vlerat e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve. Sinqerisht mendoj se humbja tragjike e jetës së themeluesit të "Top Media"-s është humbje e madhe për frymën bashkëkohore mediatike, teknologjinë perëndimore dhe dixhitale.

    Edhe njëherë pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare

    Menduh Thaçi



    "Koha Ditore"

    Të dashur miq!

    Me dhimbje të madhe dëgjuam për vdekjen e befasishme të kolegut dhe mikut tonë, Dritan Hoxha.

    Të gjithë ne, këtu, në Koha Ditore, bashkëndiejmë me Ju, dhe duam që ta dini se ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira.

    Ngushëllimet tona shkojnë së pari për familjen e Dritanit, dhe gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tij në "Top Media". Por edhe tek i tërë komuniteti medial në mbarë botën shqiptare, të cilit Dritani i solli një qasje të re informative dhe mediale në kohën e thyerjeve të mëdha shoqërore e politike, jo vetëm në Shqipëri.

    Në këto momente të vështira për të gjithë ne, ndjejmë, megjithatë, se shuarja e parakohshme e Tanit në asnjë mënyrë nuk do të jetë edhe fundi i punës së tij shembullore me "Top Media". Për më tepër, jemi të bindur se shëmbëlltyra e tij do të vazhdojë edhe më tej përmes mediave që ai krijoi dhe la pas vetes të cilat, pa asnjë dyshim, nuk do të ndalen së ndjekuri frymën profesionale që e vendosi Tani.

    Në emër të gazetës "Koha Ditore", pranoni ngushëllimet më të sinqerta.



    Radiotelevizioni i Kosovës

    Të nderuar kolegë,

    Pas vdekjes tragjike të mikut dhe kolegut tonë të respektuar z. Dritan Hoxha, familjes dhe tërë stafit të kompanisë "Top Media" i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.


    Grupi mediatik "Koha", Kosovë

    "Me keqardhje të thellë grupi ‘Koha‘ mori lajmin për humbjen tragjike të jetës së Presidentit të ‘Top Media‘, Dritan Hoxha. E ndjemë për borxh të theksojmë se me humbjen e tij, kemi humbur një bashkëpunëtor, një mik, por mbi të gjitha një njeri që ka bërë shumë për median shqiptare në përgjithësi. Grupi ‘Koha‘ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, si dhe gjithë të punësuarve në ‘Top Channel‘, ‘Top Albania Radio‘ dhe ‘DigitAlb‘.


    Radiotelevizioni 21, Kosovë

    Bordi menaxhues i Radio-Televizionit 21 në Kosovë u shpreh familjes dhe përfaqësuesve të ‘Top Channel‘ ngushëllimet e sinqerta për këtë humbje të madhe si për ‘Top Channel‘-in, ashtu edhe për mediat e Shqipërisë, ato gjithëshqiptare e më gjerë. RTV21 me këtë rast ka humbur kolegun, përmes të cilit ka zhvilluar bashkëpunim të rëndësishëm ndërmjet dy shtëpive mediatike.


    Gazeta "Kosova Sot", Prishtinë

    Ngushëllim të thellë dhe të sinqertë, sjellim në emër të gazetës "Kosova Sot". Ju shprehim ngushëllimet më të thella gjithë stafit të gazetës për humbjen e z.Dritan Hoxha. Me shpresë se gjurmët e tij, si ideator i masmedias më të madhe mbarëshqiptare nuk do të shlyhen kurrë. I ndjeri, Tani, me kompaninë e tij mediatike ishte dhe mbeti, zëri më shpërthyes në opinionin mediatik mbarëshqiptar.



    Zëri i Amerikës

    E gjithë bota e medias shqiptare u përfshi nga zija. Dritan Hoxha ishte një ndër përfaqësuesit më të spikatur, ideator dhe themelues i një grupi të fuqishëm mediatik, i cili u imponua me shpejtësi në tregun shqiptar, duke u bërë ndër zërat më të rëndësishëm. Fillimisht ai ngriti radion "Top Albania", e cila në një hark të shkurtër kohor u zgjerua, duke u ngjitur në krye të listës për dëgjueshmërinë e saj. Më pas i njëjti sukses do të pasonte edhe ngritjen e televizionit "Top Channel", i cili po ashtu, me shpejtësi u përhap në të gjithë vendin, duke u bërë ndër televizionet më të fuqishme. Një televizion, i cili falë investimeve të mëdha, u vu në pararojë të teknologjisë audiovizive. Hoxha u bë promotor edhe i projektit të guximshëm të futjes në Shqipëri të platformës dixhitale tokësore dhe asaj dixhitale satelitore, platformë e rrallë edhe në Evropë, ndërsa vitet e fundit ai realizoi edhe shpërndarjen në tregun shqiptar të sistemit modern të programeve televizive në celularë.


    Shqip
    Sui generis

  8. #138
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mijëra qytetarë nderojnë Presidentin e "Top Media"-s

    Krerë të shtetit, politikanë, artistë, gazetarë, homazhe, por edhe njerëz të thjeshtë ngushëllojnë familjen e Dritan Hoxhës


    Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi, njerëz të të gjitha kategorive: qytetarë të thjeshtë, krerë të shtetit, politikanë, ministra, artistë, gazetarë dhe shumë e shumë të tjerë, kanë qëndruar dje në radhë, që në orët e para të mëngjesit, për të bërë homazhe dhe për të ngushëlluar, për humbjen e themeluesit dhe Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha. Një pelegrinazh që s‘mbaronte kurrë ishte numri i madh i qytetarëve që kanë nderuar njeriun, që më shumë se kushdo në vend ishte një pionier i fjalës së lirë dhe krijoi një media kombëtare, për të cilën shqiptarët krenohen në mbarë botën.

    Me mijëra njerëz të medias, politikanë, miq dhe dashamirës kanë shprehur ngushëllimet e tyre në shenjë respekti për Presidentin e "Top Medias", Dritan Hoxha. Qindra gazetarëve, redaktorëve, artistëve dhe punonjësve të tjerë të kompanisë së "Top Media"-s iu bashkuan mesditën e djeshme, për të shprehur ngushëllimet, edhe qindra gazetarë dhe kolegë të mediave të tjera vizive e të shkruara. Për të marrë pjesë në këtë humbje të madhe të familjes dhe kolegëve të Dritan Hoxhës, ishin në mjediset e "Top Channel" edhe politikanë e zyrtarë të institucioneve të ndryshme shtetërore. Ata kanë shprehur dhembjen e tyre për këtë humbje të madhe të njeriut më të shtrenjtë për familjarët e tij, për kolegët dhe njerëzit, me të cilët Tani ndërtoi dhe bëri realitet një ëndërr për gjithë botën e medias vizive, që humbi njeriun guximtar dhe krijues. Kolegët tanë të mediave vizive, por edhe të shkruar, ishin dje për të bërë homazhe dhe për të qenë pranë në këtë ditë të vështirë për të gjithë ne. Vargut të gjatë të njerëzve të prekur nga dhimbja për ndarjen nga jeta të Dritan Hoxhës, iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë të Tiranës.

    Presidenti Topi

    Në orën 14.18 në mjediset e "Top Channel" mbërriti edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ai deklaroi se "veç humbjes së një njeriu, është edhe humbja e dikujt që ka kontribuar shumë në vitet e Shqipërisë moderne në futjen e një imazhi të ri në media, teknologji dhe informacion". "Iku një njeri në radhë të parë, iku një personazh i njohur i jetës mediatike, një njeri që ka kontribuar shumë në vitet e Shqipërisë moderne, për futjen e imazhit të ri në media, në teknologji dhe informacion dhe pa dyshim kjo është një humbje dhe dhimbje për të gjithë. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet e mia, familjes në radhë të parë, shoqërisë dhe të gjithë ‘Top Medias‘, tha Topi.

    Ish-presidenti Moisiu

    Për të ngushëlluar familjen e Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha, ka qenë dje në 14.30 edhe ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai bëri homazh para arkivolit me trupin e pajetë të Dritan Hoxhës dhe ngushëlloi familjen e tij për këtë humbje të madhe.

    Rama

    Homazhe për të ngushëlluar familjen e Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha, ka zhvilluar dje, rreth orës 13.30, edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kryetari Rama ka qenë i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar të PS-së, të cilët bënë homazhe pranë trupit të tij.

    Meta

    Familjen e Presidentit të ndjerë të "Top Media"-s e ka ngushëlluar dje rreth orës 14.00 edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Ai ishte i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar të LSI-së.



    Shqip
    Sui generis

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    S'e kuptoj pse nuk i ndani gjerat. Aksidente dje kane ndodhur tre: nje aksident ne aksin e Himares, nje tjeter ne Lushnje, ky i Dritan Hoxhes dhe Enteles (vajzes 27-vjecare). Ne kete teme, o shqiptarë, po flitet per te tretin aksident. Perderisa organizata Top Media pati nje ndikim te madh (te pavezhguar ndonjehere), shume persona publike pritej te merrnin pjese per homazhe. Por me shume se personat publik, ishin kolege, miq, etj. C'eshte ky mentalitet i kalbur qe ka shqiptari per te qene i pari dhe absolutisht i pari per te gjykuar e paragjykuar?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #140
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vdekja e Dritan Hoxhes, ngushëllime nga Kosova

    Personalitete të jetës politike kanë bërë homazhe në zyrat e "Top Channel" në Prishtinë


    Personalitete të jetës politike në Kosovë kanë bërë homazhe në zyrat e "Top Channel" në Prishtinë, pas ndarjes nga jeta të Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha. Ndër ta, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, me gjithë stafin e tij shprehu ngushëllime të thella për humbjen dhe dha konsiderata të larta për "Top Channel". Po kështu, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në emër të komandantit të tyre, bënë homazhe para fotografisë së Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe televizionit "Top Channel". Të njëjtin nderim shprehu edhe zëvendëskomisari i policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti. Edhe shumë qytetarë nga Prishtina shprehën ngushëllime dhe bënë homazhe për këtë humbje të madhe.

    Homazhet për të nderuar Presidentin e ndjerë të "Top Media"-s janë mbyllur dje pasdite, në orën 18.00. Drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë mediatike që krijoi Dritan Hoxha, janë ndarë për herë të fundit në kompaninë që krijoi dhe e ngriti në një gjigant mediatik. Ka qenë një moment i thellë dhimbjeje dhe trishtimi. Më pas, arkivoli me trupin e pajetë të Presidentit të "Top Media"-s është përcjellë pranë familjes. Sot paradite në orën 11.00, zhvillohet ceremonia e varrimit.


    Shqip
    Sui generis

Faqja 14 prej 39 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •