Close
Faqja 13 prej 39 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 390
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Per zotin eshte knaqesi per neve qe i kemi disa experta kaq te mdhej te Ferrari ketu ne forum , e eshte gjynah qe rrini ter kohen ne shtepi e nuk jeni pjes e Fabrikes "Ferrari" ..

    Un njeher tu shfletu kete tem mendova mos jam ke tema e Formula 1 .. fshiva syt nja 2...3 her se tani 3 i mengjesit cka nuk ndodh edhe nuk shoh.. nga njeher.. , nuk jemi ne sikur ai Ferrari i atij qe e merr timonin me vete..

    Un lexova edhe disa shkrime te antarve ketu ne forum dhe them se pse ka pas dashnore e mire ka bo qe ka vdek.. eshte budallek te flitet kshtu.. eshte normale si Milioner qe eshte i takon ta kete nje ne shtepi dhe nje ne rrug.. se tek e fundit .. edhe ne me 1 euro ne xhep nga njeher po ndodh ta kemi nje dashnore ne rrug e nje grua.. ne shtepi..

    Por me dal ne rruget e Shqiperis e me u nda Ferrari ne gjysme eshte jasht normales.. un t'them drejten nuk e njoh Tironen se skam qen asnjeher andej.. qe ta dij se ku eshte ai bulevart.. po qe paska edhe pist per Ferrari.. ne rruget e tirones.. eshte per tu habit ( E nqs eshte e vertet turp per qeverin qe nderton pista te tilla vetem me i marr jeten rahmetlis Dritonit me dashnore )

    Un them qe ferrari me 40..50 km/h nuk ka mundesi te behet ashtu sic ishte ba Makina pa timon.. e Michaelit tan rahmetlis "Driton Hoxha" po kjo ka qen nje shpejtesi teper teper e madhe them kshtu pa mendu dy her 200+ .. se Ferrari nuk o as Renault i Frances as Fiat i Italis qe me 40 km/h te hyn motorri ne bark..

    Kisha them ti lemi fjalet dhe ti shprehim ngushllime familjes per humbjen e birit te tyre.. se kete vdekje nuk e kishte prej zotit por prej mendje madhesis qe del dhe fluturon rrugeve te tirones..

    Ishalla e qon zoti ne Xhehnet se ka vdek me kok n'{} .. pasi edhe me dashnore ne makin besoj qe zoti do ja fal gjynahet se ska faj {} eshte i omel vallaj..

    p.s njeher eshte per tu qesh se un isha ai ne fillim qe dhash se ishte 200 km/h kur pak me von ja futen edhe disa gazeta ne internet lool.. m'duket gjitha gazetat tu marr lajme nga ne.

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #122
    Se pari me vjen keq per ate vete qe iku kaq i ri si dhe per femijet e tij qe do rriten pa baba. Ngushellimet e mia edhe per familjen e vajzes qe e mbylli jeten ne ate menyre dhe ne ate moshe kaq te re.

    Une nje gje nuk kuptoj me ca njerez ketu qe gjoja i kemi shume te perparuar dhe ne vende perendimore dhe na bejne propagande per moral e ku ta di une. Si shpjegohet qe qenkeni kaq te mire ne paragjykimin e asaj vajze dhe arrini deri aty sa e quani dhe prostitute dhe asnje nuk thote asgje per gruan e tij?! Vertet mendoni ju se gruaja e tij nuk e ka ditur per kete te dashur te burrit prej 9 vjetesh? Nqs gruaja na ishte kaq me moral dhe kaq e mire, pse nuk i tregoi vendin burrit? Oh po i tregoi ne fakt duke pjelle sa me shume se e di qe vetem ashtu mund ta mbaj dhe qe ai mos ta lej.

    Prandaj pa i njohur mire njerezit, mos na dilni ketu dhe na beni si Dr. Phil se po flisni ne nje teme vdekjeje. Ata jane ne nje bote tjeter e ju na tregoni perralla per moralin e tij dhe te asaj tani. Sa injorante ka kjo bote mer zot dhe jane pikerisht ata/ato qe e mbajne veten si me te mencurit.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    skam ca ti bejn parave njerzit, populli jeton ne varferi keta qe jan elita ne vend te punojn te bejn dicka bejn gara me ferrari.

  4. #124
    Eshte fatkeqsi se eshte humbje jete, por si i thone - koka ben, koka peson.
    Paraja mund te te jap shume gjera, por nuk mund te ndryshoj ligjet e fizikes, qe te ecesh me shpejtesi te tilla ne rruge qyteti sikur te jesh ne pista garash...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Shikoni gazetat. Te homazhet e politikaneve shikohet se kush ka qene i fut ne thes nga Tani.
    Politikane LEGENA.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  6. #126
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Ketu e paska gdhi Apollyoni me u marr jo ferrari testacoda jo ferrari qe ka pas motorin me firmen e Tanit. Jo po dashnore e vet ka pas audi tt etj hajvanlliqe si keto. Po kujt i plasi se Tan Hoxha ka pas dashnore apo nje nga 5 ferraret ne europe. Mua me shqeteson vetem nje fakt qe keto lacat e viteve 90 skane vene akoma mend qe te sillen si biznesmene te vertete. Hajde hero hajde, tui shtyp robte rrugeve...
    FLANGO MA NON FLECTO

  7. #127
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne oren 11:00, i jepet lamtumira e fundit presidenti i TOP-it
    ****Shuhet në aksident Dritan Hoxha, themeluesi i “Top Media”-s. Vdekja e papritur shokon qindra punonjës

    Shekulli Online
    Pre, 23 Maj 2008 09:20:00

    Sot ne oren 11:00, do ti jepet lamtumira e fundit presidentit te Top Medias, Dritan Hoxha. Pritet te marrin pjese ne ceremonine mortore, qindra personalitete te vendit.

    Presidenti i “Top Media”-s, Dritan Hoxha, humbi jetën në një aksident fatal automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, kur automjeti “Ferrari” me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari Hoxha doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e tij dhe të një vajze 27-vjeçare.

    Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur dhe transportimin e Dritan Hoxhës në spital, por mësohet se presidenti i Top-Medias ndërroi jetë gjatë rrugës. Ndërkohë, ekspertë të policisë rrugore si dhe forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes, ku për më shumë se shtatë orë kryen këqyrjen për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

    Nga hetimet e para, policia deklaroi se dyshohet që shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht kanë çuar drejtuesin e makinës drejt humbjes së kontrollit të makinës. Ndërkohë, “Ferrari” i ndarë më dysh, në pronësi të Dritan Hoxhës i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme auto-teknike.

    ***

    Pak pas mesnatës së enjte, në orën 01:50 minuta, presidenti i “Top-Medias” ka qenë duke udhëtuar me 27-vjeçaren Entela Hysko, me automjetin e tij “Ferrari” me targa DK 3892 H në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Në rrethana ende të paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

    Sipas policisë së Tiranës, e cila ka rindërtuar aksidentin, mjeti që drejtohej nga Hoxha fillimisht është përplasur me trotuarin e krahut të majtë të bulevardit si dhe me dy shtylla dekorative ndriçuese. Pas këtyre përplasjeve, 40-vjeçari nuk ka mundur të kontrollojë më automjetin, i cili është përplasur me një pemë, me perimetrin e trungut 3.1 metër. Kjo ka qenë dhe goditja fatale për jetën e babait të katër fëmijëve të mitur dhe 27-vjeçares Hysko.

    “Automjeti është shkatërruar plotësisht, duke u ndarë në dy pjesë, ndërsa 27-vjeçarja ka humbur menjëherë jetën”,-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Dritan Hoxha ka marrë dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, që i shkaktuan atij vdekjen vetëm pak minuta pas ngjarjes. Mësohet se zemra e tij rrihte në momentin që mbërriti policia, ndaj dhe ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit, por nuk mundi të arrinte i gjallë në duart e mjekëve.

    ***

    Në vendin e aksidentit mbërritën menjëherë zyrtarë të lartë të policisë së Tiranës si dhe ekspertë të policisë rrugore. U formua grupi hetimor nën drejtimin e zv.Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, Ekspertë të Mjekësisë Ligjore, dhe Ekspertë të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

    Grupi hetimor punoi rreth shtatë orë në vendin e ngjarjes, ndërsa në orët e pasdites policia e Tiranës deklaroi dhe shkaqet e aksidentit.“Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertë të grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes së kësaj fatkeqësie është hapësira e madhe e zhvillimit të aksidentit, e cila kap distancën 97.5 metra, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëmtimeve të tij si dhe treguesi i kilometrazhit të automjetit, në manometrin e shpejtësisë është fiksuar shpejtësia prej 170 km/në orë.

    Nga ekspertët në vendngjarje, sqarohet se drejtuesi i automjetit tip-Ferrari, duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, në kushtet atmosferike me lagështirë, ka humbur menjëherë kontrollin e drejtimit të mjetit, duke dalë nga karaxhata e bulevardit “Bajram Curri” në Tiranë”, -thuhej më tej në deklaratën e lëshuar pasditen e djeshme nga Policia e Tiranës.

    HETIMI

    Aksidenti, merren në

    pyetje dëshmitarët

    TIRANË- Policia e Tiranësbëri të ditur dje se nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nga grupi hetimor janë pyetur disa dëshmitarë okularë në vendngjarje, të cilët do të sqarojnë më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje aksidentale automobilistike. Ekspertët auto-teknikë në vendngjarje, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, kanë realizuar me përpikmëri, hartimin grafike- skicor të ngjarjes dhe fotografik, duke i shoqëruar të gjitha veprimet procedurale me filmimet përkatëse. Ndërkohë, makina “Ferrari” është dërguar në mjediset e Policisë Rrugore, ku do t’i nënshtrohet ekspertizave të tjera.

    “Ai jetoi me 300 km në orë dhe fluturoi larg, duke ndezur ekranin e shekullit të ri”

    Edi Rama: Humbëm një nga

    njerëzit që bëjnë histori

    Sot vdiq një njeri nga ata që bëjnë histori. Tani i Topit arriti i vetëm për 7 vjet atë që vendeve si Shqipëria u duhen 70 vjet për të arritur. Ai jetoi me 300 km në orë dhe fluturoi larg, duke kapur ëndrrën e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit të ri në një Shqipëri që ende jeton pas perdes së shekullit të vjetër. Vepra madhështore që Tani i Topit ndërtoi me intuitën e një gjeniu dhe pasionin e një fëmije, është modeli i një suksesi të barabartë me një jetë frenetike të jetuar në timon. Pa e ulur shpejtësinë për asnjë dekikë. Pa pyetur për orën dhe as për rreziqet e rrugës. Pa fjetur, përveçse duke mbyllur sytë, për të ecur më shpejt.

    Pas profesionistëve e talenteve që në mikrofonin e “Top Albanias” dhe ekranin e “Top Channel” gjetën oazin e zhvillimit të tyre në kushte optimale, ishte jeta e një njeriu në kërkim të pareshtur të cilësisë më të mirë. Pas prurjes së pandalshme të risive të komunikimit, formateve moderne të pasqyrimit të aktualitetit, të qeshurave therëse të “Fiksit” e atyre me lot të “Portokallisë”, tingujve të “Top Festit” dhe jehonës së stadiumeve të botës së Super Sportit në kohë reale, ishte jeta e një njeriu në garë me kohën. Pas tasteve të telekomandës që çelte çdo vit dritare të reja në shtëpitë tona, ishte jeta e një njeriu që s'mund të plakej.

    Ikja e tij, përgjithnjë nga kjo botë që nuk i mjaftoi asnjëherë, le pas kudo trishtimin e thellë për ç’ka humbi sot Shqipëria. Së bashku me dhimbjen e madhe tek unë, për humbjen e një njeriu të jashtëzakonshëm, që pata fatin ta njoh nga afër qyshse nisi t'i japë jetë ëndrrës, për të cilën qe lindur dhe të cilës i kushtoi jetën.

    Ngushëllimi i Presidentit

    “Të dashur familjarë të Dritan Hoxhës

    Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të të dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut që me punën e tij ambicioze i dha një dimension të ri bashkëkohor teknologjisë së medias vizive në Shqipëri.Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar të saj ndërsa nëna, bashkëshortja e fëmijët, njeriun e tyre më të shtrenjtë. Ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

    THEMELUESI

    Vdekja e Dritan Hoxhës,

    “Top Media” në shok

    TIRANË- Muzikë funebër në “Top Albania Radio”. Dokumentarë rastësorë në ekranin e “Top Chanel”. Vdekja e papritur Dritan Hoxhës ka shokuar qindra punonjës të “Top Media”-s, të cilët mbyllën dje “dritaret” e informacionit dhe hapën dyert për të pritur ngushëllime.

    Arkëmorti me trupin e themeluesit të grupit mediatik u vendos dje në mjediset e Piramidës, ku zhvilluan homazhe autoritetet më të larta të vendit, shtetërore dhe politike si dhe mjaft gazetarë. 40-vjeçari Dritan Hoxha themeloi grupin e fuqishëm mediatik në vitin 2001, i cili u imponua me shpejtësi në tregun shqiptar, duke u bërë ndër zërat më të rëndësishëm. Fillimisht ai ngriti radion “Top Albania”, e më pas televizionin “Top Chanel”.

    Hoxha u bë promotor edhe i projektit të guximshëm të futjes në Shqipëri të platformës dixhitale tokësore dhe më pas asaj dixhitale satelitore, platformë jo mjaft e përhapur në Evropë si dhe programet televizive në celular. Babai i katër fëmijëve të mitur, tre vajzave dhe një djali humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik, në afërsi të ekspozitës “Shqipëria Sot”, shumë pranë studiove të kompanisë së tij, teksa po udhëtonte me makinën e tij.

    Shekulli

  8. #128
    Me kujtohet kur beri aksident Princesha e Uellsit me Mercedes kompania pati nje ulje te madhe ne treg.
    Kush e di tani se sa ulen ne cmim Ferrari me kete aksident qe beri Princi i Shqiptareve
    "Ata qe nuk e kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin!"

  9. #129
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Anti-Injoranca
    Se pari me vjen keq per ate vete qe iku kaq i ri si dhe per femijet e tij qe do rriten pa baba. Ngushellimet e mia edhe per familjen e vajzes qe e mbylli jeten ne ate menyre dhe ne ate moshe kaq te re.

    Une nje gje nuk kuptoj me ca njerez ketu qe gjoja i kemi shume te perparuar dhe ne vende perendimore dhe na bejne propagande per moral e ku ta di une. Si shpjegohet qe qenkeni kaq te mire ne paragjykimin e asaj vajze dhe arrini deri aty sa e quani dhe prostitute dhe asnje nuk thote asgje per gruan e tij?! Vertet mendoni ju se gruaja e tij nuk e ka ditur per kete te dashur te burrit prej 9 vjetesh? Nqs gruaja na ishte kaq me moral dhe kaq e mire, pse nuk i tregoi vendin burrit? Oh po i tregoi ne fakt duke pjelle sa me shume se e di qe vetem ashtu mund ta mbaj dhe qe ai mos ta lej.

    Prandaj pa i njohur mire njerezit, mos na dilni ketu dhe na beni si Dr. Phil se po flisni ne nje teme vdekjeje. Ata jane ne nje bote tjeter e ju na tregoni perralla per moralin e tij dhe te asaj tani. Sa injorante ka kjo bote mer zot dhe jane pikerisht ata/ato qe e mbajne veten si me te mencurit.
    Fajet i ka o gruaja o e "dashura". Ai qe i mban te dyja palet eshte patjeter i shfrytezuari. Nena dhe edukon kalamajte, babai dashnoret. Ky qenka bere modeli me i zakonshem dhe prototip i emancipimit ne shoqerine shqiptare.

    Po te ishte teme profesionale do gjykohej per aftesite e tij per te ngritur kompani nga hici. Me qe eshte teme vdekjeje i bie te gjykohet per emrin/namin qe ka lene pas ne familje. Ajo cka me shtyu te shkruaj ne kete teme qe per mua nuk i kalon caqet e keqedhjes se njeriut per humbjen e jeteve njerezore, eshte se kjo figure duket te qenka modeli i jetes qe kerkokan nje pjese e mire.

    Shume nuk e dine se posa qe i bejne hije diellit, jeta njerezore e humbet kuptimin e saj. Atehere njeriu deshiron me cdo kusht ta kaloje cakun njerezor dhe te lere gjurmet e gishterinjve kudo. Ketu fillon vetmia e madhe, mbase me e madhe se ajo e varrit. Po me vjen keq.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #130
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    [QUOTE]
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Kjo eshte nje dite zie per gjithe shqiptaret. Ngushellime familjes dhe gjithe shqiptareve per vdekjen e tij.
    cka flet ore njeri!!
    normale qe ka vend per nguzhllime ndaj familjes dhe rrethit te ti miqsor!!
    POR kurr nuk do e quaja nje dite zie per gjithe shqiptaret'se pastaj i bie qe shqipria te qendroje ne zi kombetare gjithe kohen pasi qytetar shqiptar vdesin per dite!!

    sinqerisht me vjen keq per familjen ,prinderit, femijet dhe gruan e ti!
    Zoti thote RUAJU PAK QE TE RUAJ SHUME!!nuk ecet me 180kl ne ore mes tiranes,aq me teper qe paska pasur dhe me vehte!!

Faqja 13 prej 39 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •