Presidenti i Top Media, Dritan Hoxha, humbi jeten sot, pasi makina e tij tip Ferrari doli nga rruga duke u perplasur me nje peme anash Lanes, gje qe ndau makinen ne mes, ne oren 1:50 ne bulevardin Bajram Curri ne Tirane. Fatkeqesisht, gjate rruges per ne spital Dritan Hoxha humb jeten: http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=21152.
TIRANE - Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik sot në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë makina Tip Ferrari ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të 37 vjecarit nga Tirana ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkuar në një hapsirë të plotë 82 metra, është përplasur me pemën 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës. Për shkak të përplasjes së fortë makina është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht. Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policie, duke ndërhyrë menjëherë, për të dhënë ndihmën e parë 37 vjecarit. Dritan Hoxha vdiq gjatë rrugës teksa dërgohej për Spitalin Ushtarak.
Ngushellim bashkeshortes dhe dy femijeve te vegjel! Fjalet jane te teperta.
Krijoni Kontakt