Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Poezi kushtuar Zojës së Bekuar

    Për mujn e majt

    Qe me lule kunorue
    sod na mrini muj i majt
    sod na Zojën m’e nerue
    mledhun jena plot me shen.

    Zojs për dit na zemrat tona
    me ja falun dum bakshish
    ktune mledhun në ket kish’
    mej lotue fajet dona.

    Qe ty besën, lumja Zojë
    të tan bashk na po ta japim
    qi me zemër e me gojë
    me t’nerue për gjith her.

    Po t’premtojm qi me e sajdisun
    Krishtin duem me gjith fuqi
    me shërbye me dashtni
    faret mkatin m’e braktisun.

    I lum njaj qi Zojs bekue
    edhe Krishtit Birit t’saj
    burrnisht krejt si u pat premtue
    u shërben der sa t’jetojë.

    Ky n’ket jet travaj e ankime
    s’ka me nie kurrnji herë
    perse lotët me ja terë
    ka Zotyn me shum ngushllime…


    Dom Ndue Bytyçi

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Ave, Maria Stella

    Fálemi, o déit hyll shkelzue,
    Ama e Zotit fort e shijshme;
    Ti jé qíellit déra e híjeshme.

    Vjén Gabriéli me t’u falun
    Me t’pervûjt edhé e nigióve;
    Eva e ré Ti na ké dalun,
    Lyftën prâne e na paqjove.

    Ti fajtorve zgjidh sixhirat,
    te verbúemve népja driten;
    dávaríti nesh t’ vështírat,
    gjith të mirat bán t’n’aviten.

    Diftóu Nana e gjith njerimit,
    bán qi lutnat t’i nigiójm
    Biri yt qi prej dashtnimit
    per né léu, t’na shelbójn.

    Virgjna e zgjédhun ’e veçúeme,
    ndër gjith tjera e âmbl’ ‘e mír,
    fajesh Ti na paç librúeme,
    Ti na zbut e Ti na dlír.

    Ti na rúej jeten kethjéllt,
    rrugs shelbimit Ti na prí,
    qi tuj pá Jesun ne qiéllt
    te gazmójm gjithmón me Tý.

    Atit Zot i kjóft badéti,
    i kjóft Krishtit lavd e nére,
    bash me Shpirtin Paraçleti
    i kjóft sot e per gjithhére.

    Atë Leonard de Martino ‘Harpa e një arbëreshi’, Venedik 1888.

  3. #3
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Zojës së Këshillit të Mirë


    Nër mjerime e halle e t’zeza,
    T’bijt e Zojës ngushllim kerkojnë;
    Gjama e jonë der n’qiell do t’shkojë,
    Tue lypë mëshirë, tue britë: Medet!
    Qysh n’at ditë qi na braktise,
    Njimij t’zezat na kanë mblue;
    Ktheu, o Nanë, me na ndihmue,
    N’tallaz t’ jetës gjith ditë e net.
    Ktheu, o Zoja e Këshillit t’Mirë,
    Na prij n’paqë t’hyjnueshmit Bir.
    Rreth e rreth figures sate
    Ka me u bledhë gjithë Shqiptaria,
    Kanë me ardhun pleqt e fëmia,
    Me gëzim t’zêmërs tue t’u falë.
    Ka me u ndezë ndër zêmrat tona,
    Njajo fé që ka shelbim;
    Kanë me dijtë prej Tejet pështim,
    Gjithsa njerëz janë n’fushe e n’mal.
    Ktheu, o Zoja e Këshillit t’Mirë,
    Na prij n’paqë t’hyjnueshmit Bir!


    (Tekst i një kënge të njohur)

  4. #4
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Leu xha Krishti e nd’ato duar

    Leu xha Krishti e nd’ato duar,
    fanmira duar, i fjuturoi.
    Ora çë thé kúr ti e pé,
    o Shën Mërí, e të façoi ?
    Thirre ti fort: “O biri im,
    oj malli im, oj jeta ime,
    oj belic’, oj kutëndic’,
    oj parrajs, oj drita ime!
    Mír se erdhe, ea të tè puthënj,
    ea të t’lusënj u dit e vjet,
    vet t’e lidhënj vet t’e zgjidhënj
    dua këtë jet’ vet vet.
    Vetëmith dua u t’ e shtërngonj
    e t’e dërtonj belicën time;
    ai ësht imi, ju mos m’e ngini,
    u të t’mbánj, zëmëra ime”.
    Kështu i fjit jëma e békuar
    kúr ndë duar të bír e kish’,
    por e lëmon, por e shtërngon
    e por e puthën e i jip sis.
    Oj ëm’e virgjër, oj ti fanmír,
    oj pasiqír oj ndéra jon’,
    thuajm si e pate, o e pámëkate,
    Gjithë këtë hjé me tën’Zon’.


    Jul Variboba, nga “Gjella e Shën Mërisë Virgjër”.

  5. #5
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shën Mrís Kshillit Mirë *

    Po rroft’ e Shën Mria
    e t’Mirit Kshíll,
    bashk me t’zgledhurin Bír
    ç’ish léu për né

    Te Skutari shqipt
    e bukur ikonë
    atje shtur’ n’angonë
    sa t’shqitej’ llojasi.

    E t’rruzuamit shpejt
    ká Pol’ i Arbresh
    kush mo e dir’ kish
    néve n’e tha.

    Më pruri me ’të
    trí shpi-vo shqiptare
    të ndérme e dilira
    një ditë çë desh.

    Po shqitur andej
    ká guri ku m’ish
    me ‘të bash do kish
    ngá një prú me ‘ta.

    Kah’ Ëngjulit prënë
    hi hëna ndër qiell
    me ‘të bashk siell
    haré të mdhá.

    Ngá vend çë shkon
    e bardhë si stilë
    Po natnë shkëndilësi zjarri shkrëpen…

    Nikollë Filja


    * Ardhur ká Skutari i Alvanísë.

  6. #6
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Ndër kambë Tua

    Ndër kambë tua, Zoja Mërí,
    Janë tue ardhë, qe, tanë bijt t’tú;
    Merr dhantinë, që me dashtëní
    Zêmra e jonë, o Nanë, t’kushton.
    Por n’mos kjoshin zêmrat tona
    Aq të bardha, porsi lili:
    Ti jé Nana gjithë e jona,
    Tjeter shpirti s’na kerkon.
    Nanë e dashtun, Nanë e lume,
    Nanë e Zotit n’ty mishnue,
    Ti e din mirë se n’jetë t’shkretnueme,
    Zêmra e eme, o Zojë, ankon.
    Ty, o e Qiellve bukuria,
    Ty, që ndrite prosi diell,
    T’falet, Zojë, t’falet, Maria,
    Zani i em, kah lavde t’kndon.
    Sheklli e ferri, ah! sa mundohen
    Me m’vû prita, n’mëkat me m’ rrxue;
    As un’ s’kam se kuj i ankohem,
    Veç Ty, o Nanë, që t’mirën m’don.
    Kur kah Ti un’ sytë i priri,
    Njallem n’zêmër plot uzdajë,
    Zojë, prej Teje na rrjedh hiri,
    Nper Ty shpirti, o Nanë shêjtnon.
    Due me t’ dashtë, me t’ dashtë gjithhera,
    M’u ndezë flakë n’dashtëní për Ty ;
    Me t’avitë due zêmra tjera
    Me t’kndue ‘ i lavd që Ty t’madhnon.
    Ardhët, po, ardhët, ah! shpejt ardhët dita,
    Qi i shkatërruem prej shekllit t’mjerë,
    Fluturim, si gjithherë prita,
    Ardhsha atje, ku Ti lumnon.
    E atje n’qiellë, po para fronit
    Shpirti em tue u permbysë,
    Ka me u gëzue pergjithmonit:
    Tjeter zemra, O Nanë s’m’ dishron.

  7. #7
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shtegtimi n’Kevlar

    (prej Heinrich Heine)


    I.
    Nana n’dritsore rrite,
    Ne shtrat ish djali shtrue:
    “Me pamun proçesjonin,
    Wilhelm, a don m’u çue ?”

    “Un jam i lig, o nanë,
    As ndîi as muej me paa:
    Kam n’mênd te dekmen Rite,
    E zêmra âsht fort tuj m’kiaa. »

    « Rruxaren mêrr, e librin,
    Çou, n’Kèvlar do t’shkojm sot:
    Me t’shndosh kaa zêmren Zoja
    Qi âsht Nana e t’ Madhit Zot. »

    Flamorët e Kishës perhidhen,
    Muzikës po i ndihet toni :
    N’Kolonje, ne breg t’ Rrenit,
    Kadalë ecë proçesjoni.

    Mas popullit shkon nana
    Me djalë të vet per brii ;
    E kndojn te dy nji gojet:
    “Levdue kjosh ti, Marii!”.

    II.
    Nana e Tenzot ne Kèvlar
    Petkun kaa veshë mâa t’riin ;
    Asajë me shndoshë i duhet
    T’tanë t’ligjt qi sot ktû viin.

    E Zojës i biin dhuntiina
    Kta t’ligj, e vjerrin n’muer
    Gjymtyrë me dyllë trajtuemun
    Me dyllë bâa kamë e duer.

    Aj qi ‘ i dorë dyllit prûni
    Doren e shdoshun kaa:
    Aj qi ‘i kamë dyllit falë,
    Ne kamë s’ndjin dhima mâa.

    Nji zêmer t’vogel dyllit
    Prej qirit trajtoj nana:
    “Çoja ket Zojës, e dhimat
    Kaa per t’i shdnoshun t’tana”

    Aj, tuj dnesue, tu Zoja
    Me zêmer dyllit shkon,
    Prej syvet lot tuj derdhun
    Me folun po fillon :

    « Tu Ti, nder t’gjith bekue,
    Sherbtorja e t’Madhit Zot,
    O Rregjinesha e Qiellit,
    Kam ardhë me derdhun lot.

    Me nanen bashkë t’Kolonjes
    N’gjytet kem ndêjë me shpii:
    Aj me kapelna e kishna
    Âsht plot, o virgjin Mrii.

    Kojshii kemë pasun Riten
    Qi n’tjetren jetë kaa shkue:
    Zêmren e dyllit mêrre
    E shndoshma zêmren mue.

    Te zêmres m’a shndosh varren
    Si tesh, âshtû n’pleqnii.
    Tuj t’lutun kam me kndue:
    “Levdue kjosh ti, Marii.”

    III.
    N’odë t’vogel i muer gjumi
    Nanen e t’ligun djalë:
    Kur qe se mrênda Zoja
    Hini kadalë kadalë.

    Mii t’smûetin djalë perkulun
    Letë doren n’zêmer t’tii
    E shtini, e me buzë t’qeshun
    U zhduk per mrekullii.

    N’ ânderr gjithçka pau nana,
    E mâa kish pasë shikjue:
    Filluene qêjt me lehun,
    E kiè prej gjunit çue.

    U çue, e mii shtrat djalin
    E pau të dekun shtrii :
    E bardha dritë e agimit
    Letë luejte mii ftyrë t’ii.

    Dy duert perpoq at hera
    E shuemja nanë n’habii;
    E kndoj letë-letë me zêmer :
    “Levdue kjosh ti, Marii!”

    1. Përkthyer nga Dom Lazër Shantoja, Vepra, Botime françeskane, Shkodër , 2005, fq. 21.


    2. Kèvlari, a mâa mirë Kevelaeri, âsht nji vênd i Germanies qi rri afer bregut t’Rrenit, e kû âsht nji e permêndune Shêjtnore e Zojës. N’Kèvlar per gjith vjet katolikët e atyne rrethevet bâjn me shumice shtegtime t’divoçme e t’madhnueshme per me nxjerrë prej s’Lumes Zojë hire e mrekullii gjithfarësh. Mii nji kso shtegtimesh flet kjo poezi e Heines e perkthyeme prej germanishtjet (shënim i përkthyesit).

  8. #8
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    O Mëmë, o Bijë, o Nuse


    Ó mëmë, ó bijë, ó nuse,
    e s’parës Dashurí,
    te qielli mosnjerí
    ká nderin çë ké ti.

    Me qozmë e me të mira
    një lum për týj buroi.
    Vërteta i hírit kroi,
    e i bukurís jé ti.

    Çë kúr në mênt i jerdhe,
    të deshi yn’ Zot te qielli;
    edhe s’ish dhezur dielli,
    çë na gëzon nani.

    S’ish dheu me pemë e lule;
    s’kish zënë edhe qëroi;
    po ç’atëherë kroi
    i hírit kleve ti.

    Në prán u bëre mëmë,
    ti mbete edhe e pangarë;
    se faji i mëmës s’parë
    ngë la ndonj’ shênk tek ti.

    Pushtetin e pasosëm
    me týj yn’ Zot dëftoi.
    Vërteta i hírit kroi
    e i bukurís jé ti.

    Rreth kryethit tat të bukur
    ké hýjzish një kurorë;
    nën këmbëzen si borë
    dreqin e zí ké ti.

    Dridhet ai e shtrëmbonet
    thêmbrën më kot tue t’zënë.
    Ngà yn’ Zot e pati thënë
    se kish’ t’e shtypje ti.

    Kush thot se ti i glet diellit,
    e kush se hënxës s’rè;
    kush thot se e qosme jé
    me gjithë t’mirat ti.

    Në ti për fajet t’mí
    tyt Bíri i lyp ndëjesë,
    se shpejt m’i fal kam besë,
    se të merr vesh ai.

    Besonj se, prej së jëmës,
    dhëmbim do t’két për mua
    çë t’ truhem týj; se krua i dashurís jé ti.


    Zef Skiró

  9. #9
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Vajza Mrí, e bukur ma fort se zanë

    (Sibila Libika)

    Me diell veshun’, e mbathunë me hanë,
    me yj kryetë rreth’ ngjeshunë kunorë,
    Vajza Mrí, e bukura ma fort se zanë,
    Djalinë Jesu kerthí mba ngrykë ndorë.


    Pjetër Bogdani, nga ‘Cuneus Prophetarum”.

  10. #10
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Zoja Shkodrës

    1 Kúr permbrenda atij Tempullit të rí,
    Mue per nen dollma t’Rozafatit true,
    N’gjûj shoh Shkodranin ulë me pervûjtni,
    M’bjen n’mend se Zojë e Shkodres më thonë mue.

    2 E kúr per rreth e qark t’eltervet t’mi,
    Si stina e bukur t’nise me lulzue,
    Fmín e Shkodranit ndiej tue m’kndue n’brohrí,
    Vedin Shkodrane m’ kandet me e kujtue.

    3 Por edhe atë herë, po, kúr Shkodrani t’kjajë
    E t’dnesë nder t’vshtira, neper t’cillat jeta
    Atí i pershkohet, sŷt mue m’mbushen m’ vajë,

    4 E askurr nuk lâ pingul qi Shkodren zhgjeta
    E mnis s’qiellës t’a shinojë, perse e verteta
    Âsht kjo: qi Shkodra â’ emja e un e sajë.




    Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 62-63

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Dita e Ujit të Bekuar
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •