INSTITUTEVE DHE DEPUTETËVE TË KOSOVËS, PRISHTINË
TË VDESIN KARRJERIZMI, PËRÇARJET E KONFRONTIMET DHE ME MENÇURI TË VEPROJMËSI NJË TRUP
Duhet kuptuar që armiqtë ende nuk janë vetëdijesuar dhe nuk po ndalën. Përkundrazi, tani armiqtë janë shumë agresiv. Duket që armiqtë dhe forcat agresive shumë keq i ka turbulluar njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës. Aktualisht këto forca janë ngritur në këmbë të marama dhe kanë hapur gojën “ta gëlltisin” Kosovën! Më armiqtë e Kosovës e të popullit shqiptar janë duke u afruar dhe duke bashkëvepruar kriminelë të shumët.
Dihet që Kosova e kombi shqiptar gjithmonë kanë pas atdhetarë të papërkulur dhe trima të mëdhenj. Por shumë herë armiqtë, luftërat e krimet e tyre mbi popullin shqiptar, i kanë ndihmuar ose mundësuar veprimtaria e karrieristëve mjerana e të verbuar dhe përçarjet e konfrontimet mes Shqiptarëve. Nuk është lehtë të përshkruhen e është tepër, tepër vështirë të harrohen tmerret që ka përjetuar Kosova dhe populli shqiptar. Prandaj, tani duhet të vdesin epshet e sëmura dhe çdo veprimtari që shkakton përçarje e konfrontime mes Shqiptarëve. Kësaj here të gjithë Shqiptarët që kanë ruajtur vlera kombëtare duhet të angazhohen dhe ta realizojmë stabilizimin e gjendjes, përparimin dhe afirmimin e Republikës së Kosovës. Për t’i asgjësuar aksionet kërcënuese të forcave agresive dhe shpëtuar, afirmuar e forcuar shtetin e Kosovës, kërkohet unitetet dhe ndërmarrja e aksioneve të mençura të liderëve të Kosovës e të kombit shqiptar. Mirëpo për të arritur këtë objektiv rëndësi kapitale ka se çfarë njerëzish për diplomat të Kosovës do të zgjidhni e dërgoni nëpër shtete dhe në organizmat ndërkombëtarë. Prandaj, me çdo kusht për zgjedhjen dhe emërimin e diplomatëve duhet të vdesin familiarizmi, krahinarizmi dhe çdo gjë tjetër që nuk i ndihmon interesat e Kosovës. Keni obligim dhe për diplomat të Kosovës me çdo kusht duhet, përveç edukimit shkollor, të kërkohen e vlerësohen aftësitë dhe atdhetarizmi. Diplomati me këto kualitete ka për të lindur e forcuar miqësinë mes Kosovës dhe shtetit ku është akredituar. Kësi diplomatesh mund dhe duhet të kërkohen në Universitetin e Kosovës, Akademinë e Shkencave, në Institutin Albanologjik e gjetiu, si dhe në Shqipëri, Maqedoni, Kosovën Lindore, Mal të Zi, nga Çamëria, kudo ku mund të gjinden Shqiptarë me kualitete të duhura diplomatike. Unë mendoj që për të ndihmuar, këshilluar ose drejtuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës, nuk gabohet në qoftë se bisedohet me z.Besnik Mustafaj, shkrimtar e diplomat i verifikuar dhe njohës i gjuhëve që sot më shumë përdorën në diplomaci. Në qarqet diplomatike, kur ka qenë ambasador i Shqipërisë në France, për Besnikun ka pasur mendime të shkëlqyera. Pastaj, Tropoja nga është ai, deri kur e kanë shkëputur më 1912/ 1913, ka qenë territor i Kosovës dhe çerdhe e atdhetarizmit. Z.Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, ka aftësi e kualitete të larta diplomatike dhe njerëzore. Ai ka qenë organizatori kryesor për demonstratën madhështore të mbajtur në Tiranë më 6 shkurt 1999, në përkrahje të delegacionit kosovar në bisedime më atë të Serbisë në Francë.
Në shtetet që e kanë njohur pavarësinë dhe në shtetet tjera mike të Kosovës e të popullit shqiptar, po dyshohet ose ka brengosje që përfaqësuesit diplomatik nuk do t’i zgjidhni sipas kualiteteve të duhura-Ua dërgoi një shkrim të analistit amerikan James Hooper. Në qoftë se nuk përmbahemi kritereve që kërkohen, diplomatët pa këto vlera nuk kanë për t’i mbrojtur por do t’i dëmtojnë interesat e Kosovës. Kurse këtë e duan dhe janë duke pritur armiqtë e Kosovës. Prandaj, në asnjë mënyrë, kurrsesi nuk duhet të behën gabime të këtilla. Lidhur më këtë po i shënoj dy shembuj: Në gjysmën e dytë të 2006 dhe në gjysmën e pare të 2007, disa persona “të mençur”patën deklaruar dhe kërkuan që në pesëmdhjetë vendet e lejuara Kosovës për hapjen e përfaqësive, të gjithë diplomatët i takojnë
dhe duhet të zgjidhën vetëm nga LDK! Pa asnjë dyshim propozimi i tillë nuk është mençuri as në interes të Kosovës e të kombit shqiptar. Kjo është përpjekje për uzurpim të palejueshëm, primitiv, shumë i dëmshëm dhe i dënueshëm. Me këso veprimesh, me ose pavend, janë ngulfatur të gjithë të tjerët derisa më 1999 u ndërmorën aksionet e egra për të çfarosur popullin shqiptar të
Kosovës. Ende gjinden shqipfolës që, duke u fshehur mbas partive politike ose atdhetarizmit, duan konfrontime ose luftë mes Shqiptarëve. Mjerimi tjetër: Një person tjetër pohonte për një mërgimtar shqiptar në Amerikë “që posedon aftësi dhe është aq i njohur sa që gati në të gjitha zyre
e Kongresit mund të hyj pa trokitur në derë”! Ky njeri nuk është pa atdhetarizëm por nuk dihet se në çfarë gjendje psikike e fizike ka qenë kur kështu ka deklaruar dhe ka shkruar?! Në objektet zyrtare të Amerikës askush ashtu, as zyrtar i lartë, nuk mund të sillet, çdo gjë me rigorozitet kontrollohet. Por pohimi është servuar, nga epshet personale ose verbëria partiake, për t’i mashtruar dhe tradhtuar përgjegjësit e institucioneve të Kosovës. Prandaj, për zgjedhjen e diplomatëve mos i besoni askujt brenda as jashtë Kosovës, dhe as mërgimtarëve-çdo gjë maksimalisht duhet kontrolluar dhe
verifikuar. Në diasporë ka Shqiptarë me vlera njerëzore dhe më aftësi diplomatike. Mirëpo disa mjerana gjinden në aksione për t’u “emëruar diplomat” të Kosovës më rrenë e mashtrime dhe përmes miqve,
korrupsionit dhe rrugaçërisë. Kur zyrtarët e Amerikës e kuptuan realitetin rreth Kosovës e çështjes kombëtare shqiptare dhe se kush de fakto po i rrezikon popujt e paqen, Beogradi ende me kokëfortësi besonte e vepronte si pas bindjeve dhe rrethanave të mëparshme! Me siguri kjo ishte çmenduri e
rrezikshme. Prandaj, duhet qartë të kuptohet realiteti aktual dhe kurrsesi të mos veprohet e vendoset ose të shpresohet së çdo gjë ka marrë fund me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pastaj, rrethanat ndërkombëtare dhe raportet mes shteteve të mëdha nuk janë gjithmonë të pandryshueshme. Pak
kohë mbasi drejtuesit e bashkësisë ndërkombëtare filluan ta mbrojnë Kosovën, Shqipërinë e interesat ekzistenciale të popullit shqiptare, me një unitet e angazhim më të madh dhe me veprimtari në rrugë të duhur, më siguri më herët kemi pas mundësi ta realizojmë pavarësinë e Kosovës. Për këtë, njëherë nuk është në interes të Kosovës por as të të verbuarve dhe sidomos të tradhtarëve, me kërkesa e veprimtari të dëmshme të detyrohem të publikoj dokumente autentike. Mbas ndryshimit të pushtetit në shtetet e Evropës Lindore, sidomos gjatë dhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ka qenë shumë më lehtë dhe pa rreziqe të pranohet Kosova shtet i pavarur. Në politikë, gjatë luftimeve dhe aksioneve për çlirim kombëtar mundësohen rreziqet dhe shkaktohen dëme të mëdha kur nuk kuptohen
realisht rrethanat ndërkombëtare ose kur nuk ka unitet në ndërmarrjen e aksioneve. E dini, ngjarjet dokumentuan që pas forcimit të Rusisë kërcënimet e rreziku kanë qenë mjaft të mëdha dhe mundësitë krejt tjera për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kurse pa njohjen e pavarësisë së Kosovës kishin me qemë të garantuara tragjeditë ose katastrofa kombëtare. Prandaj, tani kurrsesi nuk guxojmë të bëjmë gabime, më mençuri duhet të dimë të veprojmë dhe të shkojmë vetëm rrugës që çon drejtë
fitores.Të përkujtohen dhe kuptohen humbja e territoreve të Sanxhakut Nishit, luftat e aksionet për ta çfarosur popullin e Kosovës më 1998/1999, veprimet antikosovare të disa individëve në organizmat ndërkombëtar, aksionet aktuale në Ballkan e nëpër botë kundër njohjes së pavarësisë së
Kosovës, trillimet monstruoze të Karla del Ponte, ish prokurore e Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë, dhe ngjarjet banditeske në Himarë në prill 2008, me pretendime territoriale dhe kërkesa agresive kundër Shqipërisë. Për të kuptuar edhe më mire urrejtjet e rreziqet ndaj Kosovës e kombit
shqiptar, të lexohet libri “Rusia dhe Kosova, nga Shaqir Vukaj, intelektual e diplomat.
Pra mençuria e uniteti në veprime dhe angazhimet maksimale
të drejtuesve e të politikanëve të Kosovës TANI JANË SHPËTIMTARE
DHE SUKSESI E FITORJA E PËRFUNDIMTARE, MË RËNDËSI PËR
INTERESA TË TË GJITHË SHQIPTARËVE.
Më 23 prill 2008, USA Dr.R. Xhema
Krijoni Kontakt