Sejcili kur desheron te ēlodhet apo te defreje pa levizur nga shtepija, shtrengon ne dore komanden e televizorit. Me germa te medha dhe tekste ngacmuese per te terhequr shikuesit degjojme emertimet e emisioneve: Opinion, Skaner, New day, Exlusiv, Déją vy, Logos, Top story, Aldo morning show, Music show, etj. qe mbushin pafundesisht ekranet tona .
Drejtuesit e programeve dhe jo ralle edhe te ftuarit, gjithashtu zbukurojne bashkebisedimin me ēibane (fjale te huaja) qe degjohen pa u kuptuar nga shikuesit, te cilit i drejtohen. Valle a i kuptojne edhe ata vete, domethenien e tyre?
Pyetja qe vetvetiu te vjen nder ment eshte se : perse ky vershim majtas e djathtas nga gjuhet e tjera, nderkohe qe kemi fjalorin e kuptueshem te gjuhes shqipe ?
Historikisht, perdorimi i fjaleve apo dhe te gjuhes se huaj per bashkbisedim ne mjedisin vendas, ka patur vetem nje qellim : ate te dallimit te shtreses sunduese nga shtresat e tjera te popullsise. Ne rast se ne shk.18 pothuaj te gjithe oborret mbreterore, perdornin si gjuhe te folur dhe te shkruar frengjishten, nenpunesit, tregetaret dhe njerezit e artit trazonin ne fjalorin kombetar, shume shprehje te saj. Ne Rusine cariste u ndalohej femijeve te aristokracise edhe brenda familjes te flisnin rusisht , si gjuhe e sherbetoreve dhe bujkroberve. Deshmi te kesaj dukurije e gjejme tek romani « Lufta dhe Paqja » e Tolstoit. Po keshtu edhe latinishtja perdorej si gjuhe e shkences, fese dhe kultures ne shume vende europiane, si gjuhe « e larte » ne dallim nga ajo « e ulet » e popullsise.
Gjuha e huaj dhe fjalori i pasuruar me fjale te marra prej saj, ne perdorim komunikimi ne vend, ishte edhe shprehje e sundimit kulturor dhe politik te nje shteti tjeter, apo te synimeve per kete sundim dhe te perjetesimit te tij. Shembull klasik eshte lufta qe i eshte bere gjuhes shqipe. Teatri ne Shkoder e ka zanafillen nga gjysma e dyte e shk.19 . Shfaqjet deri ne kete kohe nuk jepeshin ne gjuhen shqipe, sepse qe e ndaluar, por vetem ne gjuhe te huaja (f.68 P.Sh.)
Patriarkana e Athines kishte paguar pushtetin qendror osman, qe te ndiqte dhe te denonte egersisht perhapesit e gjuhes se mallkuar te shkruar shqipe. Edhe perdorimi i gjuheve te huaja si frengjishtes, anglishtes, spanjishtes apo portugalishtes ne shtetet e Afrikes, eshte tregues i rezikut te zhdukjes apo edhe te sakatimit te nje gjuhe, siē ka ndodhur ne Indi. Zhdukja dhe sakatimi i nje gjuhe, behet nga mosperdorimi i fjalorit kombetar, ne te foluren e perditshme dhe median e saj. Ky sakatim nuk behet menjehere, por gradualisht me vite dhe dhjetevjeēare.
Perse valle kjo mani, per te perdorur fjalet e huaja ?
Te rinjte e ndotin gjuhen shqipe, per tu dukur « moderne » dhe qe « kane pare bote » perpara bashkefolesve te tyre.
Administrata do te duket « me kulture oksidentale », siē shprehet aktori Robert Ndrenika ne komedine « Koncert ne vitin 36 » pa e vrare mendjen se sa i kuptojne ata qe i lidh puna e perditshme.
Politikanet duan mundesisht te behen sa me te padeshifrueshem nga populli, per te cilin « djersijne dite e nate ». Sa me te paqarta te jene fjalet e tyre, aq me lehte i shmangen gjykimit te zgjedhesve. Kjo mani shpreh edhe qellimin per tu dukur sa me europiane, duke pasuruar jo mendesine me pervojen demokratike te te huajve, por duke zevendesuar fjalet shqipe me ato te vendeve te tjera.
Por jane te shumte ata qe e ndotin gjuhen, sepse duke i degjuar shpesh fjalet e huaja ne shkolle, pune, media dhe rreth-eqark, i kane zevendesuar me to, fjalet shqipe . Shembull po sjell fjalimin ne TV te Presidentit Topi per Marreveshjen e MSA-se me daten 8.02.2008. Keshtu ne vend te fjaleve te huaja « globale, situate, debat, aspirate, konstruktiv, angazhim, kondicionuara etj. »do te ishte shume me bukur te perdoreshin fjalet « e pergjitheshme, gjendje, rrahje mendimesh, shpresat, i dobishem, zotim, te kushtezuara, etj ».
Ndotesit me te medhenj, por edhe mbartesit me te medhenj te pergjegjesise, padyshim jane mediat e shkruara dhe elektronike. Kjo pergjegjesi vjen nga vet natyra e punes se tyre, si perēues te komunikimit midis njerezve. Sot kemi nje gjuhe te studiuar dhe te shkruar shqipe.
Shume gjuhe jane zhdukur vetem pse nuk kane qene shkruar. Ja perse Rilindasit, keta luftetare te ēeshtjes kombetare, bene perpjekje te jashtezakonshme per ti dhene gjuhes sone nje alfabet dhe per te botuar dhe nepermjet shkollave perhapur, gjuhen e shkruar shqipe, sepse « pa gjuhe nuk ka komb ».
Me mire te jesh nje original i gjermanishtes se sa kopje e frengjishtes- shprehej autori i studimit te origjines se gjuheve, prusiani Johan Helder (1774) Ne gjenine e gjuhes ndodhet shpirti i kombit »(f.43 A.Th)
Kjo perpjekje qe ju kushtoi Rilindasve shume pune, shpenzime financiare por edhe jete njerezish, nuk duhet me mendjelehtesi te shperfillet dhe demtohet duke ndotur « gjuhen e perendise » siē e emertonte Naimi.
Media eshte mjeti me i fuqishem ne perhapjen e kultures korekte te te folurit dhe te shkruarit te nje gjuhe, si dhe te pasurimit te saj. Ajo u be nxitese e nevojes se hartimit te gramatikave dhe fjaloreve gjuhesore. Ne shume shtete europiane ka emisione te perditeshme dhe te ridhena ne oraret e mevonshme televizive, qe kane vetem kete qellim. Gjuhetaret u kujtojne bashkeqytetareve, se si ti perdorin fjalet e gjuhes se tyre, ne vend te atyre te huaja. Por fatkeqesisht, ne median tone nje pune e tille u quajt e padobishme dhe u nderpre programi shume simpatik i profesorit Edmond Tupe. Duke qene mjet i komunikimit masiv dhe i kudondodhur, media gjithashtu mund te ndikoje ne sakatimin e gjuhes, dukuri kjo e diteve tona.
Kush duhet te kujdeset per pastertine e gjuhes shqipe ?
Ne rradhe te pare njerezit e shkolluar dhe « elita » kulturore shqiptare, qe e kuptojne rendesine e gjuhes kombetare ne emertimin dhe dinjitetin tone si shqiptare. Jane ata qe duhet te shprehen pa e ndotur gjuhen shqipe dhe te jene kritikues te papajtuar te perdorimit te fjaleve te huaja.
Detyre qytetare dhe profesionale eshte e te gjithe mesuesve te shkollave, e sidomos te Akademise sone zyrtare, per te ruajtur te pa demtuar « kete pasuri » te trasheguar ne mijera vjete. Shpesh, ne vitet e demokracise, jane verejtur dukuri qe kane revoltuar shqiptaret, si mohimi i historise dhe identitetit te popullit tone, shkaterimi dhe vjedhja e trashegimise kulturore, arkeologjike dhe ndertimore, mos berja e njohur e kontributit dhe vlerave te kombit shqiptare ne shkencen boterore rrjedhoje e se ciles, ne shk.XXI, jemi po aq te panjohur si ne kohen e humanistes sone Elena Gjika.
Perpara ketyre fakteve, syte drejtohen nga ata, qe e kane detyre paresore te punes se tyre, rruajtjen e ēdo lloj pasurije kombetare, pra edhe te gjuhes sone, nga Akademia Shqiptare.
U be zhurme e madhe nga akademiket per reformen ne Akademi. Si gjithemone shteti nuk e quan te nevojshme te parashtroje perpara popullit bazen mbi te cilen do te realizohet kjo reforme. Tashme kjo fjale ka marre kuptimin « ngrihu ti, se do ulem une ». Do te jete valle fryma partiake apo profesionalizmi, qe do te percaktojne numrin dhe personat qe do te punojne ne Institucionin me te larte kombetar te Shqiperise ? Cilat do te jene detyrat e Akademise? (Monarkija franceze , ne fillim te shk.18, krijoi Akademine per te vigjeluar mbi pastertine dhe lavdine e gjuhes frenge).
A duhet te jene studiuesit, veprimtaret me te flakte ne mbrojtjen e fushes studimore te tyre? Ne kushtet e vendit tone, te nje shoqerije me nivel demokratik, ekonomik dhe politik akoma te ulet, kjo perben nje domosdoshmeri.
Figura e studiuesit luftetar apo siē i emerton populli « patriote », ne mbrojtjen e objektit te punes se tij dhe e ndergjegjesimit te popullit per vlerat qe mbart, duhet te percaktoje flete- emerimin per keto vende pune. Sepse nje studiues luftetar, shpreh perkushtimin dhe jo moskokēarjen. Nuk i kemi degjuar gjuhetaret e Akademise apo Fakultetitit te Gjuhesise te ngrene fuqishem zerin ne klasat e tyre, komunitet apo media, per ruajtjen nga ndotja te gjuhes « universale »siē e emertonte Kryetari i Akademise se Dijetareve Shqiptare ne Turqi, Hoxha Tahsini.
Ne « Revisten e shkencave » (1877) ai shkruante « Rreth 3000 vjet me pare, veprat shkencore e letrare kane qene shkruar ne gjuhen shqipe ndodhte keshtu ngaqe greqishtja, latinishtja, hebraishtja, persishtja, arabishtja jane formuar vone si gjuhe shkrim-leximit, madje mbi substratin shqip »(f.42 I)
Nderkohe, siē shprehet historiania Anne M. Thiesse « Te shumta jane gjuhet e sotme kombetare europiane qe nuk ekzistonin ne te vertete perpara shk.19». (f.85. A.Th)
Zgjimi kombetar ne shumicen e vendeve sllave shoqeron nje pune shume te madhe rindertimi gjuhesor, nje prodhim letrar te paracaktuar per te perpunuar dhe per te lartesuar gjuhet e reja, me krijimin e shoqatave qe kane per qellim te mbeshtesin shtypjen e librave dhe periodikeve ne gjuhe kombetare (qe me vone te mesohej nga njerezit-shenimi im) Me 1905, Parlamenti i Norvegjise shpall shkeputjen nga sovraniteti i Suedise, por mungonte gjuha kombetare, flitej danisht dhe gjermanisht Ivar Aason,bir i nje fshatari, me mbeshtetjen e Akademise se Troudheim-it, nderton nje gjuhe te re duke u nisur nga disa zona te varfera ne Fiordet e Perendimit. Sot mesohen dy variantet e gjuhes norvegjeze; Landsmaal dhe Riksmaal te cilat jane vendosur nen mbikqyrjen dhe mbrojtjen e Keshillit Gjuhesor duke filluar nga viti 1908. Po keshtu edhe ēifutet perdoren dy gjuhe te ripunuara , hebraishten (gjuhen e bibles) dhe idish-en (gjuhen e ēifuteve europian).
Gjuha e shkruar serbe ishte nje perzjerje e sllavishtes se vjeter me rusishten, fort e larguar nga e folura popullore Karaxhiē themelon gjuhen e re kombetare mbi dialektin stokavien te perdorur nga serbet, malazezet, sllavet e islamizuar dhe nje pjese e kroateve (f.104 A.Th)
Me 1830 historiani austriak Fallmerayer pohon se greket moderne nuk jane aspak pasardhes te heleneve te lashte ēeshtja e vazhdimsise historike u jep nje nderthurje te veēante perplasjeve per krijimin e nje gjuhe kombetare(f.114-115 A.Th)
Nuk mund te rish pa ndjere nje krenari te ligjshme per gjuhen shqipe, e cila jo vetem qe eshte e pa sajuardhe ska patur nevoje te rindertohet nga dora e poeteve dhe gjuhetareve, por ka nje vijushmeri pa nderprerje qe nga krijimi i shoqerise se pare njerezore europiane, ajo pellazge.
Nuk mund te besohet qe te jete ruajtur nje abece, afro 3000 vjete ndermjet shqiptareve, te kete qene perdorur nga 90 breza e me teper, vetem si trashegim, pa ndruar format e saj ; kaq sa edhe me parjen e pare na qellon ne sy shembellimi i saj me abecen feniqishte shprehet i mahnitur gjuhetari Johan G. Hahn (f.31 Shenime permbi shkrimin e vjeter pellazgjik)
Me te drejte, gjuha shqipe duhet te hyje ne trashegimine historike boterore dhe te ruhet pastertija e saj me kujdesin me te madh, ne rradhe te pare nga ana e shtetit tone dhe ne shqiptaret.
Por, qe te ruhet nga demtimi apo dhe zhdukja nje trashegimi, e ēfaredo natyre qofte, duhet me pare te njihet vlera e saj nga ata qe e zoterojne.Nuk kane qene te rralla rastet kur ikonat mesjetare me vlere te pallogaritshme, ne fillim te viteve 90 jane shitur nga padituria per nje televizor. Fatin e tyre e ndoqen edhe tavanet e gdhendura, objektet arkeologjike, veshjet popullore, etj.
A njihet vlera historike e gjuhes shqipe ? Ne Shqiperi ka shume « ēudira » per nje mendesi europiane, por ēudija me e madhe eshte qendrimi ndaj nje prej pasurive qe ēdo shtet ne bote do ta enderonte, ai i fshehjes se vlerave historike te gjuhes shqipe.
Po te shikoni librat e historise qe perdoren gjate 9 viteve te shkolles, te ciklit te ulet dhe te mesem, zor se i kalon dy tre rrjeshta teksti qe flet per te.
« Gjuha shqipe i perket familjes se gjuheve indo-europiane dhe ska lidhje me asnje gjuhe tjeter. Rrjedh nga ilirishtja nga e cila nuk kemi material te shkruar ». Ky eshte « historiku » qe mesojne femijet dhe rinia shqiptare. Por sigurisht edhe prinderit e tyre nuk dine me shume. Me nje padituri te tille, gjuha shqipe jo vetem ndotet, por edhe braktiset shume kollaj per nje gjuhe te madhe se ciles shtetet perkatese ua bejne hysmetin per ta vleresuar. A nuk eshte pergjegjesi e akademikeve tane qe e ngrene fuqishem zerin per karriget e tyre, te ngrene po aq fuqishem zerin per ta bere te njohur kete pasuri boterore, siē eshte gjuha e jone, shqiptareve dhe botes akademike te huaj? A nuk eshte pergjegjesi e Ministrise se Arsimit, nen kujdesin e se ciles hartohen tekstet shkollore? A nuk eshte pergjegjesi e shtetareve tane, qe gjate punes se tyre duhet ta njohin dhe ta mbrojne trashegimine historike te zgjedhesve te tyre dhe jo ta ndotin ate me kulturen e tyre « oksidentale »?
Prandaj desheroj te pyes te gjithe te siperpermendurit: Kush do ta mbroje nga ndotja, gjuhen shqipe?
Fatbardha Demi
11.02.08
A.Th. - Anne Marie Thiesse « Lindja e Identiteteve Kombetare » botim i Prishtines
I. « Iliriada » Reviste botuar ne Athine, tetor 2005
P.Sh.- P.Shestani « Talenti Fishtian ne arte » (Ilirada ,tetor 2005)
Krijoni Kontakt