Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    8.

    JOHAN GUTENBERGU
    JOHANN GOTENBERG
    1400 – 1468


    Shpesh Johan Gutenbergun e quajnė zbulues i makinės sė shtypit. Ėshtė e vėrtetė se ai i zbuloi shkronjat lėvizėse dhe e pėrsosi makinėn e shtypit, me ēka mundėsoi qė nė mėnyrė tė shpejtė dhe tė saktė tė prodhohet ēdo lloj i materialit tekstual.

    Shumė zbulime nuk kanė qenė tė pėrpunuara prej fillimit deri nė mbarim vetėm prej njė njeriu, por ky zbulim ėshtė finalizuar. Shtypi dhe unazat e shtypit, tė cilat punojnė nė bazė tė parimeve tė ksilografisė, janė pėrdorur qysh nė kohėt mė tė hershme. Ksilografia ka qenė e njohur ndėr kinezet shumė shekuj para se tė lindej Gutenbergu, dhe ėshtė fakt se atje u zbulua libri i shtypur qė nė vitin 868.
    Ajo teknologji ka qenė e njohur edhe nė Perėndim, po ashtu para Gutenbergut. Ksilografia mundėson qė prej njė libri tė prodhohen mė shumė ekzemplarė. Por kjo mėnyrė e prodhimit ka njė mangėsi tė madhe; pėr ēdo libėr tė ri duhet tė pėrpunohen gravura tė reja apo pllaka, kėshtu qė, nuk ėshtė e mundur qė tė shtypen libra tė shumtė e tė llollojshėm.

    Disa mendojnė se merita mė e madhe e Gutenbergut ėshtė zbulimi i shkronjave tė lėvizshme. Por, ato i kishte zbuluar Pi Shengu nė Kinė nga mesi i shekullit 11-tė. Pi Shengu, shkronjat e tij i ka punuar nga argjili, i cili nuk ėshtė i pėrhershėm; megjithatė kinezėt tjerė si dhe disa koreanė futen disa pėrmirėsime, ndėrsa koreanėt shėrbeheshin me shkronja metalike qysh para Gutenbergut. Faktikisht, nė fillim tė shekullit tė 15-tė nė Kore kanė ekzistuar shkritore pėr prodhimin e shkronjave shtypėse. Por pėrkundėr kėsaj, nuk duhet qė Pi Shengun ta konsiderojmė si personalitet me ndikim tė veēantė. Para sė gjithash, Evropa nuk i ka marė shkronjat lėvizėse nga Kina por ato i krijoi vetė. E dyta: tė shtypurit me shkronja lėvizėse nė Kinė u zgjerua, madje nė kohėn mė tė re, kur tė shtypurit modern tė librave ishte marrė nga Perėndimi. Teknologjia moderne e shtypit ka katėr komponente kryesore. E para janė shkronjat lėvizėse sė bashku me mėnyrėn e radhitjes dhe tė pėrforcimit tė tyre, e dyta ėshtė vetė makina e shtypit; e treta ėshtė ngjyra pėrkatėse e shtypit; dhe e katėrta ėshtė letra pėrkatėse mbi tė cilėn shtypet teksti. Letra u zbulua shumė mė herėt (nga kinezi Caj Lun nė shek I) dhe nė Evropė ėshtė pėrdorur shumė para Gutenbergut. Por, ajo ishte elementi i vetėm i teknikės sė shtypit, tė cilin Gutenbergu e mori, e nuk e zbuloi. Edhe pse qysh para tij deri diku ishin tė pėrpunuara elementet tjera, ai i bėri pėrmirėsimet thelbėsore. Pėr shembull, ai e krijoi legurėn pėr pėrpunimin e shkronjave, kallėpet pėr shkrirje precize, ngjyrėn e shtypit dhe makinėn e shtypit. Por merita e tij ėshtė shumė mė e madhe se sa kontributi i dhėnė me kėto risi dhe pėrmirėsime. Rendėsia e tij bazohet nė faktin se tė gjitha elementet e shtypit i ndėrlidhi nė njė sistem efikas prodhues. Ndėrkaq shtypi, ndryshe nga tė gjitha zbulimet e mėparshme, nė esencė ėshtė teknologji pėr prodhim masiv. Vetvetiu, pushka ėshtė armė mė efikase se sa harku e shigjeta. Ndikimi i librit tė shtypur nuk dallon nga ndikimi i dorėshkrimit. Analogjikisht, pėrparėsia e prodhimit nga shtypi ėshte nė prodhimin masiv. Dhe ketu Gutenbergu nuk zbuloi makina tė posaēme apo organizime, madje s'bėri edhe vetėm disa pėrsosje, por krijoi teknologjinė komplete tė prodhimit.

    Tė dhėnat biografike pėr Gutenbergun nuk janė shumė tė njohura. Dihet se ėshtė i lindur rreth vitit 1400 nė Majnc Gjermani. Zbulimet e tij tė shtypjes datojnė nga mesi i shek. tė 15-tė ndėrsa prodhimin e vet mė tė famshėm Biblėn e shtypi rreth vitit 1454-1455. Ėshtė pėr t'u habitur se emri i Gutenbergut, pėrkundėr faktit tė pamohueshėm se u shtyp nė shtypshkronjėn e tij, nuk gjendet nė asnjė nga librat e tij, madje nuk gjendet as nė Bibėl (e njohur si Bibla e Gutenbergut). Nga kjo del se nuk ka qenė tregtar i mirė dhe me siguri nuk ka arritur tė fitojė shumė para. Madje, nė disa procese gjyqėsore ishte i dėnuar, e njėherė u dėnua me konfiskimin e makinave nė dobi tė partnerit tė tij Johan Fust. Gutenbergu vdiq nė vendlindje mė 1468.

    Pasqyre tė posaēme pėr ndikimin e tij nė historinė botėrore mund tė fitojmė me krahasimin e zhvillimit tė Kinės dhe tė Evropės. Nė kohėn kur u lind Gutenbergu, qė tė dy rajonet kishin pėrafėrsisht nivel tė njėjtė tė zhvillimit teknik. Por, qė kur ai e zbuloi shtypjen moderne, Evropa pėrparoi me hapa shumė tė shpejtė, ndėrsa Kina nė tė cilėn deri vonė pėrdorej ksilografia u zhvillua mė ngadalė. Pa dyshim do tė ishte pėrfundim i pavend po tė konsideronim se shtypja moderne ishte shkaku i vetėm pėr atė dallim, por roli i saj ka qenė i pakrahasueshėm.
    Pothuajse ėshtė e sigurt se edhe po tė mos ishte lindur Graham Belli, telefoni do tė zbulohej nė tė njėjtėn kohė. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr shumė zbulime tė tjera. Por, pa Gutenbergun, zbulimi i shtypjes moderne tė librave me siguri do tė vonohej me gjenerata tė tėra. Kur ta marrim parasysh ndikimin pėrfundimtar tė shtypjes sė librave gjatė historisė, atėherė na bėhet i qartė vendi i merituar i Gutenbergut qė nė fillim tė kėtij libri.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    te huajjt i vlersojn realisht gjerat

    zoti te shperbleft per temen

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    9.


    KRISTOFER KOLOMBO

    1451 – 1500




    Duke u pėrpjekur qė tė gjen rrugėn perėndimore nga Evropa pėr nė Azi, Kolombo rastėsisht, zbuloi qė tė dy kontinentet amerikane dhe me atė bėri ndikim tė madh ndaj historisė botėrore, saqė edhe vetė atij nuk ia ka marrė mendja. Zbulimi i tij, me tė cilin nisė fillimi i epokės sė kėrkimeve dhe i kolonizimeve tė Botės sė Re, paraqet momentin kyē nė histori. Me kėtė Evropianėve iu hapėn dy kontinente tė reja pėr shpėrnguljen e popullėsisė sė dendur, ndėrkaq territoret e reja u bėnė burim i pasurive minerale dhe lėndėve tė tjera, tė cilat e ndryshuan ekonominė evropiane. Zbulimi i Kolombos nxiti shkatėrrimin e civilizimit tė indianėve amerikanė. Nė fund, ajo mundėsoi formimin e kombeve tė reja nė Hemisferėn Perėndimore, plotėsisht tė ndryshme nga fiset indiane nė atė pjesė tė botės, tė cilėt kanė pasur dhe kanė ndikim tė madh ndaj popujve nė Botėn e Vjetėr. Jeta e Kolombos nė pėrgjithėsi ėshtė e njohur mirė. U lind nė Gjenovė, Itali, nė vitin 1451. Bėhet lundrues i mirė dhe kapiten i anijes. Herėt vjen nė pėrfundim, se ėshtė e mundshme tė gjendet rruga deri nė Azinė Lindore nga Oqeani Atlantik dhe kėmbėngulė qė ta realizojė atė qėllim. Nė fund arrinė ta bindė mbretėreshėn Izabela qė ta financojė udhėtimin e tij gjurmues. Me anijet e tij u nis nga Spanja mė 3 gusht tė vitit 1492. Sė pari arriti nė ishujt e Kanareve afėr bregut afrikan, kurse prej aty mė 5 shtator lundron nga Perėndimi. Udhėtimi ėshtė i gjatė dhe marinarėt e frikėsuar donin tė ktheheshin. Por, Kolomboja kėrkon qė tė vazhdohet dhe mė 12 tetor 1492 marinarėt panė tokėn.

    Nė mars tė vitit tė ardhshėm, Kolomboja kthehet nė Spanjė, dhe si fitimtar i madh qė ishte, atij iu bėnė nderime tė larta. Ai ndėrmori edhe tri ekspedita nga Oqeani Atlantik, gjithnjė me dėshirė tė flaktė qė tė arijė drejtpėrsėdrejti nė Kinė apo nė Japoni. Kolombo vazhdon tė insistojė se e ka zbuluar rrugėn deri nė Azinė Lindore, madje edhe atėherė kur shumė njerėz veē e kishin kuptuar se ajo nuk ishte e vėrtetė.

    Mbretėresha Izabela i premton funksione administrative pėr ēdo vend qė ai do ta zbulojė. Por, ai u tregua si administrator i keq, u lirua nga ēdo funksion, madje tė lidhur me pranga e kthejnė nė Spanjė! Sė shpejti u lirua, por nuk fitoi asnjė funksion. Prapėseprapė vdes shumė i pasur nė vitin 1506.

    Udhėtimi i parė i Kolombos gjithsesi ka ndikim jashtėzakonisht tė rėndėsishėm nė historinė evropiane, e aq mė tepėr pėr dy Amerikat. E dhėna qė ēdo fėmijė e di nė Amerikė ėshtė viti 1492. Pėrkundėr kėsaj, mund tė priten disa reagime nė lidhje me vendosjen aq tė lartė tė Kolombos nė kėtė vepėr.

    Njėri nga argumentet mund tė jetė ai se Kolombo nuk ėshtė zbuluesi i parė i Botės sė Re. Vikingu detar Lif Erikson arriti nė Amerikė disa shekuj para gjenovasit, e nuk ėshtė e pėrjashtuar mundėsia qė edhe evropianėt mund tė kenė lundruar nėpėr Atlantik pas vikingut, e para Kolombos. Por, nė aspektin historik Eriksoni nuk ėshtė personalitet i rėndėsishėm, nga se pėr zbulimet e tij nuk dihet asgjė praktikisht dhe ato nuk shkaktuan ndryshime as nė Evropė e as nė Amerikė. Nė anėn tjetėr, pėr zbulimin e Kolombos shpejt u mor vesh nė tėrė Evropėn. Vetėm disa vite pas kthimit tė tij dhe si rezultat i zbulimeve qė i bėri, nga Bota e Re nisen njė numėr i madh ekspeditash dhe me atė filloi pushtimi dhe kolonizimi i territoreve tė reja.

    Nė fillim tė shek. XVI Evropa ishte e valėzuar: tregtia zgjerohej shumė, andaj gjurmimet gjeografike ishin tė shmangshme. Ėshtė e vėrtetė se mjaft kohė para Kolombos, portugezėt me pėrpjekje tė mėdha kėrkonin rrugė tė reja pėr nė Indi.
    Gjithsesi ėshtė e besueshme se Amerika herėt a vonė do tė zbulohej nga ana e evropianėve. Por pasojat do tė ishin krejt tjetėrfare po tė zbulohej Amerika nė vitin 1510, p.sh. nga ana e ekspeditave franceze apo angleze, e jo prej Kolombos nė vitin 1492. Sidoqoftė Kolomboja ėshtė njeriu qė nė tė vėrtetė e zbuloi Amerikėn.

    Edhe njė argument i mundshėm ėshtė fakti se para udhėtimit tė Kolombos shumė evropianė tė shek. XV e dinin se toka ėshtė e rrumbullakėt. Hipoteza tė tilla shekuj mė parė kanė dhėnė filozofėt e vjetėr grekė, kurse pohimi nga vetė Aristoteli ka qenė i mjaftueshėm qė atė njohuri ta pranonin evropianėt nė vitet 400 tė mileniumit tė dytė. Por, Kolombo nuk nderohet pėr shkak tė verifikimit se Toka ėshtė e rrumbullakėt, madje ai as nuk ariti ta argumentojė atė. Por ai njihet si zbulues i Botės sė Re, ndėrkaq as Aristoteli, as evropianėt e shekullit XV nuk kishin ide dhe dijeni se ekzistojnė kontinentet arnerikane. Karakteri i Kolombos nuk vlerėsohet si i mirė. Thuhet se ka qenė shumė vetjak dhe me kėmbėngulje tė mėdha e ka bindur Izabelėn ta fiancojė, pikėrisht pėr dėshirėn e tij qė tė fitojė shumė nga tėrė ajo punė. Pos kėsaj edhe pse, ndoshta nuk do tė ishte e drejtė qė ta gjykojmė nė bazė tė normave tė sotme etike, ai ndaj indianėve vendas ishte tepėr agresiv. Por, ne kėtu nuk pėrpilojmė listė tė njerėzve mė bujarė nė histori, por tė ndikuesve mė tė mėdhenj, e sipas atij kriteriumi Kolomboja plotėsisht e meriton vendin nė mesin e dhjetė tė parėve nė kėtė vepėr.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2008
    Postime
    11
    Allahu ju shperblefte o vella, me te vertete jeni per cdo lavd. Allahu ju ruajt. Amin

  5. #15
    Tifoz i flaktė Maska e Juventini
    Anėtarėsuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Postime
    353
    me fal qe po nderhyj por ky liber ka shume gjera te paverteta keshtu qe nuk ia vle te lexohet ne te thuhet qe Muhamedi vetem mendonte qe kishte shkuar ne Xhenet, dhe thuhet qe dhe 4 kalifet qe ndoqen Muhamedin (4 kalifet e mire) ishin profete. Kete librin e kam lexuar te plote dhe ka shume gabime por sdq e respektoj se e ka vene Muhamedin a.s. ne vend te pare

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-08-2009
    Postime
    2

    na ishte nje her

    subha.......................

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-08-2009
    Postime
    2
    all-llhu ekber

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-01-2014
    Postime
    1

    Pėr: 100 Personalitetet me te shquara ne Histori sipas Michael H. Hart

    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    1.

    MUHAMMEDI
    570-632


    Pėrcaktimi qė Muhammedin ta vė nė vendin e parė nė listėn e personaliteteve mė me ndikim nė botė, ndoshta te disa lexues do tė shkaktojė befasi, ndėrkaq te tė tjerėt dyshim, por ai ėshtė njeriu i vetėm nė histori, i cili arriti sukses tė jashtėzakonshėm si nė aspektin fetar, ashtu edhe nė atė politik. Edhe pse me njė prejardhje tė thjeshtė, Muhammedi predikoi dhe pėrhapi njėrin ndėr religjionet mė tė mėdha nė botė dhe u bė udhėheqės politik jashtėzakonisht i shkathėt. Sot, trembėdhjetė shekuj pas vdekjes sė tij, ndikimi i tij akoma ėshtė i fuqishėm dhe veprues.

    Shumica e personaliteteve nė kėtė vepėr e kanė pasur fatin tė linden nė erėn e civilizimit, nė mesin e kombeve me kulturė tė lartė dhe me ndikime tė fuqishmc politike.
    Muhammedi, i lindur nė vitin 570, rrjedh nga Meka, qytet nė Arabinė Jugore. Aso kohe rajon i prapambetur, larg nga tė gjitha qendrat e tregtisė, krijimtarisė dhe shkencės. Nė moshėn gjashtėvjeēare mbeti jetim dhe u rrit nė njė mjedis tė prapambetur. Sipas predikimeve islame, ai nuk dinte shkrim-leximin. Gjendja e tij ekonomike u pėrmiresua, kur nė moshėn njėzetepesėvjeēare u martua me vejushėn e pasur Hatixhenė. Pavarėsisht nga ajo, kur iu afrua moshės dyzetvjeēare, tek ai akoma nuk vėreheshin shenja se sė shpejti do tė bėhet figurė e njohur.

    Nė ate kohė shumica e arabėve ishin idhujtarė. Nė Mekė atė kohė ka jetuar njė numėr i vogėl i hebrenjėve dhe krishterėve dhe me siguri pikcrisht nga ata Muhammedi pėrfitoi bindjen pėr njė tė vetmin Zot tė Gjithėfuqishėm, i cili zotėron nė tėrė Gjithėsinė. Nė moshėn dyzetvjeēare Muhammedi mė ishte i bindur qė ai Zot historik (Allahu) ka vėnė kontakt me tė (me ndėrmjetėsimin e engjėllit Xhibril) dhe e zgjodhi pėr predikues tė fesė sė re.

    Tre vjet Muhammedi ua predikonte vetėm tė afermėve dhe shokėve tė tij. Mė vonė rreth vitit 613. bėri edhe predikimė publike. Kur dalėngadalė filloi tė pėrfitojė ithtarė, pushtetaret nė Mekė filluan ta konsiderojnė tė rrezikshėm. Muhammedi ndjehej i rrezikuar dhe nė vitin 622 iku nė Medine (qytet rreth 320 km nė veri tė Mekės), ku i ofruan shėrbim me ndikim tė konsiderueshėm politik.
    Emigrimi i tij, i quajtur Hixh-ret, ėshtė pikė fatsjellėse nė jetėn e Tė dėrguarit. Nė Mekė ai nuk pat shumė ithtarė. Nė Medinė pėrfitoi shumė mė tepėr dhe fitoi ndikim qė faktikisht e bėri zotėrues absolut. Nė disa vite tė ardhshme, kur numri i ithtarėve tė Muhammedit rritej shpejt, u zhvilluan njė varg betejash ndėrmjet Medinės dhe Mekės. Ato luftėra pėrfunduan nė vitin 630 dhe atėherė Muhammedi u kthye nė Mekė ngadhėnjimtar e pushtues. Gjatė dy vjet e gjysmė tė jetės sė tij fiset arabe shpejt e pranuan religjionin e ri. Nė vitin 632, kur vdiq Muhammedi, ai tanimė ishte bėrė drejtues i vėrtetė nė tėrė Arabinė Jugore.

    Pjesėtarėt e fiseve beduine nė Arabi janė tė njohur si luftėtarė tė guximshėm. Por, kėto fise si pakicė dhe tė pėrēara nga betejat e ndėrsjella, duke mos mundur tė maten me armatat mė tė mėdha tė mbretėrive, u shpėrngulėn nė rajonet bujqėsore nė Veri. Pėr herė tė parė nė historinė e tyre, tė bashkuar nga Muhammedi dhe tė frymėzuar nga besimi i tyre i flaktė nė njė tė vetmin Zot tė vėrtetė, ata luftėtarė arabė u lėshuan nė njė varg luftimesh tė papara nė historinė e njerėzimit. Nė Verilindje tė Arabisė shtrihej Perandoria e gjerė persiane e Sasanidėve, nė Veriperėndim ishte Bizanti, apo Perandoria Lindore Romake, me qendrėn e vet Konstantinopojėn. Numerikisht, arabėt nuk kanė mund tė krahasohen me kundėrshtarėt e tyre. Megjithatė, nė fushėn e betejės situata ishte krejtėsisht ndryshe dhe arabėt e entuziazmuar shpejt i sunduan gjithė Mesopotami nė, Sirino dhe Palestinėn. Nė vitin 642 Egjiptin e pushtuan nga Perandoria e Bizantit. ndėrkaq ushtritė persiane u mposhtėn nė betejat e mėdha rreth Kadisisė mė 637 dhe Nehavendit mė 642.

    Megjithatė, ato pushtime tė mėdha tė arritura nėn udhėheqjen e shokėve mė tė ngushtė dhe ithtarėve tė Muhammedit, Ebu Bekri dhe Omer Ibn al Hatabi, nuk paraqitnin fundin e sulmeve arabe. Nė vitin 711 ushtria arabe tanimė shkeli nė Afrikėn Veriore, madje deri nė Oqeanin Atlantik. Sė kėndejmi, ata u nisėn pėr nė Veri, e kaluan Gjibraltarin dhe sunduan mbi Mbretėrinė e Spanjcs.
    Pas nje kohe u kėrcėnua rreziku qė myslimanėt ta nėnshtrojnė tėrė Evropėn e krishterė. Por, nė betejėn e njohur pėr Turin nė vitin 732, kur ata depėrtuan thellė nė Francė, u mposhtėn nga francezėt. Pa marrė parasysh kėtė, pėr mė pak se njė shekull fiset beduine, tė frymėzuara nga fjala e Tė dėrguarit, krijuan perandori qė zgjerohej prej Indisė deri nė Oqeanin Atlantik, qė bota nuk e kishte parė deri mė atėherė. Ngado qė qėndruan ushtritė myslimane, njerėzit masivisht e pranonin fenė e re.
    Me tė vėrtetė, ata nuk e ruajtėn tėrė atė qė e morėn. Edhe pse e mbajtėn fenė e Tė dėrguarit, mė vonė persianėt e fituan pavarėsinė nga arabėt. Ndėrsa, nė Spanjė, pas mė shumė se shtatė shekuj lufte, krishterėt e kthyen tėrė gadishullin. Megjithatė, Mesopotamia dhe Egjipti, djepat e civilizimit tė lashtė, mbetėn arabe dhe sunduan me tėrė bregun verior afrikan. Kuptohet, feja e re vazhdoi tė pėrhapet ndėr shekuj shumė mė larg kufijve tė pushtimeve tė para myslimane. Sot ajo ka me dhjetėra milionė ithtarė nė Afrikė dhe nė Azinė e Mesme, kurse shumė mė tepėr nė Pakistan, nė Indinė Veriore dhe nė Indonezi. Nė Indonezi feja e re u paraqit si faktor integrues. Megjithatė, nė Nėnkontinentin indian konflikti ndėrmjet myslimanėve dhe hindusėve akoma paraqet pen-gesėn kryesore drejt rrugės sė bashkimit.

    Nė njė situatė tė kėtillė, si duhet tė vlerėsohet ndikimi i gjithmbarshėm i Muhammedit nė historinė e njerėzimit? Si tė gjitha religjionet tjera, edhe Islami ka ndikim shumė tė madh ndaj qenies sė ithtarėve tė vet. Pikėrisht pėr atė shkak, tė gjithė krijuesit e religjioneve tė mėdha nė kėtė libėr zėnė njė vend tė lartė. Edhe pse tė krishterė ka rreth dy herė mė shumė se myslimanė, nė shikim tė parė ndoshta duket e papranueshme, qė Muhammedi zė vend mė tė lartė se Jezui. Pėr kėtė krahasim ekzistojnė dy arsye kryesore. E para, Muhammedi ka luajtur rol shumė mė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e Islamit se sa Jezui pėr zhvillimin e Krishterimit. Edhe pse Jezui i dha normat themelore etike dhe morale tė Krishterimit (nėse ato dallohen nga Judaizmi), Shėn Pjetri ėshtė ai i cili e ka pėrpunuar teologjinė krishtere, ai ėshtė prozeliti kryesor dhe autor i njė pjese tė madhe tė Dhjatės sė Re. Ndėrkaq Muhammedi ėshtė themelues i teologjisė islame dhe i parimeve kryesore etike e morale tė Islamit. Pėrveē asaj, ai ka rolin kyē nė pėrhapjen e Fesė islame dhe nė verifikimin e dispozitave tė saj. Para sė gjithash ai ėshtė autor i librit tė shenjtė mysliman-Kur'anit pėrmbledhjet e te dhėnave tė Muhammedit tė frymėzuara kryesisht nga ai. Pjesa mė e madhe e tyre janė shkruar mė shumė apo mė pak nė mėnyrė besnike qysh gjatė jetės sė Muhammedit, e shumė kohė pas vdekjes sė tij janė pėrmbledhur nė njė pėrmbledhje autorizuese. Domethenė Kur'ani nė njė shkallė tė lartė besnikėrisht na i paraqet mendimet dhe idetė e Muhammedit.

    Njė pėrmbledhje aq e hollėsishme e mendimeve tė Krishtit kurrė s'ka arritur deri te ne. Edhe pse Kur'ani ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr myslimanėt, sa edhe Bibla pėr tė krishterėt ndikimi i Muhammedit ndaj Kur'anit ėshtė shume mė i madh. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė ndikimi i Muhammedit ndaj Islamit tė jetė mė i madh se ndikimi i pėrgjithshėm i Jezu Krishtit dhe i Shėn Pjetrit ndaj Krishterimit. Nga aspekti i pastėr fetar mund tė thuhet se ndikimi i Muhammedit ndaj historisė sė njerėzimit ka peshėn e njėjtė me atė tė Jezuit.

    Tė shtojmė edhe diēka. Muhammedi (ndryshe nga Jezui) ėshtė personalitet prijės si nga aspekti religjioz ashtu edhe nga ai shoqėrorpolitik. Respektivisht si forcė lėvizėse e pushtimeve arabe ai mund tė vihet nė vendin e parė si udhėheqės politik mė me ndikim i tė gjitha kohėve.
    Pėr shumė ngjarje tė rėndėsishme historike mund tė them se kanė qenė tė pashmangshme dhe ato gjithsesi do tė ndodhnin, madje pa ua oriemuar fare drejtimin ndonjė udhėheqės i caktuar politik. Pėr shembull, kolonitė e Amerikės Jugore me siguri do ta fitonin pavarėsinė nga Spanja edhe po tė mos ishte lindur Simon Bolivari. Por, njė gjė e tillė s'mund tė thuhet edhe pėr pushtimet arabe. Nė atė aspekt para Muhammedit asgjė s'kishte ngjarė dhe nuk kemi bazė tė mendojmė se e njėjta gjė do tė ndodhte edhe pa tė. Suksese tė ngjashme, qė bėjnė pėrjashtim nė hislorinė e njerėzimit, janė pushtimet e mongolėve nė shekullin XIII, tė cilat kryesisht i udhėhoqi Xhengis Kani. Edhe pse kėto pushtime ishin mė tė gjera se ato arabe, ato nuk mbetėn tė pėrhershme dhe sot rajone tė vetme tė pėrfshira nga mongolėt janė ato nė tė cilat ata jetuan para kohės sė Xhengis Kanit.
    Pushtimet arabe janė diēka krejtėsisht tjetėr. Nga Iraku e gjer nė Maroko shtrihet njė varg i tėrė i etnikumeve arabe, tė cilat s'i bashkon vetėm besimi islam, por edhe gjuha e tyre e unitikuar arabe, historia dhe kultura e pėrbashkėt. Vendi i Kur'anit nė Fenė islame si dhe fakti qė ai ėshtė shkruar nė gjuhėn arabe me siguri kanė qenė pengesė qė gjuha arabe tė tretet ndėrmjet dialekteve tė pakuptueshme, gjė e cila shumė lehtė do tė ndodhte gjatė trembėdhjetė shekujve tė kaluar. Kuptohet, ndėrmjet shteteve arabe ekzistojnė dallime dhe mosmarrėveshje, edhe atė nė njė masė tė konsiderueshme, por mospėrkimet e pjesėrishme s'janė pengesė qė tė shihen elementet kryesore tė bashkimit, tė cilat vazhdojnė tė mbijetojnė. Kėshtu pėr shembull, as Irani e as Indonezia qė tė dy vende prodhuese tė naftės dhe me besimin islam nuk u inkuadruan drejt embargos sė naftės gjatė dimrit tė vitit 1973/74. Dhe jo rastėsisht tė gjitha shtetet arabe, respeklivisht vetėm ato arabe, u kyēėn nė embargo.

    Siē shohim, pushtimet arabe si gjatė shekullit VII ashtu edhe sot vazhdojnė tė luajnė rol tė rėndėsishėm nė historinė e njerėzimit. Dhe pikėrisht ai gėrshetim i pakrahasueshėm i ndikimit shoqėroropolitik dhe feiar na jep tė drejlen qė Muhammedin ta konsiderojmė si personalitet mė me ndikim nė historinė e njerezimit.

    >>> Nr 2
    Ne fakt keto qe jane thene me siper jane te verteta pervec kesaj pjese : dėrkaq Muhammedi ėshtė themelues i teologjisė islame dhe i parimeve kryesore etike e morale tė Islamit. Pėrveē asaj, ai ka rolin kyē nė pėrhapjen e Fesė islame dhe nė verifikimin e dispozitave tė saj. Para sė gjithash ai ėshtė autor i librit tė shenjtė mysliman-Kur'anit pėrmbledhjet e te dhėnave tė Muhammedit tė frymėzuara kryesisht nga ai. Pjesa mė e madhe e tyre janė shkruar mė shumė apo mė pak nė mėnyrė besnike qysh gjatė jetės sė Muhammedit, e shumė kohė pas vdekjes sė tij janė pėrmbledhur nė njė pėrmbledhje autorizuese. Domethenė Kur'ani nė njė shkallė tė lartė besnikėrisht na i paraqet mendimet dhe idetė e Muhammedit.

    ne fakt autor i Kur'anit nuk eshte profeti Muhamed s.a.s por Kur'ani eshte fjala e Allahut e zbritur nga melku i tij Xhebrail per profetim Muhamed qe ai t'ia percillte popullit dhe umetit te tij. Dhe ka nje ndryshim te madh nga kjo qe ti ke permendur. Pjesa tjeter eshte e vertete

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Bernhard Schlink
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 21:10
  3. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  4. "Njė histori e deformuar nga serbėt”
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  5. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •