Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    100 Personalitetet me te shquara ne Histori sipas Michael H. Hart

    1. Profeti Muhamed
    2. Isak Njuton
    3. Jezu Krishti
    4. Buda
    5. Konfuci
    6. Shen Pavli
    7. Ēaj Luni
    8. Johan Gutenbergu
    9. Kristofor Kolombo
    10. Albert Ajnshtajn
    -----------
    11. Lui Paster
    12. Galileo Galiei
    13. Aristoteli
    14. Euklidi
    15. Mojsiu
    16. Ēarls Darvini
    17. Shi Huang Ti
    18. Oktavian Augusti
    19. Nikolla Koperniku
    20. Antuan Lavuazje
    21. Konstandini i Madh
    22. Zhajms Vat
    23. Majkell Faradei
    24. Xhejms Klark Maksvell
    25. Martin Luter
    26. Xhorxh Uashingtoni
    27. Kark Marks
    28. Vellezerit Rajt - Vilbur dhe Orvil
    29. Ēengis Khan
    30. Adam Smith
    31. Eduard De Ver, i njohur me emrin Uilliam Shekspir
    32. Xhon Dalton
    33. Aleksandri i Madh
    34. Napoleon Bonaparti
    35. Tomas Edison
    36. Anton Van Levenhuk
    37. Uilliam Morton
    38. Guljem Markoni
    39. Adolf Hitleri
    40. Platoni
    41. Oliver Kromuell
    42. Aleksander Bell
    43. Aleksander Fleming
    44. Xhon Lok
    45. Ludvig Van Bethoven
    46. Vajner Hajzenberg
    47. Lui Dager
    48. Simon Bolivar
    49. Rene Dekart
    50. Mikelanxhelo
    51. Papa Urbani II
    52. Omar Ibn Al Hatib
    53. Ashoka
    54. Shen Augustini
    55. Uilliam Harvi
    56. Ernest Radherford
    57. Zhan Kalvini
    58. Grigor Mendel
    59. Maks Plank
    60. Xhozef Lister
    61. Nikolaus Oto
    62. Francisko Pisaro
    63. Ernando Kortes
    64. Tomas Xheferson
    65. Isabela I
    66. Stalini
    67. Jul Ēesari
    68. Uilliam Normani
    69. Sigmund Frojd
    70. Eduard Xhener
    71. Vilhelm Rentgen
    72. Johan Sebastian Bah
    73. Lao Ce
    74. Volter
    75. Johanes Kepler
    76. Enriko Fermi
    77. Leonard Ojler
    78. Zhan Zhak Ruso
    79. Nikolla Makiaveli
    80. Tomas Maltus
    81. Xhon Kenedi
    82. Gregori Pinkus
    83. Manes
    84. Lenini
    85. Suj Ven Ti
    86. Vasko De Gama
    87. Kiri i Madh
    88. Pjetri i Madh
    89. Mao Ce Dun
    90. Frencis Bekon
    91. Henri Ford
    92. Meng Ce
    93. Zarathustra
    94. Elisabeta I
    95. Mihal Gotbaēov
    96. Menes
    97. Karli i Madh
    98. Homeri
    99. Justiniani I
    100. Mahavira
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 22-05-2008 mė 13:44
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fisniku-student pėr postimin:


  3. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ndersa ne Vazhdim do i postoj biografit e 10 personalitete te para qe renditen ne kete renditje te Michael Hart...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    1.

    MUHAMMEDI
    570-632


    Pėrcaktimi qė Muhammedin ta vė nė vendin e parė nė listėn e personaliteteve mė me ndikim nė botė, ndoshta te disa lexues do tė shkaktojė befasi, ndėrkaq te tė tjerėt dyshim, por ai ėshtė njeriu i vetėm nė histori, i cili arriti sukses tė jashtėzakonshėm si nė aspektin fetar, ashtu edhe nė atė politik. Edhe pse me njė prejardhje tė thjeshtė, Muhammedi predikoi dhe pėrhapi njėrin ndėr religjionet mė tė mėdha nė botė dhe u bė udhėheqės politik jashtėzakonisht i shkathėt. Sot, trembėdhjetė shekuj pas vdekjes sė tij, ndikimi i tij akoma ėshtė i fuqishėm dhe veprues.

    Shumica e personaliteteve nė kėtė vepėr e kanė pasur fatin tė linden nė erėn e civilizimit, nė mesin e kombeve me kulturė tė lartė dhe me ndikime tė fuqishmc politike.
    Muhammedi, i lindur nė vitin 570, rrjedh nga Meka, qytet nė Arabinė Jugore. Aso kohe rajon i prapambetur, larg nga tė gjitha qendrat e tregtisė, krijimtarisė dhe shkencės. Nė moshėn gjashtėvjeēare mbeti jetim dhe u rrit nė njė mjedis tė prapambetur. Sipas predikimeve islame, ai nuk dinte shkrim-leximin. Gjendja e tij ekonomike u pėrmiresua, kur nė moshėn njėzetepesėvjeēare u martua me vejushėn e pasur Hatixhenė. Pavarėsisht nga ajo, kur iu afrua moshės dyzetvjeēare, tek ai akoma nuk vėreheshin shenja se sė shpejti do tė bėhet figurė e njohur.

    Nė ate kohė shumica e arabėve ishin idhujtarė. Nė Mekė atė kohė ka jetuar njė numėr i vogėl i hebrenjėve dhe krishterėve dhe me siguri pikcrisht nga ata Muhammedi pėrfitoi bindjen pėr njė tė vetmin Zot tė Gjithėfuqishėm, i cili zotėron nė tėrė Gjithėsinė. Nė moshėn dyzetvjeēare Muhammedi mė ishte i bindur qė ai Zot historik (Allahu) ka vėnė kontakt me tė (me ndėrmjetėsimin e engjėllit Xhibril) dhe e zgjodhi pėr predikues tė fesė sė re.

    Tre vjet Muhammedi ua predikonte vetėm tė afermėve dhe shokėve tė tij. Mė vonė rreth vitit 613. bėri edhe predikimė publike. Kur dalėngadalė filloi tė pėrfitojė ithtarė, pushtetaret nė Mekė filluan ta konsiderojnė tė rrezikshėm. Muhammedi ndjehej i rrezikuar dhe nė vitin 622 iku nė Medine (qytet rreth 320 km nė veri tė Mekės), ku i ofruan shėrbim me ndikim tė konsiderueshėm politik.
    Emigrimi i tij, i quajtur Hixh-ret, ėshtė pikė fatsjellėse nė jetėn e Tė dėrguarit. Nė Mekė ai nuk pat shumė ithtarė. Nė Medinė pėrfitoi shumė mė tepėr dhe fitoi ndikim qė faktikisht e bėri zotėrues absolut. Nė disa vite tė ardhshme, kur numri i ithtarėve tė Muhammedit rritej shpejt, u zhvilluan njė varg betejash ndėrmjet Medinės dhe Mekės. Ato luftėra pėrfunduan nė vitin 630 dhe atėherė Muhammedi u kthye nė Mekė ngadhėnjimtar e pushtues. Gjatė dy vjet e gjysmė tė jetės sė tij fiset arabe shpejt e pranuan religjionin e ri. Nė vitin 632, kur vdiq Muhammedi, ai tanimė ishte bėrė drejtues i vėrtetė nė tėrė Arabinė Jugore.

    Pjesėtarėt e fiseve beduine nė Arabi janė tė njohur si luftėtarė tė guximshėm. Por, kėto fise si pakicė dhe tė pėrēara nga betejat e ndėrsjella, duke mos mundur tė maten me armatat mė tė mėdha tė mbretėrive, u shpėrngulėn nė rajonet bujqėsore nė Veri. Pėr herė tė parė nė historinė e tyre, tė bashkuar nga Muhammedi dhe tė frymėzuar nga besimi i tyre i flaktė nė njė tė vetmin Zot tė vėrtetė, ata luftėtarė arabė u lėshuan nė njė varg luftimesh tė papara nė historinė e njerėzimit. Nė Verilindje tė Arabisė shtrihej Perandoria e gjerė persiane e Sasanidėve, nė Veriperėndim ishte Bizanti, apo Perandoria Lindore Romake, me qendrėn e vet Konstantinopojėn. Numerikisht, arabėt nuk kanė mund tė krahasohen me kundėrshtarėt e tyre. Megjithatė, nė fushėn e betejės situata ishte krejtėsisht ndryshe dhe arabėt e entuziazmuar shpejt i sunduan gjithė Mesopotami nė, Sirino dhe Palestinėn. Nė vitin 642 Egjiptin e pushtuan nga Perandoria e Bizantit. ndėrkaq ushtritė persiane u mposhtėn nė betejat e mėdha rreth Kadisisė mė 637 dhe Nehavendit mė 642.

    Megjithatė, ato pushtime tė mėdha tė arritura nėn udhėheqjen e shokėve mė tė ngushtė dhe ithtarėve tė Muhammedit, Ebu Bekri dhe Omer Ibn al Hatabi, nuk paraqitnin fundin e sulmeve arabe. Nė vitin 711 ushtria arabe tanimė shkeli nė Afrikėn Veriore, madje deri nė Oqeanin Atlantik. Sė kėndejmi, ata u nisėn pėr nė Veri, e kaluan Gjibraltarin dhe sunduan mbi Mbretėrinė e Spanjcs.
    Pas nje kohe u kėrcėnua rreziku qė myslimanėt ta nėnshtrojnė tėrė Evropėn e krishterė. Por, nė betejėn e njohur pėr Turin nė vitin 732, kur ata depėrtuan thellė nė Francė, u mposhtėn nga francezėt. Pa marrė parasysh kėtė, pėr mė pak se njė shekull fiset beduine, tė frymėzuara nga fjala e Tė dėrguarit, krijuan perandori qė zgjerohej prej Indisė deri nė Oqeanin Atlantik, qė bota nuk e kishte parė deri mė atėherė. Ngado qė qėndruan ushtritė myslimane, njerėzit masivisht e pranonin fenė e re.
    Me tė vėrtetė, ata nuk e ruajtėn tėrė atė qė e morėn. Edhe pse e mbajtėn fenė e Tė dėrguarit, mė vonė persianėt e fituan pavarėsinė nga arabėt. Ndėrsa, nė Spanjė, pas mė shumė se shtatė shekuj lufte, krishterėt e kthyen tėrė gadishullin. Megjithatė, Mesopotamia dhe Egjipti, djepat e civilizimit tė lashtė, mbetėn arabe dhe sunduan me tėrė bregun verior afrikan. Kuptohet, feja e re vazhdoi tė pėrhapet ndėr shekuj shumė mė larg kufijve tė pushtimeve tė para myslimane. Sot ajo ka me dhjetėra milionė ithtarė nė Afrikė dhe nė Azinė e Mesme, kurse shumė mė tepėr nė Pakistan, nė Indinė Veriore dhe nė Indonezi. Nė Indonezi feja e re u paraqit si faktor integrues. Megjithatė, nė Nėnkontinentin indian konflikti ndėrmjet myslimanėve dhe hindusėve akoma paraqet pen-gesėn kryesore drejt rrugės sė bashkimit.

    Nė njė situatė tė kėtillė, si duhet tė vlerėsohet ndikimi i gjithmbarshėm i Muhammedit nė historinė e njerėzimit? Si tė gjitha religjionet tjera, edhe Islami ka ndikim shumė tė madh ndaj qenies sė ithtarėve tė vet. Pikėrisht pėr atė shkak, tė gjithė krijuesit e religjioneve tė mėdha nė kėtė libėr zėnė njė vend tė lartė. Edhe pse tė krishterė ka rreth dy herė mė shumė se myslimanė, nė shikim tė parė ndoshta duket e papranueshme, qė Muhammedi zė vend mė tė lartė se Jezui. Pėr kėtė krahasim ekzistojnė dy arsye kryesore. E para, Muhammedi ka luajtur rol shumė mė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e Islamit se sa Jezui pėr zhvillimin e Krishterimit. Edhe pse Jezui i dha normat themelore etike dhe morale tė Krishterimit (nėse ato dallohen nga Judaizmi), Shėn Pjetri ėshtė ai i cili e ka pėrpunuar teologjinė krishtere, ai ėshtė prozeliti kryesor dhe autor i njė pjese tė madhe tė Dhjatės sė Re. Ndėrkaq Muhammedi ėshtė themelues i teologjisė islame dhe i parimeve kryesore etike e morale tė Islamit. Pėrveē asaj, ai ka rolin kyē nė pėrhapjen e Fesė islame dhe nė verifikimin e dispozitave tė saj. Para sė gjithash ai ėshtė autor i librit tė shenjtė mysliman-Kur'anit pėrmbledhjet e te dhėnave tė Muhammedit tė frymėzuara kryesisht nga ai. Pjesa mė e madhe e tyre janė shkruar mė shumė apo mė pak nė mėnyrė besnike qysh gjatė jetės sė Muhammedit, e shumė kohė pas vdekjes sė tij janė pėrmbledhur nė njė pėrmbledhje autorizuese. Domethenė Kur'ani nė njė shkallė tė lartė besnikėrisht na i paraqet mendimet dhe idetė e Muhammedit.

    Njė pėrmbledhje aq e hollėsishme e mendimeve tė Krishtit kurrė s'ka arritur deri te ne. Edhe pse Kur'ani ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr myslimanėt, sa edhe Bibla pėr tė krishterėt ndikimi i Muhammedit ndaj Kur'anit ėshtė shume mė i madh. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė ndikimi i Muhammedit ndaj Islamit tė jetė mė i madh se ndikimi i pėrgjithshėm i Jezu Krishtit dhe i Shėn Pjetrit ndaj Krishterimit. Nga aspekti i pastėr fetar mund tė thuhet se ndikimi i Muhammedit ndaj historisė sė njerėzimit ka peshėn e njėjtė me atė tė Jezuit.

    Tė shtojmė edhe diēka. Muhammedi (ndryshe nga Jezui) ėshtė personalitet prijės si nga aspekti religjioz ashtu edhe nga ai shoqėrorpolitik. Respektivisht si forcė lėvizėse e pushtimeve arabe ai mund tė vihet nė vendin e parė si udhėheqės politik mė me ndikim i tė gjitha kohėve.
    Pėr shumė ngjarje tė rėndėsishme historike mund tė them se kanė qenė tė pashmangshme dhe ato gjithsesi do tė ndodhnin, madje pa ua oriemuar fare drejtimin ndonjė udhėheqės i caktuar politik. Pėr shembull, kolonitė e Amerikės Jugore me siguri do ta fitonin pavarėsinė nga Spanja edhe po tė mos ishte lindur Simon Bolivari. Por, njė gjė e tillė s'mund tė thuhet edhe pėr pushtimet arabe. Nė atė aspekt para Muhammedit asgjė s'kishte ngjarė dhe nuk kemi bazė tė mendojmė se e njėjta gjė do tė ndodhte edhe pa tė. Suksese tė ngjashme, qė bėjnė pėrjashtim nė hislorinė e njerėzimit, janė pushtimet e mongolėve nė shekullin XIII, tė cilat kryesisht i udhėhoqi Xhengis Kani. Edhe pse kėto pushtime ishin mė tė gjera se ato arabe, ato nuk mbetėn tė pėrhershme dhe sot rajone tė vetme tė pėrfshira nga mongolėt janė ato nė tė cilat ata jetuan para kohės sė Xhengis Kanit.
    Pushtimet arabe janė diēka krejtėsisht tjetėr. Nga Iraku e gjer nė Maroko shtrihet njė varg i tėrė i etnikumeve arabe, tė cilat s'i bashkon vetėm besimi islam, por edhe gjuha e tyre e unitikuar arabe, historia dhe kultura e pėrbashkėt. Vendi i Kur'anit nė Fenė islame si dhe fakti qė ai ėshtė shkruar nė gjuhėn arabe me siguri kanė qenė pengesė qė gjuha arabe tė tretet ndėrmjet dialekteve tė pakuptueshme, gjė e cila shumė lehtė do tė ndodhte gjatė trembėdhjetė shekujve tė kaluar. Kuptohet, ndėrmjet shteteve arabe ekzistojnė dallime dhe mosmarrėveshje, edhe atė nė njė masė tė konsiderueshme, por mospėrkimet e pjesėrishme s'janė pengesė qė tė shihen elementet kryesore tė bashkimit, tė cilat vazhdojnė tė mbijetojnė. Kėshtu pėr shembull, as Irani e as Indonezia qė tė dy vende prodhuese tė naftės dhe me besimin islam nuk u inkuadruan drejt embargos sė naftės gjatė dimrit tė vitit 1973/74. Dhe jo rastėsisht tė gjitha shtetet arabe, respeklivisht vetėm ato arabe, u kyēėn nė embargo.

    Siē shohim, pushtimet arabe si gjatė shekullit VII ashtu edhe sot vazhdojnė tė luajnė rol tė rėndėsishėm nė historinė e njerėzimit. Dhe pikėrisht ai gėrshetim i pakrahasueshėm i ndikimit shoqėroropolitik dhe feiar na jep tė drejlen qė Muhammedin ta konsiderojmė si personalitet mė me ndikim nė historinė e njerezimit.

    >>> Nr 2
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 22-05-2008 mė 13:50
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    2.

    ISAK NJUTNI
    Isaac Newton
    1642 – 1727

    Isak Njutni shkencėtari mė i madh dhe mė me ndikim i tė gjitha kohėve, u lind nė Vulstrop, Angli, mė 25 dhjetor 1642, po atė vit kur vdiq Galileo Galilei. Ashtu si Muhammedi edhe ky u lind pas vdekjes sė tė atit. Qysh nė fėmijėri Isaku shfaqte interesim pėr mekanikėn dhe ishte mjaft i gjendshėm e i shkathėt. Edhe pse femijė i menēur, nė shkollė qe i pakujdesshėm dhe nuk la ndonjė pėrshtypje tė veēantė.
    Kur u bė mė i rritur, nėna e tij e ēregjistroi nga shkolla, me shpresė, se nė bujqėsi do tė jetė mė i suksesshėm. Fatmirėsisht u zbulua se ai kishte prirje pėr punė tė tjera, kėshtu qė nė moshėn 18 vjeēare u regjisirua nė Universitetin e Kembrixhit. Atje shumė shpejt mėsoi shkencėn e atėhershme dhe matematikėn, dhe pas njė kohe tė shkurtėr i filloi hulumtimet e veta. Nė moshėn 21-27 vjeēare, Njutni i vuri bazat e teorive shkencore, tė cilat mė vonė mundėsuan ndryshimet rrėnjėsore nė botė.
    Mesi i shekullit XVII ėshtė kohė e ngritjes sė paparė shkencore. Zbulimi i teleskopit nė fillim tė shekullit, nė mėnyrė rrėnjėsore i ndryshoi hulumtimet astronomike. Filozofi anule, Frensis Bekon dhe dijetari francez Rene Dekart u apelonin shkencėtarėve tė mbarė Evropės qė mė tė mos mbėshteteshin nė autoritetin e Aristotelit, por tė fillojnė me hulumtime dhe gjurmime vetjake. Njutni madhėshtor nė praktikė e arriti atė pėr tė cilėn angazhoheshin Bekoni dhe Dekarti. Studimet e tij nė astronomi dhe shfrytėzimi i teleskopit tė posazbuluar, kushtėzojnė ndryshime rrėnjėsore nė kėtė shkencė, ndėrkaq eksperimentet nė mekanikė sollėn deri te formulimi i Ligjit tė parė (tė Njutnit) pėr lėvizjen.

    Shkencėtarė tė tjerė si Uilijam Harvi (zbuloi qarkullimin e gjakut) dhe Johanes Kepler (formuloi ligjet e lėvizjes sė planeteve rreth Diellit), gjithashtu futėn informacione thelbėsore nė rrethet shkencore. Megjithatė shkenca e mirėfilltė edhe mė tej ishte preokupim i njerėzve, tė cilėt u morėn me punėt mendore andaj edhe nuk ka pasur fakte pėr pohimet e Frensis Bekonit se e shkrirė nė teknikė, ajo rrėnjėsisht mund t'i ndryshojė kushtet reale tė jetės sė njerėzve. Edhe pse Koperniku dhe Galileu kundėrshtuan disa nga botėkuptimet e gabuara tė shkencės sė lashtė duke kontribuar me kėtė nė tė kuptuarit mė tė mirė tė Gjithėsisė, akoma nuk ishin tė formuluara parimet, tė cilat tė gjitha faktet do t'i sintetizonin nė njė teori tė veēantė me qėllim qė parashikimet shkencore tė bėhen tė mundshme e reale. Isak Njutni ėshtė ai, i cili e pėrpiloi atė teori tė veēantė dhe e orientoi shkencėn moderne drejt rrugės, tė cilėn ajo e ndjek qė atėherė e sot e kėsaj dite.

    Njutni asnjėherė nuk ka pasur ndonjė dėshirė tė veēantė qė t'i shpallė rezultatet e arritura, edhe pse nė vitin 1669 tanimė i formuioi idetė themelore tė zbulimeve tė tij, njė numėr i madh i teorive janė bėrė tė njohura tepėr vonė. Zbulimi i parė i shpallur i tij ėshtė punimi themelvėnės pėr natyrėn e dritės. Pas njė varg eksperimentesh tė ndėrlikuara Njutni zbuloi se drita e thjeshtė e bardhė ėshtė e pėrbėrė nga tė gjitha ngjyrat e ylberit. Krahas kėsaj ai me kujdes tė madh i studionte ligjet e reflektimit dhe tė pėrthyerjes sė dritės. Kėshtu nė vitin 1668 ai e krijoi dhe praktikisht e ndėrtoi teleskopin e parė me pasqyrė, teleskopin reflektues, i cili edhe sot pėrdoret nė mė shumė observatoriume astronomike. Nė moshėn 29 vjeēare, Njutni, para Shoqėrisė mbretėrore britanike i prezentoi kėto zbulime sė bashku me eksperimentet tjera tė tij nė lėmin e optikės.

    Vetėm kėto zbulime janė tė mjaftueshme qė t'i sigurojnė vend nė kėtė listė ranguese, por janė tė shumta edhe tė arriturat e tij nė matematikėn e mirėfilltė dhe nė mekanikė. Kontributi i tij kryesor nė matematikė ėshtė zbulimi i llogaritjeve integrale, tė cilat arriti t'i zbulojė qė nė moshėn 23-24 vjeēare. Kjo arritje mė e rėndėsishme nė matematikėn moderne s'ėshtė vetėm kokėrr nga e cila lindet njė pjesė e madhe e teorisė bashkėkohore matematikore, por edhe instrumeni i jashtėzakonshėm pa ekzistimin e tė cilit pėrparimi i mėtejshėm i shkencės moderne do tė ishte i pamundshėm. Edhe po qe se tė mos zbulonte asgjė tjetėr, pos llogaritjeve integrale, ajo do t'i siguronte Njutnit njėrėn nga pozitat parėsore nė ketė vepėr.

    Megjithatė, sukseset mė tė rėndėsishme tė Njutnit janė nė lėmin e mekanikės-shkencė, e cila e sqaron lėvizjen e trupave fizikė. Galileu zbuloi ligjin e parė tė lėvizjes me tė cilin sqarohet lėvizja e trupave nėn ndikimin e forcave tė jashtme. Nė praktikė, ėshtė e qartė se tė gjitha trupat u nėnshtrohen ndikimeve, por, ēėshtje thelbėsore nė mekanikė ėshtė se si lėvizin trupat nėn ndikimin e forcave tė jashtme. Kėto problem Njutni e zgjidhi me Ligjin e tij tė dytė tė lėvizjes, i cili me tė drejtė konsiderohet si bazament nė fizikėn klasike. Ligji i dytė (formula matematikore e tė cilit ėshtė F = ma) thotė: rritja e shpejtėsisė sė njė trupi ėshtė e barabartė me forcėn ndikuese ndaj tij e pjesėtuar me masėn e tij. Mė vonė kėtyre dy ligjeve Njutni ua ndajshtoi edhe Ligjin e tretė famoz pėr lėvizjen (ai thotė: ēdo ndikim apo forcė fizike ka edhe kundėrndikimin e barabartė nė kahje tė kundėrt) dhe Ligjin mė tė njohur pėr gravitacionin kozmik. Kėto katėr ligje, marrė nė tėrėsi, paraqesin njė sistem tė veēantė nėpėrmjet tė tė cilit praktikisht tė gjitha sistemet mekanike makroskopike-prej lėvizjes sė lavjerėsit e deri te lėvizja e planeteve nėpėr orbitat rreth Diellit mund tė hulumtohen e tė parashihen veprimet e tyre. Njutni jo vetėm qė i formuloi ligjet themelore tė mekanikės, por duke i shfrytėzuar llogaritjet integrale, personalisht tregoi se si mund tė aplikohen ato nė zgjidhjen e problemeve aktuale.

    Ligjet e Njutnit shfrytėzohen nė zgjidhjen e njė rrethi tė gjerė tė problemeve shkencore e teknike. Derisa ai ishte gjallė, kėto ligje aplikim mė evident kishin nė astronomi. Edhe kėtu Njutni fitoi njė vend tė lartė. Nė vitin 1687 ai botoi veprėn e rėndėsishme ''Parimet matematikore tė filozofisė sė natyrės" (shkurtimisht e njohur si "PRINCIPIA"), nė tė cilėn janė tė eksplikuar Ligji i gravitacionit dhe ligjet e lėvizjes. Ai tregoi se si duhet tė aplikohen ato ligje qė tė caktohet me saktėsi tė madhe lėvizja e planeteve rreth Diellit. Detyrėn themelore tė astronomisė dinamike gjegjėsisht me saktėsi tė parashihen pozitat dhe lėvizjet e yjeve dhe planeteve Njutni e zgjidhi nė mėnyrė tė shkėlqyeshme, vetėm me njė lėvizje. Pikėrisht pėr kėtė pothuajse tė gjithė e konsiderojnė si mė tė madhin ndėr astronomėt.

    Atėherė ēfarė ėshtė vlerėsimi ynė pėr rėndėsinė shkencore tė Njutnit? Gjatė shqyrtimit tė regjistrit tė ēfarėdo qoftė enciklopedie shkencore, hasim nė mė shumė udhėzime (dy-tri herė mė shumė) nga njėsitė pėr Njutnin dhe pėr ligjet e zbulimet e tij, se sa pėr cilindo shkencėtar tjetėr. Pėrveē kėsaj duhet t'u kushtohet kujdes edhe thėnieve tė shkencėtarėve tė tjerė pėr Njutnin! Shkencėtari gjerman Gotfrid Lajbnic (1646-1716), i cili nuk ishte mik i Njutnit, dhe me tė cilin ka pasur polemika tė rrepta shkruan; "Nėse e marrim matematikėn qė nga themelimi i saj e deri nė kohėn e Njutnit, pjesa mė e madhe e saj ėshtė vepėr e Njutnit!". Shkencėtari i madh francez Pjer Laplas (1749-1827) ka shkruar: "Principia i kapėrcen tė gjitha veprat tjera tė gjeniut njerėzor". Matematikani francez Lui Lagranzh (1736-1813) shpeshherė pėrsėriste se Njutni ėshtė gjeniu mė i madh qė ka pasur bota, ndėrsa Ernest Maks (1838-1916) fizikan austriak, nė vitin 1901 shkroi: "Gjithēka qė ėshtė arritur pas kohės sė tij ėshtė pėrpunim deduktiv formal matematikor i mekanikės nė bazė tė ligjeve tė Njutnit". Kontributi i madh i Njutnit eksplikohet me kėtė: ai ndėrlidhet me shumicėn e fakteve dhe ligjeve, tė cilat mund tė sqarojnė disa dukuri, por nuk janė nė gjendje tė parashohin diēka; shkencėtari na la sistemin e veēantė tė ligjeve qė mund tė aplikohen te njė numėr i madh i dukurive fizike dhe tė shėrbejė nėpėr parashikime tė sakta.

    Nė kėtė trajtesė tė shkurtėr nuk ėshtė e mundshme qė tė shpjegohen hollėsisht tė gjitha zbulimet e Njutnit; prandaj shumica e tyre do tė mbeten tė papėrmendura ndonėse i pėrkasin sukseseve serioze. Njutni dha kontribut solid edhe nė termodinamikė (shkenca pėr nxehtėsinė) si dhe nė akustikė (shkenca pėr zėrin); ai formuloi parimin eksklusivisht tė rėndėsishėm fizik tė veprimit tė forcės dhe aksion reaksionit; e pėrgjithėsoi binomin (binomi i Njutnit) nė matematikė, zbuloi rendin e pakufishėm tė binomit; e dha sqarimin e parė tė bindshėm pėr prejardhjen e yjeve etj.
    Kėshtu mund tė themi se Njutni gjithsesi ėshtė shkencėtari mė i madh dhe mė me ndikim i tė gjitha kohėve, por edhe tė shtrojmė pyetjen pėrse ai kėtu qėndron mė lartė nė krahasim me personalitetet e tjera tė rėndėsishme politike siē janė Leka i Madh apo Xhorxh Uashingtoni dhe njė hap mė parė nga prijatarėt e njohur religjiozė Jezu Krishti dhe Buda.

    Qėndrimi ynė ėshtė se edhe pėrkundėr rėndėsisė sė madhe tė ndryshimeve politike, njerėzit e botės pesė shekuj pas vdekjes sė Lekės sė Madh kanė jetuar njėsoj sikur edhe stėrgjyshėrit e tyre qė kanė jetuar pesė shekuj para tij. Sipas logjikės sė njėjtė jeta e
    njerėzve 1500 vjet para Krishtit ka qenė e njėjte sikurse jeta e njerėzve qė kanė jetuar 1500 vjet pas Krishtit. Por nė 500 vitet e fundit qė nga paraqitja e shkencės bashkėkohore, jeta e pėrditshme e shumė njerėzve rrėnjėsisht ka ndryshuar. Ne vishemi mė ndryshe, ushqehemi me ushqim tjetėr, punojmė nė mėnyra tė tjera dhe kohėn e lirė e shfrytėzojmė shumė mė ndryshe sesa njerėzit e pesė apo mė shumė shekujve tė mėparshėm. Zbulimet shkencore mundėsuan ndryshime thelbėsore nė teknikė dhe nė ekonomi si dhe tėrėsisht i ndryshuan pikėpamjet politike, bindjet fetare, artet dhe filozofinė. Kėto zbulime praktikisht nuk e lanė tė njėjtė asnjė veprimtari njerėzore, dhe pikėrisht pėr kėtė ėshtė i madh numri i shkencėtarėve dhe zbuluesve qė merituan vendin e tyre nė kėtė vepėr. Njutni si shkencėtar brilant dhe personalitet mė me ndikim nė zhvillimin e mendimit shkencor, me plotė tė drejtė meriton vendin kulmor apo pranė vetė kulmit tė ēdo klasifikimi tė personaliteteve mė me ndikim nė botė.

    Isak Njutni vdiq nė vitin 1727 dhe u varros nė Manastirin ministror me ēka edhe u bė shkencėtari i parė qė u nderua me njė respekt tė kėtillė.

    >>> Nr 3
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    3.

    JEZU KRISHTI
    Jesus Christ
    6 p.e.s. – 30

    Ndikimi i Krishtit nė historinė njerėzore ėshtė aq i madh dhe aq i dukshėm sa qė rrallė kush do ta kontestonte vėnien e tij qė nė krye tė kėsaj vepre. Nė tė vėrtetė, mė reale ėshtė tė shtrohet pyetja pėrse Krishti, frymėzuesi i religjionit mė me ndikim nė histori nuk gjendet nė vendin e parė. Pa dyshim, me kalimin e kohės, Krishterimi pėrfitoi shumė mė tepėr ithtarė se ēdo religjion tjetėr. Megiithatė, nė kėtė vepėr nuk vlerėsohet ndikimi i religjioneve tė veēanta, por ndikimi i drejtpėrdrejtė i tyre nė individin.

    Ndryshe nga Islami, Krishterimi nuk u krijua prej njė njeriu tė vetėm, por prej dy personave Krishtit dhe Pjetrit tė Shenjtė, ashtu qė merita kryesore pėr zhvillimin e tij duhet tė ndahet ndėrmjet kėtyre dyve. Krishti i formuloi parimet themelore etike tė Krishterimit, si dhe botėkuptimet ndaj botės dhe pasqyrimet kryesore tė sjelljes njerėzore. Pėrndryshe teologjia krishtere para se gjithash ėshtė e formuar nga Pjetri i Shenjtė. Krishti plotėsoi njė mision frymėzues ndaj tė cilit Pjetri i Shenjtė e plotėson kultin ndaj Krishtit. Pas kėsaj, Pjetri i Shenjtė ėshtė autor i pjesės dėrrmuese tė Dhjatės sė Re dhe transmetuesi kryesor i Krishterimit gjatė shekullit tė parė.
    Krishti (pėr dallim nga Buda dhe Muhammedi) vdiq relativisht i ri dhe la njė numėr tė kufizuar tė ithtarėve. Nė kohėn e vdekjes sė tij, ithtarėt e tij ishin vetėm njė sektė hebrenj me numėr simbolik. Dhe falė asaj qė ka shkruar Pjetri i Shenjtė dhe aktivitetit tė tij tė palodhshėm predikues, ai sekt i vogėl u transformua nė njė lėvizje dinamike mjaft tė gjėrė, e cila pėrfshinte edhe hebrenjtė edhe johebrenjtė, dhe e cila nė fund, u zgjėrua aq shumė sa qė u bė njė ndėr religjionet mė tė mėdha tė botės.

    Ja pse disa pohojnė se Pjetri i Shenjtė, e jo Krishti, duhet tė konsiderohet si themelues i Krishterimit. Shikuar nė aspektin logjik, ky argument duhet tė mė shtyjė qė Pjetrin ta vė mė lartė se Krishtin! Megjithatė, edhe pse nuk ėshtė e qartė se ēka do tė pėrfaqėsonte Krishterimi pa angazhimet e Pjetrit tė Shenjtė, ėshtė mė se e qartė se pa Krishtin ai fare nuk do tė ekzistonte.
    Nė anėn tjetėr, nuk kam bazė qė Krishtin ta mbaj pėrgjegjės pėr tėrė atė qė kisha ortodokse, apo disa ortodoks, e bėnė mė vonė nė emėr tė tij, aq mė tepėr, ngase, me siguri ai nuk do tė lejonte shumicėn e atyre veprave. Disa prej tyre, pėr shembull luftėrat fetare ndėrmjet sekteve tė ndryshme krishtere dhe pėrndjekjet barbare tė hebrenjve, janė nė kundėrshtim tė plotė me mėsimet e Krishtit, kėshtu qė ėshtė e pakuptimtė tė thuhet se janė bėrė nėn ndikimin e Krishtit.

    Sipas logjikės sė njėjtė, edhe pse shkenca bashkėkohore pikėsėpari u paraqit nė shtetet krishtere evroperėndimore, vėshtirė mund tė konsiderohet se Krishti ishte "fajtor" pėr pėrparimin e shkencės. Dhe vėrtet: tė krishterėt e hershėm asnjėherė nuk e kanė shpjeguar mėsimin e Krishtit si thirrje pėr hulumtime shkencore tė botės materiale. Nė tė vėrtetė, kryqėzimi i romakėve, u realizua dhe u shkaktua nga ndėrhyrja e rreptė nė nivel tė teknikės dhe pėr interes tė shkencės.

    Ndėrkaq, ajo se shkenca ka zanafillėn e vet nė Evropė, pa dyshim tregon se trashėgimia kulturore evropiane ka diēka qė ndikon kėndshėm nė mendimin shkencor. Por, ajo qė ndikon kėsisoj, nuk ėshtė mėsimi i Krishtit, por racio-nalizmi grek qė gjeti shprehje tipike nė veprat e Aristotelit dhe tė Euklidit. Duhet tė pėrmendet se shkenca moderne nuk u zhvillua nė kohėn e sundimit suprem tė kishės e tė ideologjisė krishtere, por nė kohė tė renesansės, periudhė kur Evropa sėrish shfaq interes pėr trashėgiminė para paraqitjes sė Krishterimit. Jetėshkrimi i Jezuit, siē ėshtė paraqitur nė Dhjatėn e Re ėshtė i njohur pėr shumė lexues, kėshtu qė kėtu nuk do ta pėrsėrisim. Por, duhet tė ceken disa gjėra. Para sė gjithash, numri mė i madh i informatave me tė cilat disponojmė pėr jetėn e Jezuit, nuk janė tė verifikuara. Madje, nuk ia dimė as emrin e vėrtetė. Sipas tė gjitha gjasave, ka qenė ky njė emėr i rėndomtė hebraik, pėr shembull Jeheshua (nė anglishte haset si Xhoshua). Nuk ėshtė i sigurt as viti i saktė i lindjes sė tij, edhe pse supozohet tė jetė viti 6 p.e. sė re. E njėjta gjė vlen edhe pėr vitin e vdekjes sė tij, i cili do tė duhej tė ishte i njohur pėr trashėgimtarėt e tij, por sot e kėsaj dite nuk dihet saktėsisht. Vetė Jezui nuk la kurrfarė dokumenti me shkrim, dhe faktikisht, tė gjitha informatat pėr jetėn e tij i kam huazuar prej Dhjatės sė Re.

    Pėr fat tė keq, ungjijt bien ndesh ndėrmjet veti nė disa pika. Pėr shembull, Mateu dhe Luka nė mėnyrė krejtėsisht tė ndryshme i transmetojnė fjalėt e fundit tė Jezuit, e pos tjerash, tė dy variantet janė marrė drejtpėrdrejt nga Dhjata e Vjetėr.
    Jo rastėsisht Jezui ėshtė thirrur nė Dhjatėn e Vjetėr. Edhe pse themelues i Krishterimit, ai ishte hebre ortodoks. Shpeshherė ėshte theksuar se nė shumė gjėra Jezui duke shqyrtuar ndikimin e tyre u pėrshtatet profetėve tė vjetėr hebrenj tė Dhjatės sė Vjetėr. Ngjashėm si profetėt e tjerė, ai ishte personalitet me ndikim tė jashtėzakonshėm, qė linte pėrshtypje tė thella e tė pėrhershme tek ata qė e takonin. Ishte njeri qė magjepste nė kuptim tė vėrtetė dhe tė thellė tė fjalės.

    Por, ndryshe nga Muhammedi, i cili gėzonte si autoritet fetar ashtu edhe politik dėftohet se Jezui faktikisht nuk ka pasur ndikim nė ngjarjet politike, as gjatė jetės tij, e as gjatė kohės pas tij. (Kuptohet, qė tė dy kanė pasur ndikim tė fortė tė drejtpėrdrejtė nė ngjarjet politike mė tė largėta). Ndikimi i Jezuit ndjehet vetėm nė sferėn etike e shpirtėrore.

    Meqė Jezui la gjurmė mė tė thella nė lėmin e etikės, duhet tė shtrojmė pyetjen se deri nė ē'shkallė normat e tij etike i dhanė vulėn e vet njerėzimit. Njė ndėr porositė kryesore tė Jezuit pa dyshim ėshtė Rregulla e artė: "Ashtu siē dėshironi qė njerėzit tė sillen me ju, ashtu edhe ju silluni me ata”. Sot kjo pranohet nga shumė njerėz, krishterė e jokrishterė, si udhėheqje racionale pėr sjellje morale. Ne ndoshta nuk veprojmė pėrherė nė pajtim me kėtė rregull, por ndonjėherė mundohemi ta respektojmė. Nėse Jezui vėrtet ishte burimi i parė i kėtij parimi tė pranuar nė mėnyrė universale, atėherė me siguri do ta kishim vėnė nė vendin e parė tė kėtij libri.

    Por Rregulla e artė ėshtė vėnė nga Judaizmi, shumė mė herėt para Jezuit. Rabini Hilel mė i njohuri nė shekullin I p.e.s., i dha shprehje tė pakontestueshme dhe e shpalli si parim kryesor tė Judaizmit. Ky mendim ėshtė i njohur jo vetėm nė botėn perėndimore. Filozofi kinez Konfuēie (Kung fu Ce) e shpalli qysh nė vitin e 500 para erės sonė dhe haset nė epin sanskrit "Mahabharata". Me tė vėrtetė filozofia e Rregullės sė artė ėshtė pranuar pothuaj nga tė gjitha predikimet kryesore fetare.
    Kjo nuk do tė thotė se Jezui nuk ka pasur mendime origjinale pėr etikėn. Njė qėndrim jashtėzakonisht interesant ėshtė prezentuar nė Ungjillin e Mateut (5:43-44).
    “Keni dėgjuar se ishte thėnė: Duaje tė afėrmin dhe urreje armikun. E unė ju them: duani armiqėt tuaj dhe shprehni mirėnjohje atyre tė cilėt ju mallkojnė, bėni mirė afyre, qė ju urrejnė dhe lutuni pėr ata, tė cilėt ju poshtėrojnė e ju ndjekin.”
    Dhe disa rreshta mė lartė : “...mos e kundėrshtoni tė keqen; nėse dikush tė mėshon nė faqen e djathtė, ktheja edhe tė majtėn.”
    Kėto mendime, qė nuk hasen nė Judaizėm nė kohėn e Jezuit, pa dyshim janė disa ndėr botėkuptimet mė origjinale etike pėr tė githa kohėt. Po qė se respektohėshin nuk do tė hamendesha qė Jezuin ta vė nė vendin e parė nė kėtė vepėr.

    Por, ėshtė mė se e vėrtetė se ato nuk kanė pėrkrahje tė gjerė. Madje, ato nuk janė tė pranuara as pėrgjithėsisht. Shumica e tė krishterėve, dispozitėn: "Duani armiqėt", e konsiderojnė si ideal, i cili mund tė jetė i realizueshėm vetėm nė njė botė tė pėrsosur, por qė nuk ėshtė mėnyrė e arsyeshme nė botėn reale. Zakonisht ne, meqė nuk sillemi ashtu, as nuk presim nga tė tjerėt qė tė sillen ashtu, dhe nuk i edukojmė femijėt qė ta pranojnė atė mėnyrė tė sjelljes. Sipas kėsaj, mėsimi mė i rėndėsishėm i Jezuit mbetet interesant, por i papranueshėm nė

    >>> Nr 4
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 25-05-2008 mė 11:51
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #6
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Ja pse disa pohojnė se Pjetri i Shenjtė, e jo Krishti, duhet tė konsiderohet si themelues i Krishterimit. Shikuar nė aspektin logjik, ky argument duhet tė mė shtyjė qė Pjetrin ta vė mė lartė se Krishtin! Megjithatė, edhe pse nuk ėshtė e qartė se ēka do tė pėrfaqėsonte Krishterimi pa angazhimet e Pjetrit tė Shenjtė, ėshtė mė se e qartė se pa Krishtin ai fare nuk do tė ekzistonte.
    Nė anėn tjetėr, nuk kam bazė qė Krishtin ta mbaj pėrgjegjės pėr tėrė atė qė kisha ortodokse, apo disa ortodoks, e bėnė mė vonė nė emėr tė tij, aq mė tepėr, ngase, me siguri ai nuk do tė lejonte shumicėn e atyre veprave. Disa prej tyre, pėr shembull luftėrat fetare ndėrmjet sekteve tė ndryshme krishtere dhe pėrndjekjet barbare tė hebrenjve, janė nė kundėrshtim tė plotė me mėsimet e Krishtit, kėshtu qė ėshtė e pakuptimtė tė thuhet se janė bėrė nėn ndikimin e Krishtit.
    Shume Interesante kjo qfar ka thene M.Hart
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  8. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    4.

    BUDA
    BUDDHA
    563 – 483 p.e.s.

    Buda, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Gautama Sid'harta, ėshtė themelues i Budizmit, njėri ndėr religjionet mė tė pėrhapura nė botė. Sid'harta ishte djali i mbretit, froni i tė cilit gjendej nė Kapilavastė, qytet nė Indinė Verilindore nė afėrsi tė kufirit me Nepalin. Vetė Sid'harta (nga familja Gotama dhe fisi Sakia) supozohet tė jetė lindur nė vitin 563 para erės sė re nė Lumbini (nė kufijtė e sotėm te Nepalit). U martua nė moshėn gjashtėmbėdhjetėvjeēare me kushėrirėn e tij, e cila i pėrkiste tė njėjtės moshė. I rritur nė pallatin mbretėror, Sid'harta nuk ishte i privuar nga pasuritė materiale, por megjithatė ishte tejet i pakėnaqur.

    Vėrente se shumica e njerėzve janė tė varfėr dhe vazhdimisht vuajne nga skamja, madje se edhe tė pasurit shpeshherė janė tė dėshpėruar e jo tė lumtur, por se tė gjithė njėsoj u nėnshtrohen sėmundjeve qė i shpiejnė nė varr. Nė jetė sigurisht ka diē mė tepėr se sa kėnaqėsitė momentale, tė cilat vuajtjet dhe vdekja i tretin shumė shpejt mendonte Sid'harta.
    Kur arriti moshėn 21 vjeēare, Gautama, pak pas lindjes sė djalit tė parė vendosi qė tė heq dorė nga jeta qė bėnte dhe tėrėsisht t'i pėrkushtohet kėrkimit tė sė vėrtetės. Ai e la pallatin, gruan e tij, djalin e vogėl dhe tė gjitha pasuritė tokėsore dhe u bė bredhės, pa asnjė grosh nė xhep. Njė kohė tė caktuar mėsoi te disa brahmanė ateherė tė njohur, por pasi i pėr-vetėsoi mėsimet e tyre, nuk ishte i kėnaqur nga zgjidhjet, qė ata i jepnin pėr vuajtjet njerėzore. Nė atė kohė zgjerohej mendimi se asketizmi i plotė ėshtė rruga drejtė urtisė sė vėrtetė. Ja pse Gautama u bė agjėrues, disa vjet iu nėnshtrua agjėrimit tė rreptė dhe vetėmundimeve. Por, nė fund e kuptoi se trupi i rraskapitur vetėm e mjegullon mendjen dhe nuk e shpie nė urti tė vėrtetė. Kjo e detyroi qė pėrsėri tė ushqehet normalisht dhe ta braktisė asketizmin. Nė vetmi nė mėnyrė tė pėrforcuar merrej me problemin e qenėsisė sė njeriut. Kur gjatė njė mbrėmjeje qėndronte nėn njė fik tė madh, mė nė fund tė gjitha pjesėt e mozaikut erdhėn nė vendin e vet.

    Sid'harta tėrė natėn e kaloi nė mendime tė thella dhe nė mėngjes, ishte i bindur se kishte gjetur zgjidhjen, se tani ai ėshtė Buda d.m.th. "i arsimuari".
    Kjo i ndodhi nė moshėn tridhjetepesė vjeēare, dyzet e pesė vjetėt tjera tė jetės sė vet i kaloi duke u endur nėpėr Indinė Veriore dhe, duke ua predikuar filozofinė e tij tė re tė gjithe atyre qė kanė qenė tė gatshėm ta dėgjojnė. Kur vdiq mė 483 p.e.s, tanimė kishte me mijėra ithtarė. Edhe pse predikimet e tij nuk kanė qenė tė shkruara. Pjesėn mė tė madhe tė tyre nxėnėsit e tij i kishin mėsuar pėrmendėsh dhe kėshtu ato u pėrcilleshin brezave prej njeriut nė njeri.

    Mėsimet themelore tė Budės shkurtimisht mund tė shprehen nėpėrmjet "Katėr tė vėrtetave fisnike", siē i quajnė budistėt: e para: jeta e njeriut nė parim ėshtė e pafat; e dyta: shkaktarė pėr atė pafatėsi janė egoizmi dhe shpirtligėsia e njeriut; e treta: egoizmit dhe shpirtligėsisė sė njeriut mund t'u vihet fundi gjendja kur tė gjitha dėshirat dhe synimet janė tė kapėrcyera quhet nirvana (tekstualisht "shuarje"); e katėrta: mėnyra pėr shmangien e egoizmit dhe shpirtligėsisė ėshtė e ashtuquajtura "'Rrugė letėkrahėshe": shikimet e drejta, mendimet e drejta, fjalėt e drejta, veprimtaria e drejtė, ushqimi i drejtė, pėrpjekjet e drejta, kujdesi i drejtė dhe ėndėrrimet e drejta. Mund tė shtoj se Budizmi ėshtė i hapėt pėr tė gjithė pavarėsisht nga raca dhe se (ndryshe nga Hinduizmi) ai nuk i njeh dallimet ndėrmjet kasteve.
    Njė kohė pas vdekjes sė Gautamės, religjioni i ri zgjerohej ngadalė. Nė shekullin e tretė p.e.s. perandori i njohur indus Ashoka, e pranoi Budizmin. Kjo situatė solli deri te zgjerimi i shpejtė i mėsimit budist dhe ndikimi i tij nė Indi dhe nė vendet fqinje. Nė Jug budizmi u zgjerua nė Cejlon (Shri Lankė), a nė Lindje nė Birmani (Mjanmar). Prej aty depėrtoi nė tėrė Azinė Juglindore, arriti nė Malajzi e deri nė Indonezinė e sotme. U drejtua nė Veri madje deri nė Tibet dhe nė Veriperendim nė Afganistan dhe nė Azinė e Mesme. Arriti nė Kinė ku pėrfitoi shumė ithtarė e prej aty u zgjerua nė Kore e Japoni.

    Nė vetė Indinė feja e re filloi tė pėrjetojė zbrapsje rreth vitit 500 dhe thuajse u zhduk tėresisht rreth vitit 1200. Nga ana tjetėr, nė Kinė dhe nė Japoni Budizmi mbeti njėri ndėr religjionet themelore. Nė Tibet dhe nė Azinė Juglindore ai ishte besimi kryesor gjatė shumė shekujve.
    Mėsimi i Budės pas disa shekujve nga vdekja e themeluesit tė tij, mezi mbetet tipar karakteristik dallues, dhe natyrisht, ithtarėt e tij pėrēahen nė sekte tė ndryshme. Dy drejtimet kryesore tė Budizmit janė: hinajana, qė mbisundon nė Azinė Jugore, tė cilin shkencėtarėt perėndimorė e konsiderojnė si mė tė afėrt me mėsimin e Budės, dhe mahajana, i cili mbisundon nė Tibet, nė Kinė dhe thėnė pėrgjithėsisht nė Azinė Veriore.
    Si themelues i njėrit ndėr religjionet mė tė pėrhapur nė botė, Buda, me plot tė drejtė meriton njėrin nga vendet e para nė kėtė vepėr. Duke pasur parasysh faktin se nė botė ka afer 200 milionė budistė, nė krahasim me mė se 500 milionė muslimanė dhe mė se njė miliard tė krishterė, ėshtė e qartė se Buda ka ndikuar nė mė pak njerėz sesa Muhammedi apo Jezui. Megjithatė, dallimi nė numėr mund tė na shpie nė lajthitje. Njėri ndėr shkaqet pėr zhdukjen e Budizmit nė Indi ėshtė Hinduizmi, i cili pranoi shumė ide dhe parime tė Budizmit. Pos kėsaj, nė Kinė ka shumė njerėz, tė cilėt nuk e konsiderojnė veten si budistė, por janė nėn ndikim tė fortė tė kėsaj filozofie. Budizmi pėrmbanė njė element tė fortė paqėsor nė masė shumė mė tė madhe sesa Krishterimi e Islami. Orientimi nga mosdhuna, luajti njė rol tė madh nė historinė politike tė vendeve budiste.
    Shpeshherė thuhet se nėse Jezui kthehet nė Tokė, do tė tronditet nga shumė gjera, tė kryera nė emėr tė tij, dhe do tė mllefoset nga luftėrat gjakderdhėse ndėrmjet sekteve tė ndryshme qė vetėquhen trashėgimtarė tė tij. E njėjta gjė vlen edhe pėr Budėn nga doktrinat e shumta, qė pretendojnė tė jenė budiste. Por, edhe pse ekzistojnė sekte budiste, edhe ndėrmjet tyre ka dallime tė shumta. Nė histori nuk krahasohet me luftėrat e pėrgjakshme religjioze qė shpėrthyen nė Evropėn e krishterė. Sė paku nė kėtė aspekt, mėsimi budist pati ndikim shumė mė tė madh te ithtarėt e tij, sesa Krishterimi ndaj ithtarėve tė vet.
    Buda dhe Konfuēie kanė pasur ndikim pėrafėrsisht tė njėjtė nė botė. Qė tė dy, poshtė-lartė, kanė jetuar nė tė njėjtėn kohė, por edhe dallimi i ithtarėve tė tyre nė numėr nuk ishte i madh. Vendosa qė Budėn ta vė para Konfuēiės pėr dy arsye: e para: depėrtimi i komunizmit nė Kinė e dobėsoi dukshėm ndikimin e Konfuēiės, dhe e dyta: ajo qė Konfuēianizmi nuk arriti tė zgjerohet jashtė Kinės, bėn tė ditur se idetė e Konfuēiės i pėrgjigjen mirė vetėm mentalitetit tė mirėfilltė kinez. Nga ana tjetėr, mėsimi budist nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė vetėm edhe njė paraqitje e filozofisė sė vjetėr indiane, dhe nė sajė tė qėndrimeve tėrheqėse tė Budės dhe tė mėsimit tė tij, Budizmi u pėrhap shumė larg, nga ana tjetėr e kufijve tė Indisė.

    >>> Nr 5
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    5.

    KUNG FU CE
    CONFUCIUS
    551 – 479 p.e.s.


    Filozofi i njohur kinez Kung Fu Ce (i njohur si Konfuēie) ėshtė njeriu i parė nė mėsimin e tė cilit janė tė sintetizuara botėkuptimet themelore tė popullit kinez. Filozofia e tij, e cila bazohet nė moralin personal dhe tė kuptuarit e tij se udhėheqėsit duhet t'i shėrbejnė popullit, dhe tė japin shembullin e tyre moral personal nė jetėn dhe nė kulturėn kineze, mbijetoi mė shumė se dy mijė vjet dhe ndikoi dukshėm ndaj shumė njerėzve nė botė.

    Kung Fu Ce u lind reth vitit 551 p.e.s. nė principatėn e vogėl Lu, territori i sė cilės sot pėrshtatet me provincėn Shantung nė Kinėn Veriore. I ati i vdiq kur Kung Fu Ce akoma ishte i vogėl, andaj filozofi i atėhershėm jetoi me nėnėn e vet nė mjerim. Nė vitet e rinisė fitoi funksion tė ulėt tė nėpunėsit, por pas disa viteve e braktisi. Gjatė gjashtėmbėdhjetė vjetėve tė ardhshėm e predikoi mėsimin e tij dhe arriti tė tėrheqė njė numėr tė madh ithtarėsh. Nė moshėn 50-vjeēare ia dhanė njė funksion tė lartė nė Lu. Megjithatė, katėr vjet mė vonė armiqėt e tij tė oborrit arritėn jo vetėm ta rrėzojnė nga funksioni, por edhe e pėrzunė nga principata. Nė 13 vitet e ardhshme ai ishte mėsues-udhėtar dhe predikues, pastaj u kthye nė vendlindje ku i kaloi pesė vitet e fundit tė jetės. Vdiq nė vitin 479 p.e.s. Kung Fu Cenė e konsiderojnė pėr themelues tė religjionit, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ai pothuaj asnjėherė nuk ėshtė thirrur nė kurrėfarė zotėra, nuk ka folur pėr jetėn pėrtej varrit dhe nuk pranonte kurrfarė supozimesh metafizike. Nė esencė, ai ėshtė filozof botėror me interes tė jashtėzakonshėm pėr moralin personal dhe politik, pėr sjelljen etike.
    Sipas Kung Fu Ces, dy virtytet mė tė rėndėsishme janė jen dhe li dhe ato pėrcaktojnė sjelljen e njeriut tė formuar. Ndonjėherė jen pėrkthehet si "besnikėri" dhe "dashuri" por ky nocion mė saktėsisht do tė thoshte "kujdes i pėrzemėrt pėr tė afėrmin". Nė vete, termi li pėrmbanė sjelljen, rituailin, doket dhe korrektėsinė.

    Respekti ndaj gjyshėrve, veti themetore kineze akoma para Kung Fu Cesė, ėshtė pėrforcuar me Konfuēianizmin, i cili vė theks tė veēantė ndaj besnikėrisė dhe respektit tė djemėve ndaj prindėrve. Kung Fu Ce, gjithashtu thotė se gratė ua kanė borxh respektin burrave, ndėrsa shtetasit sundimtarėve. Megjithatė ky mendimtar kinez nuk e lejon tiraninė. Ai beson se shteti ekziston pėr tė mirėn e popullit, e jo populli pėr atė, dhe se sunduesi duhet tė sundojė me shembullin moral tė tij, e jo me forcė. Njė ndėr maksimat e tij ėshtė vetėm varianti i tė Drejtės sė Artė “Atė qė nuk dėshiron qė ta bėjnė ty, mos ua bėj as ti tė tjerėve."
    Tė kuptuarit themelor tė Kung Fu Cesė, deri nė fund ėshtė konservativ. Ai beson se Era e Artė ka pėrfunduar qė moti dhe i thėrret edhe sunduesit edhe shtetasit qė tė kthehen kah normat e vjetra morale. Por, nė realitet ideja e tij pėr sundim me shembull moral, nė tė kaluarėn, nuk gjeti zbatim tė gjerė, andaj nė atė kuptim ėshtė risimtar mė i madh se sa qė ka menduar vetė ai.

    Kung Fu Ce jetoi nė kohėn e dinastisė Ēou, periudhė e njė ngritjeje tė madhe intelektuale nė Kinė. Sunduesit e atėhershėm nuk ia pranuan mėsimin, megjithatė pas vdekjes sė tij ai u zgjerua nė tėrė botėn. Ditė tė zeza pėr Konfuēianizmin pasuan me ardhjen e dinastisė Ēin, viti 221 p.e.s. Perandori i parė i dinastisė Ēin Shi Hu-ang Ti, ishte i vendosur nė ērrėnjosjen e ndikimit konfuēianist dhe nė ndėrprerjen me tė kaluarėn. Urdhėroi qė tė ērrėnjoset mėsimi i Kung Fu Ces dhe tė digjen tė gjitha librat konfuēiane. Tentimi i tillė pėr regresion praktikisht nuk ishte i suksesshėm dhe kur pas disa vjetėsh, erdhi fundi i dinastisė Ēin, mėsuesit konfuēianistė pėrsėri kishin mundėsi qė ta predikojnė doktrinėn e tyre. Me ardhjen e dinastisė Han nė pushtet (viti 206 p.e.s.-viti 220 tė e.s.re.) Konfuēianizmi nė shtetin kinez u bė filozofi zyrtare.

    Gjatė kohės sė dinastisė Han, perandorėt kinez, nėpunėsit shtetėrorė i zgjedhnin pėrmes provimeve tė veēanta. Me kalimin e kohės, filluan tė kėrkojnė edhe njohje tė klasikės konfuēianiste. Duke marrė parasysh se hyrja e hierarkisė shtetėrore ishte rrugė kryesore nga pasuria dhe prestigji nė perandorinė kineze, nė provimet pėr shėrbimet shtetėrore paraqiteshin shumė kandidatė. Ja pse shumė gjenerata tė njerėzve mė inteligjentė dhe mė ambiciozė e mėsuan Konfuēianizmin dhe ja pse me shekuj e tėrė ajo administratė shtetėrore e Kinės ka qenė pėrplot me nėpunės, shikimi i tė cilėve nė botė ėshiė i gėrshetuar me filozofinė konfuēianiste. Ai sistem mbijetoi (me ndėrprerje tė kohėpaskohshme) afėr 2000 vjet – prej vitit 100 p.e.s. deri nė vitin 1900.

    Por, Konfuēianizmi nuk ka qenė vetėm filozofi zyrtare e administratės kineze. Idetė e tij ishin tė pranuara nga pjesa mė e madhe e popullit kinez dhe gjatė 2000 vjetėve kanė pasur ndikim tė thellė ndaj esencės sė tij dhe ndaj mėnyrės sė mendimit,
    Ekzistojnė disa shkaqe qė Konfuēianizmi aq tepėr ndikoi nė mesin e kinezėve. E para: cilėsitė personale tė Kung Fu Cesė, sinqeriteti dhe ndershmėria kanė qenė tė pėrkryer. E dyta: ai ka qenė njeri praktik dhe i matur, i cili nga ithtarėt e vet nuk ka kėrkuar gjėra tė pamundshme. Kur ka kėrkuar qė tė jenė bujarė, nuk ka pritur tė bėhen tė shenjtė. Nė kėtė dhe nė shprehjet e tjera Kung Fu Ce ka qenė mė zemėrgjerė ndaj normave morale tė popullit kinez. Dhe me siguri kėtu gjendet ēelėsi i suksesit tė madh qė e kanė idetė e tij nė Kinė. Kung Fu Ce nuk kėrkoi qė kinezėt ta ndryshojnė tė kuptuarit themelor tė tyre. Ai praktikisht idealet e tyre themelore dhe tradicionale i pėrsėriti nė njė formė tė qartė dhe bindese. Pothuaj nuk ka filozof tjetėr nė histori qė aq shumė ėshtė afruar afėr qėndrimeve fundamentale tė bashkatdhetarėve tė tij.

    Konfuēianizmi, i cili mė tepėr insiston ndaj obligimeve se sa ndaj tė drejtave tė individit, ndoshta, nėn prizmin e normave tė sotme perėndimore, vėshtirė duket i kuptueshėm. Megjithatė, si filozofi shtetėrore nė praktikė u tregua jashtėzakonisht efikas. Nėse gjykohet nga aspekti i aftėsisė qė ta ruajė paqen e brendshme dhe pėrparimin, atėherė konstatohet se gjatė 2000 vjetėve Kina ka qenė, mė pak apo mė shumė, pjesa mė sė miri e administruar e botės.
    Tė rrėnjosura thellė nė kulturėn kineze, idealet e Kung Fu Cesė nuk hasėn nė pranim tė gjerė jashtė Azisė Lindore. Ato patėn ndikim tė fuqishėm nė Kore dhe nė Japoni vende nėn ndikimin e madh tė kulturės kineze.
    Nė kohėn tonė, Konfuēianizmi nė Kinė ėshtė nė rėnie. Duke u munduar qė me vendosmėri tė ndėrpresin me tė kaluarėn, komunistėt kinezė nė mėnyrė shumė energjike reaguan ndaj Kung Fu Cesė dhe doktrinave tė tij, andaj ėshtė e mundshme qė tė parashikohet madje edhe fundi i periudhės sė ndikimit tė tij ndaj historisė kineze. Megjithatė, duke i ditur rrėnjėt e thella tė idealeve tė Kung Fu Cesė nė Kinė, nuk do tė jetė kurrfarė befasie nėse nė tė ardhmen pėrsėri lind Konfuēianizmi.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    6.

    PJETRI I SHENJTĖ
    ST.PAUL
    4-64


    Apostull Pjetri, bashkėkohės mė i ri i Jezuit u bė ithtar mė besnik i fesė sė re-Krishterimit. Ndikimi i tij ndaj teologjisė krishtere manifestohet mė gjatė dhe mė largė nga tė gjithė kronikėt dhe mendimtarėt tjerė krishterė.
    Pjetri ėshtė i njohur edhe si Savel, i lindur nė Tars, qytet nė Kiliki (Turqia e sotme), disa vjet pas parimit krishterė tė tė numėruarit tė viteve. Ai ishte qytetar romak me prejardhje hebreje. Nė rini e mėsoi gjuhėn e vjetėr hebreje dhe pėrfitoi plotėsisht arsimim hebraik. Gjithashtu u mėsua tė ndėrtojė tenda. Si i ri shkoi nė Jerusalem, ku mėsoi te rabini i njohur hebre Gamalieli. Edhe pse Pjetri ishte nė Jerusalem - nė tė njėjtėn kohė kur ishte edhe Krishti, nuk dihet se a janė takuar ndonjėherė pėr sė gjalli kėta dy. Pas vdekjes sė Jezuit, tė krishterėt e hershėm konsideroheshin si heretikė dhe ishin tė pėrndjekur. Njė kohė bukur tė gjatė edhe vetė Pjetri mori pjesė nė ato pėrndjekje ndaj tė krishterėve. Por, gjatė njė udhėtimi prej Jerusalemit deri nė Damask, iu lajmėrua Krishti dhe i foli, pas sė cilės Pjetri e pranoi fenė e re. Ky ėshtė ēasti i rikthimit radikal nė jetėn e tij. Kundėrshtari i dikurshėm dhe i ashpėr i Krishterimit u bė besniku dhe ndikuesi mė i madh pėr perhapjen e Krishterimit.

    Kėshtu jeta e Pjetrit u shndėrrua nė mendime e nė shkrime pėr fenė e re dhe pėr pėrfitimin e ithtarėve tė rinj. Gjatė kohės sė veprimit tė vet misionarik, ai udhėtoi nepėr Azi tė Vogėl, Greqi, Siri e Palestinė. Nė predikimet para hebrenjve, Pjetri nuk ka pasur sukses tė madh, siē kanė pasur krishterėt e tjerė tė mėparshėm. Nė tė vėrtetė qėndrimi i tij shpesh shkaktonte antagonizėm tė madh, madje shumė herė ėshtė rrezikuar edhe vetė jeta e tij. Por, kur predikonte para hebrenjve, Pjetri gėzohej shumė pėr suksesin e tij, pėr ēka filluan ta quajnė Apostull i politeistėve. S'ekziston individ tjetėr, qė ka luajtur rol aq tė madh nė pėrhapjen e Krishterimit.

    Pas udhėtimeve tė gjata nė pjesėn lindore tė Perandorisė Romake, Pjetri u kthye nė Jerusalem. Atje ishte i burgosur, pastaj i dėrguar nė gjyq nė Romė. Nuk dihet se si pėrfundoi gjykimi dhe a ėshtė larguar ai ndonjėherė nga Roma. Megjithatė, nė fund (me siguri rreth viteve 64) ka qenė i vrarė nė afėrsi tė Romės.
    Ndikimi i madh i Pjetrit pėr zhvillimin e Krishterimit bazohet nė tri gjėra: l) suksesi i madh i tij si misionar, 2) shkrimet e tij qė paraqesin pjesėn thelbėsore tė Dhjatės sė re, 3) roli i tij nė pėrpunimin e Teologjisė krishtere.
    Prej 27 librave tė Dhjatės sė Re sė paku 14 konsiderohen se janė tė shkruar nga Pjetri. Edhe pse disa gjurmues bashkėkohorė mendojnė se katėr apo pesė prej tyre janė tė shkruar nga autorė tė tjerė, ėshtė e qartė se Pjetri ėshtė autori mė i rėndėsishem ndėr autorėt e Dhjatės sė Re.

    Ndikimi i tij nė Teologjinė krishtere ėshtė aq i madh sa qė nuk mund tė matet. Idetė e tij i paraqesin kėto vijime: Jezui nuk ėshtė vetėm profet nė formė tė njeriut, por me tė vėrtetė ka prejardhje hyjnore. Krishti vdiq pėr shkak tė mėkateve tona, tė cilat mund tė jenė tė falura falė vuajtjeve dhe mundimeve tė tij. Njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė arrijė shpėtimin kur mundohet t'i respektojė urdhėrat e Biblės, por vetėm kur e pranon Krishtin dhe e kundėrta, nėse e pranon Krishtin, mėkatet do tė jenė tė falura. Pjetrit i takon mėsimi pėr fajin e paralindjes (shih: Legata deri te Romakėt 5:12-19).

    Duke marrė parasysh se vetėm nėnshtrimi ndaj ligjit nuk mund tė sjellė shpėtim, Pjetri predikonte se tė kryqėzuarit e rinj krishterė nuk duhet t'i respektojnė rregullat hebreje pėr ushqim e as dispozitat e judikaturės sė Mojsiut, madje edhe syneti ėshtė i tepėrt. Disa udhėheqės tė vjetėr krishterė shprehėn vendosmėrinė e tyre nė mospajtim me tė pėr kėtė ēėshtje, dhe po qe se mendimet e tyre nuk do tė kishin mund tė kapėrcehen, ėshtė shumė e dyshimtė se a do tė pėrhapej Krishterimi aq shpejtė nepėr tėrė Perandorinė Romake.

    Pjetri mbeti i pamartuar dhe sipas tė gjitha gjasave asnjėherė nuk ka pasur marrėdhėnie seksuale me gra, edhe pse kjo vėshtirė mund tė argumentohet. Mendimet e tij pėr jetėn seksuale dhe pėr gratė, tė gjendura nė Letrėn e shenjtė, mė vonė shkaktojnė ndikim tė kufizuar. Mendimi i tij mė i njohur nė kėtė temė (I Korintjanet 7:8-9) thotė: "Ndėrkaq tė pamartuarve dhe vejushave u them: ėshtė mirė, nėse mbeten si unė. Por nėse nuk munden tė pėrmbahen, le tė martohen, mė mirė ėshtė tė martohen se sa tė digjen".

    Pos kėsaj, Pjetri ka pasur fjalime tė rrepta pėr vendin e gruas: “Gruaja le tė mėsohet nė heshtje dhe me nėnshtrim tė plotė. Ngase sė pari ėshtė krijuar Adami, e pastaj Eva.” (J Timotej 2:11-13). Mendime tė tilla, ndoshta edhe nė forma mė te forta, janė tė paraqitura nė J.Korintjanėt 11:7-9. Nuk ka dyshim se nė kėto pasuse Pjetri shpreh ide, tė pranuara nga bashkėkohanikėt e tij; ėshtė karakteristike, se megjithatė, Krishti nuk ka dhėnė kėsi deklarime. Mė shumė se kushdo tjeter, Pjetri ėshtė faktor pėr shndėrrimin e Krishterimit prej njė sekte hebreje nė religjion ndėrkombėtar. Mendimet kryesore tė tij pėr prejardhjen hyjnore tė Krishtit dhe pėr faljen e mėkateve nėpėrmjet fesė, mbeten baza tė krishterimit nė shekujt e ardhshėm. Tė gjithė teologėt e mėvonshėm krishterė, mes tė cilėve edhe Augusti, Toma Akuini, Luteri dhe Kelvini kanė qenė nėn ndikimin e madh tė parimeve tė Pjetrit. Nė tė vėrtetė, ndikimi i ideve tė tij ėshtė aq i fortė sa qė disa gjurmues thonė se Pjetri, e jo Krishti duhet tė konsiderohet si themelues i religjionit tė krishterė. Ky mendim ėshtė tepėr ekstrem. Megjithatė, edhe pse ndikimi i Pjetrit nuk ėshtė i njėjtė me atė tė Jezuit, ndikimi i tij ėshtė shumė mė i madh se ēdo ndikim tjetėr i ēfarėdo mendimtari tjetėr tė krishter.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  11. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    7.


    CAJ LUNI
    T'SAI LUN
    rreth vitit 105


    Emri i Caj Lunit, shpikėsit tė letrės, sigurisht ėshtė i panjohur pėr shumė lexues. Nėse merret parasysh rėndėsia e zbulimit tė tij, ėshtė pėr t'u habitur fakti qė ai aq tepėr ėshtė i injoruar nė Perėndim. Ekzistojnė enciklopedi tė mėdha nė tė cilat nuk mund tė gjendet asnjė fjalė pėr Caj Lunin, e emri i tij rrallė pėrmendet edhe nė librat nga lėnda e historisė. Pėr shkak tė rėndėsisė sė pakontestueshme tė letrės, mungesa e tillė e informatave mund tė shkaktojė dyshime se Caj Luni ėshtė njėfar personaliteti apokrif. Gjurmimet e kujdesshme, prapėseprapė tregojnė se Caj Luni ka ekzistuar dhe ka qenė tejet i nderuar nė oborrin mbretėror kinez, dhe rreth vitit 105 ia tregoi perandorit Ho Ti shembullin e zbulimit tė tij. Faktet kineze pėr zbulimet e Caj Lunit (ato janė tė shėnuara nė historinė zyrtare tė dinastisė HAN) janė plotėsisht tė qarta e tė sigurta dhe nė to nuk ka kurrfarė gjurme tė ndonjė magjie. Kinezėt ēdoherė i kanė shprehur mirėnjohje Caj Lunit pėr zbulimin dhe nė mesin e tyre emri i tij ėshtė shumė i njohur.
    Nuk dihet shumė pėr jetėn e Caj Lunit. Nė kronikat kineze pėrmendet se ka qenė eunuk. Gjithashtu ėshtė konstatuar se perandori ka qenė shumė i gėzuar pėr zbulimin e tij, dhe ai mundėsoi ngritjen dhe afirmimin e tij. Ai u shpėrblye me gradė tė lartė dhe u pasurua.

    Por Caj Luni ishte i pėrzier nė disa intriga nė oborrin e perandorit, dhe prej atėherė filloi rėnia e tij morale. Nė kronikat kineze shkruan se qysh se u turpėrua, Caj Luni u pastrua, veshi rrobat mė tė bukura dhe u helmua.
    Gjatė shekullit II, letra gjeti pėrdorim tė madh nė Kinė dhe pas disa shekujve kinezėt e kishin shpėrndarė edhe nė viset tjera tė Azisė. Kohė tė gjatė ata e ruajtėn nė fshehtėsi mėnyrėn e prodhimit tė letrės. Por, nė vitin 751 prodhuesit kinezė tė letrės ishin tė robėruar nga arabėt dhe sė shpejti letra filloi tė prodhohet nė Samarkand dhe nė Bagdad. Shkathtėsia pėr prodhimin e letrės gradualisht zgjerohej nė botėn arabe, ndėrkaq nė shek. XII e morėn edhe evropianėt prej arabėve. Pėrdorimi i letrės merrte dimensione gjithnjė mė tė mėdha dhe pas zbulimit tė Gutenbergut (shtypjen mė moderne tė librave) letra nė Perėndim e nxori nga pėrdorimi pergamentin si material kryesor pėr tė shkruar.
    Sot letra ėshtė njė gjė aq e rėndomtė, diē qė e marrim si punė tė thjeshtė, dhe vėshtirė mund tė parafytyrojmė, se si do te dukej bota pa tė. Para Caj Lunit shumė prej librave nė Kinė bėheshin nga pllakat e bambusit. S'ka dyshim se ato ishin tepėr tė rėnda dhe jopraktike. Disa libra janė shkruar nė mėndafsh, por ishin aq tė shtrenjtė saqė ishte e pamundur tė gjejnė pėrdorim tė gjerė. Nė Perėndim, para zbulimit tė letrės, shumė libra kanė qenė tė shkruar nė pergament apo nė qilim, qė janė pėrpunuar apostafat nga lėkura e deleve apo e edhave. Ai material e zėvendėsoi papirusin e pėrdorur nga greket, romakėt, dhe egjiptasit. Por, edhe pergamenti edhe papirusi vėshtirė janė importuar, ndėrkaq edhe pėrpunimi i tyre ka qenė i shtrenjtė.

    Librat dhe materialet e tjera tani prodhohen lirė dhe nė sasi tė mėdha. Vėrtetė, sot letra nuk do tė kishte rėndėsi aq tė madhe po tė mos ekzistonte makina e shtypit. Por gjithashtu ėshtė e vėrtetė se edhe makina e shtypit nuk do tė kishte kuptim po tė mos kishte material tė lirė me bollėk, mbi tė cilin do tė mund tė shtypej.

    Nė kėtė rast, cili prej kėtyre dyve duhet tė rangohet mė lartė: Caj Luni apo Gutenbergu? Edhe pse nė mėnyrė tė njėjtė pothuaj e vlerėsoj rėndėsinė e qė tė dyve, Caj Lunin e vura para Gutenbergut pėr kėto shkaqe: 1) Pėrpos si material pėr tė shkruar, letra ka edhe shumė pėrdorime tė tjera. Faktikisht me zbulimin e letrės hapen mundėsi tė ndryshme dhe njė pjesė e madhe e letrės shfrytėzohet pėr qėllime, tė cilat nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me shtypjen e librave. 2) Caj Luni ka jetuar nė kohėn para Gutenbergut, i cili, shtrohet pyejta se a do ta kishte zhvilluar shtypjen e librave po tė mos e kishte letrėn. 3) Po tė ekzistonte vetėm njėri nga kėto dy zbulime, sigurisht se shumica e librave do tė prodhoheshin nėpėrmjet ksilografisė* (e njohur shumė kohė para Gulenbergut) dhe letrės, sesa me shkronja lėvizėse dhe pergament. A ėshtė e udhės qė edhe Gutenbergu edhe Caj Luni tė inkuadrohen nė mesin e dhjetė personaliteteve mė me ndikim qė kanė jetuar kurdo qoftė. Qė ta kuptojmė rėndėsinė e tėrėsishme tė zbulimit tė letrės dhe tė shtypurit tė librave, detyrohemi ta shqyrtojmė zhvillimin kulturor nė Kinė dhe nė Perėndim. Para shekullit tė dytė, civilizimi kinez pa dyshim ka qenė mė i prapambetur se ai i Pėrėndimit. Nė dhjetė shekujt e ardhshėm, tė arriturat kineze e tejkaluan Perėndimin dhe gjatė shtatė-tetė shekujve civilizmi i tyre, sipas vlerėsimeve tė shumta, ishte mė i pėrparuar nė botė. Por, gjatė shekullit XV Evropa Perėndimore e tejkaloi Kinėn. Pėr atė ndryshim ka sqarime tė llojllojshme, por sipas meje shumė hipoteza nuk e pėrfillin mė tė thjeshtėn.
    Kuptohet, ėshtė fakti i pamohueshėm se bujqėsia dhe shkrim-leximi mė herėt u zhvilluan nė Lindjen e Afėrt se sa nė Kinė. Por vetėm kjo nuk e sqaron faktin pėrse civilizimi kinez mbetet aq mbrapa pas Perėndimit. Faktori vendimtar, sipas mendimit tim, ėshtė ai se para Caj Lunit, kinezėt nuk dispononin me material pėrkatės pėr shkrim. Bota perėndimore e kishte papirusin dhe pavarėsisht nga mungesa e bobinave tė papirusit, shumė mė tepėr qėndrojnė nga librat e punuar prej pllakave tė drurit apo tė lakmusit. Mungesa e materialit pėrkatės pėr shkrim ka qenė pengesė e madhe pėr pėrparimin kulturor tė Kinės. Shkencėtarit kinez i ėshtė dashur njė makinė e tėrė pėr tė punuar njė numėr mjaft tė vogėl librash. Mund tė paramendojmė se nė njė situatė tė tillė, sa vėshtirėsi do tė paraqiteshin qė tė udhėhiqej administrata shtetėrore.

    Por zbulimi i letrės tėrėsisht ndryshoi ēdo gjė civilizimi kinez pėrparonte shpejt, dhe vetėm pėr disa shekuj ai u barazua me atė perėndimor. (Kuptohet pėrēarja politike e Perėndimit e ka rėndėsinė e vet, por me kėtė nuk sqarohet e tėrė ēėshtja. Nė shek. e katėrt Kina nuk ishte e bashkuar mė shumė se Perėndimi, por edhe pėrballė kėsaj ajo u zhvillua shpejt nė lėmin e kulturės.) Nė shekujt vijues, kur pėrparimi i Perėndimit ishte relativisht i ngadalshėm. Kina kishte mundėsi tė lavdėrohej pėr zbutimin e busullės, tė barutit e tė ksilografisė. Por pėr shkak se letra ishte mė e lirė sesa pergamenti dhe prodhohej nė sasi mė tė mėdha, peshoja rėndoi nė dobi tė Kinės.

    Qė atėherė kur vendet perėndimore filluan ta shfrytėzojnė letrėn, ato ishin nė gjendje ta mbajnė hapin me Kinėn. Mė shumė se kaq, arritėn ta zvogėlojnė prapambeturinė kulturore. Por, dokumentet e shkruara tė Marko Polos, vėrtetojnė se Kina qė nė shekullin e 13-tė ishte shumė pėrpara Evropės.
    Atėherė, pėrse ngeci pas Perendimit? Propozohen arsyetime tė shumta kulturore mjaft tė ndėrlikuara, por ndoshta mjafton i vetmi arsyetim i mundshėm, njė arsyetim i pastėrt teknik. Nė shek.15-tė njė gjeni evropian i cili quhej Johan Gutenberg e pėrpunoi teknologjinė pėr prodhimin masiv tė librave. Qė nga ajo kohė, kultura evropiane pėrparonte me hapa tė pėrshpejtuar. Dhe ngase Kina nuk e ka pasur Gutenbergun, ajo u desht tė mbetet e kėnaqur me ksilograflnė dhe kultura e saj zhvillohej relativisht mė ngadalė.

    Nėse e pranojmė kėtė analizė nuk mund e tė mos arrijmė deri te pėrfundimi se Caj Luni dhe Johan Gutenbergu janė dy nga personalitetet mė tė rėndėsishme nė historinė e njerėzimit. Caj Lun ngrihet mė lartė se tė tjerėt edhe nga shkaqe tė tjera. Shumė zbulime janė fryte tė kohės sė vet, dhe ato do tė bėheshin, madje edhe nėse njėriu, i cili arriti deri tek ato, tė mos ekzistonte fare. Por rasti me letrėn ėshtė krejtėsisht ndryshe. Evropianėt filluan ta prodhojnė, madje 1000 vjet pas Caj Lunit, edhe atė pasi qė mėsuan nga arabėt se si pėrpunohet letra.
    Edhe mė indikativ ėshtė fakti se edhe pse e panė letrėn kineze, popujt tjerė aziatikė nuk arritėn tė kuptojnė se si ta prodhojnė vetė. Mėnyra e hapėt e prodhimit tė letrės ishte aq e rėndė sa qė nuk qe e mundur tė arrihet deri tek ajo nė njė kulturė me nivel mesatar tė zhvillimit, por kėtu ishin tė nevojshme pėrpjekjet e ndonjė individi shumė tė talentuar. Ai individ ishte Caj Luni, ndėrkaq metoda qė ai e aplikoi (nėse nuk marrim parasysh mekanizimin e aplikuar nė vitin 1800) mbetet e njėjtė deri nė ditėt e sotme.
    Ja, keto janė shkaqet pėr shkak tė tė cilave Gutenbergun dhe Caj Lunin i vė nė mesin e dhjetė personaliteteve tė para nė kėtė vepėr, dhe pėr shkak tė tė cilave Caj Luni megjithatė ėshtė pak mė lartė.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Bernhard Schlink
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 21:10
  3. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  4. "Njė histori e deformuar nga serbėt”
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  5. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •