mosa harroni sot ETHET,rosela me duket se e ka radhen tani
mosa harroni sot ETHET,rosela me duket se e ka radhen tani
"E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"
edhe une mendoj ashtu pamevaresisht se me pelqen jasht mase....
URIME FITORJA per Vace Zelen e re, Anjeza Shahini
Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte
Ish nxėnėsja mė e mirė e Etheve fiton nė moshėn 20 vjeēare ēmimin e Kritikės nė Kėnga Magjike me njė kėngė ku ėshtė nxėnėsja mė e mirė e trishtimit. E sapo kthyer nga studimet nė Vjenė ajo tregon pėr MAPO-n detaje tė punės por edhe tė personalitetit qė ka arritur tia imponojė publikut. Tashmė nuk ėshtė mė njė nxėnėse, por profesionistja e skenės shqiptare
Anjeza Shahini ėshtė njė 20 vjeēare kryeneēe dhe e vendosur qė tė marrė sa mė shumė. Kur i kėrkon qė tė tė japė njė intervistė dėshiron tė sigurohet se vėmendja qė do ti kushtohet do tė pėrmbushė parametrat, qė mendon e sigurt se i ka arritur. Tregohet e kujdesshme pėr ēdo detaj qė ka lidhje me marrėdhėnien e saj me publikun qoftė edhe kur kjo marrėdhėnie shkon jashtė interpretimit nė skenė dhe faqoset nė faqet e revistės mė tė madhe politike nė vend. Ajo mendon se ka investuar mjaftueshėm dhe pėr kėtė kėrkon tė ketė hapėsirėn qė meriton nė ēdo medium qė do tė bjerė nė dorėn e publikut.
Por pėrtej mėnyrės sė vendosur pėr tė marrė atė qė kėrkon, Anjeza ka nė fakt njė tė drejtė thelbėsore: tė drejtėn pėr tė kuruar imazhin e saj. Pėr njė 20 vjeēare qė ka pėrfaqėsuar deri tani Shqipėrinė mė mirė se kushdo tjetėr nė festivalin europian, pėr faktin qė pikėrisht nė kėtė moshė sapo ka fituar njė ēmim tė Kritikės nė Kėnga Magjike 2007 dhe pėr faktin tjetėr qė sapo ėshtė kthyer nga studimet profesionale pėr muzikė nė Vjenė, pra pėr kėto arsye, kryeneēėsia e saj pėr tė plotėsuar punėn e njė specialisti PR tė mirėfilltė, ėshtė mėse e justifikuar.
Anjeza nuk ėshtė ama njė specialiste PR dhe nuk ėshtė thjesht njė kėngėtare e talentuar qė kėrkon ti hedhė hapat e saj nė mėnyrė solide dhe tė sigurt. Ajo ėshtė aktualisht njė prej zėrave mė tė dashur pėr publikun shqiptar dhe njė prej shembujve tė suksesit nė skenė kur ky kombinohet me 70% punė e 30 tė tjera talent. Gjithmonė kam qenė e bindur qė vetėm talenti nuk mjafton. Sigurisht qė 70% tė suksesit nė ēfardolloj profesioni i pėrket punės. Tė gjithė ata qė janė lumturuar vetėm me talentin kanė patur vėshtirėsi nė jetėgjatėsinė e tyre nė skenė. Kėshtu shprehet ajo nė tė parėn intervistė dhėnė pėr shtypin shqiptar pas pjesėmarrjes nė Kėnga Magjike me kėngėn Nxėnėsja mė e mirė. Nė kėtė kėngė, ajo ėshtė nxėnėsja mė e mirė e trishtimit, ndėrkohė pa diskutim Anjeza ėshtė njė prej nxėnėsve mė tė mira tė spektaklit Ethet realizuar nga Adi Krasta dhe Pali Kuke.
Pikėrisht 5 vjet mė parė ajo spikati me zėrin e veēantė nė njė prej audicioneve tė kėtij spektakli. Mori nė fillim disa vlerėsime pėr zėrin por duke qenė se ishte ndoshta mė e veēanta atė vit nė llojin e vet, mori dhe shumė kritika nga juria e Etheve . Kritika qė ajo, ndryshe nga shumė bashkėmoshatarė tė tjerė tė kėnaqur vetėm me talentin, nuk mundėn ti pėrvetėsonin. Njė specialist i muzikės do ta kishte tė lehtė tė dallonte nė zėrin e saj disa nuanca qė duheshin pėrpunuar, edhe dy vjet mė parė kur ajo shkoi nė Vjenė pėr tė studiuar. I njėjti specialist mund tė konstatojė i qetė tashmė pas kthimit te saj nga Viena, se edhe disa elementė tė veckėl qė e pengonin pėrsosmėrinė nė formatin e saj artistik janė zhdukur! Anjeza ėshtė tashmė njė kėngėtare profesioniste e skenės shqiptare. Nuk ka ende njė album, por e dini si pėrgjigjet ajo pėr kėtė fakt: Ajo qė mund tė them ėshtė se, fakti qė gjer mė sot nuk kam hedhur nė treg njė album timin, tregon qė nuk jam ndjerė komode me tregun muzikor shqiptar.
Ndonjėherė talenti dhe puna mund edhe tė mos kombinohen dot suksesshėm, nėse ato tė dyja nuk i lidh mbi tė gjitha njė karakter i fortė Kam zgjedhur fushėn qė Zoti mė ka dhuruar, dhe kjo mė jep njė siguri nė vetvete, i jep vulėn me karakterin e saj Anjeza Shahini, ish nxėnėsja mė e mirė e skenės shqiptare qė tashmė ka se ēfarė u mėson tė rinjve tė tjerė qė si ajo mund tė dalin shpejt nga bankat e njė shkolle qė nuk premton dot asnjė siguri nė tregun kaotik shqiptar...
Ju jeni kthyer sė fundi nga njė pėrvojė shkollimi. Cfarė mendoni se ka mundur kjo pėrvojė tė ndryshojė pėr mirė tek ju?
Anjeza Shahini: Pas formimit tė pėrgjithshėm nė gjimnazin Myslym Keta nė Shqipėri, mendova se ishte momenti i duhur pėr tju pėrkushtuar studimit muzikor tė pėrgjithshėm e sidomos asaj tė muzikės pop-tė lehtė qė unė kėndoj. Ndaj dhe preferova qė kėtė 2-vjeēar ta investoja pėr veten time nė kryeqytetin e muzikės, Vjenė. Kjo mė ka shėrbyer tė jem mė e pėrgjegjshme pėr muzikėn qė unė kėndoj, tė kem mė tepėr informacion, si dhe tė merrja njė eksperiencė perėndimore.
Tashmė ju jeni nė gjendje tė bėni dallimin talent-punė. Mendoni se moshatarėt tuaj e anashkalojnė tė dytėn dhe lumturohen vetėm me tė parėn?
Anjeza Shahini: Gjithmonė kam qenė e bindur qė vetėm talenti nuk mjafton. Sigurisht qė 70% tė suksesit nė cfardolloj profesioni i pėrket punės. Tė gjithė ata qė janė lumturuar vetėm me tė parėn kanė patur vėshtirėsi ne jetegjatesin e tyre ne skene.Duke qene vete e re ne profesion,uroj te kem gjithmon kete deshire,per te punuar sa me shume.
Ēdo tė thotė tė marrėsh nė moshen tuaj, Cmimin e Kritikės nė festivalin Kėnga Magjike?
Anjeza Shahini: Njė ēmim kritike ėshtė shumė i vlefshėm, sidomos pėr njė kėngėtare nė moshėn time. Siē e thashė dhe nė skenėn e Kėngės Magjike, jam ndjerė shumė e nderuar qė juria ma dha mua kėtė ēmim, qė unė e vlerėsoj si njė tjetėr stimul tė fortė qė mė ndihmon nė vazhdimėsinė e karrierės qė kam nisur nė skenėn shqiptare.
Ku qėndron forca juaj? Pse ju shfaqeni gjithmonė e sigurt nė skenė?
Anjeza Shahini: Ēdokush qė do tė zhvillonte profesionin tė cilit i takon, do tė kishte siguri nė punėn qė bėn. Mendoj se kam zgjedhur fushėn qė Zoti mė ka dhuruar, dhe kjo mė jep njė siguri nė vetvete.
Po tė hidhni njė sy nė tregun e sotėm muzikor nė Shqipėri, ēfarė do veēonit si tė mire dhe ēfarė do e gjykonit si diēka qė juve personalisht nuk ju bėn tė ndiheni komodė me kėtė treg?
Anjeza Shahini: Kjo ėshtė njė temė pėr tė cilėn do tė doja tė flisja mė gjatė sesa njė pėrgjigje e shkurtėr. Ajo qė mund tė them ėshtė se, fakti qė deri mė sot nuk kam hedhur nė treg njė album timin, tregon qė nuk jam ndjerė komode me tregun muzikor shqiptar.
Si janė marrėdhėniet tuaja me kėngėtarė tė tjerė nė Shqipėri? Me cilin/cilėn keni marrėdhėnie thjesht korrekte, e me kė keni marrėdhėnie mė shume se aq, miqėsore?
Anjeza Shahini: Parapėlqej qė gjithmonė nė marrėdhėnie me tė tjerėt tė jem e ndėrsjelltė. Me tė gjithė kolegėt pėrpiqem tė jem korrekte, ndėrsa ata tė cilėt janė bėrė pjesė e miqėsisė sime tė ngushtė tashmė, kanė tė fituar gjithmonė korrektėsinė time, dashurinė miqėsore duke e lėnė nėn hije pjesėn e punės sė pėrbashkėt.
Sa ka ndryshuar Anjeza 5 vitet e fundit?
Anjeza Shahini: Nga 15 vjeē deri nė 20 vjeē, ēdo qėnie njerėzore do tė pėsonte ndryshime, qoftė nė aspektin fizik ashtu dhe nga ajo e karakterit, kėshtuqė as unė sdo mund tė bėja pėrjashtim...
Krist Pinderi : Revista Mapo
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Krijoni Kontakt