Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 154
  1. #81
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Ja referenca: Arcaeol. Jud. 20, 200.

    E keqja me kete eshte se Jozepi shkruajti ne greqisht dhe nuk mund te fallcifikosh lehte:

    Άτε δη ουν τοιούτος ων ο Άνανος, νομίσας έχειςν καιρόν επιτήδειον διά το τεθνάναι μεν Φήστον, Αλβίνο δ' έτι κατά την οδόν υπάρχειν, καθίζει συνέδριον κριτών και παραγαγών εις αυτό τον αδελφόν Ιησού του λεγομένου Χριστού, Ιάκωβος όνομα αυτώ, και τινας ετέρους, ως παρανοησάντων κατηγορίαν ποιησάμενος, παρέδωκε λευσθησομένους.

    Po te le ty te na besh perkthimin... se nga une dyshon.
    kur Anani pra ishte i kėsaj natyre/karakteri, mendoi se tashmė kishte rastin e duhur. Festi kish vdekur dhe Albini ishte ende nė rrugė e sipėr, kėshtu ky mblodhi kuvendin e gjykatėsve dhe solli para tyre tė vėllanė e Jeshuas (tė ashtuquajturin Krisht), emri i tė cilit ishte Jakob dhe ca tė tjerė, tė cilėt, pasi iu ngriti padinė si shkelės tė ligjit, i dėrgoi pėr t'u goditur me gurė. - Antiquitates Judaicae, lib. XX, 9

    Kėtu, pėrveē faktit qė Josif ben Matthia, aka Flav Jozefi perandorisht, si ēifut nė gjen e nė besim nuk kishte si ta quante Jeshuan tonė si Krisht aka Mesia -> tė Mirosur, pasi nuk e pranon judazimi, mbetet tė shėnohet dhe tjetra se Origjeni kur citon kėtė fragment duke u marrė me Jakobin nė fjalė, ēuditėrisht nuk e ka atė pjesėn qė futa unė nė kllapa, ku dikush na ashtuquhet Krisht...


    Kėta tė Britanikes, nga krahu tjetėr, mes tė tjerash thonė:

    The Antiquities contains two famous references to Jesus Christ: the one in Book XX calls him the “so-called Christ.” The implication in the passage in Book XVIII of Christ's divinity could not have come from Josephus and undoubtedly represents the tampering (if not invention) of a later Christian copyist.
    http://cache.britannica.com/ebc/article-3765


    Nė vazhdim tė kėtyre, si ka mundėsi qė "etėrit e kishės" nuk i pėrmendin kurrė kėto pjesė nga Jozefi? Ndėrsa Origjeni nė tė vetėn shpall haptas se Jozefi nuk e ka pėrmendur fare Jezusin! Ēka do tė thotė se deri nė shekullin III e.s. kėto fjalė nuk ishin nė tekstin qė qarkullonte... pėrveē kur ndodh mrekullia e mashtrimit me pėrbetim * ... Eusebit...


    Tani, ata sa i njohin trimėritė e Eusebit, i pari qė citoi kėto thėniet e Jozefit qė tė tjerėt qė e kishin studiuar pėr dy shekuj s'ia kishin vėnė re... atij qė thoshte se ėshtė e ligjshme tė gėnjehet pėr lavdinė e Krishtit, sipas Gibonit:

    "I kam mėshuar atyre qė ngrenė lavdinė e fesė sonė dhe kam shuar ēdo gjė qė mund tė ēojė drejt turpėrimit tė fesė sonė." (pėrmbledhje e njė fragmenti pėrligjės nga kr.31, lib.12 Praeparatio Evangelica i Eusebit)

    "Ligjshmėria dhe dobishmėria e pėrdorimit tė mashtrimit si kurė dhe pėr tė mirėn e atyre qė duan tė mashtrohen" (titulli i k.32 lib.12 Praeparatio Evangelica)

    "Do tė pėrfshijmė nė kėtė histori kryesiht ato ngjarje qė na bėjnė punė sė pari neve dhe sė dyti ardhmėrisė" (vėll.8, kr.2 Ekklesiastike Historia, Historia e Kishės, Eusebi)

    ... trimėritė e kėtij burri tė madh si kulm i paanshmėrisė dhe objektivitetit!

    Ligjvėnėsi kishtar qė po iu mėsonte tė rinjve pėr tė mirėn e tyre siē ky e kuptonte atė me anė tė mashtrimit (kr.31,lib12 PE) meqėnėse mbėshtetja historike e Jahshuas ka nevojė pėr falsifikimin historik...


    Pa pėrmendur kėtu Jeshuat qė nė Jude ishin si puna e Muhamedėve nė Arabi...


    Njerėz tė cilėt kanė marrė titullin e "shėn rrenacakėve" siē jehon Europa ca mė vonė dhe nė gojėn e shėn Ignatit tė Lojolės shek. XVI

    "Duhet tė jemi gjithnjė tė gatshėm tė besojmė se ajo qė ne na duket e bardhė, nė tė vėrtetė ėshtė e zezė, nėse hierarkia e Kishės vendos asisoj."


    Disa pastaj duhet tė dinė qė asokohe tekstet nuk kopjoheshin me Xerox, dhe besnikėria riprodhuese e Kristox-ėve pas shek. tė III-tė ishte e shkallės sė mėsipėrme tė Eusebit, kėshtu qė... pas mesit tė shek. tė III-tė Jozefi fillon e flet... nja dy shekuj pas vdekjeje... pėr Jezusin... nė citimet e Eusebit... dhe pastaj dhe nė ribotimet me vulėn e re "Prodhuar nga Kisha".

    Nė tekstet e mėparshme tė Jozefit dy fragmentet qė pėrmendin Jezusin (njėri aq i pabesushėm sa dhe mė fanatikėt e tė krishterėve e kanė njohur si falsifikim, tė cilin Simeonidhi ēuditėrisht nuk e ka pėrmendur... do i ketė rėnė nė vesh me sa duket...) nuk gjenden fare!


    Etėrit e Kishės, si Justini, Origjeni, Tertulliani, Klementi i Aleksandrisė ishin tė lexuar nė veprat e Jozefit dhe s'domend qė do e kishin pėrmendur turravrap cilėndo hasje mė tė vogėl tė Jahshua ben Josif ben Jahvehut.

    Krisostomi qė e kishte Jozefin nė majė tė gjuhės... as ky nuk na thotė gjė.

    Foti qė ka shkruar tre ese rreth Jozefit madje del e thotė pa pikė turpi se Jozefi, si ēifut qė ishte, nuk e kishte vėnė re fare Krishtin e lavdishėm!


    Dhe pastaj vjen Super Eusebi... ēudibėrėsi

    nė pėrputhje me paraardhėsit dhe pasardhėsit:

    "S'ka gjė mė tė thjeshtė se sa pėrmbytja me fjalė nė mėnyrė qė tė mashtrosh njė turmė apo njė kongregacion besimtarėsh tė paedukuar."
    – ky qe Shėn Jeronimi i Dalmacisė shek.IV, Euseb Sofron Jeronimi (korrespond. LII, 8/93) pėrveē tė tjerash ku ia kėput pėr pėrligjjen e shpifjes nėse kjo shėrben si mjet pėr tė arritur pėrfundimin (korresp. me Pamahun XLVIII)

    DHR - Romakėt 3
    7 Prandaj nė qoftė se me anė tė gėnjeshtrės sime e vėrteta e Perėndisė e lartėson lavdinė e tij, pėrse unė gjykohem akoma si mėkatar?
    - shėni tjetėr me emrin Pavėl


    "A nuk e sheh pėrparėsinė e mashtrimit?

    Sepse e madhe ėshtė vlera e mashtrimit, nėse ky nuk pėrdoret pėr qėllime dashakeqe. Nė fakt ky lloj veprimi nuk duhet quajtur mashtrim, por mė mirė si njė lloj mbarėshtimi, zgjuarsie dhe zotėsie, tė aftė tė gjejė mėnyra tė tjera atje ku pėrndryshe s'ke burime tė tjera, apo duhet tė plotėsosh defektet e mendjes...

    Dhe shpesh ėshtė e nevojshme tė mashtrosh dhe tė kryesh tė mirėn me anė tė mashtrimit nėse me anė tė rrugės sė drejtė i ėshtė bėrė e keqe personit qė nuk ėshtė mashtruar!"

    - Peri ierosinis lib.1, De sacerdotio, nga Shėn Rrena nė piedestal! Joan Krisostomi aka Gojarti, ku i bie qė gėnjeshtrat tė jenė ar...


    Kam qenė ndėrkohė peshkop i Hipos, kur vajta nė Etiopi me disa shėrbyes tė Krishtit pėr tė predikuar "Ungjillin". Nė kėtė vend kemi parė shumė burra dhe gra pa kokė(!), qė kishin dy sy tė mėdhenj nė gjokset e tyre, dhe nė vende mė nė jug, pamė njerėz qė kishin veēse njė sy nė ballė(!)
    - ky qe njė shėn tjetėr me emrin Agustini


    * - "Etėrit e krishterė e shikonin si njė veprim besnikėrie pėrdorimin e mashtrimit dhe gėnjeshtrės... Mėsuesit mė fetarė nga tė gjithė ishin po ashtu mė tė infektuar nga tė gjithė prej kėsaj lebroze" - Johan Lorenc fon Mos'hajm, historian i krishterė pėrfshirė tek "Historia kishtare"



    Ndonjė fakt pėr: Jahshuan, kryqėzimet, Moshehun? se pėr rrena boll kishim Kishėn, Xhaminė dhe Xhaxhin...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Legjion : 16-05-2006 mė 07:48
    Alle Serben müssen sterben

  2. #82
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Legjion, me fal qe po te shtoj nja dy gjera qe do i kesh harruar per "Eterit" e hershem dhe ato moderne.

    Iraneu, do te kete qene duke pare nga dritarja (mbase ndonje grua duke ndere rrobat) ose ka gelltitur shume vere, sepse nje dite vendosi:

    "Duke qene se horizonti ka 4 ane (gojet e liga flasin dhe per 4 cepat e Tokes, planetit), aq do te jete dhe numri i ungjijve" (cuditem se si e la zoti pa ndeshkuar kete manipulator te fjales se tij, po fundja nuk eshte kot ajo shprehja "god works in mysterious way")

    Rastin tjeter e ke dhe ate pak humoristik, por nje njeri i ndjeshem dhe i ndershem e justifikon ne mendjen dhe zemren e tij, se fundja dhe ky per mire eshte perpjekur.

    "What harm would it do, if a man told a good strong lie for the sake of the good and for the Christian church? a lie out of necessity, a useful lie, a helpful lie, such lies would not be against God, he would accept them."
    - Martin Luther

    he, ke ndonje gje tjeter per te thene? vete zoti i ka justifikuar (perderisa Luterit nuk i ka rene rrufeja kur ka qene duke "zografisur" keto fjale, si duhet te mendojme ndryshe?) dhe duhet t'i kene pelqyer keto fjale..

    - - - - - - - - -

    Citim Postuar mė parė nga Legjion
    DHR - Romakėt 3
    7 Prandaj nė qoftė se me anė tė gėnjeshtrės sime e vėrteta e Perėndisė e lartėson lavdinė e tij, pėrse unė gjykohem akoma si mėkatar?
    - shėni tjetėr me emrin Pavėl
    uu, paska marre frymezim Luteri, nuk ia paska vesh nga vetja.. e paska thene vete zoti kete qe duhet te genjejme per te miren e tij.. dmth Pali, po s'e mos fliste me fjalet e tij ai.. ishte i frymezuar dhe lartesuar, keshtu qe fjalet e zotit jane.. apo s'ka qene dhe cifut, pra i zgjedhur, adapt per punet e perendise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 16-05-2006 mė 07:34
    Prektora

  3. #83
    Interesant ėshtė fakti qė mosekzistenca e Jezusit apo Jeshuas a Isaut sido qoftė shqiptimi nė hebraisht a arabisht, i prek drejtpėrdrejt tė dy herezitė e judaizmit.

  4. #84
    Nė lidhje me temėn ėshtė dhe rasti i Luigi Casciolit, nji ateisti italian qė ka shkrujt librin "Pėrralla e Krishtit". Nė rini ky u nis pėr prift por duke pas neurone tė shėndosha dhe duke konstatu se Jahshua nuk ka ekzistu naiherė, megjithėse tė gjithė rrojnė me "presupozimin se", e la pėrgjys rrugėn e fesė.

    Nji prift i tė njėjtit qytet i boni i farė kritike librit nė fjalė nė nji prej fletoreve tė Kishės. Duke mor shkas nga kjo zotnia ynė Cascioli ngriti padi nė gjyq nė 2002-shin kundėr Kishės Katolike, dhe priftit nė fjalė pėr shpifje kundėr tij dhe pėr shkeljen e nja dy ligjeve tė tjera si shpifje e mashtrim tė publikut duke e paraqit Jahshuan si realitet

    Nė fillim gjykatėsi italian nuk e pranoi fare padinė, puna vajti nė Gjykatė tė Apelit ku u vendos se padia ėshtė mė se e rregullt. (Tip ta zgjasim sa ta zgjasim se asnjeri s'ka pare sa tė rrijė njė jetė nėpėr gjyqe). Kshu sivjet nė janar kur u hap seanca paraprake, gjykata filloi prapė tė luajė kartėn e "padia nuk ėshtė e rregullt" dhe nuk lejoi. Me vazhdimin e pėrpjekjeve pėr tė hapur padinė (imagjinoni qė nuk ka hapur akoma padi nė gjyq! le mė tė diskutohet) nė shkurt gjykatėsit iu tek sėrish qė padia "nuk quhet" dhe ksaj radhe vendosi dhe hetime si masė formale kundėr Casciolit se gja paska pėrgojuar priftin nė fjalė. Nė mars ēėshtja u ripa si e vlefshme!

    Imagjinoni njė Vatikan i tėrė nuk komenton hiē (pėr tė mos krijuar as reklamim tė tipit) e nuk denjon as tė vendosė pėrfaqėsim ligjor pėr tė provuar se Kisha nuk e mashtron popullin duke predikuar personazhe fiktive pėr realitet e duke pėrfituar prej kėsaj duke e paraqit veten si pėrfaqėsuese e shėn Hiēit. Ēėshtja ėshtė ēuar kėt muaj nė gjykatėn e Hagės meqė nė Itali katolikėt tė thyjnė kokėn.


    Akuzat e ngritme janė Abuso di Credulita Popolare dhe Sostituzione di Persona.

    http://www.washtimes.com/world/20060...2832-3991r.htm


    tėrė procesi siē i ėsht paraqit gjykatės sė Hagės

    http://www.luigicascioli.it/29processo_eng.php




    CNN http://www.cnn.com/CNN/Programs/ande...s-existed.html




    - - - - - - - - - - - - - -
    Citim Postuar mė parė nga Legjion
    ...shen Hici
    hahahaha.. pasurim gjuhe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 18-07-2006 mė 11:35
    Alle Serben müssen sterben

  5. #85
    Duke e zgjeruar ca temėn qė tė flasim dhe pėr mosekzistencėn historike tė Pavlit, Juliani ("Renegati" sipas kristianėve) te "Kundėr Galilejve" thotė:

    67 E nėse mund tė mė provosh se njėri prej kėtyre tė dyve (Jezusit apo Pavlit) pėrmendet nga ndonjė shkrimtar i mirėnjohur i kohės sė tyre, - teksa kėto ngjarje kanė ndodhur nėn mbretėrinė e Tiberit apo Klodit, - atėherė mund tė thuash se unė po fliskam mė kot pėr kėto ēėshtje.
    fq.379 Julian - Against the Galileans
    http://www.tertullian.org/fathers/ju...ans_1_text.htm

    Pra qė nė kohėn e Julianit (mesvitet 300 es) ėshtė ngritur si ēėshtje mosekzistenca historike e Pavlit bashkė me personazhin tjetėr fantastik Jezusin. Lind natyrshėm pyetja:

    - A ka ndonjė referencė historike tė kohės pėr ekzistencėn e Pavlit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 17-08-2010 mė 13:05 Arsyeja: /

  6. #86
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    legjion dukesh qe nga historia spaske fare dijeni ,dhe qe cfare duhet per nje njeri te besohet ekzistenca e tij edhe pse ka jetuar vite,shekuj me pare..

    lexo historianet JOSEPHUS dhe TACITUS qe kan lind ne shekullin e pare te eres sone....

    mos me thuaj pastaj por a kan ekzistur keta se ti nuk besoke asnje nqs se shef se jeton vete..

  7. #87
    Natyrisht, natyrisht. Ke plotėsisht tė drejtė.

    Vetėm tė tė pyes diēka. Ti vetė i ke lexuar gjė kėta 'JOSEPHUS' dhe 'TACITUS' dhe e ke gjė idenė se sa e pėrmendin Pavlin kėta? Thjesht si pyetje miqėsore.

  8. #88
    Siē duket dhe nga trajtimi qė ka bėrė L. Cascioli si vijon, hyjmė tashmė normalisht nė temė:



    - Letrat e Pavlit tė Tarsit dhe Aktet e apostujve

    Vendosja e letrave tė Pavlit tė Tarsit dhe e Akteve tė apostujve nė fund tė kėsaj trajtese kristologjike, megjithėse kėto janė gjetur ndėr shkrimet e shekullit tė parė, ndodh pėr arsye se pėrmes figurės sė Pavlit tė Tarsit mund tė bėhet njė rikapitullim i pėrgjithshėm mbi krejt zhvillimet fetare qė solli kristianizmi.

    Cili ishte Pavli i Tarsit?

    Duke marrė parasysh se i pari qė foli pėr tė ishte njė farė Marcioni, kur gjatė vitit 140 solli letrat e tij nė bashkėsinė e Romės sė bashku me ungjillin pėrkatės, s'mbetet tjetėr veēse tė kemi dyshime serioze mbi ekzistencėn e tij (Pavlit), dyshime tė cilat na konfirmohen dhe nga fakti se anjė dokument qoftė profan, qoftė fetar, nuk flet pėr tė jashtė kuadrit tė Akteve tė apostujve, qė sido qė tė jetė, nuk mund tė konsiderohen prova historike, qė prej ēastit qė janė shkruar rreth mesit tė shekullit tė dytė, pra, njė shekull pas vdekjes sė supozuar tė tij, tė cilėn Kisha pohon se ka ndodhur nė vitin 63, por nė njė mėnyrė krejt arbitrare saqė e zhvesh nga ēdo pikėmbėshtetje historike.

    Pavli gjithashtu injorohet dhe nga Justini, apologjet dhe shkrimtar kristian, vdekur nė Romė mė 165, i cili ia pėrvesh konvertimin e paganėve nė tė krishterė, krejt apostujve (Apologjia I 39-45), dhe po njėsoj nuk njihet ky Pavėl as nga Papia, peshkop i Jeropolit (Azi e Vogėl) nė gjysmėn e parė tė shekullit tė dytė, hamendėsisht bashkatdhetar i tij, qė shkroi njė apologji rreth "Vendimeve tė perėndisė", e po njėsoj asgjė nuk pėrmendet as nė letrat e Judės, tė Jakobit tė Voglit apo tė Gjonit qė normalisht do i binin tė qenė bashkėkohėse meqėnėse janė shkruar nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė parė. I pari, pra qė flet pėr tė, ėshtė njė farė Marcioni, filozof i Sinopit nė Detin e Zi, i cili nė 140 u paraqit nė bashkėsinė esene tė Romės pėr tė sjellė ungjillin e vet, e bashkė me tė u solli po atyre disa letra tė cilat pohoi se qenė shkruar nga njė farė Pavli predikues qė kishte njohur vetė dishepujt e Krishtit nga afėr.

    "Pavli, i panjohur nė krejt shkrimet, qofshin kėto profane, qofshin fetare, shfaqet vetėm nė aktet e apostujve, njė vepėr kjo e vonė dhe tepėr e rimodifikuar.

    Ai mungon nga ungjijtė, mungon nga letrat e Jakobit e tė Judės qė i pėrveshen epokės sė tij, nuk njihet nga Justini, apologjet e shkrimtar vdekur nė Romė mė 165, i cili ia vesh konvertimin e paganėve pėrjashtimisht 12 apostujve (Apologjia I 39-45) dhe po ashtu as nga vetė Papia, peshkopi i Jeropolit rreth 150-ės, qė ishte aq i dhėnė pas jetės sė perėndisė" (Guy Fau. op. cit. pag. 65).
    (...)

    Ndėrkaq fillojmė duke thėnė se letrat e sjella nga Marcioni nė bashkėsinė esene tė Romės gjatė vitit 140 sė bashku me ungjillin e tij, duke pohuar se i kish shkruar njė farė predikuesi sirian me emrin Pavėl (Pal), i cili kish njohur dhe apostullin Pjetėr, dėshmitar i drejtpėrdrejtė i jetės sė Krishtit, nuk qenė 14 siē pohon ende Kisha, por 10, duke vazhduar nė konstatimin se vetėm 4 prej kėtye mund ti veshen pėrfundimisht Pavlit, nėse gjykojmė nga tematika qė pėrmbajnė e qė do tė pėrkonte realisht me kohėn kur supozohet se ka ekzistuar, pra gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė parė.

    "Letrat, me sa del nga kėrkimet filologjike dhe historike e po ashtu zbatuar nga shkolla e Tybingenit, qė i vishen Pavlit, janė vetėm katėr: Letra romakėve, Letra galatėve dhe ato tė dyja korintasve" (Josif Kryevelev. Analisi storico critica della Bibbia. Cap.9).

    Ky pohim konfirmohet nė mėnyrė ende mė specifike nga Renani:

    "Letrat e sjella nė Romė nga Marcioni, nuk qenė 14 siē pohon kisha, por vetėm 10, e mė tej vetėm 4 prej tyre mund ti vishen epokės kur jetoi Pavli (Letra romakėve, galatėve dhe dy korintasve) me sa del nga hulumtimi interpretues i subjekteve qė trajtohen nė to, dhe tė konfirmuara dhe nga analiza elektronike mbi fjalorin e shkrimeve, duke bėrė madje dhe pėrjashtime pėr fragmentet e shumta qė qenė futur dhe nė kėto tė katra gjatė kohėve tė mėvonshme". (Renan -S.Paolo introd.).

    Dhe qė tė keni parasysh se ēfarė falsifikimesh janė kryer mbi "letrat e Pavlit", shtojmė gjithashtu se tė katrat nė fjalė, dolėn dhe kėto me radhėn e tyre tė manipuluara dhe tė falsifikuara aq sa e bėnė dhe Goguelin tė dalė tė pohojė se dhe vetė dy letrat korintasve janė me radhėn e tyre njė ēorbė e gatuar keq prej gjashtė letrash tė tjera pararendėse (intr. Dhiata e Re) dhe Renanit tė pranoje (S. Paolo. intr.) sė bashku me Turmelin dhe De La Fosin (Rieder. pag 16), se nė Letrėn romakėve ka plot 5 tė tjera pėrbėrėse .

    Me tėrė kėto falsifikime kryer mbi 4 letrat qė mbahen pėr autentike, mund tė pėrfytyrojmė se ē'bėhet me 10 tė tjerat qė u shkruan nė vazhdim nga ithtarėt e rrymave tė ndryshme e iu shėrbenin sipas rastit pėr tė mbėshtetur secila mė vete se ajo ishte e vėrteta prej Krishti, pa folur mė tej pėr katėr tė fundit qė u redaktuan me plot siguri pas vitit 140 duke qenė se nuk bėnin pjesė nė ato qė solli Marcioni nė Romė!

    "Bruno Baueri dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė shkollės hollandeze (A.D.Loman, A.Pirson e tė tjerė), pohuan dhe kėta secili nė kohėn e vet, se letrat e Pavlit nuk mund tė konsideroheshin si autentike po ashtu si nuk mund tė konsideroheshin autentike ato qė i visheshin Gjonit, Pjetrit e Judės. Madje nuk bėhet fjalė fare pėr "letra" por pėr trajtesa teologjike tė shkruara krejt pas periudhės kur thuhej se autorėt e hamendėsuar tė tyre paskėshin rrojtur. Forma e korrespondecės iu dha nė fakt pėr t'iu shtuar autoritetin e po ky qe dhe shkaku i pėrdorimit tė emrave tė apostujve pėr to." (J. kryevelev. op. cit. cap.9).

    Dhe ende mė tej:

    "Manipulimet e kryera nga katolikėt ndaj letrave tė Pavlit janė fare tė dukshme; ato fshehin nė mėnyrė ekstravagante aspektin e pavlizmit" (Quaderno del Circolo Renan. 4° trim.1960).

    Pėrmes demaskimit tė manipulimeve tė kryera mbi shkrimet pavlike, e qė janė kryer nė plot ekstravagancė do tė dalin dhe provat pėrfundimtare e tė pakundėrshtueshme pėr mosekzistencėn historike tė Jezusit.

    (...)

    "Nėse Pavli ka ekzistuar a jo, ne nuk na hyn shumė nė punė, po dhe sikur tė merrej qė ka ekzistuar, ose ndonjė person tjetėr nė vend tė tij, diēka ėshtė e sigurt, se nė vitet 60 kur Kisha daton pėrfundimin e saj duhet pėrkundrazi shėnuar lindja e saj. Ngjarjet e treguara nėpėr letra e nėpėr aktet e apostujve shfaqen vetėm nė dhjetėvjeēarėt qė pasojnė!" (J.Kyevelev - op. cit. cap.9).

    E siē ndodh gjithnjė me Kishėn qė sa herė pėrpiqet tė ndreqė diēka prish njė tjetėr, kėshtu dhe nė kėtė pėrshtatje tė ndodhive tė treguara nė Aktet e apostujve qė cilat historia i sjell pas viteve 70 dalin sėrish gabime fatale qė ekzistojnė nė "shkrimet e shenjta" si p.sh. nė kėtė rast datimi i gabuar i akteve na bėn tė pyesim se si ndodhka qė Pjetri e Pavli qė pohohet se vdiqėn nė 63-64 paskan mundur tė mbajnė diskutime pėr subjekte tė lindura pas vitit 70.

    E duke rimarrė argumentin e lėnė nė lidhje me referatet e Pavlit e tė Pjetrit, mund tė themi se me sa del prej tyre, nga vetė pra shkrimet e shenjta, pikėrisht me heshtjen e tyre pėr jetėn e Krishtit ndodh qė kėta tė pohojnė nė mėnyrėn mė ballore mosekzistencėn historike tė Jezusit.

    "Diēka mjaft serioze ndodh me provat qė nxjerrim prej Pavlit nė lidhje me mosekzistencėn e Jezusit: Pavli nuk interesohet kurrė pėr jetėn tokėsore tė Krishtit tė tij. Vetėm 14 vjet pas fillimit tė predikimeve tė tij mė sė fundi shkon nė Jeruzalem, por dhe kėsaj here jo pėr t'u informuar pėr jetėn e Krishtit, siē normalisht duhet tė kish bėrė, nėse ky i fundit me tėrė mend ekzistonte, por pėrkundrazi pėr tė imponuar konceptet e veta pėr kėtė ēėshtje.

    Mund tė provohet kėsisoj nėpėrmjet njė moskokėēarjeje tė tillė tėrėsore, mosekzistenca e njė fakti qė pohohet se kish ndodhur?

    Nga udhėtimi i tij nė Jeruzalem, Pavli nuk sjell hiēgjė, asnjė hollėsi tė vetme, qoftė dhe mė tė voglėn, pėr jetėshkrimin e Jezusit, nuk interesohet fare pėr vendet e shenjta, nuk bėn as aludimin mė tė vogėl pėr mrekulli qė i visheshin Jezusit, nuk pėrmend asnjė Pilat, as Kaifa, as sinedri, as Erod, as vetė gratė e shenjta mes tė cilave duhet tė qe dhe vetė Maria, nėna e Shpėtimtarit (e cila nėse ndjekim rrėfimet e Kishės i bie tė ketė qenė e pranishme nė bashkėsinė e Jeruzalemit aq sa madje kontribuoi nė pėrpilimin e ungjillit tė Lukės) e nuk bėn asnjė aludim mbi pėsimet a mbi vdekjen.

    Sikur ky tė kishte bindjen mė tė vogėl pėr Krishtin e tij pėrmes informacionesh tė marra nga dėshmitarė tė ndryshėm qė kisha pohon se ndodheshin nė bashkėsinė e Jeruzalemit, gjėja e parė qė do bėnte Pavli a nuk do tė ishte marrja e sa mė shumė prej kėtyre informacioneve, pėr tė njohur sa mė mirė jetėn e Krishtit? E pra, asgjė prej kėtyre, ai vazhdoi tė predikonte Krishtin e vet qė i binte ta kish njohur pėrmes zbulesės duke mohuar krejt jetėn e tij tokėsore. A nuk ėshtė tėrė ky njė absurditet i papranueshėm?" (Guy Fau. op.cit.pag.71).

    Dhe mė tej:

    "Kisha e ka ndjerė aq imponuese kėtė moskokėēarje tė Pavlit pėr informacione tė drejtpėrdrejta qė duhet tė kishte marrė gjatė kėtij udhėtimi nė Jeruzalem, saqė u pėrpoq ta ndreqė kėtė duke rrasur nė vetė letrėn galatasve, njė aludim pėr njė udhėtim tjetėr tė mėparshėm qė i binte tė kish kryer Pavli, qė tė kishte kėshtu mundėsinė tė mbrohej se ai nuk ishte informuar pėr kėto gjėra nė udhėtimin e tij pas 14 vjetėsh pasi ishte qė mė parė nė dijeni tė jetės se Krishtit. E kėtu mbushet dhe kupa!

    Ndėrhyrja ėshtė aq e dukshme saqė nuk lė shteg pėr asnjė dyshim pėr kėtė gjė, dhe pėrveē dhe vetė analizės interpretuese qė e nxjerr si falsifikim, sėrish as nė kėtė udhėtim tė parė qė na parashtrohet nuk sillet asnjė e dhėnė pėr historicitetin e Krishtit, tė cilin Pavli vazhdon ta injorojė tėrė jetėn e tij. Pėr mė tepėr nuk ka asnjė dorėshkrim rreth kėtij udhėtimi tė parė, tė paktėn deri te Irineu (fundshekulli i dytė) i cili duket se nuk di asgjė pėr vete. Mandej, vetė betimi i kryer nga falsifikatori: "Marr zotin dėshmitar se po them tė vėrtetėn", a nuk bėhet pėr tė na thėnė se ja dhe prova se fragmenti ėshtė nė fakt i falsikuar. Pėr ēfarė arsyeje tjetėr do ishte e nevojshme tė futej nėpėr shkrime njė betim i tillė, nėse ajo qė po thuhej nuk qe e gėnjeshtėrt?" (G.Ory- Quaderno del Circolo Renan- 1955).

    Ky pra i bie tė jetė Pavli, apostulli i kristianizmit tė hershėm esen, Pavli mbėshtetėsi i Krishtit filonian qė u zhvillua nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė parė nė krijimin e pėrleshjeve tė para pėrmes esenėve me prejardhje ēifute dhe esenėve tė pėrzier paganė qė arritėn kulmin me futjen e Eukaristisė, dhe qė gjatė fundit tė shekullit tė dytė pėrcaktuan pėrfundimisht skizmėn e plotė mes dy rrymave qė i dhanė zanafillė dhe modelit tė kristianizmit tė Kishės

    Pavli ishte njė esen qė predikonte njė Krisht qė e kishte kontaktuar pėrmes njė zėri, po ashtu siē qenė esenė dhe Pjetėr Cefa e Jakobi i vėllai, tė cilėt, i kundėrvunė Krishtit tė Pavlit jo njė Krisht human siē normalisht duhet tė ishte nėse do ta kishin njohur vėrtet, por njė Krisht imagjinar qė i pėrkiste botės sė ėndrrave e ēudirave, gjėra qė mohojnė kategorikisht ēdo lloj pranie tokėsore.

    E megjithė pėrpjekjet e bėra pėr tė fshehur tė vėrtetėn me falsifikime, modifikime, shtesa e fshirje, Aktet e apostujve mbesin nė tėrė dokumentimin e tyre njė broshurė thelbėsisht esene. Majfton tė lexojmė fragmentin e kreut tė dytė nė tė cilin na paraqitet bashkėsia e Jeruzalemit pėr tė hequr ēdo fije dyshimi mbi natyrėn e saj esene.

    (...)

    Nė vazhdim tė ndarjes mes esenėve ēifutė dhe atyre paganė qė u pėrcaktua nga institucioni i shenjtėrimit tė Eukaristisė, bashkėsia e Romės, nė vendimin qė kish marrė pėr t'i veshur Krishtit mishėrimin tokėsor duke pėrjashtuar teoritė gnostike, e pėrjashtoi Marcionin duke e shpallur heretik, por megjithatė duke ia mbajtur ungjillin dhe letrat pavlike, nė mėnyrė qė tė kishte mundėsi tė rindėrtonte pėrmes tyre vetė ungjijtė e saj dhe doktrinėn e saj.

    Por megjithė punėn e saj pėr t'i transferuar kristianizmit qė po lindte, historicitetin e fesė esene, falsifikimet, mbishtesat, manipulimet qė kryen nuk ishin tė mjaftueshme e as aq tė kujdesshme saqė t'i zhduknin kontradiktat me tė cilat janė mbushur ato pėrplot, kontradikta dhe anakronizma qė na lejojnė tė provojmė se Krishti i mishėruar krijohet si i tillė vetėm pas zbimit tė Marcionit nga bashkėsia e Jeruzalemit, gjė qė ndodhi nė vitin 144.

    Kisha, me fenė e re tė krijuar pas vitit 150, duke mos patur asnjė dokument pėr tė provuar ekzistencėn e Krishtit e tė kristianėve tė viteve tė mėparshme, qė prej asaj date kėrkoi t'i gjejė ato (siē akoma po bėn me futjen e hundėve nė dorėshkrimet e gjetura nė Detin e Vdekur) duke pėrdorur ēdo lloj mashtrimi: falsifikime tė autorėve bashkėkohas tė tyre, si p.sh. tė Jozef Flavit, Tacitit, Senekės e tė tjerėve; u shpikėn prej hiēi autorė tė cilėve iu veshėn ungjij e shkrime tė gjetura nga letėrsia esene dhe pagane, u dogjėn dėshmitė qė binin ndesh me intrigat e tyre, iu vodhėn esenėve konceptet e tyre fetare, traditat e tyre komunitare, si dhe vetė emrin "kristianė" qė iu ishte vėnė esenėve prej paganėve, ndonėse me kuptim denigrues.

    Krijuan mbi Gjonin plakun (Cerintin) lindur e rritur nė Efes e vdekur nė 135, figurėn e Gjon ungjillorit, shndėrruan eskatologjinė luftarake tė Apokalipsit nga njė koncept qė do ndodhte nė atė kohė, nė njė koncept tė pėrbotshėm gjykimi qė do ndodhte nė fundin e erave, bėnė Filonin kristian, dhe i pėrshtatėn dėshmorėt e lėvizjes kryengritėse ēifute si martirė tė vetėt; Mbi tė gjitha u pėrpoqėn tė shuajnė nga faqja e dheut ēdo gjurmė tė esenėve qė do tė mund tė pėrqeshte pėrpjekjet e tyre pėr t'i dhėnė vetvetes bazėn e nevojshme historike.

    Kur kam pyetur dy priftėrinj a njihnin gjė ē'qenė esenėt, njėri mė tha se i dinte pėr njė fis jo mirė tė njohur qė kish kaluar nga Palestina dikur gjatė shekullit tė parė p.e.s. e qė u zhduk pa lėnė gjurmė, kurse tjetri tha qė s'ia kishte idenė.

    Ndėrmjet tėrė personazheve qė u pėrdorėn nga Kisha si dėshmi pėr ekzistencėn e Jezusit, fakti qė Pavli fitoi njė rėndėsi mbi tė tjerėt ėshtė pėr shkak tė karizmės qė i dha kėtij personazhi Marcioni, qė e paraqiti atė si personazh historik, predikues tė shpallur ekzistent nė kohėn e Pjetrit e Jakobit, dhe prej kėsaj ēdo fjalė qė do tė dilte qė aty e tutje nga goja e kėtij personazhi fitonte automatikisht autoritet dhe garanci vėrtetėsie.

    Me falsifikimin e letrave tė Marcionit tė sjella nga Siria bashkė me ungjillin e tij, u shtuan dhe tė tjera dhe Pavli nga fillimisht filonian, e pastaj gnostik, u shndėrrua pa asnjė skrupull nga Kisha nė mbėshtetės tė njė Krishti tė mishėruar duke e bėrė tė shkruajė dhe nė hyrjen e Letrės romakėve, dhe mė pas nė ēdo "letėr" tjetėr:

    "Unė jam Pavli, shėrbėtor i perėndisė, thirrur pėr tė qenė apostull, i zgjedhur pėr tė lajmėruar ungjillin e perėndisė lidhur me birin e tij, lindur nga fara e Davidit sipas mishit..." (Rm. 1,1).
    Me kėtė frazė tė futur si hyrje nė tė 14 letrat, Kisha i caktoi ato nėn emrin e tij duke pėrligjur pėrdorimin e Pavlit si mbėshtetės tė Krishtit-njeri qė duhej imponuar kundėr Krishtėrve tė tjerė pararendės, Logos filoniane e vizioneve tė Shpėtimtarit gnostik. E kėshtu, lodėr nė duart e etėrve tė Kishės, Pavli bėhet figura qė merr ēfarėdolloj vetie t'i jepet nga konceptet teologjike; ja njė shtyllė themelore e kristianizmit qė do tė bazohej mbi mishėrimin e Jezusit.

    "E ndėrsa judejtė kėrkojnė mrekullira e grekėt kėrkojnė dituri, ne predikojmė Krisht tė kryqėzuar, skandal pėr judenjtė e pėr grekėt idiotėsi" (Cor. 1,22).

    Pėr t'u shėnuar ėshtė se nė kėtė shprehje ėshtė pėrmbledhur tėrė lufta qė kristianėt e Kishės sė hershme duhet tė bėnin kundėr esenėve ēifutė tė cilėt i akuzonin pėr skandal sepse i kishin dhėnė Mesias njė vdekje pa lavd, dhe kundėr paganėve qė i akuzonin pėr idiotėsi sepse pohonin se kryqėzimi ishte njė shpikje e kryer pėr tė mbajtur gjallė njė Mesi mosekzistent, d.m.th. njė Jezus qė askush nuk e njihte, siē del dhe nga njė fragment nė vetė aktet e apostujve, ku njė farė Apollo pėrpiqet tė shpjegojė jo me pėrmendjen e fakteve tė ndodhura realisht, por pėrjashtimisht me anė tė "shkrimeve tė shenjta" se Krishti i fesė sė re quhej Jezus:

    "Pasi mbėrriti nė Akadi, iu erdh tepėr pėr ndihmė atyre qė me anė tė hirit qenė bėrė besimtarė; nė fakt, ai kundėrshtonte me forcė judejtė (qė mohonin ekzistencė historike tė Jezusit), duke treguar me anė tė Shkrimeve se Jezusi ėshtė Krishti." (At. 18,27)

    (...)

    Ekzistenca fizike e njė qenieje, qoftė kjo dhe perėndi, nuk ėshtė mė njė ēėshtje teologjie dhe besimi, por njė realitet historik qė duhet vlerėsuar sipas ligjeve tė realitetit dhe pėrmes njė gjykate laike tė mbėshtetur mbi arsyen dhe gjykimin e drejtė.

    Pėrmes kėsaj akuze nuk kėrkojmė njohjen si mosekzistent tė Jezusit perėndi apo mit qė mbahet nė jetė vetėm prej besimit, por vetė mosekzistencėn historike fizike tė Jezusit si njeri.

    (...)

    Nėse kjo provė nuk gjendet, nuk na sillet, ėshtė e qartė se ndodhemi pėrpara njė mashtrimi madhor qė ruhet me qėllim pėr tė vazhduar e nxjerrė tė mira materiale tė cilat kanė dhėnė dorėn nė krijimin dhe mirėmbajtjen e njė prej perandorive ekonomike mė tė qėndrueshme tė kėsaj toke.


    Mbyllje e shkurtėr mbi historicitetin e "shkrimeve tė shenjta"

    Tė poshtėpėrmendurit vijnė pas vitit 150 sepse:

    1. Marcioni, autor dy apologjish mbi kristianizmin, nuk ia ka idenė qė ekzistojnė ungjij, duke aluduar vetėm nėpėr shprehje e thėnie tė Jezusit qė i pėrkufizon si "tė shkurtra e lakonike".

    2. Marcioni duke vazhduar tė mbrojė Krishtin e tij gnostik pas zbimit nga bashkėsia e Romės, akuzon rreth vitit 170, se ungjijtė qė po krijoheshin duke u mbėshtetur dhe tek ungjilli i tij, iu ishin pėrveshur me plot mashtrim personazheve apo apostujve tė kohėve apostullore "Sub apostolorum nomine aduntur et etiam apostolicorum" ( Tertullian. Adversus Marcionem - IV,3).

    - Nuk ka se kujt t'i referohet tjetėr veē atyre tė Markut e Mateut qė qenė tė parėt qė qarkulluan.

    3. Justini, vdekur mė 165, nuk ka idenė mė tė vogėl pėr aktet e apostujve.

    4. Nuk ka asnjė aludim nė asnjėrin prej ungjijve kanonikė nė "Letrėn e Barnabės", shkruar mė 140, as nė "Pastorin e Ermasit" tė 150-ės, as nė "Letrėn korintasve" tė shkruar nga Klementi nė 150 nė tė cilėn madje flitet pėr pėsimin e Krishtit jo si fakt historik por si njė profeci qė ėshtė pėrmbushur sipas Isaisė.

    5. Nė Didaki, dokument qė vjen tė jetė i shekullit tė dytė, zbuluar nė 1875, gjendet formula "Pater noster" dhe "Sermoni i malit" tė dyja tė origjinės esene, por hiēgjė qė tė fliste aty pėr katėr ungjijtė (Dokument i pastėr esen).

    6. I pari qė flet pėr herė tė parė pėr 4 ungjijtė ėshtė Irineu nė 190-ėn. Nė fakt Luka dhe Gjoni u shkruan pas Markut e Mateut.


    "Kjo heshtje prej tė gjithė autorėve, qofshin tė krishterė, qofshin profanė, pėr sa i pėrket ungjijve, ėshtė prova mė e mirė e vonshmėrisė sė tyre dhe e redaktimit qė iu janė nėnshtruar. Kėshilli vatikanas pėrveē pohimit tė datave tė kėtyre, nuk ka ndryshuar hiēgjė nė vėrtetėsinė historike duke i paraqitur thjesht si "vėrtetėsi e besimit" (Guy Fau- Opera citata, pag. 84).

    Ungjijtė kanonikė nuk janė shkruar nga dėshmitarė okularė qė jetuan nė Palestinė, e as mė tepėr nga ēifutė, tė cilėt mbahen rėndom pėr autorėt e vėrtetė, pėr shkak tė gabimeve tė shumta gjeografike qė pėrmbajnė dhe pėr shkak tė injorancės totale qė tregojnė nė lidhje me ligjet biblike. Vetėm Edel Smithi ka hasur mes tyre nė 250 gabime (vepra e cituar mė lart) dhe qė tė gjithė aq fatalė saqė bėjnė tė tepėrt ēdo koment mbi falsifikimet e mėvonshme.

    "Shkrimet e shenjta" nuk janė veēse njė pėrpilim ndodhish tė thėna e tė bėra qė para epokės qė i vishet Jezusit, njė kopjim i pastėr e rigoroz i librave tė esenėve dhe tė "Dhiatės sė Vjetėr" aq rigoroz saqė e bėnė Shtojdelin tė dalė e tė thotė haptas ndaj teologėve kristianė:

    "Do i isha mirėnjohės atij teologu qė do mė sillte qoftė dhe njė fjali apo fakt qė ka tė bėjė me Jezusin, prej tė cilit unė nuk mund tė provoj se kjo ka ndodhur e ėshtė bėrė qė para se ai tė lindte" (Guighebert- Gesł- pag.49).

    Askush nuk e hodhi hapin!


    Duke marrė shtysė nga ungjijtė qė i vishen katėr ungjillorėve, me afirmimin teorik tė natyrės njerėzore tė Krishtit, tė cilit iu dha dhe emri Jezus nga fundi i shekullit tė dytė, ēdo bashkėsi qė ra nė dijeni tė rrymės sė kėsaj lėnde filloi tė krijonte ungjillin e vet.

    Nė kėtė anarki ungjijsh, nė disa flitej pėr foshnjėrinė e Jezusit, nė disa pėr jetėn e Marisė, dolėn po ashtu njė dorė ungjijsh ēifutė qė nė kundėrshtim me tė tjerat e nxirrnin Jezusin, bastard mes njė legjionari romak e njė prostitue ēifute, ku e mbanin pėr njeri tė zgjuar por tė lig e mashtrues saqė e njėsonin me Satanain (te “Toledoth” prej nga rrjedh dhe "Ungjilli i getos”), e u shkua nė kėto drejtime me lloj lloj trajtesash qė sa mė shumė qartėsoheshin si koncepte aq mė shumė pėrēaheshin derisa Konstandini i mblodhi tė gjitha kishat nėn njė ideologji tė vetme. Vetėm pas kėshillit tė Nikesė (325) u vendos se cilat do tė qenė "shkrimet e shenjta" tė ashtuquajtura kanonike dhe cilat do shpalleshin tė rreme dhe tė pandjekshme.

    Pėr tė kuptuar mirėfilli se ēfarė hataje bėhej me konceptet fetare tė fesė sė re, mjafton tė themi se Apokalipsi, qė fillimisht hyri nė apokrife, u risoll tek kanoniket pas diskutimesh tė shumta, vetėm nė shekullin e VI-tė!

    Nė kėtė pikė pyetjes qė lind se si arriti tė imponohej kjo fe qė buronte prej inkoherencave mė absurde e anakronizmave mė evidente, pėrgjigja i vjen prej dhunės sė ushtruar nga Kisha kundėr ēdo kundėrshtari, sidomos pas Teodosit, qė nė 380-ėn e shpalli atė fe tė regjimit, duke e njėsuar me perandorinė.

    Qė prej aty njė rrėke pėrndjekjesh, dhune, anatemash e mallkimesh u kryen kundėr ēdo kundėrshtari e miliona kufoma u grumbulluan fshehur pas pluhurit tė shekujve qė pasuan kėtė kryq qė sot pretendon tė na kalohet pėr "simbol qytetėrimi e kulture perėndimore".


    http://www.luigicascioli.it/altreprove3_ita.php#7
    Luigi Cascioli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 17-08-2010 mė 13:16 Arsyeja: theksime, nenvizime

  9. #89
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Legjion

    Kisha, me fenė e re tė krijuar pas vitit 150, duke mos patur asnjė dokument pėr tė provuar ekzistencėn e Krishtit e tė kristianėve tė viteve tė mėparshme,

    Me fal po keto keshtu u mblodhen se bashku randomly e thane 'le te bejme nje kishe e ta quajm te Krishtere'? Nqs qenke hetues kaq i mire, ben mire te praktikosh metoda hetuesie: CILI ISHTE MOTIVI? C'i shtyu keta qyqare te mblidheshin bashke, e te sajonin perralla?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #90
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Legjion, sipas studiuesve po te merresh me Justin Martirin do te gjesh "gjera te dyshimta" shume me teper nga se ke paraqitur.. p.sh, ai nuk i njeh ungjijte sepse nuk i permend fare, por merret vetem me letrat "apostolike".
    Prektora

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Muhamedit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-06-2015, 09:29
  2. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  3. Logjika historike dhe pėrmasa tejhistorike
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •