Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 76

Tema: Globalizimi

  1. #41
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Per mua deri tani nuk mund te thuhet asgje e sakte per antiglobalizmin kush e drejton kush ben pjese ne te vertete ne Itali p.sh ka edhe prifterinj qe marrin pjese jo te gjithe jane komuniste e ndoshta as liberale te pakten tani per tani.Nuk mund te semplifikosh gjerat e te thuash qe jane pasardhes te komunisteve.O.k marrin pjese edhe komunistet kjo po por ajo qe me intereson eshte ne do te kete nje vazhdim si filofik ashtu edhe politik kjo rryme.
    pershendetje

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    "Anti globalistet jane mbeturinat e demagogjise komuniste..."

    Pat Buchanan i se djathtes ekstreme ne amerike eshte simboli i
    anti-globalizimit ne kete shtet. Gjithe nacionalistet e djathte ne Europe po ashtu. Globalizimi perfaqeson nje ide te perafert me ate komuniste te internacionalizmit, vecse kete here ky internacionalizem i perket jo barazise idealiste por barazise se mundesive per sukses. Tregetia e lire ben qe vetem me i forti do mbijetoje per nje periudhe te larte.

    Kjo nuk u pelqen sidomos te djathteve per disa arsye. Se pari globalizimi eshte anti-tradite dhe anti-kulture se eshte teper komercial. Psh tradita e ushqimit ne shume vende po kercenohet nga "fast food" po ashtu edhe ajo muzikore po zevendesohet nga rryma muzikore teper te komercializuara.
    Se dyti globalizimi si rryme komercialiste nuk njef ndjenja te tilla si "nacionalizmi". Industri te tera te nje vendi mund te dominohen nga firma te huaja gje qe shume nacionalisteve nuk u pelqen. Psh ne nje ambient te hapur e kompetitiv askush nuk te garanton se frimat Greke apo Serbe jane te paafta te dominojne kete apo ate dege te industrise ne Shqiperi, ashtu si edhe ne me ata. Nacionalistet si tanet edhe greke apo serbe nuk e pranojne kete, gje qe tregon edhe njehere shkallen e ulet te civilizimit te mendimit te se djathtes se skajshme ne pergjithesi. Pra globalizimi ka shume pak respekt per identitetin
    dhe shume me teper konsiderate per aftesine dhe vleren e individit.

    Globalizimi sigurisht qe eshte e ardhmje e botes. Ne duhet ta perkrahim dhe ta vleresojme ate. Por ne se pari duhet te angazhojme veten per te qene te afte ta perballojme sfiden e tij. Pra ndryshe nga te djathtet qe vetem dine te qajne kur tjetri (jo shqiptar) i ben gjerat me mire se ne, ne duhet ta perdorim kete sfide si nje burim force e vullneti per te ecur perpara per te permiresuar dhe begatuar veten. Kjo nuk eshte detyre e vogel sidomos me te djathtet neper kembe qe kerkojne te bejne armiq sa here qe te tjeret vleresojne aftesine e te huajve ciletdo qofshin keta.

    Pra globalizimi kerkon aftesi, pune, sakrifica, mendje tolerante e liberale, dhe jo llafe boshe per tu hequr perparimtar. Sepse kur keto cilesi fillojne tiu vene perpara veshtiresive filloni te qani e te mallkoni ju ne emer te nacionalizmit per te cilin ju nacionalistet nuk keni asnje vlere.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15
    Ne hyrjen e mijevjecarit te ri prijesi dhe xhandarmeria vendosen qe te forcojne keshtjellen e tyre te demokracise pas disa kercenimesh nga disa kalores te erresires.prijesi dhe avokatet e tij jane pergjegjes per mekanizmin qe te gjithe jemi pergjegjes ta veme ne pune sa hapim syte ne mengjes.Ai quhet globalizem.Eshte shfrytezimi i pameshirshem i mases nga rrjete te vecanta per zhvillimin e industrise ne dobi te nje minoriteti.Me pak se njezete perqind e popullsise sot ne bote zoterojne me teper se tetedhjete perqind te pasurise te saj,eshte nje diference shume e madhe por mekanizmi do te vazhdoje punen dhe diferenca sa do vij e do te ritet.25 mije njerez ne dite vdesin nga varferia sot ne bote , por ata bejne pjese ne anen e parendesishme te ndarjes.kur flasim ne gjuhen e globalizmit njerezit ndahen ne dy pjese ,ata te rendesishmit dhe ata te tjeret.shembulli me i mire per kete ishte 11shtatori kur 2 mije njerez u masakruan ne menyre barbare nga terroristet.per dite me rradhe mas media si nje nga veglat kryesore te mekanizmit nuk pushoi se qari,dhe biles beri te gjith boten te qante me emisionet e pafundme aq prekese.por cuditerisht e njejta media me te njejtet enjgjej qe e drejtojne nuk ka humbur as edhe dy sekonda ne transmetimet e saja te informoje publikun per faktin qe kater vitet e fundit peseqind mije femije nen moshen pese vjecare kane vekur ne irak si pasoje e bllokadave terroriste .(jo krim kunderr njerezimit por masa te marra ne dem te te parendesishmeve per te arritur golin e nje strategjie te caktuar ne sherbim te disa elemeteve te caktuara te globalizmit)pra sic thashe ata jane te parendesishmit e glob sic jane indianet e amerikes dhe asaj latine ,miliona ne afrike,miliona ne vietnam e indonezi,origjinalet e australise etj etj.askush nuk i kercenon dhe shkel parimet e demokracise pervec se ata vete me makinen e tyre shtypese.jan ata qe shpiken kolonianizmin dhe imperializmin qe me anen e mekanizmit dhe virtytin e tyre me te larte (hipokrizine)bejne shfrytezimin e njerezve ,lendeve natyrore,racizmin,diskriminimin,keq kuptimin,intolerancen dhe luftrat,te gjitha keto ne perputhje me traditat,mentalitetin dhestilin e jeteses te atij komuniteti,ne menyre qe ne te ardhmen te mohoet,ose nqs nuk mohoet te jete vetem nje keqkuptim tragjik i se kaluares (indianet e amerikes, skllaverimi etj etj)per te cilin askush nuk eshte pergjegjes.ata qe e mbrojne globalizmin jane ajo pjese qe arrine ta shikoje te verteten por qe mendon se eshte e pamundur qe ajo te dale ne drite.ata perpiqen qe te justifikojne pasi kane ndihmen e mas medias dhe injorancen ne favor te tyre.per kete ata meritojne dicka nga koshi i madh i plehrave te udheheqesit te plotfuqishem.kurse pjesa tjeter jane ata qe mbrojne te verteten,ata qe luftojne xhandarin neper sheshe ne europe,amerike,azi.ata qe luftojne prijesin dhe avokatet duke luftuar injorancen e popujve.(per interesa te perbashketa dhe jo per nje karige)ata q
    buzeqesh

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15
    qe luftojne pere ndrysime sepse besojne qe gjerat mund te ndryshojne.ata qe nuk e durojne dot shtypjen,represionin ,shfrytezimin dhe papergjegjshmerine e elites te globalizmit.ata qe duan nje bote per te gjithe .nje bote ku jeta e nje njeriu te respektohet dhe mbrohet edhe te konsiderohet si nje jete e rendesishme si gjith te tjerat pa dallim feje,etnie,race apo klase.nje bote qe te drejtohet nga nje sistem qe punon per te gjthe.
    buzeqesh

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Mu rikthye buzeqeshja kur e lexova kete. lol.

  6. #46
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    PO GLOBALIZMIT TE VLERAVE ! JO GLOBALIZMIT TE KAPITALIT!

    Ne nje sistem nderkombetar qe udhehiqet gjithnje e me shume nga interesat ekonomike te fuqive te medha te gjithe njerezit e ndjeshem te ketij planeti duhet te thone : PO Globalizimit te vlerave dhe JO globalizimit te kapitaleve dhe te shfrytezimit te popujve te tjere per faktin e vetem qe disa qelluan te jene te varfer dhe disa te pasur!!!
    Po Globalizimit te shoqerive multietnike, te tolerancen fetare dhe kulturore, PO ruajtjes se identiteteve kombetare ne nje bote te Globalizuar!!!

    Ne kete teme mund te qendrosh me dite te tera te shkruash, fjale pa mbarim, por esenca e asaj qe kerkojne shumica e Antiglobalisteve eshte ne ato pak fjale qe shpreha me siper.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #47
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O Enri, po si me vlla "qelluan" te ishin te varfer?
    Nuk qellove te jesh i varfer, nuk ka aty me te qelluar, ja ku ke Rusine, te gjitha pasurite natyrale, territor sa te duash, njerez sa te duash, si mund te thuash qelluan te varfer?
    E kane lene veten ne varferi, nuk ua ka fajin njeri jo. Pa globalizim, me thuaj ti, si do ndertohet gje ne Shqiperi, se nuk dua te flas per vende te tjera? Si do zhvillohet pa investime te huaja?
    Pa emigracion, qe eshte prekursor i globalizimit?
    Me endrra thua ti o?
    Mire thone, nese je 20 vjec dhe nuk je i majte, nuk ke zemer, nese je mbi 30 dhe nuk je i djathte nuk ke tru(lol)
    Pershnetje Enro!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87

    Ushtarit te mire

    Ushtari i mire ti po ngaterrohesh pak!...E kane fajin vete !Edhe ketu ka per te diskutuar po nejse po e marrim per te vertete. c`d.m.th kjo m.q.se na e ngul Nanua apo Berisha duhet te na e nguli edhe Berlusconi apo Bushi.Ne rradhe te pare ata ta ngulin sepse keshtu funksionojne gjerat prej kushedi sa shekujsh.Pa globalizim nuk ka zhvillim kjo eshte e vertete po varet cfare lloj globalizmi krijohet nese vazhdon ky qe eshte tani nuk funksionon mire ne tre te katertat e botes nuk mendon se duhet te vihet mbi baza cike me te drejta.Ajo shprehja aty ne fund me ben pak te qesh se seshte hera e pare qe e degjoj e sfunksionon dhe aq shume ketu ku shumica jane te rinj.Te qenit i djathte apo i majte shpesh ka te beje me trashesine e portofolit dhe me ate se si te edukojne ne familje apo cila ane te intereson ne nje moment te caktuar.Antiglobalistet duam apo sduam ne apo ata jane shprehje e nje shqetesimi qe egziston pavaresisht se ty mund te te duken si te egzaltuar e jashte rendit natyral te te gjykuarit.

  9. #49
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ushtarit te Mire

    Mire thone, nese je 20 vjec dhe nuk je i majte, nuk ke zemer, nese je mbi 30 dhe nuk je i djathte nuk ke tru(lol)
    Mbi 20 vjec jam...
    I majte jam, por varet se cfare kupton ti me majtas dhe djathtas...
    Mendimet e mia mund te zinin mbi 4 faqe ketu Ushtari_Mire, prandaj mu duk e pafrytshme te vazhdoja te shprehesha ne kete teme, pasi do pertonit te lexonit pastaj.
    Ti kur shprehesh per dike nese ka tru apo jo, do beje mire te lutem shume te ruaje etikat e forumi dhe te shprehjes se mendimit te mire. Gjithashtu do beje mire te rilexoje me vemendje ato qe une kam shkruajtur dhe qe shprehin mendimet e mia, te cilat askush s'mund te mi hedhe poshte apo te me paragjykoje.
    Sidoqofte...
    Kur thashe "qelluan te varfer" , e kisha me kuptim ironik, duke u bazuar ne disa prej filozofive politike qe mbizoterojne ne politiken ekonomike te marrdhenieve nderkombetare dhe qe quhet: teoria e nenzhvillimit... dhe ketu s'eshtre vendi me i pershtatshem per ta trajtuar.Me vjen keq qe s'arrite te kapesh kuptimin e fjaleve te mia. Megjithate me gjithe qejf qe ti argumentoj dhe une mendimet e mia. Sa per Rusine s'eshte e varfer jo, por eshte nen varesine ekonomiko-politike te Sh.B.A...
    Ne varferi pikerisht i ka lene vendet e botes se trete indiferentizmi i fuqive te medhaja ekonomike te cilat jo vetem qe s'duan tja dine per pasurite e pacmueshme kulturore dhe sociale, por mendjen e kane te kenaqin interesat e tyre ekonomike. E di ti ate teorine e Vendeve Banane? Te ka rene gje ne vesh ?
    Kur shkruajta mesiper s'e kisha fjalen as per Shqiperine dhe as per Europen, por per vendet Afrikane.
    Mireupjekshim .
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #50
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    E para nuk ta kisha per ofendim, eshte shprehje me te vertete, nese je ofenduar te kerkoj falje.
    E dyta, kur me thua se Rusia nuk eshte e varfer, c'do te thuash? Qe ka 200 njerez ne Rusi qe kane miliona?
    Po ashtu dhe Arabia SDaudite etj, kush ja ka fajin vendeve arabe?
    Pasuri perrallorem po njerezit e thjeshte si jetojne?Si mund tia vesh fajin Globalizimit?
    Ti thua te behet Globalizim me zemer ne dore.
    Po nese interesi ekonomik mungon, pse do te vije nje Amerikan bie fjala dhe te hape nje fabrike ne Afrike?
    Apo per te pare vallet dhe maskat e tyre?
    Interesi ekonomik i nxit te gjitha miku im, ne realitet, tani ne teori dhe ne nje bote utopike gjithshka mund te ndodhe.
    Une prap se prap them se globalizimi eshte me perfitim per te dyja palet si vendet e varfera ashtu edhe ato te pasura.
    Ja te marrim shembullin e nje vendi X ne Afrike.
    Vjen GM dhe hap nje fabrike automobilash ne X. Puneson 2000 vete, sjell para, sjell pune, sjell mireqenie qe me vete sjell dhe stabilitet dhe rend, keta 2000 vete jane 2000 veta me pak qe duan ndihme sociale apo buke falas etj, etj, GM i shet me lire makinat ose i shet me po te njejtin cmim dhe fiton me shume, paguan me shume taksa si ne X ashtu dhe ne USA etj.
    E sheh kete situate Nike ose Daimler-Chrysler dhe ben te njeten gje, ja dhe 6000 te tjere, qe natyrisht do duan shtepi(ndertimi) te hhane (restorante) po do shkojne ne pushime(travel industry) do zhvillojne ekonomine e vendit etj.
    Alternativa eshte ose uri, ose lemosha.
    Si thua ti Enro kush eshte me e drejte?

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •